Speciale për javën e Unitetit (3)
(last modified Wed, 13 Nov 2019 13:49:08 GMT )
Nëntor 13, 2019 14:49 Europe/Tirane
  • Speciale për javën e Unitetit (3)

Vizioni i lartë i Imam Khomejnit (ra) në çështjen e unitetit të myslimanëve ishte rezistenca përballë të politikave të arrogancës  botërore dhe forcimi i pozitës së myslimanëve.   

Uniteti dhe bashkimi i myslimanëve dhe nevoja për unitet me tyre, janë prej mësimeve dhe parimeve kryesore të fesë së pastër të Islamit dhe udhëzimeve të Kur'anit të shenjtë. Kur'ani i shenjtë në ajetin 10 të sures Huxhurat, thotë:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَیْنَ أَخَوَیْکُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّکُمْ تُرْحَمُونَ

"Besimtarët janë vëllezër me njëri-tjetrin. Prandaj vendosni paqe mes dy vëllezërve tuaj dhe e ndiqeni devotshmërinë hyjnore në mënyrë që të përfshiheni në mëshirën e Zotit".  

Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, i cili është një personalitet fetar, politik, gnostik dhe shpirtëror dhe ishte prej ndjekësve më të mirë të shkollës së Kur'anit të shenjtë dhe të Ehli Bejitit (a.s.), unitetin e myslimanëve e konsideronte faktor për zhvillimin dhe lulëzimin e botës islame.  Çështja e unitetit të myslimanëve në realitet ishte një prej preokupimeve të vjetra dhe themelore të Imam Khomejnit i cili nuk ka neglizhuar këtë domosdoshmëri as edhe për një çast. Imam Khomejni, unitetin e myslimanëve dhe konsensusin e të gjitha shkollave të ndryshme islame rreth boshtit të unitetit, e konsideronte faktor për fuqinë sa më të madhe të myslimanëve dhe pikëlidhëse kryesore për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të botës islame. Në pikëpamjet e lartë të tij, uniteti mes myslimanëve i shndërron myslimanët në një Umet të Unifikuare që mund të qëndrojë dhe të rezistojë si një shkëmb i madh përball politikave arrogante dhe imponuese të arrogancës botërore dhe të përhapë në tërë  botën mësimet udhëzuese të Islamit për shpëtimin e njerëzve.

Me fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit në shkurt të vitit 1979, është shtuar edhe më shumë ndjeshmëria e armiqve dhe të dështuarve për krijimin e përçarjeve dhe ndarjeve mes popullit të Iranit. Ata duke krijuar përçarje mes grupeve etnike dhe fetare, kanë bërë përpjekje të mëdha për ta devijuar Revolucionin Islamik të Iranit. Emërimi i ditëve të përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. me emrin Java e Unitetit, ishte një veprim shumë i matur që është bërë nga ana e Imam Khomejnit (ra) për t'u përballur me zjarrin e përçarjeve që ndizej nga armiqtë. Imam Khomejni, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, me anë të një mesazhi periudhën kohore nga 12 rebi'ul-aval që sipas versionit të shkollës sunite konsiderohet ditëlindja e Hazretit Muhamed s.a.v.s. deri më 17 rebi'ul-aval që sipas versionit të shkollës shiite konsiderohet ditëlindja e Hazretit Muhamed s.a.v.s., e emëroi me emrin "Java e Unitetit".

Ky mesazh i rëndësishëm është lëshuar më datë 28 nëntor të vitit 1981, nga ana e Imam Khomejnit (ra). Që nga ajo kohë në të gjithë Iranin Islamik dhe në të gjithë botën islame gjatë këtyre ditëve të bekuara organizohen tubime dhe konferenca islame dhe ceremoni të ndryshme për të kremtuar festën e ditëlindjes së Profetit të nderuar të Islamit. S.a.v.s..

