Dhjetor 14, 2019 16:01 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (15)

Në këtë emision do të flasim mbi amnistinë e tre ushtarëve kriminelë amerikanë në Afganistan dhe Siri, mundësinë e dorëheqjes ose largimit nga puna të Mike Pence dhe Mike Pompeo dhe procesin e fajësimit të Donald Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kaluar qoftë edhe në një javë pa polemika me tëeet-et, komentet dhe vendimet e tij që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Personaliteti, qëndrimi dhe  sjellja e paparashikueshme e Trump dhe jashtë traditës morale dhe politike të tij, e kanë bërë atë daljen presidentin amerikan më të diskutuar në lajme dhe komente. Trump tani në Kongres përballet me akuzat e abuzimit me pushtetin dhe mocionin e besimit. Një nga tiparet e personalitetit të Donald Trump është mosrespektimi nga ana e tij ndaj të drejtave të njeriut, marrëveshjeve bilaterale dhe shumëpalëshe dhe të drejtës ndërkombëtare. Në përputhje me moton “Amerika e Para”, Trump çdo veprim në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar e konsideron të ligjshëm. Në masën e fundit kundër standardeve njerëzore, Donald Trump fali tre ushtarë kriminelë amerikanë, përfshirë Clint Lorance, të dënuar me 19 vjet burg. Oficeri amerikan në 2012 kishte porositur që të pushkatoheshin tre afganë të paarmatosur në Afganistan. Mathew Golsteyn është një tjetër ushtar amerikan që urdhërohet të falet. Ai është akuzuar për vrasjen e një afgani të dyshuar për bashkëpunim me talebanët në vitin 2010.  Një ushtar tjetër për është falur është Edward Gallagher, i cili ka kryer një krim lufte në Siri.

Tre ushtarë kriminelë amerikanë, të cilët u falën nga Donald Trump


Ish Presidenti Afganistan Hamid Karzai në një mesazh në faqen e tij në Twitter shkroi: "Ky vendim pasqyron mosrespektim të plotë për jetën dhe dinjitetin e afganëve dhe minon vlerat e pretenduara të Shteteve të Bashkuara". New York Times lidhur me vendimin e Trump thotë se komandantë të lartë ushtarakë amerikanë kundërshtuan amnistinë dhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper dhe komandanti i forcave tokësore Ryan McCarthy argumentuan se një veprim i tillë do të dobësonte juridiksionin e ushtrisë dhe nuk do të parandalonte forcat e tjera në zonat operative që të bëjnë veprime të tilla. Sipas New York Times , të gjithë presidentët amerikanë nga George Washington e deri tek Trump kanë falur me dhjetëra mijëra trupa amerikane, por pothuajse të gjithë ata ishin të rinj që ishin larguar nga shërbimi ose nuk kanë pranuar krimet e bëra. Kjo lëvizje e Presidentit Trump mund të përmblidhet në një fjali, atë të prirjes së tij superiore vetiake dhe epërsisë së tij raciste.

Një tipar i spikatur i presidencës Trump është jeta e shkurtër e anëtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë federale. Gjatë presidencës gati tre-vjeçare të Trump, më shumë se dyzet zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë federale u shkarkuan ose u detyruan të jepnin dorëheqjen. Ndër ata që janë shprehur në media ka qenë nënkryetari Mike Pence.  Sipas spekulimeve në një libër të ri, presidenti amerikan po planifikon të emërojë Nikki Haley si zëvendësin e tij në presidencë, në vend të nënpresidentit aktual, Mike Pence. Sipas Newsweek, autori anonim i librit të quajtur "Një paralajmërim", ka spekuluar se Presidenti i SHBA Donald Trump është duke synuar që ish-ambasadorin e tij amerikan në Kombet e Bashkuar, Nicki Haley, të propozojë si një kandidat për zv / president, në mënyrë që të parandalojë uljen e popullariteti në mesin e femrave në Amerikë.  Duke e përshkruar veten thjesht si "zyrtarin më të lartë të administratës Trump", autori argumentoi se Trump kishte diskutuar me stafin e tij më shumë se në një rast mundësinë e shkarkimit të Mike Pence para zgjedhjeve të tij. Ai shkruan: Megjithëse Mike Pence ka qenë plotësisht besnik ndaj Trump, presidenti amerikan gjithmonë ka kërkuar të ndryshojë gjithçka, dhe pikëpamja e Trump për çështjen e besnikërisë është një masë ekstreme për t’i shërbyer vetes së tij.

