Rënia e Amerikës dhe dimensionet e ndryshme të saj (1)
Çështja e rënies së fuqisë amerikane është debatuar prej kohësh në literaturën politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo çështje është debatuar jo vetëm nga shtetet kundërshtare dhe rivale të Amerikës, por edhe në qarqet akademike dhe politike në perëndim.
Sipas kritikëve, kontrolli i Amerikës në botë është në rënie. Kjo rënie nuk është e vetëm për fuqinë e fortë dhe gjysmë të fortë të SH.B.A.-së, por shumë analistë besojnë gjithashtu se edhe fuqia e butë e SH.B.A.-së po përkeqësohet. Shumë vende në botë e urrejnë Amerikën. Në dekadat e fundit pikëpamja botërore ndaj Shteteve të Bashkuara ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Amerika, e cila për dekada ishte ndër vendet e para më të preferuara në botë, tani është ndër vendet më të urryerat në botë. Sipas udhëheqësit suprem, "Amerika është në rënie. Kjo gjendje të cilin amerikanë janë duke e një vuajtur është për shkak të faktorëve afatgjatë; Ata përgjatë historisë kanë krijuar këtë situatë që nuk është lehtësisht i trajtueshëm. Është një traditë hyjnore, ata janë të dënuar të rrëzohen, të dënuar të bien dhe të zhduken nga skena e fuqisë globale”. Zhvillimet dhe tendencat vendase e të jashtme të amerikës tregojnë një rënie graduale, me fjalë të tjera, rënie të fuqisë së këtij vendi. Gazeta Amerikane Boston Globe shkrouan: Gjatë shekullit të 20-të, fuqia jonë u rrit në mënyrë të qëndrueshme. Ne jemi mësuar të udhëheqim botën, por në të ardhmen, ne nuk do të udhëheqim më botën.
Një nga dimensionet kryesore të rënies së Amerikës që sipas disa analistëve mund të çojë në kolapsin e saj në të ardhmen, është rënia politike e vendit. Një aspekt i këtij fenomeni është divergjenca e mprehtë në nivelet e pushtetit amerikan, veçanërisht në presidencën e Donald Trump, duke pasur parasysh qëndrimet e tij dhe mosrespektimin e Trump nda Kongresin amerikan, veçanërisht Dhomën e Përfaqësuesve, në të cilën mbizotërojnë demokratët. Në SH.B.A., gjithmonë ka pasur mosmarrëveshje midis fraksioneve dhe grupeve mbi orientimet politike dhe ideologjike të tyre. Këto dallime dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre janë pjesë e sistemit demokratik të vendit. Sidoqoftë, vitet e fundit, pas përhapjes së përçarjes shoqërore dhe atmosferës bipolare në Amerikë, mosmarrëveshjet janë bërë më të zakonshme dhe janë kthyer në një luftë ideologjike midis krahut të djathtë konservator dhe të majës social-demokrate. Kjo situatë minon kohezionin social dhe pengon vendimmarrjen efektive në sistemin e vendimmarrjes së vendit. Për këtë arsye, shoqëria amerikane është ndarë në dysh në çështje të tilla si sistemi i taksave, sistemi i sigurimeve publike, politikat e emigracionit dhe se si të merren me kërcënimet e jashtme. Secila prej këtyre çështjeve ka mbështetësit dhe kundërshtarët e vet që nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis. Kjo situatë ka çuar në bllokimin e legjislacionit dhe të ekzekutivit në vend. Ndalja e përsëritur e veprimtarisë së qeverisë federale që ka pasur një efekt shkatërrues në ekonominë amerikane është një nga rastet e dukshme të polemikave ideologjike. "Ndasitë tona të brendshme politike janë bërë kërcënimi më i madh për sigurinë tonë kombëtare sot. Një pjesë e saj është për shkak të rolit të parave të mëdha në politikë dhe një pjesë tjetër është për shkak të lojës së politikës në ndarjet e posteve të kongresit dhe gjithashtu për shkak se konkurrentët tanë kanë treguar se ata kanë si dëshirë ashtu edhe aftësi për të pëdorur dallimet tona të brendshme në një armë kundër nesh" thotë Susan Rice, ish këshilltare e sigurisë sombëtare të Barack Obama. Me përshkallëzimin e ndasive sociale dhe shfaqjen e bllokadave politike brenda Shteteve të Bashkuara, po përgatitet terreni për rënien e pushtetit të tij jashtë vendit.
Me forcimin e grupeve lobuese me ndikim në Shtetet e Bashkuara gjatë shekullit të kaluar, interesat individuale, kolektive ose fraksionale kanë kapërcyer gradualisht interesat kombëtare. Grupet dhe rrymat rivale tani injorojnë interesat kolektive dhe kombëtare për shkak të interesave të tyre dhe madje në disa raste punojnë edhe kundër tyre. Për shembull, interesaxhinjtë të quajtur "aksionarët e luftës" e kanë vendosur ekonominë amerikane në prag greminës së borxhit dhe deficiteve buxhetore. Një shembull tjetër, sipas një studimi të përbashkët mbi politikën e jashtme nga Harvard Cops dhe Instituti Harris, tregon se mbyllja e qeverisë amerikane e ka ulur popullaritetin e Donald Trump në dhjetor 2018 në më pak se 44%. Politika e sigurisë amerikane në Lindjen e Mesme është fryt i lobeve sioniste, veçanërisht i Komitetit të Marrëdhënieve Publike SHBA-Izrael (IPAC). Sipas Stephen Walt (i universitetit Harvard) dhe John Mirshamer (i universitetit të Çikagos), të cilët janë ndër ekspertët më të mëdhenj për marrëdhëniet ndërkombëtare të Amerikës: IPAC tani është faktori më i rëndësishëm me ndikimin i Izraelit në SHBA, i cili ka formuar në mënyrë aktive politikën e jashtme amerikane në mbështetje të Izraelit.
