Movkabët Husejnit në rrugën e dashurisë
(last modified Fri, 11 Oct 2019 17:26:39 GMT )
Tetor 11, 2019 19:26 Europe/Tirane
  • Movkabët Husejnit në rrugën e dashurisë

 Këtyre ditëve, rruga 80 kilometra nga qyteti Naxhaf në Qerbela, është rruga më qiellore në këtë rruzull tokësor. Kjo është një rrugë e cila e udhëzon rrugëtarin e saj drejt Parajsës.

Këtyre ditëve, rruga 80 kilometra nga qyteti Naxhaf në Qerbela, është rruga më qiellore në këtë rruzull tokësor. Kjo është një rrugë e cila e udhëzon rrugëtarin e saj drejt Parajsës. Çdo hap që bëhet në këtë rrugë, e afron njeriun më afër Zotit. Kjo është një rrugë e cila që prej daljes nga qyteti Naxhaf e deri te varri i Hazretit Abas (a.s.) është shënjuar me shtyllat e ndriçimit që fillojnë nga 1 dhe vazhdojnë deri në 1452. Distanca ndërmjet këtyre shtyllave është rreth 50 metra dhe këto shtylla konsiderohen kriter shumë i mirë për vizitorët që marshojnë në këmbë. Me miliona njerëz nga Iraku  dhe nga vendet e tjera, kalojnë një nga një këto shtylla të ndriçimit të cilat në Irak quhen "Amud". Kjo rrugë nuk bënë dallim mes njerëzve dhe fëmijë e plak, i varfër dhe i pasur, punëtor dhe doktor e inxhinier dhe tregtar të gjithë janë të njëjtë dhe të gjithë së bashku dhe pa kurrfarë dallimi dhe të gjithë me një ngjyrë e një shenjë që është ngjyra Husejnite dhe shenja e dashurisë, respektit, solidaritetit dhe modestisë, marshojnë në këmbë në këtë rrugë. Është interesant se asnjë institucion ose organ shtetëror apo organizatë qeveritare nuk ka përsipër organizimin e këtij marshi madhështor. Parimisht asnjë organizatë apo qeveria nuk mund të sigurojë kushte dhe shërbimeve për 20 milionë vizitorë, por vetëm sakrifica dhe bindjet e forta të popullit të Irakut për hir të Imam Husejn bin Ali (a.s.), kanë arritur të organizojë në këtë mënyrë marshin më të madhe të njerëzve në botë.

Rruga e dashurisë

Mikpritja e irakianëve është në atë mënyrë sa që vizitorët që marshojnë në këmbë për Arbainin përveç një çante të vogël në shpinë, nuk kanë asgjë tjetër me vete. Ata të cilët ecin në këmbë në rrugën nga Naxhafi në Qerbela, në fillim shkojnë para Mauzoleut të Imam Aliut (a.s.) dhe japin përshëndetje dhe me lejen e tij, nisen në rrugën drejt Qerbelasë. Rrugët që përfundojnë në rrugën drejt Qerbelasë, janë të mbushura me vizitorë me kombësi të ndryshme. Në çdo hap dëgjon fjalë në gjuhë dhe të folme të ndryshme arabe, persiane, dari, urdu, turke, angleze e franceze etj.. Të gjithë kanë ardhur në mënyrë që një zemre dhe njëzëri të nisen dhe ecin drejt një destinacioni të përbashkët. Një lëvizje kjo e cila nuk është vetëm një fetare-adhuruese, por është solidaritet me Imam Husejnin (a.s.) dhe me shokët e tij besnikë, me ata të cilët për ripërtëritjen dhe mbrojtjen e vlerave hyjnore dhe njerëzore, duke sakrifikuar dhe dhuruar tërësisht ekzistencën e vet, kanë ndriçuar të vërtetën. Në realitet vizitori i Imam Husejnit (a.s.) në Arbain me marshin e gjatë në këmbë, lidhet me karakteristikat fetare dhe morale të karvanit të Imam Husejnit (a.s.). Gjithashtu secili prej vizitorëve njëkohësisht me ecjen individuale dhe lidhjen zemërore me Imam Husejnin (a.s.), e shikon veten si anëtar i një turme të madhe të njerëzve të bashkuar të cilët kanë për detyrë të ndihmojnë të tjerët në arritjen e destinacionit të tyre. Arbaini për atë është një ushtrim dhe praktikë për kohën e shfaqjes së Imam Mahdi (a.xh.).  

