Lidhja e dyanshme Hollywood dhe Politikë në Amerikë (1)
(last modified Sun, 03 Nov 2019 14:01:04 GMT )
Nëntor 03, 2019 15:01 Europe/Tirane
  • Lidhja e dyanshme Hollywood dhe Politikë në Amerikë (1)

Vrasja e Abu Bakr Al-Baghdadi ka qenë lajmi i parë i shumë mediave të botës në ditët e fundit. Nëse i lëmë anash të gjitha spekulimet politike dhe shoqërore të kësaj ngjarje, mund të vërejmë edhe gjurmë holliwudiane të cilat nuk mund të anashkalohen në këtë ngjarje. Në këtë program  do të flasim rreth kësaj çështje dhe në programin tjetër do të flasim për ndikimin e politikbërësve amerikan mbi filmat e fundit holliwudian duke përmendur edhe disa shembuj.

Mediat e Amerikës thonë se ushtria e këtij vendi në një operacion special në veriperëndim të Sirisë, ka vrarë Abu Bakr Al-Baghdadi, kreun e grupit terrorist ISIS. Sipas mediave amerikane, në këtë operacion kanë marrë pjesë 8 helikopterë të cilët janë nisur nga Arbili i Irakut dhe pas 70 minutave fluturim të shpejtë dhe në një lartësi të ulët, kanë arritur në veriperëndim të Sirisë. Kjo zonë nuk është larg kufirit me Turqinë dhe kryesisht ndodhet nën kontrollin e grupeve të lidhura me Al Kaidan. Pas sulmeve ajrore kundër vendstrehimit të Abu Bakr Al-Baghdadi, luftimet tokësore kanë vazhduar përgjatë gati dy orëve dhe në fund Abu Bakr Al-Baghdadi ka shpërthyer rripin e tij me eksploziv dhe ka bërë vetëvrasje. Pas largimit të forcave speciale nga vendi i ngjarjes, avionët luftarakë amerikanë e bombardojnë objektin në fjalë dhe e bëjnë atë rrafsh me tokë. Versioni i transmetuar nga autoritetet dhe mediat amerikane ka edhe disa dallime të hollësishme dhe të veçanta të cilat duket të domosdoshme për ta bërë më interesante ngjarjen. Disa thonë se Abu Bakr Al-Baghdadi kishte marrë me vete tre fëmijët e tij për të krijuar mburojë njerëzore dhe është futur në një tunel të bllokuar dhe me shpërthimin e jelekut me eksploziv, i ka vrarë edhe ata dhe disa të tjerë thonë se personat që janë vrarë së bashku me Al-Baghdadi kishin qenë gratë e tij.   

Vendi i vrasjes së Al-Baghdadi

Seymour Hersh, gazetari i njohur amerikan, në vitin 2007, në një raport të cilin e kishte publikuar “New Yorker”, ka zbuluar se qeveria e Amerikës po armatos dhe mobilizon grupet ekstremiste kundër qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj. Me këto interpretimeve, në mënyrën më të mirë mund të thuhet se nëse Al-Baghdadi është vrarë në sulmin e së dielës së forcave amerikane, mund të thuhet se ky shtet në një skenar shumë të ngjashëm me skenarë kinematografik, e ka bërë viktimë vetëm një prej veglave të veta për të shpallur fitoren. Kushtoni pak vëmendje raportit të çuditshëm të Trump në lidhje me këtë operacion dhe shikoni se me sa entuziazëm flet dhe shpjegon detajet e vrasjes së Al-Baghdadi çastet e fundit të jetës së tij, thuajse ai vet ka qenë një prej komandove pjesëmarrëse në këtë skenar!

Donald Trump duke publikuar një fotografi në dhomën operative në Shtëpinë e Bardhë, pretendoi se ai për çdo çast ka komanduar operacionin e forcave speciale kundër Abu Bekr Al-Baghdadi dhe ka shkruar: “Kam shikuar operacionin si një film kinematografik”.

E kujtoni telenovelën “House of Cards” (Shtëpia me Letra). Një telenovelë që gjatë së cilës Frank Underwood për të marrë në dorë postin e presidentit të shtetit, bëri çfarëdo lloj veprimi. Gënjeu, shpifi e akuzoi, dha ryshfet dhe bëri shantazhime si dhe i zhyti edhe duart në gjak. Në botën e politikës së Underwood, politika e jashtme nuk kishte rëndësi, përveç në rastet kur këto veprime ndërkombëtare përfundonin në interes të marrëdhënieve të tij të brendshme. Underwood për të ikur nga humbja në zgjedhje, grupin terrorist ISIS që në atë telenovelë është prezantuar me emrin ICO, e bëri pretekst të veprimeve dhe masave të sigurisë në mënyrë që ta shfrytëzojë atë në favor të vetin.

