Virusi Korona, një pikë për të arritur në devotshmëri
(last modified Sat, 18 Apr 2020 08:46:49 GMT )
Prill 18, 2020 10:46 Europe/Tirane
  • Virusi Korona, një pikë për të arritur në devotshmëri

Si është e mundur që njeriu i cili është i vetëdijshëm për pasojat e këqija të virusit Korona dhe për dëmet që i shkakton trupit të tij dhe respekton të gjitha këshillat higjienike dhe shëndetësore për të shmangur infektimin me këtë virus dhe kërkon ilaç kundër kësaj epidemie për të garantuar sigurinë e vet, ndërsa neglizhon dhe nuk zbaton urdhrin e Zotit i cili shumë herë i ka tërhequr vërejtjen njeriut për mëkatin dhe pasojat të cilat shkatërrojnë shpirtin e tij...

Si është e mundur që njeriu i cili është i vetëdijshëm për pasojat e këqija të virusit Korona dhe për dëmet që i shkakton trupit të tij dhe respekton të gjitha këshillat higjienike dhe shëndetësore për të shmangur infektimin me këtë virus dhe kërkon ilaç kundër kësaj epidemie për të garantuar sigurinë e vet, ndërsa neglizhon dhe nuk zbaton urdhrin e Zotit i cili shumë herë i ka tërhequr vërejtjen njeriut për mëkatin dhe pasojat të cilat shkatërrojnë shpirtin e tij kurse ka prezantuar ilaçin e duhur siç është devotshmëria dhe shpëtimin e të gjithë njerëzve e ka garantuar nën dritën e devotshmërisë?!!!

Si është e mundur që njeriu i cili është i vetëdijshëm për pasojat e këqija të virusit Korona dhe për dëmet që i shkakton trupit të tij dhe respekton të gjitha këshillat higjienike dhe shëndetësore për të shmangur infektimin me këtë virus dhe kërkon ilaç kundër kësaj epidemie për të garantuar sigurinë e vet, ndërsa neglizhon dhe nuk zbaton urdhrin e Zotit i cili shumë herë i ka tërhequr vërejtjen njeriut për mëkatin dhe pasojat të cilat shkatërrojnë shpirtin e tij kurse ka prezantuar ilaçin e duhur siç është devotshmëria dhe shpëtimin e të gjithë njerëzve e ka garantuar nën dritën e devotshmërisë?!!!

Ka një kohë që jo vetëm Irani, por e gjithë bota po përballet me përhapjen e virusit vdekjeprurës Korona dhe ky mysafir i paftuar, ka trazuar edhe ekonominë e botës dhe më e rëndësishme është kjo që po vazhdon të marrë jetë njerëzish për çdo ditë e më shumë duke shkaktuar pikëllim dhe mërzi në shumë familje dhe këto humbje kurrë nuk harrohet në asnjë mënyrë nuk mund të kompensohen.

Në këto rrethana të krijuara, e konsideruam rastin e përshtatshëm që të flasim në lidhje me pasojat dhe ndikimin që po shkakton virusi Korona mbi shoqëri dhe mbi çdo person në shoqërinë njerëzore dhe të tërheqim vërejtjen për këtë çështjeje të thellë se virusi Korona ka një kohë të shkurt që është zbuluar dhe specialistët e vendeve të ndryshme me seriozitetin më të madh janë në kërkim të ilaçit për ta mënjanuar këtë epidemi dhe për ta shpëtuar njerëzimin nga pasojat e këqija të këtij virusi. Mirëpo Zoti i madhëruar që nga fillimi i krijimit të botës ka paralajmëruar të gjithë njerëzit se me kryerjen e mëkatit, të mos i afrohen djallit dhe specialistët e shkencave fetare dhe të etikës islame gjithashtu në bazë të urdhrit hyjnor, vazhdimisht e kanë ftuar njeriun të bëjë hapa drejt devotshmërisë dhe devotshmërinë e kanë prezantuar si rrugë për të tejkaluar intrigat e djallit. Megjithëkëtë, njeriu përsëri bie në kurthin e intrigave dhe pasi që është i zhytur në mirësitë hyjnore, nuk i merr me seriozitet këto paralajmërime të cilat krijojnë rrethanat për shpëtimin dhe udhëzimin e tij në këtë botë dhe në botën tjetër ndërsa është përqendruar vetëm në këtë botë të përkohshme dhe kalimtare dhe nuk kryen vepra të dobishme për botën e amshueshme.

Si është e mundur që njeriu i cili është i vetëdijshëm për pasojat e këqija të virusit Korona dhe për dëmet që i shkakton trupit të tij dhe respekton të gjitha këshillat higjienike dhe shëndetësore për të shmangur infektimin me këtë virus dhe kërkon ilaç kundër kësaj epidemie për të garantuar sigurinë e vet, ndërsa neglizhon dhe nuk zbaton urdhrin e Zotit i cili shumë herë i ka tërhequr vërejtjen njeriut për mëkatin dhe pasojat të cilat shkatërrojnë shpirtin e tij kurse ka prezantuar ilaçin e duhur siç është devotshmëria dhe shpëtimin e të gjithë njerëzve e ka garantuar nën dritën e devotshmërisë?!!! Duhet të ekzistojnë sy që shikojnë, vesh që dëgjojnë dhe zemër të vetëdijshme në mënyrë që të marrë me seriozitet këto këshilla dhe urdhëresa hyjnore dhe në çfarëdo rrethanash të strehohet pranë Fronit Hyjnor të sigurt.

