Arbaini, ngritja e Ghadir-it
Arbaini është agimi i fitores finale dhe fillimi i një civilizimi të madh islam.
Zëri i Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. u dëgjua në mesin turmës së madhe të njerëzve të cilët kishin marrë pjesë me atë në Haxhin e tij të fundit dhe me urdhër të tij tani ishin ndalur në vendin Ghadiri Khum: "O njerëz! Kjo është hera e fundit që po qëndro j para këtij tubimi të madh. Prandaj dëgjojeni dhe nënshtrojini urdhrit të Zotit, për arsye se Zoti i madhëruar është pronar i zgjedhjes tuaj, është përgjegjës për ju dhe Zot të cilin e adhuroni ju. Pas Zotit, përgjegjës për ju është i dërguari dhe profeti i Tij që tani po qëndron para juve dhe po flet me ju. Ndërsa pas meje, me urdhrin e Zotit të madhëruar, Aliu është përgjegjës për ju që posedon kompetencën për udhëheqjen tuaj dhe është Imami juaj. Më pas imameti në pasardhësit e mi do të jetë te bijtë e Aliut. Ky ligj do të vazhdojë deri në ditën e ringjalljes në të cilën do të takoheni me Zotin dhe me të dërguarin e Tij...".
Hazreti Muhamed s.a.v.s. në vazhdim tha: "O njerëz! Unë po e përfundoj misionin tim për predikimin e fesë në mënyrë që të jetë argument për çdo njeri që është prezent dhe për çdo njeri që nuk është prezent dhe për ata që kanë lindur dhe për ata që akoma nuk kanë lindur dhe për të gjithë njerëzit. Prandaj duhet që këto fjalë të transmetohen nga ata që janë prezent te ata që nuk janë prezent dhe nga baballarët te fëmijët deri në ditën e ringjalljes. Mirëpo jeni të vetëdijshëm! Së shpejti pas meje Imametin do ta shndërrojnë në mbretëri, do ta uzurpoijnë atë dhe do ta vendosin nën kontrollin e tyre... Mallkimi dhe hidhërimi i Zotit qoftë mbi uzurpuesit dhe plaçkitësit! Natyrisht në atë kohë Zoti i madhëruar do ta zbresë zjarrin e ndëshkimit mbi ju xhinët dhe njerëzit. Atëherë më nuk do të keni dikën që t'u ndihmojë juve!".
Nuk kishte kaluar shumë kohë nga vdekja e Hazretit Muhamed s.a.v.s. kur ndryshoi rruga e Islamit. Pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., bindjet dhe vlerat hyjnore kishin humbur rëndësinë e vet dhe gradualisht filluan të ripërtërirën bindjet dhe vlerat e periudhës së injorancës. Njerëzit që në kohën e Hazretit Muhamed s.a.v.s. vlerat hyjnore si sakrifica dhe flijimi e toleranca kishin depërtuar aq shumë në shpirtin e tyre aq shumë sa që bënin konkurrencë se kush po shkon i pari në xhihad dhe në fushëbetejat e luftës, tani në kohën kur trupi i Hazretit Muhamed s.a.v.s. akoma ishte mbi tokë, ata ishin mbledhur në Sakife të fisit Beni Sa'ide dhe hodhën sloganin "Një udhëheqës nga ne dhe një udhëheqës nga ju". Ata udhëheqjen e Shtetit Islam e konsideronin plaçkë lufte që duhet të ndahet mes tyre. Për fat të keq puna e ripërtëritjes së vlerave të periudhës së injorancës arriti deri në atë nivel sa që shumë figura të dalluara të Islamit si Abu Dhar, Amar dhe Haxhe bin Adi u keqtrajtuan, u torturuan dhe u dëbuan në rajone të largëta. Në të kundërtën ata njerëz të cilët ishin dëbuar nga vetë Hazreti Muhamed s.a.v.s., tani ishin kthyer dhe ishin bërë prej këshilltarëve dhe funksionarëve të Khalifes. Në këtë mënyrë, në shoqërinë islame u përhap diskriminimi dhe plaçkitja e "Bejtul-Mal" (arkës shtetërore), mëkati dhe veprimet negative. Ndryshimi i bindjeve dhe i vlerave shkoi deri në atë nivel sa që pretenduesit e khalifatit dhe zëvendësimit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ëndërronin shkatërrimin e fesë të po atij Profeti. Ashtu siç thuhet në burimet historike, një ditë Mughire bin Sho'ba kishte kërkuar nga Muavije bin Sufjan që të mos keqtrajtojë fisin Beni Hashim, ndërsa Muavije në përgjigje të tij kishte thënë: "Assesi! Assesi! Mughire dëgjo mirë! Abu Bekri u zgjodh khalif dhe pasi vdiq, iu harrua edhe emri i tij. Gjithashtu edhe Omari dhe Othmani kanë sunduar dhe kanë vdekur dhe nuk ka mbetur asgjë prej tyre. Mirëpo vëllai hashemit (e ka për qëllim Hazretin Muhamed s.a.v.s.) pesë herë në ditë thirret emri i tij në tërë Shtetin Islam dhe thuhet "Esh'hedu enne Muhameden Resulallah!". Betohem në Zotin! Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, përveçse ta varrosi këtë emër njëherë e përgjithmonë".