Në një prej çasteve më të rëndësishme të sezonit të pestë dhe në një prej sekuencave të shkëlqyeshme në të cilën artisti në rolin Underwood, presidentit të Amerikës, flet drejtpërdrejtë para kamerës dhe thotë: “Mirë se erdhët në mendjen e vdekjes së racionalizmit dhe ndjenjës së perceptimit”. Pas kësaj skene përballemi me ngjarje entuziazmuese dhe me vendimet e çuditshme dhe befasuese të Underwood.

Kjo fjali e shkurt nga ana e Underwood, na kujton ngjarjet e disa muajve të fundit të Amerikës. Donald Trump është i paparashikuar! Mesazhet e tij pa lidhje në Twitter, vendimet përkundër ligjit dhe shkarkimet dhe emërimet e paarsyeshme, të gjitha këto tregojnë mungesën e racionalizmit në vendimet e presidentit të Amerikës. Shumë ekspertë problemin më të rëndësishëm të sistemit administrativ të presidentit të 45-të të Amerikës e prezantojnë mungesën e racionalizmit ndërsa disa psikologë atë e konsiderojnë të sëmurë! Për këtë arsye për çdo ditë duhet të presim një befasi të re nga ana e tij. Sjellje befasuese të cilat nuk përputhe me arsyen dhe konkludimin logjik.

Frank Underwood në telenovelën “House of Cards”

Përveç sjelljeve të Donald Trump i cili ka ngjashmëri të çuditshme me filmat holliwudian, edhe versioni që transmetojnë mediat amerikan në lidhje me këtë operacion, gjithashtu është shumë holliwudian dhe çdo pjesëtari të publikut i kujton operacionin për vrasjen e Osama bin Laden në Pakistan dhe gjestet e Barak Obamas në vitin 2011.

Në realitet shfaqja që realizoi Donald Trump ditën e diele, kishte ngjashmëri shumë të madhe me vrasjen e Osama bin Laden nga ana e ish-presidentit amerikan Barak Obama. Donald Trump edhe pse ka ndjeshmëri shumë të madhe ndaj emrit të Barak Obamas, por filmi i vrasjes së Abu Bakr Al-Baghdadi në një mënyrë ishte kopje e barabartë me origjinalin e filmit të Barak Obamas. Në realitet vrasja e këtyre dy terroristëve kanë shumë ngjashmëri të mëdha edhe nga aspekti i llojit të mbulimit medial dhe fotografive të publikuar nga dhoma e operacioneve dhe nga aspekti i fatit të trupit.

Gjithashtu kjo ngjarje ashtu si në kohën e Barak Obamas, gjithashtu ndodhë saktësisht një vit para zgjedhjeve presidenciale për mandatin e dytë dhe me padyshim që Trump po mendon se në këtë mënyrë mund ta shfrytëzojë këtë ngjarje si një kartë fituese për të fituar përsëri në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Sidomos kur merret parasysh fakti se Donald Trump nuk ka shënuar kurrfarë suksesi serioz në fushën e politikës së jashtme deri më tani.

Çështje me rëndësi është kjo që Donald Trump ve ka pohuar se kjo ngjarje është si një shfaqje kinematografike dhe ndjenjën që kishte përjetuar nga kjo shfaqje, ndërkohë që shkruan: “Në Dhomën e Operacionit në Shtëpinë e Bardhë kam shikuar pamje me të vërtetë mahnitëse të këtij operacioni ishte sikur të shikosh një film”.

Trump dhe Obama në Dhomën e Operacionit

Siç duket çdo gjë në këtë operacion ka ndodhur në mënyrë dramatike, mirëpo çështje me rëndësi është ajo që çdo gjë duket joreale. Çështja e parë është kjo që sekuenca të ngjashme ekziston në dhjetëra filma të Holliwoodit ku ushtarët e këtij vendi sikur vetëtima zbresin mbi kokën e armiqve të tyre dhe i shkatërrojnë ata. Ata sulmojnë objektivin dhe e shkatërrojnë dhe në po atë kohë autoritetet e larta politike dhe ushtarake nga mijëra kilometra larg, e shikojnë skenën e operacionit. Tani shtrohet pyetja se si është e mundur që këta filma të shikohen drejtpërdrejtë, mirëpo asnjë film dhe dokumenti në lidhje me këto sulme të mos publikohet në botën reale dhe çdo gjë të përfundojë si një film kinematografik me një lajm në fund?

