Pasion dhe epope në Arbainin tjetër
(last modified Fri, 11 Oct 2019 17:25:03 GMT )
Tetor 11, 2019 19:25 Europe/Tirane
  • Pasion dhe epope në Arbainin tjetër

Përsëri erdhi koha e vizitës. E vizitës së një njeriu i cili qëndresën kundër dhunës, luftën për të vërtetën dhe lirinë e shkroi në të gjitha mësimet dhe e publikoi atë në të gjitha kohërat.

Përsëri erdhi koha e vizitës. E vizitës së një njeriu i cili qëndresën kundër dhunës, luftën për të vërtetën dhe lirinë e shkroi në të gjitha mësimet dhe e publikoi atë në të gjitha kohërat. Vizita është prej rrugëve më të mira për të vendosur lidhje me prijësit hyjnorë që bëhet shkak për sukses dhe për zhvillimin e spiritualitetit. Ibn Shabbe në librin “Tarikhul-Medinetul-Munavare”, ka cituar Hazretin Muhamed s.a.v.s. në kohën kur ai është kthyer nga çlirimi i Mekës në drejtim të Medinës, ka shkuar për ta vizituar varrin e nënës së tij Amene dhe ka thënë: “Ky është varri i nënës time. E kam lutur Zotin e madhëruar që të më mundësojë vizitën e saj dhe kështu më dha përcaktimin”.

Në vizitën, vizitori në saje të dritës së lidhjes zemërore me Zotin, nga aspekti psikologjik arrin në një gjendje më të sigurt dhe më të qetë. Disa mendimtarë besojnë se vizita ushtron një ndikim të pamohuar mbi shëndetin e shpirtit dhe trupit të njeriut. Kjo është për arsye se vizita është një komponim i prirjes dhe njohjes dhe zanafilla kryesore e saj është në zemrën e njeriut. Nëpërmjet kësaj, i jepe drejtim pasionit dhe vullnetit të njeriut dhe ushtron ndikim qetësuese dhe gjallëruese mbi sjelljen e njeriut. Kjo siguri, qetësi dhe gjallëri janë elemente të nevojshme për jetën e njeriut.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. dhe imamët ma’sum janë njerëz të përkryer dhe robërit më të dashur pranë Zotit të madhëruar të cilët ndodhen në majën më të lartë të besimit dhe afrimit pranë Zotit të madhëruar dhe Zoti i ka ruajtur ata të pastër nga çfarëdo lloj mëkati dhe gabimi.

Nderimi i këtyre personaliteteve të mëdha, forcon lidhjen zemërore mes vizitorit dhe Imamit dhe në realitet rezulton me vazhdimin e rrugës së tyre shpirtërore. Përgjatë historisë së shiizmit, varët e nderuara të imamëve ma’sum, kanë qenë vend i lidhjes, qendra të shkencës, predikimit dhe përhapjes së fesë, kanë qenë vendfillim i kryengritjeve dhe lëvizjeve, vend për lidhjen e besës e pakteve dhe betimit për fillimin e revolucioneve dhe lëvizjeve shoqërore. Ashtu sikur që shkollat më të mëdha fetare janë krijuar dhe formuar pranë varreve të këtyre personaliteteve të mëdhenj në Naxhaf, Kum dhe Mashhad.  

Në Arbainin e Imam Husejnit (a.s.) me miliona njerëz e zemër të dashuruar dhe me pasionin për ta vizituar zotërinë e liridashësve të botës, janë nisur drejt Qerbelasë. Vizitorët së pari shkojnë në qytetin Naxhaf dhe pas vizitës që bëjnë pranë varrit të Imam Aliut (a.s.) dhe vendosjes së besëlidhjes me atë, kalojnë në këmbë rrugën nga Naxhafi deri në Qerbela. Kjo rrugë e mbushur me turma të njerëzve dhe pasione. Në të gjithë rrugën e marshit në këmbë, ekzistojnë mekanizma ose tenda të cilat administrohet nga grupe popullore për ofrimin e shërbimeve dhe në mënyrë tërësisht falas ofrojnë shërbime për vizitorët në shkëmbim vetëm të dërgimit të një Salavati. Këto tenda quhen “Movkab”.

Në këtë rrugë të gjatë, janë vendosur edhe shtylla të poçeve elektrike, mbi të cilat janë vendosur disa numra ato shtylla quhen “Amud”. Distanca e çdo amudi deri te amudi tjetër, është 50 metër. Amudët e rrugës kryesore nga numri 1 vazhdojnë deri në numrin 1452 dhe amudi me numrin 1452 ndodhet përball varrit të Hazreti Abul-Fazl (a.s.).

