Nëntor 25, 2019 14:30 Europe/Tirane
  • Uniteti, çelësi i fitores së Islamit përball armiqve (2)

Që nga e kaluara e largët e deri më sot, fuqitë arrogante gjithnjë kanë bërë përpjekje që ta shtrijnë hegjemoninë e tyre mbi botën islame. Ato për të realizuar këtë qëllim, nën hijen e përçarjeve dhe zgjerimit të mosmarrëveshjeve mes vendeve islame, kanë zbatuar politikat dhe planet e tyre djallëzore dhe ogurzeze. Ndarja territoriale e vendeve islame gjithashtu ka qenë pjesë e kësaj lëvizje historike kundër botës islame.

Në periudhën e luftës së ftohtë, bota islame ka qenë pjesë e rëndësishme e arenës së rivaliteteve dhe konflikteve mes fuqive të mëdha dhe superfuqive botërore. Pas periudhës së luftës së ftohtë, gjithashtu kjo politikë ka vazhduar nëpërmjet depërtimit të fuqive hegjemoniste dhe dobësimit të vendeve islame nga brendësia e tyre.

Në periudhën e re të politikave botërore, Amerika me hartimin e planit për krijimin e Lindjes së Mesme të Re, ndezi dhe zhvilloi luftëra zëvendësuese dhe duke synuar ndarjen e re territoriale të vendeve islame në bazë të ndjekësve të medhhebeve islame, grupeve etnike, nacionalitetit, krijoi mosmarrëveshje dhe konflikte fetare dhe etnike, në kuadër të zbatonte planet e saj djallëzore. Ky plan filloi të zbatohet me qëllim të vendosjes së hegjemonisë absolute mbi botën islame dhe plaçkitjen e pasurive të vendeve islame.

Dr. Velajati, këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë çështje thotë:

“Armiqtë po bëjnë përpjekje që me kapitalin dhe pasuritë e myslimanëve, të zhvillojnë tregun e tyre ekonomik. Ata dëshirojnë t’i forcojnë dhe zgjerojnë fabrikat e tyre për prodhimin e armatimeve dhe duke shitur me miliarda dollarë armatime dhe pajisje ushtarake, të përhapin luftën dhe vëllavrasjen mes myslimanëve dhe duke marrë në shërbim dhe duke pakuar grupet injorante dhe të ngurta takfiriste, të derdhin gjakun e myslimanëve të shtypur në Irak, Jemen, Siri, Liban, Afganistan dhe Pakistan”.

Politikat e njëanshme, ndërhyrëse dhe të padrejta të Amerikës në mbrojtjen dhe mbështetjen e regjimit sionist, gjithashtu janë në këtë kuadër dhe për të siguruar dhe garantuar sigurinë e Izraelit. Këto politika të cilat janë zbatuar duke shfrytëzuar mungesën e unitetit mes vendeve islame, kanë shkaktuar dëbimin e dhunshëm të miliona myslimanëve nga vendbanimet e tyre. Në këtë proces të padrejtë dhe të dhunshëm, i janë shkaktuar dëme të mëdha dhe serioze Umetit Islam dhe gjeografisë së botës islame.

Një pjesë e këtyre dëmeve janë shkaktuar në rajonet e ndjeshme siç është Gjiri Persik.

Një vështrim mbi zhvillimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në këtë rajon që nga e kaluara e largët e deri më tani, tregon në mënyrë të qartë se prania në mënyrë rivale e fuqive kolonialiste në rajonin e Gjirit Persik është bërë në kuadër të lakmive dhe interesave të fuqive botërore në rajonet strategjike dhe kjo prani ka imponuar shumë vështirësi dhe pasiguri të mëdha për vendet islame të këtij rajoni.

