Lutje pranë Zotit (1)
(last modified Sat, 25 Apr 2020 13:11:14 GMT )
Prill 25, 2020 15:11 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (1)

Programi me titullin “Lutje pranë Zotit” është përgatitur në 30 edicione për transmetim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në çdo edicion do të shqyrtojmë pjesë dhe fraza të lutjeve nga duaja e njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Adhim! Ja Kadim!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Narratori: Pritje, përditshmëri, përsëritje.... përsëritje... përsëritje

Për çdo ditë, këtë trupin tim të lodhur e zvarrisja nga mëngjesi deri në mbrëmje, në atë anë e në këtë anë... Kur perëndonte dielli, mbetesha unë dhe lodhja. Isha vetëm unë dhe ndjenja e lodhjes.

Qenien time e kisha të mbushur me frikë dhe brengosje. Nga indiferenca. Nuk kisha kurrfarë pasioni dhe entuziazmi për të aguar e nesërmja.

E pyeta veten: çfarë ka ndodhur? Kjo jetë dhe kjo lehtësi për të cilën kam luftuar, tani është në duart e mia, atëherë pse nuk jam në gjendje të mirë? Pse nuk po e ndjehem i lumtur?

Pikërisht këto pyetje pa përgjigje e kishin rrëmbyer pasionin për të jetuar nga jeta ime.

Tani pas luftës për të ndërtuar, luftoj për ta gjetur përgjigjen e kësaj pyetje dhe të më qetësohet mendja.

O Zot! O i mëshirues!

U strehova te Ti. Ti që ke qenë me mua në të gjitha përpjetat dhe tatëpjetat e jetës time. Një ditë në periudhën e adoleshencës, pavarësisht problemeve familjare dhe sociale që kisha, e pata lexuar këtë ajet të Kur’anit të shenjtë i cili thotë: “Vlera e çdo kujt është në bazë të përpjekjes dhe punës së tij”.

Me të gjithë qenien time, e dorëzova veten te Ti. Me bindje dhe besim me zemër.

Në fillim të çdo libri e fletore time, kam shkruar: “O Zot, unë kam bindje të plotë te Ti. Po bëj të gjitha përpjekjet e mia dhe për të arritur në rezultat, nuk po insistoj aspak pranë teje”.

Nuk kam insistuar dhe vetëm kam vrapuar. Vrapova e luftova. Premtimet e Tua, nuk dalin të pavërteta. Ti, në premtimin e mirë, je i pashembullt, o Zot! Nuk e shkel premtimin...

Unë me bindje të plotë, kam vrapuar dhe qerpiç mbi qerpiç kam ndërtuar jetën time. Kam ndërtuar shtëpinë, profesionin dhe çdo gjë tjetër që nevojitet për një jetë të qetë dhe ideale.

Mendoja që pas arritjes së këtij qëllimi, do të jem njeriu më i gëzuar dhe më i lumtur në botë, mirëpo...

Arrita te një trup i lodhur dhe te një zemër indiferente dhe te një shpirt pa ndjenja.

E pyes veten: ky ishte ai qëllim për të cilin e kam shpenzuar periudhën e adoleshencës dhe të rinisë?!

Dhe nuk po e gjej përgjigjen.

Dhe unë përsëri... arrita te Ti.

O Zot! Unë veten nuk e njoh. E kam harruar.

Çdo gjë e kësaj jete është në vendin e vet, përveç vetes time. E kam humbur veten.

O Zot! Gëzimet dhe të mirat e mia, nuk ma gëzojnë zemrën time. Më ndihmo mua! ... Ashtu si gjithmonë, më kap mua në përqafim në mënyrë që ta gjej veten time.

Më ndihmo mua! ...

O Zot! Mëshira jote është e madhe dhe falja jote është e përhershme, Ti je miku im më i vjetër. Je miku dhe i dashuri im më i vjetër.

Ti më njeh mua më shumë se sa që unë e njoh veten. Ti më ke bërë që ta njoh veten.

Unë e kam harruar kallaballëkun dhe zhurmën e qytetit tim. Më ndihmo mua! ...

O Qenia më e vjetër e të dy botëve ...

Unë nëse nuk e njoh veten në pasqyrë; mirëpo Ti je Ai i gjithmonshmi. Po ai i vjetri ... më i vjetri...