Imam Khomejni (ra) gjatë një fjalimi të rëndësishëm në lidhje me unitetin e myslimanëve, ka thënë: "Më e rrezikshme se sa nacionalizmi ekstrem, është krijimi i përçarjes mes myslimanëve sunitë (Ehli Sunet va Xhema'at) dhe myslimanëve shiitë duke induktuar propagandën përçarëse dhe komplotiste dhe armiqësore mes vëllezërve islam. E falënderojmë Zotin e madhëruar, që në Revolucionin Islamik të Iranit nuk ekziston kurrfarë mosmarrëveshje me mes dy shkollave dhe të gjithë komunitetet fetare dhe grupet etnike me dashuri dhe vëllazëri jetojnë përkrah njëri-tjetrit. Myslimanët sunitë numri i të cilëve në Iran është i madh dhe jetojnë në rajone të ndryshme të vendit dhe kanë dijetarë dhe personalitete të shumta të dalluara, janë vëllezër me ne dhe ne jemi vëllezër me ata dhe ata kundërshtojnë në mënyrë të prerë propagandën përçarëse dhe hipokrite të disa kriminelëve dhe faktorëve të varur me sionizmin dhe Amerikën. Vëllezërit sunitë në vendin Islamik duhet ta dinë se faktorët e  varur për fuqitë e Djallit të Madh nuk ia duan të mirën myslimanëve dhe Islamit. Prandaj është e nevojshme që myslimanët të distancohen nga ata dhe të mos dëgjojnë propagandën hipokrite të tyre. Unë u shtrij dorën e vëllazërisë të gjithë myslimanëve të zotuar të botës".

Imam Khomejni

Është interesant të dihet se të përbashkëtat më të mëdha fetare ekzistojnë mes myslimanëve sunitë dhe shiitë, një Zot, një Profet, një Kur'an, afërsi e madhe në shumicën e dispozitave të Sheriatit, një Kible, besimi në botën tjetër dhe në ditën e ringjalljes, etj., por edhe shumica e vëllezërve dhe motrave myslimane sunite kanë qëndrime të përbashkëta me myslimanët shiitë edhe në çështjen e pranimit dhe pozitës së prijësit të besimtarëve Imam Aliut (a.s.). Shumë prej dijetarëve të mëdhenj të shkollës sunite islame, por edhe mendimtarë dhe poetë të mëdhenj myslimanë sunitë, kanë lavdëruar dhe vlerësuar lartë personalitetin e Imam Aliut (a.s.) dhe virtytet e tij si bamirësinë, sinqeritetin, të vërtetën, trimërinë dhe shoqërimin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Java e Unitetit edhe nëse manifestohet në mënyrë sa më madhështore dhe me bashkëpunimit sa më të gjerë të vendeve islame, do të neutralizohen të gjitha komplotet dhe intrigat e armiqve kundër myslimanëve. Tubimet, kongreset dhe konferencat islame me temë unitetin islam që organizohen gjatë këtyre ditëve, mund të bëhen vend shumë i mirë për vëllazëri, solidaritet dhe gjithashtu për zgjidhjen e krizave të botës islame. Aktualisht për fat të keq disa vende islame sidomos Arabia Saudite e cila e konsideron vetën "shërbyes të dy vendeve të shenjta" dhe në territorin e saj posedon simbolet kryesore të shenjta të Islamit si Qabenë, varrin e  Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., Mekam-in Ibrahim etj., po bënë bashkëpunimin më të madh me politikat armiqësore të regjimit uzurpues sionist dhe të qeverive të Amerikës. Kjo është në kohën kur nën hijen e unitetit të vërtetë mes vendeve islame dhe bashkëpunimit dhe solidaritet mes tyre, çështja më e rëndësishme e botës islame do të thotë Palestina, do të zgjidhej shumë lehtë dhe krizat e Jemenit, Irakut, Bahrejnit dhe Sirisë etj., në fakto nuk do të ishin krijuar fare.

Nëse do të ndodhte me të vërtetë uniteti mes myslimanëve, bashkëmendimi, bashkëpunimi  dhe vendimmarrja e unifikuar mes të gjitha vendeve islame, atëherë arroganca botërore do të përballej me fuqinë e myslimanëve dhe më nuk do të mund të lejonin veten që të bëjnë agresion dhe të plaçkitin rezervat e mëdha naftore dhe pasuritë e tjera të vendeve islame. Vendet myslimanëve posedojnë burime dhe resurse shumë të mëdha. 70% e energjisë në të gjithë botën dhe rreth 65 % e rezervave natyrore të botës ndodhen në dispozicion të myslimanëve. Aktualisht rajoni i Lindjes së Mesme është një prej rajoneve më jetike dhe më me ndikim në ekuacionet gjeopolitike botërore dhe sytë e shumë lakmitarëve synojnë të uzurpojnë dhe plaçkitin pasuritë e ndryshme të këtij rajoni. Vetëm uniteti mes myslimanëve në të gjitha dimensionet mund t'i jap një fuqinë dhe madhërinë e duhur vendeve islame. Uniteti islamik përveçse u jep fuqinë e duhur myslimanëve, mund të ndihmojë në masë shumë të madhe edhe zhvillimet shkencore, kulturore dhe ekonomike të vendeve islame dhe të krijojë rrethanat për progresin dhe zhvillimin e mirëqenies së mbarë vendeve islame. Duke marrë parasysh pasuritë e mëdha të vendeve islame, nëse do të krijohet një sistem monetar i unifikuar mes këtyre vendeve, aktualisht ekuacionet ekonomike të botës do të ishin në një mënyrë tjetër dhe pasuritë e botës nuk do të shfrytëzoheshin në shërbimin e vetëm të disa fuqive të arrogancës botërore!