Gjiri Persik si briri veriperëndimor i Oqeanit Indian, konsiderohet një prej rajoneve të rëndësishme të këtij oqeani. Ky rajon si një prej rajoneve më të pasura dhe më të rëndësishme të kontinentit të Azisë, nga aspekti i posedimit të rezervave të mëdha të hidrokarboneve, nga aspekti i pozitës gjeopolitike, strategjike dhe kulturore e fetare të rajonit, si dhe si një treg i gjerë dhe me plotë përfitime, gëzon një rëndësi shumë të veçantë. Gjiri Persik gjithmonë ka pasur një pozitë të veçantë në politikën ndërkombëtare. Sasia e madhe e rezervave të naftës dhe gazit ka bërë që ky rajon të mos jetë i krahasueshëm me asnjë rajon në botë nga aspekti i këtyre rezervave. Kjo është për arsye se sasia më e madhe e rezervave naftore të botës ndodhet në vendet islame dhe sidomos në rajonin e Gjirit Persik. Përveç naftës, ky rajon ka rezerva shumë të mëdha edhe të gazit natyror, sidomos rezervat e Iranit në krahasim me vendet e tjera të rajonit gjithashtu në krahasim me vendet e tjera, ndodhen në një nivel shumë më të lartë. Sipas disa llogaritjeve të bëra, 75% e rezervave të energjisë në botë duke përfshirë naftën dhe gazin, ndodhen në dispozicion të vendeve islame. Edhe në sektorët e tjera si në aspektin e zonave strategjike dhe rrugëve ndërlidhëse, bota islame ka superioritet të dukshëm. Mirëpo me gjithë këto raste të çmuara dhe pozita strategjike, vendet islame por përballen me dëme dhe probleme serioze. Një prej këtyre sferave, është varësia e tyre në fushën e sigurisë ushqimore e cila konsiderohet një prej kërcënimeve kryesore për vendet islame.

Dobësia në sigurimin e nevojave themelore dhe produkteve strategjike mund të shndërrohet në një mekanizëm të presionit dhe si një mjet për vendosjen e hegjemonisë së huaj mbi vendet islame. Pikërisht për këtë arsye, reduktimi i varësisë në sektorë të ndjeshëm dhe jetik ka rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e vendeve islame.

Sipas statistikave të Komisariatit të Lartë për Mbrojtjen e Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara, mbi 300 milionë myslimanë jetojnë nën sanksione ekonomike të ashpra me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, situatë kjo që shkakton vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm dhe ushtron një ndikim shkatërruar mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale të shoqërive të vendeve që po përballen me këto sfida. Nga njëra anë, presioni i shteteve perëndimore dhe sanksionet ekonomike dhe financiare mbi vendet islame mund ta përball me një sfidë të madhe bashkëpunimin mes vendeve islame.

Aktualisht shtetet e mëdha industriale përveç pjesës së madhe që kanë në tregtinë botërore, ushtrojnë ndikimin kryesor edhe mbi kapitalin botëror, investimin e drejtpërdrejtë të jashtëm, transferimin e teknologjisë dhe mbi organizatat e politikave ndërkombëtare si të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Organizatës së Tregtisë Botërore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport në lidhje me këtë çështje ka deklaruar:

“Vendet dhe popujt e varfër nuk kanë ndikim të konsiderueshëm në politikëbërjen e sotshme botërore. Shtetet më të rëndësishme dhe më me ndikim në këtë drejtim janë shtetet e Grupit G-7, anëtarët e të cilit nëpërmjet të drejtës së vetos dhe Këshillit të Sigurisë e kontrollojnë Organizatën e Kombeve të Bashkuara duke pushtuar tre pozita nga pesë anëtarë të përhershëm”.

Pavarësisht faktit se mbi 50 vende myslimane janë anëtar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (që përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë së botës), përfaqësuesit e tyre nuk ushtrojnë ndikim të rëndësishëm në vendimet botërore.

Vendet islame edhe pse disa prej tyre nga aspekti i pavarësisë kombëtare, burimeve dhe pasurisë, ndodhen në nivel të vetëmbështetjes dhe mjaftueshmërisë, mirëpo nga disa aspekte të tjera duke përfshirë edhe garantimin e sigurisë së mbrojtjes, gjithashtu janë të varura. Në tre dekadat e kaluara, shpenzimet ushtarake të botës arabe në mënyrë të vetme kanë arritur shifrën mbi 18 miliardë dollarë.

