Trump dy anët e monedhës (13)
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i93192-trump_dy_anët_e_monedhës_(13)
Në këtë program do të flasim mbi reklamën e Trump në një sistem kanalizimi dhe reagimin e Trump lidhur me vrasjen e Abu Bekr Bagdadit, si dhe për rënien e popullaritetit të tij në sondazhet më të fundit në Amerikë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 14, 2019 15:58 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (13)

Në këtë program do të flasim mbi reklamën e Trump në një sistem kanalizimi dhe reagimin e Trump lidhur me vrasjen e Abu Bekr Bagdadit, si dhe për rënien e popullaritetit të tij në sondazhet më të fundit në Amerikë.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kaluar qoftë edhe në një javë pa polemika me tweet-et, komentet dhe vendimet e tij që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Personaliteti, qëndrimi dhe  sjellja e paparashikueshme e Trump dhe jashtë traditës morale dhe politike të tij, e kanë bërë atë daljen presidentin amerikan më të diskutuar në lajme dhe komente. Trump tani në Kongres përballet me akuzat e abuzimit me pushtetin dhe mocionin e besimit. Zhvillimi më i fundit i Donald Trump është lajmi mbi reklamën e ti. Gazeta Newa Week në një artikull të saj shkruan Reklama e Donald Trump në mesin e gjarpërinjve helmues në një kanl shkarkimi në Brooklin të Nju Jorkut është bërë objekt i lajmeve në rrjetet sociale. Sipas kësaj gazete Trump i cili u fut në shtëpinë e bardhë me sloganin “ të thajmë vorbullat”, sot është futur vetë në vorbull.

Trump në mesin e gjarpërinjve

Një prej banorëve të këtij rajoni thotë: Është ai në mesin e ujërave më të zeza të vendit është i rrethuar nga gjarpërinjtë. Rrethi real i këtij Trump-i është ujërat e zeza. Aktualisht Trump është futur në vorbullën e thirrjes nga Kongresi. 232 përfaqësues të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë dhënë votën pro thirrjes së Trump në mocion besimi për shkak të shpërdorimit të pushtetit prej tij. Një pjesë e rëndësishme e cicërimeve të Trump dhe i reagimit të mediave, është përqendruar në procesin e shkarkimit të tij. Trump me operacionin e stilit James Boond të ushtarëve amerikanë për vrasjen e Abu Bekr Bagdadit, liderit të grupit terrorist ISIS, është përpjekur ta shfrytëzojë këtë çështje në maksimum nga aspekti politik dhe propagandistik me qëllim që të lë mënjanë dhe distancojë kundërshtarët dhe rivalët e tij demokratë. Mirëpo shfaqja teatrale e Trump në shpjegimin e vrasjes së Abu Bekr Bagdadit, u përdor gjerësisht nga qarqet politike dhe mediatike për ta kritikuar presidentin amerikan. Daniel Byman, një prej anëtarëve të institutit Brookings në Amerikë, ka vënë në pikëpyetje fjalimin e presidentit amerikan Donald Trump për vrasjen e Abu Bekr Bagdadit kreut të ISIS dhe ka thënë se nga Trump nuk mund të pritej më shumë se kaq. Daniel Byman shton: “Toni i përdorur nga Trump në shpjegimin e kësaj ngjarjeje, e ka ulur rëndësinë e këtij momenti historik. Presidenti amerikan mund ta shfrytëzonte këtë mundësi për të dhënë mesazhin e unitetit në kombin amerikan mirëpo në të kundërt ai u bë objekt i përçarjes dhe i urrejtjes ku tha se “ Bagdadi vdiq si një qen. Momentet e fundit të jetës s tij i kaloi i frikësuar dhe i tmerruar nga afrimi i ushtarëve amerikanë”. Unë shpresoj që të gjitha këto fjalë që tha presidenti amerikan të jenë të vërteta mirëpo nuk ekziston asnjë metodë për të vërtetuar se çfarë ndjente Bagdadi në momentet e fundit të jetës së tij”.