Zëvendësimi i mundshëm i Mike Pence me Nicky Hayley në zgjedhjet e vitit 2020


Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo është një tjetër figurë e spikatur në administratën Trump i cili është përflitet në nivelin e mediave për dorëheqjen e tij nga administrata Trump. Një shënim i revistës Time citon Walcott dhe w. Jay Hennigan të kenë thënë: Mike Pompeo javët e fundit u ka thënë tre republikanëve të shquar se ai planifikon të hiqte dorë nga pozita e tij në administratën Trump në mënyrë që të mund të kandidojë vitin e ardhshëm për Senatin e SHBA në Kansas. Tre republikanët i në prononcimin e tyre për Times kanë thënë: Programi i Pompeo përfshin qëndrimin e tij në Departamentin e Shtetit të SH.B.A.-së deri në fillim të pranverës së vitit të ardhshëm, por zhvillimet e fundit, sidomos hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve për procesin e shkarkimit, e kanë dëmtuar politikisht atë dhe për këtë marrëdhëniet e tij me presidentin Trump po errësohen. Tre republikanët e shquar, të cilët nuk pranuan të identifikohen, thanë: "Ndërsa procesi i shkarkimit të presidentit amerikan po intensifikohet, Pompeo përballet me një problem. Sa më gjatë që ai të mbetet në detyrë, aq më shumë ai do të kritikohet për shkak se nuk ka mbrojtur diplomatët amerikanë kundrejt qëndrimeve të presidentit që sulmon diplomatët e vjetër dhe politizon programet afatgjata të SHBA në politikën e jashtme.  Pompeo nuk ka pranuar të mbrojë ish-ambasadorin amerikan në Ukrainë Marie Yovanovitch ose diplomatin amerikan William Taylour, të cilët këtë muaj që të dy dëshmuan kundër Trump.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo nuk është shtetari i parë dhe i fundit amerikan që pritet të bëhet viktimë e skandalit të Ukrainegate dhe procesit të shkarkimit të Donald Trump. Sipas “Washington Post”, Donald Trump i pakënaqur nga shefi i Shtëisë së Bardhë Mick Mollini ka kërcënuar se do ta pushojë atë nga puna. Washington Post citoi tre burime të mirënjohura që thanë se Trump posaçërisht ankohet për konferencën për shtyp të Mollinit në datë 17 Tetor në Shtëpinë e Bardhë, një konferencë në të cilën ai konfirmoi se administrata Trump kishte ndërmend të bënte presion ndaj Kievit për të kryer hetime ndaj Hunter Biden djalit të kandidatit Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të SHBA, në shkëmbim të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën. Mollini u përpoq të modifikojë vërejtjet e tij pas konferencës, duke pretenduar se administrata Trump nuk kërkoi të përdorte ndihmën ushtarake të Ukrainës për kundërvënie ndaj Joe Biden dhe në çështjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën administrata amerikane nuk është munduar të bëjë asnjë lloj shkëmbim interesash.

Mick Mollini shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë


Një këshilltar i Trump i ka thënë Washington Post se, "Unë nuk mendoj se ju do ta shihni Mollini të largohet nga Shtëpia e Bardhë deri në muajin dhjetor. Sigurisht, presidenti ishte shumë i mërzitur për atë konferencë për shtyp sepse ajo ishte një ditë shumë e keqe për presidentin". Me formimin e seancave dëgjimore të çështjes Ukrainegate dhe abuzimit të pushtetit të Trump, shumë nga përmbajtja e mediave amerikane i kushtohet çështjes  Ukrainegate dhe cicërimeve të Donald Trump. Ish ambasadori amerikan në Ukrainë Marie Yovanovitch është një nga figurat, dëshmia e së cilës ka marrë shumë vëmendjen e mediave. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, Donald Trump kundër Marie Yovanovitch ka lëshuar një numër mesazhesh në Twitter, që synojnë diskreditimin dhe frikësimin e saj. Adam Schiff, kryetari demokrat i Dhomës së Komisionit për Inteligjencë dhe kreu i hetimit të shkarkimit, akuzoi Donald Trump për mesazhe që synojnë të frikësonin dëshmitarët e çështjes.

Thirrja e dëshmitarëve për çështjen "Ukrainegate" dhe shkarkimin e Donald Trump, presidentin amerikan po e bën gjithnjë e më të diskredituar në opinionin publik dhe zgjeron distancën e tij nga rivalët e tij demokratë në zgjedhjet e vitit 2020. Rezultatet e një sondazhi të BBC News tregojnë se 70 përqind e të anketuarve amerikanë besojnë se Trump është fajtor në çështjen "Ukrainegate" dhe shkatërrimin e imazhit të ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden në epokën e Barack Obamës. Një sondazh tjetër i publikuar nga Universiteti Harvard Kennedy tregon se shumica e të rinjve amerikanë pajtohen me shkarkimin e Trump dhe largimin e tij nga presidenca. Sondazhi, i kryer në mesin e të rinjve të moshave 18 deri në 29 vjeç, tregon se 52 përqind e votuesve të kualifikuar dhe 58 përqind e votuesve të mundshëm besojnë se Trump duhet të shkarkohet dhe hiqet nga presidenca. Seancat dëgjimore të dëshmitarëve mbi çështjen Ukrainegate, këto ditë kanë thithur shumë shikues në SH.B.A. Një nga ata dëshmitarë është koloneli Alexander Weidman, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në çështjet e Ukrainës.

Koloneli Alexander Weidman


Si dikush që ishte i pranishëm gjatë telefonatës së Donald Trump me homologun e tij ukrainas duke folur para kongresmenëve dhe kamerave televizive, ai tha se ishte "i befasuar dhe i shqetësuar" nga përmbajtja e fjalimit të presidentit amerikan. Koloneli Weidman gjithashtu kërkesën e zotit Trump drejtuar Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky e përshkroi si "të papërshtatshme". "Nuk mund ta besoja atë që dëgjoja," tha ai. Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë citon një bisedë telefonike të 25 korrikut midis Trump dhe Zelensky që shkaktoi një hetim të shkarkimit kundër presidentit amerikan. Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar nëse Donald Trump ka përdorur fuqinë e presidencës për të detyruar qeverinë e Ukrainës të favorizojë fushatën e tij zgjedhore.

 

Tags