Muavije me këtë metodë të lartpërmendur, ka bërë përpjekje të mëdha që të ndajë njerëzit nga Ehli Bejti (a.s.) dhe si rezultat të harrohet Islami dhe vlerat e tij dhe të ai zëvendësohet me islamin emevit dhe me vlerat e periudhës së injorancës. Ai udhëheqjen e pushtetit në Kufe dhe Basra ia dhuroi Zijad ibn Ebih i cili më parë kishte qenë prej komandantëve të Imam Aliut (a.s.), por me këtë dhuratë iu bashkua pushtetit emevit. Duke marrë parasysh se Zijad bin Abih i njihte shumë mirë shokët besnikë të Imam Aliut (a.s.), shumë lehtë arriti t'i identifikojë ata dhe t'i burgosë e torturojë e t'i dëbojë nëpër rajone të largëta si dhe shumë prej tyre i ka vrarë. Në këtë kohë Imam Husejni (a.s.) doli në skenë dhe me gjakun e tij të pastër, ujiti pemën e Islamit dhe u bë shkak për qëndrueshmërinë e fesë së pastër Islame dhe vazhdimit të linjës së Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe besimit të drejtë islam.
Pas tragjedisë së Ashurasë, pushteti emevit e shpalli Ehli Bejtin e Profetit të nderuar të Islamit si rebel dhe të dalë nga feja dhe deklaroi për të gjithë publikun se armiqtë e pushtetit u shtypën dhe u shfarosen. Mirëpo në ditën kur Jezidi mendonte se po feston fitoren e poshtërimit mbi bijtë e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe karvanin e mbetur nga tragjedia e Ashurasë e kishte sjell në pallatin e vet, papritur në mesin e të mbeturve nga familja e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. u ngrit një grua me emrin Zejeneb dhe e rrokullis pallatin e Jezidit. Ajo duke iu drejtuar Jezidit, tha: "Edhe pse tragjeditë e mëdha të kohës më kanë sjell mua në këtë gjendje që të flasë me ty, por duhet ta dish se unë me siguri që pozitën tënde e konsideroi shumë të pavlefshme dhe qortimin tënd të madh dhe po të qortoj shumë, mirëpo çfarë të bëj kur sytë janë të përlotur dhe zemrat e djegura. Është shumë për t'u çuditur që një grup hyjnor dhe i zgjedhur të vritet nga një grup i partisë së djallit dhe nga skllevërit e liruar dhe gjaqet tona të pikojnë nga këto duar të ndyra dhe copat e mishit tonë të bien nga goja e juve të papastërve dhe ju ujqit e egjër vazhdimisht të vini drejt atyre trupave të pastër dhe të vegjlit e çakajve t'i shkarravisin nëpër tokë ato! Nëse sot (ngadhënjimin mbi) ne e konsideron një rast të çmuar për veten tënde, së shpejti do ta kuptosh se kjo është dëmshpërblim dhe shkaktare e humbjes tënde. Në atë ditë nuk do ta gjesh asgjë tjetër, përveç atë që e ke mbjell dhe Zoti i madhëruar kurrë nuk do të bëjë padrejtësi ndaj robërve të Tij".