Vizioni i lartë i Imam Khomejnit (ra) në çështjen e unitetit të myslimanëve ishte rezistenca përballë të politikave të arrogancës  botërore dhe forcimi i pozitës së myslimanëve. Ajetullah Khamenei ashtu sikur Imam Khomejni (ra), unitetin e myslimanëve e konsideron prej domosdoshmërive më primare të botës islame dhe duke iu drejtuar ndjekësve të të gjitha shkollave islame, thotë: "Armiqtë vijnë dhe na paraqesin neve të këqij në sytë e njeri-tjetrit, ne paraqesin neve të padëshiruar në sytë e njëri-tjetrit; kjo është punë e armiqve. Çdo lëvizje që bëhet shkak ne të njohim në mënyrë të drejtë njëri-tjetrin, të njohim më shumë, t'i njohim pikat e fuqisë së njëri-tjetrit, të zhvillojmë edhe më shumë këta faktor të fuqisë, t'i transferojmë ato te njëri-tjetri; atëherë kjo lëvizje do të rezultojë me unitet, bashkim, zhvillim dhe progres të Umetit Islam".

Që nga ajo kohë kur zëri i thirrjes për unitet të myslimanëve u dëgjua nga Irani Islamik, gjithnjë kemi vërejtur organizimin dhe zhvillimin e kongreseve dhe konferencave të mëdha në Javën e Unitetit në të cilat mblidhen vëllezërit dhe motrat myslimane nga vende të ndryshme islame. Një prej sukseseve të Javës së Unitetit gjithashtu është ky integrim, këto vendimmarrje si dhe marrëdhëniet vëllazërore të krijuara mes ndjekësve të shkollave të ndryshme islame me njëri-tjetrin. Këto tubime janë bërë shkak për izolimin e lëvizjeve takfiriste dhe dëbimin e faktorëve përçarës nga skena dhe proceset e vendimmarrjes së intelektualëve myslimanë. Një prej këtyre tubimeve të rëndësishme është e organizimi i konferencës ndërkombëtare të Unitetit Islam. Kjo konferencë organizohet për çdo vit fillon punimet e saj me një moto me temë unitetin e myslimanëve dhe manifeston një tubim të madhërishëm të myslimanëve. Aktualisht kjo konferencë në të cilën marrin pjesë mbi 300 personalitete politike, kulturore, fetare dhe shoqërore të huaja, është bërë shkak për forcimin e moralit për integrim dhe bashkim mes dijetarëve myslimanë shiitë dhe sunitë në të gjithë botën. Por edhe shumë personalitete të dalluara të botës si mendimtarët myslimanë nga Evropa dhe ata të cilët kanë moral dhe qëndrime kundër arrogancës botërore dhe kundër sionizmit, aktualisht kanë interesim shumë të madh për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për unitetin islam.

Brengat e botës islame është mbështetja ndaj të shtypurve dhe viktimave të padrejtësisë dhe aktualisht e vërteta e Palestinës dhe të qenit pushtues dhe uzurpues i regjimit sionist, është bërë një çështje e qartë për të gjithë dhe është ngritur zëri për kërkimin e drejtësisë nga të gjithë besimtarët e vërtetë të feve qiellore. Në ditët e madhërishme të Javës së Unitetit këtë vit, organizohet sesioni i 33-të i konferencës ndërkombëtare për unitetin islam me temë "Uniteti i Umetit në mbrojtje të Xhamisë Al Aksa" dhe zhvillohet nga 14 deri më 16 nëntor të vitit 2019 në Teheran. Për këtë konferencë të madhe, janë krijuar katër komisione kryesore dhe është paraparë zhvillimi i mbi 15 takimeve profesionale me temë mbrojtjen e Xhamisë Al Aksa dhe në një program të veçantë do të paraqesim një raport në detaje në lidhje me këtë konferencë.

Në fund të këtij edicioni e lusim Zotin e madhëruar që në këto ditë të begatshme të përvjetorit të lindjes së Profetit të fundit dhe vulës së profetëve, Hazretit Muhamed s.a.v.s., të krijojë sa më shumë rrethanat për integrimin, unitetin dhe bashkimin e myslimanëve!