Ecja nga Naxhafi në drejtim të Qerbelasë

Vizitorët në këmbë pasi kalojnë varrezat "Vadie El-Selam" që konsiderohen një prej varrezave më të mëdha dhe më të çuditshme në botë dhe e vendosin këmbën në rrugën drejt Qerbelasë, menjëherë duket movkabët dhe tendat të cilat janë ngritur për mikpritje dhe për t'i ofruar shërbime vizitorëve. Zëri i mirëseardhjes "Hele bezovaril-Husejn!" dhe "Hele bezuvar Ebul-Fadl" dhe "Hele bikum ja zuvar hele bikum!" dëgjohet nga çdo anë. Skena të rralla dhe të bukur të mirëseardhjes dhe mikpritjes së irakianëve ndaj vizitorëve, mund të shikohen në çdo çast e në çdo anë.

Movkab është një vend për qëndrim, mikpritje dhe ushqyerjen e vizitorëve të vendeve të shenjta fetare. Shumica e këtyre movkabëve janë ngritur skaj rrugës përkohësisht dhe secili prej tyre në bazë të mundësive materiale, ofron një shërbim për vizitorët t Imam Husejnit (a.s.) duke filluar nga mvkabët që i përkasin fiseve më të mëdha endacake të Irakut e deri te fëmijët e vegjël të cilët me një tepsi me hurma lusin vizitorët që të marrin një kokërr hurma në mënyrë që të mos mbetet mbrapa karvanit të fisnikërisë!

 Fëmijët në mikpritjen e vizitorëve

Fëmijët në mikpritjen ndaj vizitorëve tërheqin vëmendjen më shumë mes të gjithë movkabëve të cilët përgatisin gjëra të ndryshme dhe ofrojnë shërbime të ndryshme për vizitorët si ata që u bëjnë masazh këmbëve të lodhura të vizitorëve apo pastrojnë këpucët e pluhurosura të vizitorëve.

Movkabi i masazhit

 

Movkabët për ofrimin e shërbimeve të masazhit dhe pastrimit të këpucëve bien më shumë në sy në rrugën e marshit në këmbë nga Naxhafi deri në Qerbela dhe kjo tërheq më shumë vëmendjen e vizitorëve të cilët në këtë mënyrë edhe çlodhin këmbët e veta.

Të gjithë movkabët bëjnë përpjekje që t'u ofrojnë shërbimet e tyre një numri sa më të madh të vizitorëve dhe bëjnë një lloj rivaliteti në këtë drejtim. Shumë prej tyre në rrugë ndalojnë vizitorët dhe me insistim dhe duke u lutur, kërkojnë nga ata që të shkojnë në shtëpinë e tyre për të pushuar. Pastaj në kohën kur veta ata nxitojnë dhe bëjnë përpjekje për të siguruar qetësinë për vizitorët, përsëri bëjnë të gjitha përpjekjet që vizitorët të qëndrojnë pak më gjatë në shtëpinë e tyre në mënyrë që vet ata të fitojnë më shumë sevape e shpërblime.

Abu Kumejl është një prej irakianëve i cili me insistim i merr vizitorët dhe i çon në shtëpinë e vet për të pushuar. Ai në lidhje me këtë thotë: "Kur kam shkuar në Mashhad për ta vizituar varrin e Imam Reza (a.s.), dëshiroja ta dijë se si mund të falënderoj një mirësi kaq të madhe që më është bërë mua. Pikërisht aty kam bërë nezër dhe kam vendosur që vitin tjetër të përgatis çfarëdo lloj ushqimi që dëshirojnë vizitorët e marshit në këmbë me rastin e Arbainit Husejnit, çfarëdo që të dëshirojnë. Kam vendosur që të përgatis lloje të ndryshme të ushqimit dhe pastaj t'u them vizitorëve: "Çfarë ushqimi iu pëlqen? Mish dele? Peshk? Pulë? Gjellë me bamja? Dhe shumë lloje të tjera. Ky është peshk i freskët. Kam përgatitur edhe mish pule në skarë. Iu lutem ejani me mua. Kam pjekur miush pule në skarë për ju. Ka edhe qebapë dhe peshk të pjekur. Ne jemi në shërbimin tuaj. Ejani uluni dhe pushoni për disa çaste. Na lejoni që ne t'i jemi në shërbimin tuaj. Unë vetë jam në shërbimin tuaj. Mirë se erdhët". Kur të pyetën këta irakianët në lidhje me motivet e këtij veprimi, ata përgjigjen: "Shtylla e besimit është dashuria ndaj Zotit. Kur ju të keni këtë dashuri, nuk keni nevojë për asgjë tjetër. Kush mund të arrijë në një nivel të tillë të dashurisë? Një person në çdo njëmijë persona! Ata të cilët bëjnë përjashtim sa i përket bindjeve të tyre. Një person si Imam Husejni (a.s.), ai burrë i sinqertë i cili ka bërë kryengritje për të ripërtërirë urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija dhe për të luftuar kundër despotizmit dhe shtypjes. Nëse ne në atë kohë do të ishim në Qerbela, edhe ne do t'i ndihmonim atij dhe do të luftonim përkrah tij. Për arsye se ai ka luftuar për ideale të mëdha si dashuria dhe paqja. Vrasja e foshnjës së Imam Husejnit (a.s.) është fundi i padrejtësisë dhe dhunës dhe i mosrespektimit të vlerave tokësore e qiellore. Vrasja e foshnjave në Islam është e njëjtë me daljen nga feja dhe mosbesimin. Jo vetëm në Islam po, në edhe në çdo fe tjetër".