Këto rrethana duhet të krijojnë një rast të përshtatshëm që ne të drejtomë më shumë vëmendjen tonë drejt Zotit të madhëruar. Një virus i cili është aq i vogël dhe i imët sa që mund të vërehet vetëm me anë të mikroskopit, mund ta shkatërrojë të gjithë rruzullin tokësor. Në këtë pozitë njeriu fillon ta kuptojë se sa i dobët dhe i pafuqishëm është përball Zotit të madhëruar dhe të plotfuqishëm. Prandaj, njeriu duhet të zbresë nga shkalla e egoizmit dhe arrogancës dhe ta nxjerrë zemrën e vet nga neglizhenca dhe mosinformimi dhe të arrijë në këtë vetëdije se e gjithë bota e ekzistencës ka nevojë për Zotin e Madhëruar i cili është i plotfuqishëm dhe krijues i qiejve dhe tokës dhe i çdo gjëje që ndodhet në ata. Siç thuhet në ajetin 15 të sures Fatir në Kur’anin e shenjtë:

«یَا أَیُّهَا النَّاسُ أَنْتُمُ الْفُقَرَاءُ إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِیُّ الْحَمِیدُ»

“O njerëz! Jeni ju që keni nevojë për Zotin, sepse Zoti nuk ka nevojë për asgjë dhe është i pasur me çdo gjë”.

Në këto rrethana mund të thuhet se është një e keqe që ka goditur të gjithë popujt e botës, është paraqitur në petkun e mirësisë dhe është drejtuar kah njeriu dhe e ka nxjerrë atë nga humnera shkatërruese e injorancës dhe neglizhencës dhe e ka çuar në kulmin e vetëdijes dhe njohjes.

Zoti i madhëruar shumë herë i ka paralajmëruar robërit e vet nga ferri dhe dënimi që i pret banorët e ferrit dhe ata që nuk nënshtrohen pranë urdhrave hyjnorë, ndërsa ka theksuar nevojën për respektimin e devotshmërisë dhe për t’u larguar nga mëkati, mirëpo njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje këtyre urdhëresave dhe sipas Kur’anit të shenjtë, vetëm një grup i vogël i njerëzve merr mësim. Ne nëse i bëjmë të gjitha përpjekjet tona dhe bëjmë përkujdesjet e duhura në mënyrë që trupi ynë të mos infektohet me virusin Korona, atëherë duhet të bëjmë përpjekje të largohemi nga veprat e pamoralshme dhe kryerja e mëkateve për të pastruar shpirtin tonë, ndërsa me anë të përkujdesjes dhe vlerësimit ditor të veprave, të pastrojmë shpirtin tonë nga atributet dhe karakteristikat e këqija dhe ta stolisim atë me atribute dhe virtyte të mira.

Shumë njerëz si pasojë e përballjes me këtë virus dhe duke kuptuar faktin se njeriu është një qenie e dobët dhe e paaftë, janë penduar pranë Fronit Hyjnor dhe kanë deklaruar paaftësinë e vet, për arsye se në bazë të botëkuptimit hyjnor, në kohën e përballjes me të këqija dhe vështirësi, duhet të bëjmë lutje dhe dua dhe të kërkojmë falje dhe shëndet nga Zotit të madhëruar në mënyrë që së pari të pohojmë paaftësinë dhe dobësinë tonë dhe madhërinë dhe lartësinë e Zotit dhe së dyti, të përfitojmë nga kjo e keqe për të shtuar vetëdijesimin dhe njohjen tonë të brendshme dhe për ta zhvilluar dhe ngritur shpirtin tonë. Pikërisht për këtë arsye Imam Saxhad (a.s.) në lutjen e 13-të në librin “Sahifetu Saxhadije” që quhet “Munaxhatu Al-Dhakirin”, ka tërhequr vëmendjen e robërve drejt pendimit dhe deklarimit të nevojës pranë Fronit Hyjnor dhe ka thënë: “O Zot! Kërkoj të largohem nga çdo kënaqësi, përveç përmendjes tënde; kërkoj të largohem nga çdo qetësi, përveç shpalosjes së zemrës pranë tehe; kërkojmë të largohem nga çdo gëzim, përveç gëzimit të afrimit pran teje; dhe kërkoj të largohem nga çdo veprim, përveç nënshtrimit ndaj urdhrave të tu!... O Zot! Ti vetë ke thënë dhe fjala jote është e vërtetë: “Më kujtoni mua që t’u kujtoj shumë juve” (Bekare: 152) Na ke urdhëruar neve që të kujtojmë ty dhe ke premtuar se Ti në bazë të fisnikërisë, bujarisë dhe dinjitetit të faljes për ne, të na kujtosh neve. Tani në bazë të urdhrit tënd, po të përmendim ty, atëherë edhe Ti zbatoje premtimin tënd. O kujtuesi i atyre që të përmendin dhe o më i mëshirshmi prej të mëshirshmëve!”.