Ka disa ditë që kufijtë dhe rrugët që shkojnë drejtë varrit të Imam Husejnit (a.s.) janë të mbushur me vizitorë të cilët disa ditë më parë dhe disa të tjerë ndoshta edhe disa vite më parë kanë programuar këtë rrugëtim. Distanca nga qyteti Naxhaf deri në qytetin Qerbela është me plotë zhurmë e pasion. Thirrjet “Lebejt Ja Husejn” e kanë mbushur edhe qiellin me aromën e vet. Nuk ka mbetur shumë kohë deri në Arbainin Husejnit. Njerëzit e dashuruar në Imam Husejnin (a.s.), duke pasuar prijësit e mëdhenj fetarë të tyre, këtë rrugë e kalojnë në këmbë dhe nganjëherë me këmbë zbathur.

Në këtë rrugë nuk lejohet të qarkullojë asnjë makinë private apo publike. Grupet e zimbajtësve ka disa ditë që janë nisur nga Naxhafi në drejtim të Qebelas dhe zakonisht pas tre ditë rrugëtimi në këmbë, arrijnë në Qerbela dhe në vendet e shenjta thërrasin me zërin plotë dashuri “Lebejk Ja Husejn (a.s.)”.

Në çdo vend të kësaj rruge janë shkruar fjalë dhe porosi të imamëve (a.s.). Në një transmetim nga Imam Xhafer Sadik (a.s.) thuhet: “Vepra më e preferuar pranë Zotit të madhëruar është vizita e varrit të Imam Husejnit (a.s.)”.

Shejkh Mufid, Shejkh Tusi dhe Alame Hul-li, dijetarë të mëdhenj të Islamit, kanë shkruar:

“Dita e 20 e muajit safar – Arbaini – është dita në të cilën familja e Imam Husejnit (a.s.) u kthyen nga Shami drejt Medinës. Gjithashtu në këtë ditë Xhabir bin Abdullah Ansari, sahabiju i njohur i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., kishte ardhur nga Medina në Qerbela për ta vizituar varrin e Imam Husejnit (a.s.) dhe ai ka qenë personi i parë që ka shkuar me vizituar varrin e Imam Husejnit (a.s.)”.

Rrugët e marshit në këmbë para se gjithash kujtojnë dhunën, torturat dhe keqtrajtimet e mesha që janë bërë ndaj familjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Kjo periudhë dyzetë ditore edhe është prej kapitujve të errëta të historisë së Islamit, por njëkohësisht na kujton qëndresën trimërore përball armiqve të Islamit dhe vetëdijesimin dhe informimin e njerëzve për të vërtetën dhe më në fund fitoren përfundimtare. Deri në atë masë sa që edhe në Sham që ishte qendra e pushtetit dhe propagandës Emevite, njerëzit nuk e pëlqyen keqtrajtimin dhe dhunën që është bërë ndaj familjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe mallkonin pushtetin Emevit.

Çdo hap që ecim në këmbë, në mendjen tonë shtrohen këto pyetje. Pse kjo vajzë e vogël lutet që vizitorët të marrin një kokërr hurma nga shporta e saj? Ai burri arab për çfarë arsye e ka shndërruar shtëpinë e tij në një vend për pritjen e mysafirëve dhe me kaq dashuri të madhe po mirëpret mysafirët? Disa hapa më tej, kanë shtruar veglat për pastrimin e këpucëve dhe po pastrojnë këpucët e vizitorëve të mbuluara me pluhurin e rrugës. Një djalosh me buzëqeshje të ëmbla tërheq fuqishëm këmbët e vizitorëve drejt vetes. Disa hapa më tej, me insistim shumë të madh, kurojnë vizitorët e lodhur. Në këtë atmosferë spirituale, ndjej që më nuk i përkas vetes. Pasioni e dashuria për Husejnin, ka ndryshuar të gjithë njerëzit, dashuria dhe mirësia, vëllazëria dhe humanizmi arrin në kulmin e vet. Thuajse kjo pjesë e tokës është ndarë nga dhuna dhe egoizmat dhe krimet barbare të shekullit 21. Vendi i cili në Ashuranë e vitit 61 hixhri kameri, ishte brumosur me gjak, pikëllim e lot, tani me thirrjen “Lebejk Ja Husejn” është shndërruar në një tubim madhështor me njerëzit e vendosur, me një zemër dhe me plotë gjallëri.

Në atë kohë të gjitha aparatet propaganduese ishin mobilizuar për ta izoluar dhe për ta mbajtur në errësirë çështjen e Ashurasë dhe në përgjithësi çështjen e Ehli Bejtit (a.s.) në mënyrë që të mos lejojnë njerëzit ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ishte çështja e kësaj lufte. Edhe në atë kohë ashtu sikur sot, fuqitë e padrejta dhe të dhunshme shfrytëzonin në maksimum propagandën e pavërtetë dhe me interesa politike dhe djallëzore. Në një atmosferë të tillë, nuk ishte e mundur çështja e Ashurasë e cila me këtë madhështi ndodhi në një shkretëtirë në një qoshe të botës islame, të mbetet me kaq shumë pasion dhe gjallëri.

