Në zi për vdekjen e Profetit të dashurisë dhe mëshirës
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i92193
Kanë kaluar shumë shekuj nga fundi i jetës së Hazretit Muhamed s.a.v.s. në këtë botë, por kurrë shuhet misioni dhe mësimet e tij hyjnore për njerëzimin.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Nëntor 03, 2019 14:31 Europe/Tirane
  • Në zi për vdekjen e Profetit të dashurisë dhe mëshirës

Kanë kaluar shumë shekuj nga fundi i jetës së Hazretit Muhamed s.a.v.s. në këtë botë, por kurrë shuhet misioni dhe mësimet e tij hyjnore për njerëzimin.

Kanë kaluar shumë shekuj nga fundi i jetës së Hazretit Muhamed s.a.vs. në këtë botë, por kurrë shuhet misioni dhe mësimet e tij hyjnore për njerëzimin. Gjithashtu fusha e ndikimit të personalitetit të Hazretit Muhamed s.a.v.s. është zgjeruar shumë më shumë se sa gjatë jetës së tij, për arsye se territori dhe përmasat e misionit të tij hyjnor kanë përshirë të gjithë historinë e njeriut dhe përpjekjet njerëzore, ndërsa ai është që skicon rrugën e të ardhmes. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. është një ider i pashembullt. Mësimet e tij sikur agimi i vërtetë, për çdo ditë shkëlqejnë me rreze të reja dhe melodia e thirrjes së tij gjithnjë më gjallëruese dhe më entuziazmuese. Profeti i mëshirës s.a.v.s. ndërroi jetë më 28 safar të vitit 11 hixhri kameri, ndërkohë që zhyti të gjithë botën në zi për humbjen e mësuesit dhe udhëzuesit më të madh të njerëzimit. Përshëndetja e Zotit qoftë mbi shpirtin e tij të pastër.

Në kohën kur Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. u sëmurë dhe u shtri në shtratin e tij, burrat dhe grat e Medinës u mblodhën në xhami dhe derdhnin lot nga pikëllimi për humbjen e Profetit të Zotit Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Kur u informua Hazreti Muhamed s.a.v.s. për këtë ngjarje, kërkoi nga Aliu (a.s.) dhe nga Ibn Abas që t’i kapin dorën e tij dhe ta ndihmojnë atë që të shkojë deri në xhami. Hazreti Muhamed s.a.v.s. kur u ul në minber, falënderoi dhe lartësoi Zotin e madhëruar dhe pastaj tha: “O njerëz, çfarë është bërë shkak që ju ta mohoni vdekjen e Profetit tuaj? Pse, a nuk do të më vijë mua dhe juve të gjithëve vdekje? Nëse do të ishte përcaktuar që një person të mbetet i përhershëm në botë, atëherë unë do të qëndroja përgjithmonë në mesin tuaj. Jeni të vetëdijshëm se unë do t’i bashkohem Zotit të madhëruar, por në mesin tuaj kam lënë disa amanete dhe nëse ju do të lidhni për ato, kurrë nuk do të jeni të devijuar. Ato janë Libri i Zotit i cili është në duart tuaja dhe e lexoni atë ditë e natë, si dhe Itreti im, Ehli Bejti imë që po iu porosisë të silleni mirë ndaj tyre...”. Ky ishte kuvendi dhe tubimi i fundit që organizohej me praninë e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Hazreti Muhamed s.a.v.s. në atë ditë ishte i gëzuar dhe i lumtur pasi që kishte skicuar rrugën e të ardhmes së Umetit të vet. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. njerëzve të cilët ishin mbledhur rreth tij, u tha: “O njerëz, dijeni se pas meje nuk ka më Profet dhe nuk do të ketë sunet tjetër pas sunetit tim. Çdo person që do të pretendojë për profetësi, ajo është vetëm pretendim i tij dhe vendi i tij do të jetë në ferr... O njerëz, mbajeni të vërtetën, mos u përçani dhe qëndroni myslimanë në mënyrë që të jeni të shpëtuar”.