Kjo është në kohën kur bota islame gëzon elemente të rëndësishme të fuqisë.

Fuqia në Islam është e lidhur me unitetit dhe parimet themelore të Islamit. Islami me mësimet e tij duke u mbështetur në kërkimin e shkencës dhe largimin nga fanatizmat etnike, fetare dhe duke deklaruar bashkëjetesën paqësore me besimtarët e feve të tjera, kishte këputur zinxhirët e prangave që sipas Kur’anit të shenjtë, në atë kohë kishin prangosur duart dhe këmbët dhe qafën e popujve të botës, si dhe kishte krijuar rrethanat për zhvillimin e një civilizimi të madh dhe të gjerë në botë.

Faktori më i rëndësishëm i fuqisë së vërtetë përbëhet nga të përbashkëtat e shumta fetare dhe nga uniteti rreth boshtit të urdhëresave kur’anore dhe është një prej privilegjeve të rëndësishme të botës islame.

Ky potencial i madh mund shfrytëzohet për ngritjen, zhvillimin dhe mirëqenien e Umetit Islam dhe për ta forcuar pozitën e botës islame në arenën ndërkombëtare dhe për ta ringjallur dinjitetin dhe fuqinë e vërtetë të botës islame. Mirëpo deri në kohën kur vendet myslimane nuk forcojnë burimet e veta nëpërmjet rindërtimit dhe modernizimit të politikave të brendshme dhe të jashtme të tyre, nuk mund të shfrytëzojnë këto raste ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e tyre legjitime.

Duke marrë parasysh rrethanat rajonale dhe ndërkombëtare, bota islame ka nevojë urgjente për themelimin e organizatave rajonale për të shtuar rivalitetin dhe për të drejtuar në mënyrë të drejtë kapitalet e pa drejtuara. Në këtë mes, mobilizimi i faktorëve si puna, investimi dhe përdorimi i monedhës kombëtare në shkëmbimet e mallrave tregtar në vend të varësisë për dollarin dhe valutat e tjera, janë prej sektorëve të rëndësishëm dhe shumë të nevojshëm për ekonominë në shkëmbimet tregtare të vendeve islame.

Nga pikëpamja e Emil Dorkim, sociolog i njohur francez, ajo çfarë e mbanë në këmbë një shoqëri, është ndjenja e solidaritetit dhe unitetit mes pjesëtarëve të asaj shoqërisë.

Emir Durkim beson se: “Nuk ekziston asnjë shoqëri e cila nuk do të ketë nevojë që në periudha të rregullta kohore, të manifestojë ndjenjat dhe idealet kolektive në shenjë të ruajtjes së tyre dhe vërtetimit përsëri të tyre. Kjo është për arsye se këto vlera janë atë që përbëjnë elementet ndërtues të unitetit dhe personalitetit të shoqërisë”.

Dr. Muhamed Husejn Mokhtari, rektori i Universitetit të Medhhebeve Islame dhe profesor në nivelet e larta të shkollave fetare dhe universitetit, në konferencën ndërkombëtare “Islami dhe vlerat e larta”, duke vë në dukje se një prej dimensioneve themelore të unitetit, është dimensioni strategjik dhe rrugëzgjidhës i tij, thotë:

“Paraqitja e kësaj çështje të rëndësishme, sot dhe në atmosferën ekzistuese të botës islame, ka shumë rëndësi të madhe, për arsye se bota islame sot vazhdon të jetë me plotë tensione dhe po përballet me irritimin e arrogancës botërore e cila po synon të realizojë interesat dhe lakmitë e veta. Prandaj, domosdoshmëria e përdorimit të strategjisë për afrimin dhe unitetin mes myslimanëve si një prej parimeve të rëndësishme të bashkëpunimit mes shkollave islame, po ndjehet në masë shumë të madhe për t’u përballur me politikën e përçarjes dhe ndarjes”.

Tags