7 hapa që të bëhesh lexues libri (1)
Si të kthehemi në një lexues të librit dhe të mësohemi me leximin? Si ta nisim leximin e librit? Si ta lexojmë librin? Çfarë libri të lexojmë? Këto dhe me dhjetëra pyetje të tjera lindin në mendjen e njeriut I cili deri tani nuk është mësuar me leximin e librave, mirëpo dëshiron të kthehet në një lexues I librave. Nëse ju dëshironi të ktheheni në lexues të librave, atëherë qëndroni me ne, në emisionin kushtuar “ Javës së Librit dhe leximit të tij”
Aftësia për të lexuar është një nga aftësitë më të rëndësishme në botën e sotme dhe leximi është faktor thelbësor për t'u lidhur me shoqërinë e sotme. Qasja në informacione në internet ose në libra dhe revista bën të mundur që njerëzit të marrin informacione rreth botës përreth tyre dhe të komunikojnë lehtësisht me të tjerët. Truri i njeriut ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm dhe leximi është një aktivitet për të ndihmuar në këtë zhvillim, pasi përmirëson funksionimin e trurit dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Ulja e stresit të përditshëm, forcimi i fuqisë së trurit dhe parandalimi i Alzheimerit, rritja e shkencës dhe njohurive, përmirësimi i aftësive të komunikimit dhe fjalorit, si dhe përmirësimi i aftësisë për të analizuar dhe studiuar tema të përditshme, janë vetëm disa nga përfitimet e leximit. Tani lind pyetja se megjithë këto avantazheve, si mund të forcohet zakoni i leximit. Ndjekja e disa këshillave dhe aplikimi i disa rekomandimeve mund ta bëjë këtë rrugë disi më të lehtë.

Hapi i parë është të ndryshoni pikëpamjen tuaj ndaj librit. Libri supozohet të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë. Është më mirë të mos e shikoni atë si një send luksoz, që kurrë nuk do të keni para për ta blerë! Prandaj ju lutemi blini një libër duke ngrënë më pak pica dhe shikojeni atë si një metodë për të rritur vetëdijen dhe njohurinë tuaj. Mos dyshoni aspak se kjo vetëdije dhe njohur e shtuar do të përmirësojë cilësinë e jetës tuaj. Së pari dhe më e rëndësishmja, cilësia e jetës sonë është në funksion të mendimeve tona dhe mendimet tona fitojnë cilësi më të mirë nëse lexojmë dhe studiojmë në fusha të reja. Ashtu si ngrënia dhe ushqimi janë thelbësore për rritjen fizike të trupit, leximi i një libri është gjithashtu një ushqim i shpirtit dhe duhet të përfshihet së bashku me aktivitetet e tjera të përditshme. Mund të filloni me një buxhet minimal. Fillimi i diçkaje mund të jetë i vështirë, por cikli vazhdon me kalimin e kohës dhe angazhimin personal. Duke planifikuar shpenzimet tona, ne zbulojmë se libri mund të gjejë një vend të përshtatshëm në listën tonë të blerjeve dhe mundësisht ai mund të ndihmojë për të organizuar shpenzime e mëpasshme. Prandaj mbani në mend se ne në fillim nuk kemi nevojë të harxhojmë para shtesë, por me një organizim të thjeshtë dhe duke evituar blerjet e panevojshme dhe madje duke ulur pak kostot e shpenzimeve, ne do të na çojë në rrugën drejt një librarie.
Pika e artë sot është se dy mënyra janë ato që përcaktojnë cilësinë e jetës sonë: Librat që lexojmë dhe njerëzit që takojmë. Jini cilësor !!