Trump dy anët e monedhës (14)
Në këtë emision do të njihemi me personalitetin dhe dosjen e punës së Trump nga pikëpamja e dy aktivistëve politik dhe mediatik.
Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kaluar qoftë edhe në një javë pa polemika me tweet-et, komentet dhe vendimet e tij që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Personaliteti, qëndrimi dhe sjellja e paparashikueshme e Trump dhe jashtë traditës morale dhe politike të tij, e kanë bërë atë daljen presidentin amerikan më të diskutuar në lajme dhe komente. Trump tani në Kongres përballet me akuzat e abuzimit me pushtetin dhe mocionin e besimit. Jo vetëm Amerika por edhe bota është përballur me politika të cilat tregojnë anomalinë e personalitetit të Donald Trump i cili ka krijuar probleme dhe trazira në politikën e Amerikës dhe të botës. Peter Wehner aktivist politik dhe mediatik në Amerikë në një artikull të titulluar “ Trump nuk është në gjendje të mirë” për revistën Atlantik shkruan: Në kohën kur një gazetar iu drejtua Donald Trump për ta pyetur mbi disa çështje të cilat ai duhej t’i kishte parasysh në zgjedhjet e vitit 2016, ka thënë: Ju gazetarët më shumë duhet të flisni me psikologët për shëndetin mendor të Trump. Artikulli i Peter Wehner bazohet në analizuat psikologjike lidhur me presidentin amerikan, vendimet e të cilit në politikën e brendshme dhe të jashtme kanë shkaktuar dëme të rënda për interesat e Amerikës. Një prej karakteristikave të Trump është sulmi ndaj kundërshtarëve të tij. Sulmet e presidentit amerikan ndaj disa mediave si CNN dhe përshkrimi i tyre si media që përhapin lajme false, është një prej sjelljeve destruktive të Trump. Trump të gjithë kundërshtarët e tij i quan tradhtarë ndërsa veten e përshkruan si përfaqësuesin real të kombit amerikan. Nga pikëpamja e tij Nancy Pelosi, kryetarja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve është një tradhtare e cila ka kundërshtuar urdhrin e tij për ndërtimin e murit ndarës në kufirin me Meksikën dhe ka nisur procesin e shkarkimit të tij. Trump iu është kundërvënë edhe disa prej anëtarëve të partisë republikanët të cilët janë shprehur të shqetësuar mbi veprimet e tij, kritika të cilat Trump nuk i ka pranuar. Ai disa emigrantë të vendeve afrikane dhe vendeve nga u përkasin i ka barazuar me tualete dhe ka thënë se të gjithë ata duhet të kthehen në vendin e tyre. Trump në formë imagjinare e ka ndare veten nga grupet raciste të bardhë mirëpo me veprimtarinë e vet dhe politikat e ndërmarra ka mbështetur këto grupe dhe sipas shumë politikanëve dhe kritikëve është cilësuar si presidenti më racist në historinë e Amerikës.