Movkabi "Isa bin Marjam" është një prej movkabëve të minoriteteve fetare në Irak. Në këtë movkab, të krishterët, myslimanët dhe besimtarët e feve të tjera ofrojnë shërbime për vizitorët e Imam Husejnit (a.s.). Natyrisht shumica e anëtarëve të këtij movkabi janë të krishterë. Një prej shërbyesve të këtij movkabi, në lidhje me shprehjen e dashurisë së myslimanëve shiitë ndaj Imam Husejnit (a.s.), thotë: "Kjo dashuri për Imam Husejnin (a.s.), me të vërtetë është e çuditshme. Unë si një besimtar i fesë krishtere, po them këtë fjalë dhe jam i sigurt që edhe myslimanët sunitë edhe besimtarët e feve të tjera kanë të njëjtën bindje. Unë me të vërtetë unë nuk mundem që ta shprehi me anë të fjalëve. Si një besimtar i krishterë, krenohem me atë çfarë bëni ju. Mendoj që një kulturë të tillë nuk mund ta gjeni në asnjë vend tjetër të botës, përveçse në Irak". Ky i krishterë irakian në vazhdim thotë: "Këtu edhe njerëzit e varfër kanë diçka për të ofruar e dhuruar për vizitorët. Kjo është shenjë e dashurisë së njerëzve ndaj Imam Husejnit (a.s.). Unë kanë shikuar edhe vendet e tjera dhe kam vizituar edhe shumë prej këtyre vendeve, mirëpo këtë kulturë të irakianëve të cilën e tregojnë në shërbim të vizitorëve të Imam Husejnit (a.s.), nuk e kam parë në asnjë vend tjetër të botës. Kjo pikërisht është ajo me të cilën ne krenohemi. Si një i krishterë, unë krenohem me vëllezërit e mi shiitë. Kur po shikoj  se si u shërbejnë vizitorëve, ndjehem krenar. Kur shikoj se si i lusin me sinqeritetin më të madh vizitorët e Imam Husejnit që të hanë nga ushqimet e tyre dhe të marrin ujë nga ata, me të vërtetë ndjehem krenar".

"Shërbimi ndaj Husejnit është nder i madh për ne".

Këto janë fjalët jo të një myslimani shiitë apo sunitë, por të një besimtari të krishterë. Mirëpo këta individ e duan aq shumë Imam Husejnin (a.s.) dhe respektojnë vizitorët e tij sa që për çdo ditë përgatisin një dhuratë për këta vizitorë. Përgjatë këtyre 20 ditëve të marshit në këmbë, ata vetën e përkushtojnë në shërbim të vizitorëve.  

Një shërbyes tjetër në Movkabin Isa bin Marjam i cili është besimtar i feve të tjera dhe thotë: "Pikërisht atë vështirësitë që kanë ndodhur për Profetin Zekeria, kanë ndodhur edhe për Imam Husejnin (a.s.). Pikërisht për këtë arsye ne Imam Husejnin (a.s.) e konsiderojmë si vëllain tonë". Ndjekësit e besimit Mandain jetojnë në Irak dhe pranë lumenjve Tigër dhe Eufrat. Ata kanë gjuhën dhe alfabetin e tyre që konsiderohet një degë e gjuhës Asiriane. Gjithashtu kanë bindjet dhe librin e tyre të shenjtë dhe vetën e konsiderojnë ndjekës të rrugës Profetit Jahja bin Zekerija a.s..

Në gjendje të zvarritur e të përkulur, vijmë drejt teje dhe të përgjigjemi ty "Lebejk Ja Husejn!" O zotëria ynë, o Husejn!

Po! Imam Husejni (a.s.) është e vërteta më e pavdekshme në histori që edhe pas kalimit të shumë shekujve, kësaj të vërtete nuk i ka humbur vlera, prandaj edhe Arbaini që është me emrin e tij, do të qëndrojë i pavdekshëm. Kështu që çdo kush që niset të marrë pjesë në marshin e Arbainit, më nuk mundet të ndahet nga kjo ngjarje dhe kjo është në këtë mënyrë që për çdo vit shtohet numri i vizitorëve dhe kjo lëvizje nuk ndalet deri në krijimin e shoqërisë botërore të premtuar!

 

Tags