Me rritjen e joefikasitetit dhe grindjeve të kushtueshme politike dhe ideologjike në Amerikë, kënaqësia dhe pranimi i performancës së shtetarëve dhe institucioneve në mesin e popullit amerikan ka rënë ndjeshëm. Mosbesimi ndaj politikanëve ka sjellë problemin e mungesës së legjitimitetit të strukturës politike në Amerikë. Përveç presidentit të Shteteve të Bashkuara, besimi ndaj Kongresit është gjithashtu i ulët. Shumë amerikanë gjithashtu ankohen për mënyrën e drejtimit të përgjithshëm të vendit dhe ecjen përpara. Kjo situatë ka tronditur sistemin e vendimmarrjes në SH.B.A., gjë e cila ka rezultuar me një rënie të ndikimit të zyrtarëve mbi opinionin publik brenda dhe jashtë vendit. Presidenti Trump aktualisht po përballet me mundësinë e shkarkimit për shkak të çështjeve të shumta politike, financiare dhe etike që mund të minojnë seriozisht legjitimitetin e presidencës nëse procesi zbatohet. Ndërsa në dekadat e kaluara, besimi i publikut ndaj strukturës politike në Amerikë i kishte siguruar këtij vendi një fuqi koherente dhe efektive. Vazhdimi i uljes së kënaqësisë dhe legjitimitetit që del në pah nga kriza e legjitimitetit, hap rrugën për dobësimin e Shteteve të Bashkuara si brenda, por edhe dobësimin e fuqisë së saj jashtë vendit. Sondazhet e kompanisë amerikane Gallup tregojnë se publiku amerikan ka shumë pak besim tek qeveria për zgjidhjen e problemeve ekzistuese, veçanërisht në punët e brendshme. Sipas një sondazhit të shtatorit 2019 të kësaj kompanie, qeveria e presidentit amerikan Donald Trump, nuk ka arritur të tërheq numrin maksimal të qytetarëve votues që kanë bindjen se ai mund zgjidhë çështjet "vendase" dhe "ndërkombëtare". Sajti i Gallup shkruan se aktualisht 38% e amerikanëve kanë besim tek qeveria amerikane dhe zgjidhjen e problemeve të brendshme ndërkohë që në vitin 2018 ky numër ka qenë 45%. Përveç kësaj besimi i popullit amerikan ndaj Kongresit dhe veprimtarisë së tij është në nivelin më të ulët që mund të marrë ndonjë institucion në Amerikë. Sondazhi i përbashkët i Harvard Cops dhe Institutit Harris tregon se mbyllja e qeverisë federale është bërë shkak që popullariteti i Donald Trump në dhjetor 2018 të ulën nën 44%.
Një tjetër faktor i rënies së Amerikës është joefikasiteti i saj. Me gjithë pozitën superiore ekonomike dhe tregtare të Amerikës në 4 dekadat pas përfundimit të luftës së dytë botërore, që nga fillimi i viteve 80 në sistemin politik dhe ekonomik të Amerikës është vënë re ulje e efikasitetit. Humbja e stabilitetit në buxhetin e qeverisë, së bashku me deficitin buxhetor si dhe procesi i privatizimit në periudhën e presidencës së Ronald Reigan, kanë ndikuar negativisht dhe kanë çuar në forcimin tej mase të Wall Street. Sistemi administrativ amerikan është treguar i pafuqishëm në zgjidhjen e disa problemeve si diferenca e të ardhurave, varfëria, përballja me krimin dhe ruajtja e supremacisë industriale. Pikërisht këto problem çuan në një fazë ku Amerika u përball me krizën më të madhe ekonomike në vitin 2008. Institutet e mëdha bankare për shkak të keqadministrimit nisën të falimentojnë njëri pas tjetrit dhe investimet e miliona amerikanëve humbën. Qeveria e Xhorxh Bushit për të parandaluar përkeqësimin e situatës bëri ndërhyrje në ekonomi dhe për këtë ai u përball me deficit buxhetor dhe shpërdorimin e taksave të taksapaguesve amerikanë. Ky lloj administrimi coi në shtimin e pakënaqësisë publike, përkeqësimin e situatës dhe si rezultat ardhjen në pushtet në vitin 2016 të rrjedhës populiste të kryesuar nga presidenti aktual Donald Trump. Por megjithatë edhe ky rotacion ideologjik në Amerikë nuk ishte efikas. Me shtimin e joefikasitetit, është shtuar dëmtimi i politikës dhe është ngritur numri i qytetarëve amerikanë që nuk kanë besim tek qeveria dhe organet e shtetit. Këtë e tregon edhe ulja e madhe e popullaritetit të Donald Trump, president i Amerikës. Me nisjen e hetimeve nga Dhoma e Përfaqësuesve për shkarkimin e presidentit për shkak të skandalit Ukrainegate, sondazhet e Uashington Post dhe të rrjetit ABC News, tregojnë se popullariteti i Trump në mesin e republikanëve është në nivelin më të ulët të mundshëm. Ky sondazh në tetor të vitit 2019 tregon ulje prej 8% të popullaritetit të Donald Trump në mesin e përkrahësve të tij republikanë në krahasim me një muaj më parë d.m.th. me muajin shtator. Në përgjithësi 49% e amerikanëve mbështesin procesin e thirrjes dhe të shkarkimit të Donald Trump ndërsa 47% janë kundër këtij procesi. Kjo tregon se shoqëria amerikane është ndarë në 2 pole që ndryshe përkthehet si ndarje në dy anë të pushtetarëve të këtij vendi.