Ajo çfarë ka bërë këtë ngjarje që të mos harrohet, është përpjekje pasardhësve të Husejn bin Ali (a.s.). në po atë masë që lufta e Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë si pronarë të kryengritjes, ishte përballur me pengesa dhe vështirësi, edhe lufta e Hazreti Zejnebe (s.a.) dhe e Imam Saxhad (a.s.) në po atë masë ka qenë e vështirë. Ata me publikimin e mesazhit të Ashurasë, e bënë këtë ngjarje të pavdekshme.

Tani, edhe pas shumë shekujve, këtu – në Qerbela – të gjithë thërrasin “Husejn”. Të gjithë myslimanët e të krishterët, shiitët e sunitët, për krah njëri-tjetrit me një zemër mbajnë zi për Imam Husejnin (a.s.) në mënyrë që me këtë solidaritet dhe unitet të tregojnë për të gjithë botën se ky tubim madhështor është formuar vetëm me dashurinë e Imam Husejnit (a.s.). Dashuria e Imam Husejnit (a.s.), nuk njeh plak e të ri. Shumë pleq e plaka pavarësisht vështirësisë së rrugës, janë bashkuar me neve dhe të rinjtë duke bartur barrën e këtyre të dashurve dhe nganjëherë edhe duke i bartur ata në shpinë, mundohet t’u ndihmojnë atyre.

Këtu është vendi në të cilin e kupton se për çfarë arsye marshi në këmbë me rastin e Arbainit si tubimi dhe marshi më i madh në botën islame, për çdo vit zhvillohet me pasion më të madh se sa vitin e kaluar dhe me pjesëmarrjen e më shumë njerëzve. Tani shumë prej vizitorëve kanë arritur në Qerbela dhe shumë të tjerë akoma janë në rrugën e dashurisë dhe po kalojnë edhe amudët e fundit.

Kush do të mund të besonte se njëmijë e ca vite pas ndodhjes së kryengritjes së Ashurasë, me miliona njerëz të dashuruar në Husejnin (a.s.) ngrenë flamurin e kryengritjes së tij dhe në përvjetorin e Arbainit, të dyzetave të martirizimit të tij, nga anë e mbanë bota vijnë në tokën me plotë tragjedi?!

Kur të shikon me më shumë vëmendje, e kupton se të gjithë kanë ardhur për të ngushëlluar zemrën e Hazreti Zejnebe (a.s.), vajzës së Ali bin Ali Abu Talib (a.s.), pikërisht asaj e cila dyzetë ditë pas ndarjes nga vëllai i vet, përsëri kthehet në Qerbela për të kujtuar kujtimet e Ashurasë mbi varrin e krijesës më të mirë të Zotit, të pikërisht atij për të cilin Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka thënë: “Husjeni është prej meje dhe unë jam prej Husejnit”.

Arrita te amudi i fundit. Në mesin e turmës së njerëzve, arrita në mes dy xhamive të shenjta (Bejnul-Haremejn). Varret e pastra të dy vëllezërve, dy njerëzve të pashembullt në liri dhe në sakrificë, shumë pak larg njëri tjetrit. Kjo shpjegon një botë të madhërisë. Në këtë pasion e dashuri shpirtërore, shumë mirë mund të ndjehet se shpirti i Imam Husejnit (a.s.) me lejen e Zotit, ka rrethuar vizitorin e vet dhe vizitën e ka shndërruar për ata në një takim dashurie dhe shpirtëror. Lutje e vizitës së Arbainit transmetohet nga altoparlantët e portave hyrëse të xhamisë. Kanë transmetuar nga Imam Hasan Askeri (a.s.) i cili ka thënë se shenjat e besimtarit janë pesë gjëra, një prej tyre është “Vizita e Arbainit”. Më nuk mund t’i mbaj lotët. Me dorë në zemër ndalëm duke qëndruar dhe e ndjek me zë lutjen e vizitës së Arbainit dhe jap përshëndetje:

Përshëndetje e Zotit qoftë mbi velijun dhe mikun e Zotit!

Përshëndetja e Zotit qoftë mbi të dashurin dhe të zgjedhurin e Zotit!

Përshëndetja e Zotit qoftë mbi të zgjedhurin e Zotit dhe të birin e të zgjedhurit të Zotit!

Përshëndetja e Zotit qoftë mbi Husejnin e përvuajtur dhe të shtypur!

Përshëndetja e Zotit qoftë mbi atë që u përball me të këqija e tragjedi dhe pikëllime dhe që u vra për lotët!

Tags