Qasja e Trump ndaj politikës së jashtme që nga fillimi kur u zgjodh president i SHBA ka ngjallur kritika nga qarqe të ndryshme. Trump në të gjithë botën dhe në të gjithë vendet ka adoptuar politika, secila prej të cilave ka potencialin për t'u kthyer një krizë të plotë. Një nga motoja kryesore e Trump ishte se vendet si Kina, Japonia, Koreja e Jugut, si dhe Bashkimi Evropian, në marrëdhëniet e tyre tregtare me Shtetet e Bashkuara arrijnë të fitojnë përfitime të rëndësishme, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara nga këto marrëdhënie nuk arrijnë të përfitojnë në mënyrë të drejtë. Në këtë drejtim, Trump ka nisur një luftë tregtare kundër të gjithë atyre dhe u ka bërë thirrje për marrëveshje të reja tregtare. Në këtë kontekst, thënia se "luftërat janë më të lehta se sa përfundimi i tyre", e përshkruan në mënyrë të përsosur situatën e Trump. John Dahl në një artikull të titulluar "Lufta e Tregtisë së gjatë Kinë-ShBA, Një skenar humbje-humbje", botuar në agjencinë National Interest thotë: "Uashingtoni po humb rreth 1.4 miliardë dollarë në muaj përmes luftës tregtare me Kinën. Trump, megjithatë, flet për fitoren e Amerikës në luftën tregtare me Kinën dhe i sheh të dobishme politikat e tij ekonomike. Një tjetër nga veprimet e Trump, i cili dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme besueshmërinë ndërkombëtare tek SHBA, ishte tërheqja e njëanshme e qeverisë amerikane nga marrëveshja bërthamore. Dëmi i rëndë i Trump nuk ishte vetëm në përpjekjet shumë vjeçare diplomatike që ishin bërë për të arritur këtë marrëveshje, por ai shkaktoi përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rritjen mosbesimit të popullit iranian në politikat e qeverisë amerikane. Raporti Peter Wehner në Atlantik thotë: Tërheqja e SH.B.A. marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe P5 + 1, ka rritur tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe puna shkoi deri aty ku forcat amerikane në rajon aktualisht të gjenden nën presion të madh nga Irani dhe aleatët e tij. Në të vërtetë, duhet thënë se politikat e Trump në Lindjen e Mesme, si tërheqja nga marrëveshja bërthamore, jo vetëm që nuk ka kanë pasur asnjë dobi, por kanë minuar edhe besueshmërinë kundrejt Amerikës dhe kanë rrezikuar interesat e saj në Lindjen e Mesme. Peter Wehner , raportin e tij në Atlantik e përfundon duke thënë: "Presidenti që vuan nga një personalitet i lëkundur dhe çrregullime mendore nuk mund të bëjë veprime pozitive dhe konstruktive, por përkundrazi, Trump dhe politikën e tij jo aq të çuditshme, po vë në rrezik interesat kombëtare të Amerikës.

Në qarqet politike dhe mediatike të administratës amerikane, nuk janë të paktë ata që e shohin Trump si një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e SHBA. Rodrigue Tremblay, profesor i ekonomisë, në një shënim të tij shkruan: Nëse problemi i Donald Trump ishte vetëm problemi i brendshëm i Amerikës, mund shpresohej se sistemet politike dhe juridike në Shtetet e Bashkuara mund të bënin diçka për atë. Por ky njeri jo vetëm që e pranon se është përtej ligjit amerikan, ai gjithashtu flet dhe vepron sikur të mos kishte as ligj ndërkombëtar. Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve në SHBA Nancy Pelosi në mënyrë të përsëritur ka theksuar se ajo mendon se Trump vepron mbi ligjin. Rodrigo Tremblay më tej shton: Që nga koha e inaugurimit të Donald Trump më 20 Janar 2017, ai ka folur dhe ka vepruar sikur e pranon që vetja e tij qëndron mbi ligjin. Pastaj vjen zinxhiri i gjatë i politikave kaotike, motivuese, të dobëta dhe të parëndësishme që nuk janë parë kurrë në kohët moderne. Kjo situatë jo vetëm në ekonomi, financën qeveritare dhe tregti, por edhe me diplomacinë mjaft të pakëndshme, ka dëmtuar reputacionin e Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për politikat përçarëse sociale të Donald Trump që kanë acaruar pabarazitë e të ardhurave dhe pasurisë dhe në të vërtetë ka çuar më një kthim në vitet 1920. Profesori i Ekonomisë Rodrigo Tremblay shënimin e tij mbi procesverbalin presidencial të Donald Trump e përfundon duke thënë: Urrejtja dhe kundërshtimet midis republikanëve dhe demokratëve është bërë më e fortë dhe personale se kurrë më parë në kohët moderne. Për më tepër, qendra hulumtuese Pew, në studimet dhe anketat e saj ka arritur përfundimit se polarizimi i partive dhe armiqësia sociale midis grupeve është rritur tej mase gjatë tre viteve të fundit. Nuk është e nevojshme të përmenden më shumë raste. Dëmi që ka shkaktuar Donald Trump është si drita e ditës. Le të shpresojmë se gjendja nuk përkeqësohet edhe më shumë!