Imam Saxhad (a.s.) i cili vetë ishte dëshmitar i martirizimit të babait dhe të dëshmorëve të tjerë në fushën e Qerbelasë dhe kishte parë me sytë e tij padrejtësinë dhe dhunën që ishte ushtruar ndaj Ehli Bejtit (a.s.), si një i ri i përvëluar dhe me pamje të thyer, në xhaminë e madhe të Shamit, me insistimin e popullin hipi në minber për të folur para njerëzve. Në këtë kohë pushteti emevit e kuptoi shumë mirë se nuk munden ta shlyejnë emrin e Islamit, emrin e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe të Ehli Bejtit të tij nga faqja e historisë. Me heqjen e perdeve të mashtrimit dhe intrigave e të hipokrizisë dhe me zbulimin e të vërtetës e realitetit, u ndezën xixat e para për revolucion dhe ndryshme në mesin e popullit. Ky zbulim i të vërtetës ishte faktor i rëndësishëm në zgjimin e njerëzve dhe në krijimin e rrethanave për kryengritjet që ndodhen pas tragjedisë së Qerbelasë. Pikërisht për këtë arsye Jezid duke parë valën e gjerë të zgjimit të popullit, Imam Saxhadiv (a.s.) dhe Hazreti Zejnebe (s.a.) së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes së Imam Husejnit (a.s.), i ktheu në qytetin e Medinës. Karvani i familjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. gjatë rrugës për t'u kthyer në Medine, shkuan në Qerbela. Sipas një transmetimi, arritja e tyre në Qerbela ka përkuar me të dyzetat (Arbainin) e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në Ashura.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, beson se zbulimi i skandaleve të pushtetit emevit dhe zbulimi i të vërtetave që u bë nga të mbijetuarit e tragjedisë së Qerbelasë gjatë gjithë kohës sa mbaheshin të robëruar dhe gjatë periudhave të mëpasshme, u bënë shkak për vetëdijesimin e opinionit publik. Sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, dyzetë ditë pas asaj tragjedie dhe në ditën e Arbainit, lulëzoi lulja e parë e pemës së zgjimit dhe shfaq burimi i parë i dashurisë ndaj Imam Husejnit (a.s.). Ajetullah Khamenei gjithashtu thotë: "Burimi i parë i dashurisë shpërtheu në ditën e Arbainit në Qerbela... Historianët kanë shkruar se kur karvani i robërve do të thotë Hazreti Zejnebe (s.a.) dhe pjesëtarët e tjerë të karvanit në ditën e dyzetë (Arbain) u kthyen në Qerbela, aty nuk ishte vetëm Xhabir bin Abdullah Ansari dhe Atije Aufi, por aty ishin mbledhur edhe disa pjesëtarë të fisit Beni Hashim dhe dashamirës të Ehli Bejtit (a.s.) të cilët ishin tubuar rreth tyrbes së Imam Husejnit (a.s.) dhe aty e mirëpriten Hazreti Zejnebe (s.a.). Pikërisht nga kjo ditë filloi të formohet lëvizja Tavabin. Edhe pse lëvizja Tavabin u shtyp, por pas një kohe të shkurt u organizua kryengritja e Mokhtar Thekafij dhe e atyre trimave të tjerë në Kufe dhe si rezultat shkatërrimi i pushtetit të padrejtë dhe të dhunshëm emevit, ishte rezultat i kësaj dite".
Sot pasi kanë kaluar shumë shekuj, bota është dëshmitare e një marshi madhështor të popujve myslimanë dhe të lirë të cilët duke ecur në këmbë, ditën e Arbainit arrijnë në Qerbela. Arbaini është lëvizja e historisë së jetës së njeriut drejt mëkëmbësit dhe të dashurit të Zotit. Edhe pse pushteti emevit dëshironte që zëri i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe porosia e tij për imametin e Imam Aliut (a.s.) dhe bijve të tij pas tij, të mos arrin të dëgjohet nga gjeneratat e ardhshme, mirëpo ligjëratat vetëdijesuese të Hazreti Zejenebe (s.a.) dhe të Imam Saxhad (a.s.) të cilët ishin prej dëshmitarëve okularë të tragjedisë së Qerbelasë dhe zbatues së porosisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s. që bëri në ditën e Ghadirit, u bënë shkak që të zbulohet e vërteta e krimeve të pushtetit emevit. Prandaj edhe sot kjo turmë e madhe me mbi 20 milionë njerëz i janë përgjigjur thirrjes së Imam Husejnit (a.s.) dhe me këtë veprim ata po zbulojnë krimet e padrejtësisë dhe arrogancës botërore dhe po zbulojnë skandalet e gjeneratave pas emevitëve.
Po, drita e udhëzimit dhe e ndriçimit të Ehli Bejtit (a.s.) kurrë nuk shuhet dhe zëri i atyre për çdo ditë po publikohet në mënyrë sa më të qartë në të gjithë botën dhe Arbaini është lajmëtar për fitoren përfundimtare dhe për fillimin e civilizimin të madh islam.