Dr. Daniel Byman, anëtar i institutit Brookings në fund të mendimit të tij, pasi kritikon tonin e përdorur nga Trump në shpjegimin e vrasjes së Abu Bekr Bagdadit thotë: Vrasja e Bagdadit ishte një sukses i madh në luftën kundër terrorizmit, mirëpo mënyra e shprehjes së Trump, duke pasur parasysh politikën e tij të rëndomtë, nuk ishte diçka që nuk pritej. Në kohën kur Amerika në kushtet aktuale ndodhet e përçarë, është e turpshme që presidenti këtë moment të veçantë të mos e përdorë për unifikimin e popullit. Tomas Friedman, në një artikull të nJu Jork Times, veprimet e Donald Trump i analizon në një formë tjetër. Ai shkruan: “Nëse armiqtë tanë më të këqij do të përdornin vite të tëra për të hartuar programe për të dëmtuar qëndresën tonë, ata nuk do të arrinin ta bënin këtë kaq shpejt siç e bënë ata persona që mundohen vetëm për qëllimet politike dhe financiare të tyre afatshkurtra. Figura të njohura në qeveri, politikën dhe biznesin amerikan sillen në atë mënyrë që janë shumë të dëmshme për organet dhe strukturat kryesore dhe themelore të demokracisë tonë. Ata kujtojnë se stabiliteti i vendit është një fenomen i përhershëm të cilin mund ta shfrytëzojnë sa herë dhe si të duan dhe atë ta trazojnë por pa e zhdukur. Mirëpo kjo është e gabuar. Ne mund ta shkatërrojmë Amerikën dhe aktualisht jemi në këtë rrugë. As në luftën e ftohtë, as në luftën e Vietnamit dhe as në kohen e skandalit Watergate, nuk jam frikësuar kaq shumë për vendin tim”. Gutam Mukonda hulumtues i Haruard Kenedy dhe shkrimtar i librit: “ E pashmangshme, në kohën kur liderët janë vërtetë të rëndësishëm”, thotë se ky moment ngjasonin me Wall Street-in përpara krizës financiare ku të gjithë kujtonin se sistemi është gjithmonë i qëndrueshëm. Ai shton; Pas atyre rreziqeve, bëjmë rreziqe akoma më të mëdha, ushtrojmë akoma më shumë presion ndaj sistemit dhe sistemi shkon deri aty saqë në një moment pëlcet dhe qeveria në atë futet për të shpëtuar të gjithë. Nëse ata vazhdojnë këtë sjellje Trump dhe aleatët e tij do të arrijnë fitore të shkurtër deri në kohën kur sistemi të pëlcasë. Mirëpo në atë kohë nuk do të ketë më ndonjë qeveri që të marra masa për shpëtim pasi ata në realitet janë bërë shkak që qeveria dhe në fund vendi, të shkatërrohen.

Qeveria e kryesuar nga Donald Trump popullin amerikan për çdo ditë e përball me një çështje të re. Rritja dhe stabiliteti ekonomik në Amerikë është mirë. Mirëpo shumë ekspertë dhe analistë janë të mendimit se politikat ekonomike të Trump, Amerikën po e përballin me një recesion ekonomik. Trump edhe pse krenohet vazhdimisht për sukseset e tij ekonomike, ai nuk ka mundur të thithë pëlqimin e popullit amerikan. Rënia e popullaritetit të Trump ka ulur shumë mundësitë e rizgjedhjes së tij në postin e presidentit në zgjedhjet e vitit 2020. Me zyrtarizmin e procesit të shkarkimit nga Dhoma e Përfaqësuesve, proces që nisi për shkak të skandalit Ukrianegate, një prej instituteve statistikore në Amerikë ka bërë të ditur uljen me 8% të popullaritetit të Trump në mesin e republikanëve. Gazeta Uss Today citon një sondazh të kryer nga Uashington Post dhe nga ABC News ku theksohet se popullariteti i Trump në mesin e republikanëve është në nivelin më të ulët të mundshëm. Sipas këtij sondazhi popullariteti I presidentit Trump në mesin e republikanëve është ulur në 74%, që në krahasim me sondazhit e muajit shtator është 8% më pak. Populli amerikan haptazi shpreh pakënaqësinë e tij ndaj presidentit amerikan. Kjo sjellje e popullit amerikan ndaj presidentit është e pashoq në historinë e vendit. Agjencia CNN në një raport të saj njoftoi se presidenti amerikan në kohën kur kishte shkuar për të parë një ndeshje futbolli është fshikulluar nga të pranishmit dhe kundërshtarët e tij. Kjo ishte hera e dytë brenda një jave që presidenti amerikan fishkëllehet në një prej stadiumeve sportive të vendit. Fishkëllimi dhe përçimi i presidentit amerikan Donald Trump nga ana e popullit me kalimin e kohës po kthehet në diçka normale.