Në kohën kur virusi Korona dhe përhapja e tij ka përfshirë të gjitha vendet e botës dhe një pjesë e madhe e vëmendjes tonë ia kushtojmë vetes dhe faktorëve që shkaktojnë shqetësimet tona, përveç respektimit të rregullave dhe udhëzimeve higjienike individuale dhe shoqërore, edhe ruajtja e qetësisë është një prej çështjeve më të rëndësishme ndaj të cilës duhet të kemi kujdes. Zoti i madhëruar në ajetin 29 të sures Ra’d në Kur’anin e shenjtë thotë:

«الَّذِینَ آمَنُوا وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُمْ بِذِکْرِ اللَّهِ أَلَا بِذِکْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ

“Ata të cilët besojnë në Zot dhe i qetësojnë zemrat e veta duke përmendur Zotin, jeni të vetëdijshëm se zemrat qetësohen vetëm me përmendjen e Zotit”.

Në këtë situatë të ndjeshme, duhet të kërkojmë strehim pranë Zotit të madhëruar dhe të kërkojmë ndihmë nga Ai që ta vendosë qetësinë në zemrat tona në mënyrë që të jemi të sigurt nga e keqja e këtij virusi vdekjeprurës dhe të kalojmë edhe këto ditë të vështira. Përveç kësaj, janë dhënë shumë porosi dhe këshilla për dhënien e lëmoshës dhe ndihmesave si një rrugë nëpërmjet të cilës mund të largohen vështirësitë dhe njeriu të mbetet i sigurt nga të këqijat e ndryshme. Imam Muhamed Bagher (a.s.) në një rast ka thënë: “Lëmosha largon shtatëdhjetë të këqija nga njeriu si dhe largon nga njeriu edhe vdekjen e keqe. Kjo është për arsye se ai që jep lëmoshë, kurrë nuk kalon nga kjo me botë me anë të një vdekje të keqe”. Gjithashtu lëmosha është porositur në masë shumë të madhe edhe për shërimin e të sëmurave dhe në një transmetim nga imamët ma’sum (a.s.) thuhet: “Shëroni të sëmurët tuaj me anë të dhënies së lëmoshës”.  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu me krijimin e këtyre rrethanave, i ka porositur të gjithë besimtarët të këndojnë lutjen e shtatë nga libri “Sahife Saxhadije”. Ky është një libër shumë i çmuar që përmban lutje dhe dua të cilat i ka bërë Imam Saxhadi (a.s.), imami i katërt i myslimanëve shiitë, dhe porosiste besimtarët që t’i lexojnë këto lutje. Sipas kësaj lutje të çmuar, njeriu deklaron dobësinë e vet përball Zotit të plotfuqishëm dhe lutet pranë Tij që t’i mënjanojë atij dhimbjet dhe vuajtjet me të cilat po përballet. Ata të cilët besojnë në fuqinë e pakufishme të Zotit të madhëruar, kurrë nuk humbin besimin dhe nuk zhgënjehen përball problemeve dhe vështirësive  dhe nuk shkatërrohet. Përveç kësaj, njeriu që është besimtar i vërtetë edhe kur të përballet me kushte të vështira dhe me probleme në jetë, e din se çdo gjë është me vullnetin e Zotit dhe Zoti i madhëruar me kushtin e durimit të robërve, ka premtuar fitore dhe ngadhënjim. Prandaj, besimtari jo vetëm që nuk bëhet pesimist, por atij i forcohet besimi edhe më shumë dhe tregon rezistencë dhe qëndrueshmëri më të madhe.

Sa e vetëdijshme është zemra e cila merr mësim dhe arrijnë në këtë konkludim se virusi Korona mund të shikohet edhe si një pikë ose një shkallë për të arritur në devotshmëri!! Kjo është për arsye se virusi Korona mund të shikohet edhe si ato mëkatet për të cilat Zoti i madhëruar ka urdhëruar që njerëzit të largohen nga ato dhe ka porositur përdorimin e devotshmërisë si ilaç kundër atyre mëkateve dhe nën hijen e saj, ka garantuar sigurinë e njerëzve.

Ashtu sikur që me shfaqjen e këtij virusi vdekjeprurës të gjithë specialistët janë mobilizuar për të zbuluar vaksinën për të pastruar dhe siguruar trupin e njeriut përball këtij virusi, edhe ne për t’u larguar nga mëkatet të cilët ndotin shpirtin tonë, gjithashtu sipas udhëzimeve hyjnore, duhet të përdorim devotshmërinë dhe përmendjen e Zotit si ilaç për të pastruar shpirtin tonë dhe në këto rrethana të vështira të shfrytëzojmë rastin për ta zhvilluar shpirtin tonë dhe për t’u afruar sa më shumë pranë Zotit të madhëruar.

 

Tags