Trump dy anët e monedhës (12)
Programi i sotëm përqendrohet në vetminë e Trump dhe seriozitetin e shkarkimit të tij dhe reagimet e ashpra të presidentit amerikan ndaj kritikëve të vet.
Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kaluar qoftë edhe në një javë pa polemika me tweet-et, komentet dhe vendimet e tij që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Personaliteti, qëndrimi dhe sjellja e paparashikueshme e Trump dhe jashtë traditës morale dhe politike të tij, e kanë bërë atë daljen presidentin amerikan më të diskutuar në lajme dhe komente. Trump tani në Kongres përballet me akuzat e abuzimit me pushtetin dhe mocionin e besimit. Gazeta Uashington Post në një analizë të saj ka shkruar: Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka qenë prej kohësh një figurë kryesore në pushtet, ka hyrë në momentin më sfidues të presidencës së tij, sepse ai në çdo front të qeverisë vet përballet me persona që veprojnë kundër dëshirës së tij dhe kjo intensifikon akoma më shumë hetimet për thirrjen në interpelancë. Gjykata federale nxjerr verdikte kundër tij. Ligjvënësit e kritikojnë, ndërkohë që Trump ka humbur kontrollin mbi organet e rëndësishme konservatore mediatike. Sondazhet tregojnë se numri i amerikanëve të pakënaqur nga Trump dhe që mbështesin thirrjen e tij në mocion besimit nga Kongresi, shtohet nga dita në ditë. Mitch McConnell, lideri i republikanëve në senatin amerikan në një mesazh të tij për Uashington Post shkruan: Tërheqja e trupave amerikane nga Siria ishte një gabim i madh strategjik. Ky veprim ka çuar në humbjen akoma më të madhe të sigurisë së Amerikës, ndërkohë që rivalët i ka bërë më të fortë dhe ka dobësuar tejmase aleatët e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. një prej agjencive gjermane të lajmeve shkruan: Fjalimi i McConnell ka një peshë tjetër me qëndrimet e republikanëve të tjerë. Ai është kreu i republikanëve në Senatin amerikan dhe një prej politikanëve më të fuqishëm të kësaj partie. John C. Kornblum, ish ambasador i Amerikës në Gjermani në një intervistë për radion gjermane, fuqinë ekzekutive të Trump e ka cilësuar të çakorduar dhe thekson se shumë nga republikanët nuk e respektojnë më presidentin amerikan. David Axelrod, ish këshilltar i Shtëpisë së Bardhë në periudhën e Barack Obamës, thotë: Në kohën kur perdja të hiqet do të bëhet e qartë se ai nuk është gjë tjetër veçse një magjistar. Nëse gjuha juaj është fuqia dhe potenca, mirëpo kudo që shkelni tregoni dobësi, kjo është e rrezikshme. Axelrod ndër të tjera shton se “ Fytyra e tij është e përqendruar në atë që ta tregojë veten si të fortë, mirëpo mesa duket të fuqishmit atë nuk e llogarisin”.

Donald Trump në fushatën e tij elektorale, për më shumë se 20 mijë përkrahës të tij në Dagllas ka thënë: Ekonomia jonë ka lulëzuar, populli ynë po përparon, vendi po lulëzon dhe kombi është më i fuqishëm se në të kaluarën. Mirëpo sa më shumë vendi përparon, këta demokratë marrëzohen, nevrikosen dhe urrejnë akoma më shumë. Ata janë të marrë, të marrë. Mirëpo kjo gjuhë e Trump dhe theksimi i tij për sukseset ekonomike të qeverisë së vet, nuk janë bërë shkak që populli amerikan të kthehen në përkrahje të tij. Një prej pikave të forta të politikës së Trump, është mbulimi i mediave konservatore që ishin të gjitha në mbështetje të tij. Mirëpo sot mesa duket muri i mbështetësve dhe i përkrahësve të Trump, po çahet. Trump kohët e fundit është mërzitur shumë me kanalin televiziv Fox News, për shkak se ky kanal ka publikuar një sondazh të popullit kundër Trump. Pasi Fox News njoftoi se 51% e amerikanëve mbështesin thirrjen e Trump në mocion besimit nga Kongresi, presidenti amerikan në një cicërim të tij në Twitter deklaroi se “ Fox, ndryshon shumë me ato ditët e mira të tij në të kaluarën”. Drudgereport.com i cili mund të konsiderohet si websajti më me ndikim në mediat e konservatorëve, javën e fundit ka publikuar shumë titra dhe lajme kundër presidentit Trump. E gjithë kjo tregon se Trump ndodhet në një situatë shumë të brishtë përpara fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe kjo në vetvete është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan një Amerikë pa Donald Trump. Sondazhi më i fundit i Pew Research Center, tregon se 54% e amerikanëve mbështesin kryerjen e hetimeve ndaj Donald Trump mbi skandalin më të fundit të quajtur Ukraine-gate. Ky sondazh tregon se numri i përkrahësve të thirrjes së Trump në mocion besimi, është rritur me 4% në krahasim me sondazhet e muajit shtator. William Tiller, ish ambasador i Amerikës në Ukrainë i cili është thirrur nga Kongresi për të dëshmuar lidhur me konfliktin e interesit gjatë bisedës telefonike të Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas për të kryer hetime mbi familjen e Joe Biden, kandidat për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ka thënë: Trump dhënien e ndihmave ushtarake për Ukrainën dhe takimin me përshëndetin e këtij vendi e ka kushtëzuar me nisjen e hetimeve nga Ukraina lidhur me demokratët dhe bashkëpunimin e familjes së Joe Biden. Pikërisht kjo deklaratë i ka bërë demokratët që të ndjekin akoma më fuqishëm procesin e shkarkimit të Donald Trump, ndërkohë që opinioni publik amerikan po kërkon gjithnjë e më shumë sqarimin e rasteve ku Trump ka abuzuar me pushtetin e tij.

Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë kohët e fundit ka publikuar një raport mbi faktet e nevojshme për thirrjen e presidentit në mocion besimi dhe nga republikanët ka kërkuar të jenë më të ashpër në përpjekjet për thirrjen e Donald Trump në Kongres. Në këtë raport në formë të përgjithshme janë përmendur veprimet e Turmo dhe bisedën e tij telefonike me presidentin e Ukrainës. Sa më shumë që koha kalon dhe fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale bëhet më serioze, aq më shumë shtohet vetmia e Trump, pasi për çdo ditë e më shumë zgjerohet distanca e republikanëve me emër kundrejt Donald Trump me qëllim që figura e tyre të mos njolloset. Trump ka kritikua ashpër Mitt Romney, përfaqësues republikan në Senat dhe ish kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 dhe kat hënë: Demokratët janë të bashkuar dhe nuk kanë persona si Romney. Trump ka deklaruar se republikanët duhet të jenë të bashkuar dhe ta mbështesin atë fuqishëm për të kundërshtuar mocionin e besimit. Donald Trump po përdor një gjuhë të ashpër dhe jashtë normave të etikës për të sulmuar kundërshtarët e tij demokratë por edhe ato në radhët e republikanëve. Trump në një cicërim të tij, Hillari Klinton e ka quajtur një mashtruese. Ai në një cicërim tjetër për Hillari Klinton ka shkruar: Hillari Klinton e dërrmuar dhe Xhil Xhaston mbrojtës i respektuar i ambientit dhe kandidat i partisë së Gjelbër, janë “ prona të Rusisë. Trump në një takim me liderët e Kongresit me gjuhë shumë të ashpër duke kritikuar Nancy Pelosi-n, dha përgjigje për arsyen e tërheqjes së trupave nga Siria, mirëpo përgjigjja e tij u bë shkak që liderët e kongresit të largohen nga salla e takimit nga shtëpia e Bardhë. Trump nuk u mjaftua as me këtë dhe në një cicërim të tij shkroi: Nancy Pelosi ka nevojë urgjente për ndihmë. Ajo ose ka probleme me belanë e saj, ose qartazi nuk e do vendin tonë. ajo sot në Shtëpinë e Bardhë i ka shpëtuar furrës. Të shikojë këtë skenë ishte shumë e mërzitshme. Faluni për atë, ajo është shumë e sëmurë. Në fillim të këtij viti Trump dhe Pelosi në një konferencë në shtëpinë e Bardhë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kjo çoi në largimin e demokratëve nga salla e konferencës. Në atë kohë Pelosi akuzoi presidentin Trump për mbulimin e së vërtetës në dosjen e Rusisë. Kryetarja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve kishte thënë se familja Trump për t’i shërbyer Amerikës duhet të parandalojnë sjelljet e tyre jo të hijshme. Trump në përgjigje të Pelosit, atë e quajti budallaqe dhe të marrë dhe një njeri që nuk hyn në punë askujt pasi ka probleme mendore. Kjo është gjuha që përdoret nga persona që pretendojnë se janë superfuqi në botë, mirëpo për të ruajtur apo për të ardhur në pushtet shkelin gjerësisht normat e etikës dhe njerëzillëkut. Një nga mesazhet e ardhjes së Donald Trump në pushtet është shfaqja e faqes së zezë të sistemit të pushtetit në Amerikë.