Ekzistenca e Hazretit Muhamed s.a.v.s. ishte si shiu i mirësisë së Zotit mbi shoqërinë njerëzore dhe ishte gjallërim i ri i jetës në botës. Në kohën kur ai u dërgua Profet dhe pranoi shpalljen hyjnore, Gadishulli Arabik ishte zhytur në një det të injorancës, korrupsionit dhe degjenerimit. Vlerat e njerëzit ishin zhdukur nga mesi i njerëzve, ndërsa lufta, vrasje dhe plaçkitja ishin bërë metoda të jetës së tyre. Përpjekjet 23 vjeçare të Hazretit Muhamed s.a.v.s. kishin lënë një trashëgimi të madhe të moralit, virtyteve të larta njerëzore, diturisë, urtësisë dhe drejtësisë në mesin e myslimanëve. Njerëzit të cilët nuk kishin fare dituri dhe shkencë, nën drejtën e mësimeve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., fituan interesim të madh për nxënien e diturisë dhe një numër i madh i tyre u njohën me shkrim-leximin dhe shpëtuan nga injoranca. Një populli i cili nuk gëzonte kurrfarë vepra të një civilizimi serioz, në shoqërim të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., u përgatit për të kaluar një rrugë të gjatë për përkryerjen shkencore dhe shpirtërore dhe kështu vendosi bazat e civilizimit islam. Shoqëria njerëzore në shkollën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. u njohë me të vërtetat e ekzistencës dhe me pozitën e vetë njerëzore dhe nën dritën e Islamit u edukuan njerëzit më të pastër dhe më të edukuar. Faris Bek Al-Khuri, një politikan i krishterë, Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. e përshkruan kështu: “Muhamed s.a.v.s. është prej burrave më të mëdhenj të botës. Bota pas tij më nuk ka parë edhe një personalitet të tillë dhe fenë të cilën e ka sjell ai, është feja më e universale dhe më e përkryer në mesin e të gjitha feve. Muhamedi të cilin e kujtoni ju, është prej personaliteteve më të mëdha të botës, si në të kaluarën dhe si në periudhat pas tij. Ai ka arritur ta bashkojë dhe unifikojë fjalën arabe pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve që kishin ata dhe nga ata e krijoi një Umet i cili sot e ka pushtuar botën”.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka paraqitur një sistem të ri dhe një model të re dhe të ngritur të jetës në të cilin të gjitha çështjen vendosen në bazë të besimit në Zotin një. Në këtë fe, në lidhje me lidhjen e njeriut me Zotin, marrëdhëniet shoqërore, familjare, politike dhe ekonomike; janë ofruar strategji të reja. Çështje me rëndësi ishte kjo që në këtë kohë askush nuk e ka pranuar Islamin për nga injoranca dhe padituri. Çdo kush që e pranonte fenë Islame, e dinte se pranimi i thirrjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s. do të jetë fillim i një ndryshimi të rëndësishëm në jetën individuale dhe shoqërore të tij. Ashtu sikur që ky ndryshim u manifestuar në jetën e myslimanëve dhe territori i kësaj feje u shtrirë në të gjithë botën. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. nga thellësia e qenies së tij kishte brengën e udhëzimit dhe shpëtimit të njeriut. Dashuria dhe përpjekjet e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. për përhapjen sa më shumë të fesë Islame ishin deri në atë masë sa që Zoti i madhëruar në ajetin 6 të sures Kehf në Kur’anin e shenjtë, thotë: “(O Profet!) Ndoshta nëse ata nuk besojnë në këtë fjalë (Kur’anin), mos e shkatërro veten nga pikëllimi për ata”. Gjithashtu në ajetin 8 sures Fatir në Kur’anin e shenjtë, Zoti i madhëruar thotë: “(O Muhamed!) Nuk duhet të pikëllohet shpirti yt për ata!”.