Çështje tjetër është fakti se presidenti i Amerikës me një grup të funksionarëve të lartë politikë dhe të sigurisë janë mbledhur në Dhomën e Operacionit në Shtëpinë e Bardhë dhe shikojnë drejtpërdrejtë ngjarjen. Kjo është në kohën kur në bazë të dëshmive të mediave si “New York Times” nuk ekziston asgjë me emrin e transmetimit të drejtpërdrejtë dhe me zë gjatë operacioneve ushtarake dhe në fund ajo që vendoset në dispozicion të presidentit të Amerikës, janë disa pamje filmike të montuara që përbëhen nga incizimet e bëra nëpërmjet kamerave të vendosura në kapelat e komandove dhe vendosja përkrah njëri-tjetrit të filmimeve të lëvizshme nga vendi i operacionit. Të gjitha këto çështje gjithashtu kanë nevojë për kohë dhe njëkohësisht me kryerjen e operacioneve, montimi, dërgimi dhe transmetimi i drejtpërdrejtë i tyre është i pamundur.

Të gjitha këto lajme kontradiktore me padashje e çojnë mendjen e njeriut drejt një filmi holliwudian shumë polemik me titull “Wag the Dog” dhe bazën e politikës për devijimin e opinionit e cila ndiqet nga Shtëpia e Bardhë. Filmi artistik “Wag the Dog” i prodhuar në vitin 1997, paraqet një pamje të presidentit të Amerikës i cili para se të përballet me skandalin e tij seksual, lëshon urdhrin për luftë me qëllim që ta devijojë vëmendjen e opinionit publik nga çështje në fjalë. Baza e skenaristëve të kësaj vepre artistike thuhet se është marrë nga një realitet i përsëritur në politikën e Amerikës, sulmi i këtij shteti kundër “Granadasë” në vitin 1983 i quajtur “Operacioni Irritimi Emergjent”. Arsye kryesore e këtij operacioni me gjithë pretendimet e Uashingtonit, ishte devijimi i opinionit publik nga operacioni vdekjeprurës që u krye kundër bazës detare të Amerikës në Bejrut.  

Vetëm disa muaj pas transmetimit publik të këtij filmi, procesi i zhvillimeve në Uashington tregoi se jeta politike e Shtëpisë së Bardhë ka qenë versioni origjinal i këtij filmi. Bill Clinton, ish-presidenti i Amerikës në atë kohë, si pasojë e përballjes me krizën e skandalit seksual, me pretekst të sulmeve të kryera kundër ambasadave të Amerikës në Najrobi dhe Darul-Salam, urdhëroi kryerjen e operacioneve ushtarake bombardimin e bazave të dyshuara për terrorizëm në Sudan dhe Afganistan dhe nga këto operacione prodhoi një bombë informative.

Me pak vëmendje dhe kërkim, do ta kuptojmë se kjo qasje është përsëritur shumë herë dhe shumë herë në Shtëpinë e Bardhë dhe natyrisht më shumë se të gjithë presidentët e tjerë amerikan, ishte Donald Trump ai i cili “e ka tundur qenin” në mënyrë që të tejkalojë krizat dhe sfidat me të cilat po përballet. Vendosje pretekst e kësaj politike nga ana e presidentit të 45-të të Amerikës në marrjen e politikave kundër emigracionit, pretendimi i interesimit për zgjidhjen e krizës së Gadishullit Korean nga njëra anë dhe përballja me skandalet seksuale, përballja me akuzimin e një vendi të huaj për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 të Amerikës ejt. nga ana tjetër, janë vetëm disa raste të pakta të përpjekjeve të Trump për devijimin e vëmendjes së opinionit publik.  

Duhet marrë parasysh fakti se pretendimet e Trump për vrasjen e Abu Bakr Al-Baghdadi është vetëm një version i ri i filmit “Wag the Dog” në Shtëpinë e Bardhë që pritet se kjo përpjekje nuk do të sjellë rezultat shumë të madh për atë.

Në lidhje me këtë se përdorimi i kartës me emrin “Al-Baghdadi” deri në çfarë kohe mund të vazhdojë dhe të bëhet shkak për devijimin e vëmendjes së opinionit publik, aktualisht nuk mund të jepet një përgjigje e prerë, mirëpo duket shumë e largët që kjo çështje mund të zgjasë shumë dhe sipas të gjitha gjasave ai do të ketë një rrugë shumë të vështirë për të fituar përsëri në zgjedhjet presidenciale dhe për t’i ikur thirrjes në interpelancë. Pikërisht për këtë arsye duket shumë e largët që edhe versionet holliwudiane në lidhje me vrasjen e Abu Bakr Al-Baghdadi nuk do t’i ndihmojnë mjaftueshëm Donald Trump në këtë çështje.

Tags