Edhe në çastet e fundit të jetës së tij, në atë kohë kur Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ishte i sëmurë në shtrat, shqetësimi për gjendjen e të ardhmes së myslimanëve dhe për vështirësitë me të cilat do të përballet Umeti Islam, shtonte pikëllimin e Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i shikonte hipokritët e Medinës që synonin ta vrisnin atë, tani prisnin vdekjen e tij. Shikonte edhe ata të cilët mendonin për pushtet dhe kishin plane të rrezikshme për periudhën e pas vdekjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në ditët e fundit të jetës së tij, në një natë së bashku me një prej shokëve të tij, kishte shkuar në varrezat Baki’e dhe ishte lutur për dëshmorët e Islamit dhe kishte kërkuar mëshirë për myslimanët e tjerë. Pastaj ishte kthyer drejt shokut të tij dhe i kishte thënë: “Zoti i madhëruar më ka lënë mua të lirë në mesin e dy çështjeve: njëra janë çelësat e thesarit të botës dhe jetës së përhershme, ndërsa tjetra është takimi me Zotin. Unë e kam pranuar takimin me Zotin e madhëruar”.

Sot kanë kaluar shumë shekuj nga ajo kohë kur Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ishte në mesin e njerëzve, mirëpo çdo herë kur flitet për emrin dhe rrugën e tij, njeriut i hapet një dritare e re në jetën e tij. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. është varrosur në tokë dhe Umeti Islam pas tij, ka kaluar rrugë me plotë batica e zbatica dhe ka tejkaluar shumë sfida dhe sprova të ndryshme. Mirëpo në mënyrë graduale e vërteta e fesë Islame është zbuluar gjithnjë e më shumë dhe njerëzit hap pas hapi me historinë, kupton çështje më të reja nga mësimet e Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ajo që ka mbetur në botë dhe është me famë shumë të madhe, është emri i lartë i Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe feja e gjallë dhe gjallëruese e Islamit e cila po pushton zemrat e njerëzve për çdo ditë e më shumë. Përshëndetja e Zotit qoftë mbi Hazretin Muhamed, të dërguarin e fundit hyjnor dhe mbi familjen e tij të pastër!

Njëkohësisht me përvjetorin e vdekjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s., është transmetuar se më 28 safar të vitit 50 hixhri kameri, është martirizuar edhe nipi i tij i nderuar Imam Hasan bin Ali (a.s.). Përkimi i këtyre dy ditëve me njëra-tjetrën na kujton porosinë e Hazretit Muhamed s.a.v.s. për dashuri dhe respekt ndaj Ehli Bejtit (a.s.). Një porosi të cilën Hazreti Muhamed s.a.v.s. e ka përsëritur vazhdimisht dhe ka thënë: “Unë (në ditën e ringjalljes) do të qëndroj përball juve dhe ju do të takoheni me mua pranë burimit Keofthar. Jeni të vetëdijshëm se unë do t’iu pyes juve për “Thekalejn”, prandaj keni kujdes se si po silleni ndaj atyre dy çështjeve pas vdekjes time! Kjo është për arsye se Zoti i mëshiruar më ka informuar mua se ato dy çështje nuk ndahen nga njëra-tjetra derisa do të më takoni mua”.

Imam Hasani (a.s.) ka kaluar 8 vite nga jeta e tij në prehrin me plotë dashuri dhe mëshirë të gjyshit të tij Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe nga prania e ndritshme e Profetit s.a.v.s. ka mësuar të vërtet dhe sekretet hyjnore. Nganjëherë ndodhte që Imam Hasani (a.s.) ishte pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s. edhe në çastet kur i vinte atij shpallja hyjnore dhe dëgjonte ajetet e Kur’anit të shenjtë nga vetë gjuha e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe pastaj i recitonte ato për nënën e tij Hazreti Fatima (s.a.). Fuqia dhe aftësia e Imam Hasanit (a.s.) në mësimin dhe nxënien përmendësh të ajeteve të Kur’anit të shenjtë dhe të haditheve të Hazretit Muhamed s.a.v.s., ishte aq e madhe sa që shumë hadithe profetike janë transmetuar nga ai pa ndërmjetësues dhe drejtpërdrejtë nga Hazreti Muhamed s.a.v.s. dhe janë shkruar pastaj në librat e haditheve.

Një ditë Hazreti Imam Ali (a.s.) e solli djalin e tij Imam Hasanin (a.s.) pranë Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Hazreti Muhamed s.a.v.s. u gëzua shumë nga shikimi i nipit të vetë dhe e mori në përqafim dhe duke shtrënguar atë në gjoksin e vet, u lut pranë Zotit të madhëruar duke thënë: “O Zot! Me të vërtetë unë e dua këtë. Prandaj duaje çdo kënd që e do këtë!”.