Më i vjetër se çdo fillim ...

Më i vjetër se sa krijimi i çdo krijesës tënde.

Kthehem më mbrapa. Edhe nga para lindjes së diellit.

Shkoj edhe më mbrapa. Më përpara se sa lindje e bimës së parë të farës nga zemra e tokës.

Shkoj edhe më mbrapa. Më përpara se t’i japësh ngjyrë shtatë qiejve të pangjyrë.

Përsëri shkoj edhe më mbrapa. Është toka... dhe koha... dhe Ti... . Në ekzistencën tënde i plotë dhe të meta.

Jam edhe unë. Në asgjë dhe jetoj në joekzistencë.

Unë, me lejen Tënde, jam hedhur nga joekzistenca në ekzistencë. Sa çel e mbyll sytë, jam shndërruar në një qenie me njëmijë të meta e dobësi, me një thes të rëndë me mëkate mbi supe, me zemër të hidhëruar që çdo herë që rrëzohem për toke, në perëndim të diellit mbetem i pashpresë dhe pa askënd. Nga frika dhe brengosja. Nga shembja dhe nga ngritja në vetmi, kthehem përsëri te Ti. Çdo herë më vonë. Çdo herë më i turpëruar. Çdo herë më kokë ulur.

Më ndihmo mu!...

Që ta gjejë veten.

Kjo që e di se do të më pranosh mua, më bënë të ndjehem edhe më i turpëruar dhe po ma humbë fytyrën që të shikojë drejt Fronit Tënd.

Përsëri kalimi im nëpër përditshmëritë e jetës arriti në “Xhushane Kabir”. Hapi librin lutjes “Xhushane Kabir” dhe në frazën e parë arrij në ziqrin “Ja Kadim”. Në po këtë frazën e parë, në po këtë pragun e lutjes, më kalon para syve të mi si vetëtima e gjithë jeta ime nga joekzistenca deri në ekzistencë. Më dridhet zemra dhe sytë më bëhen qull nga lotët.

Mua më rëndohej frymëmarrja nga fryma në frymë, tani zemra po më dridhet, Ti dhe dashuria jote po më thërret mua drejt vetes dhe përsëri e gjej veten.

Kam ardhur ta lexoj duanë e Xhushanit, o Zot, që në frymëmarrjet e dashurisë ndaj teje, të ripërtërihem.

O Zot! O i madhërishmi me fisnikëri!

Ti je i vjetër...! Vjetërsia jote është para çdo fillimi dhe pas çdo mbarimi dhe unë një thes të rëndë me mëkate, përsëri jem robi yt i dobët.

Një rob i dobët dhe i dashuruar...

Që Ti je Ti dhe unë jam unë...

Një burrë nga paraardhësit në rrugë e pa një kockë kafke. E shikoi atë. U ndal dhe u zhyt në mendime. Pastaj tha: "O Perëndi! Ti je Ti dhe unë jam unë.

Ti gjithnjë kthehesh me falje dhe me mëshirë ndërsa unë gjithmonë me mëkate.

Pastaj u përul në sexhde. I erdhi një zë: “Ngrehe kokën! Ti je ti! Dhe unë jam unë...”

Ti gjithmonë kthehesh me mëkat dhe unë gjithmonë me falje”.

Dhe po në atë çast ai u fal

Në emër të Zotit që ka mëshirë shumë dhe mëshira e Tij është përgjithmonshme

O Zot! Të thërras Ty me emrin tënd.

O Zot! O falës! O i mëshirshëm! O i dashur! O i qëndrueshëm!

O i madh! O i vjetri i dijshëm! O i durueshmi! O i dituri!

Ti je i pastër. Të lartësojmë Ty, o Ti që nuk ka Zot tjetër përveç Teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri i ferrit! O Zoti im!

Muzikë...

Transmetimi i frazës së parë të duasë “Xhushane Kabir” në gjuhën arabe:

بِسم اللهِ الرَحمنِ الرَحیم

اَللّهُمَّ اِنّى اَسْئَلُکَ بِاسْمِکَ

یا اَللّهُ یا رَحْمنُ یا رَحیمُ یا کَریمُ یا مُقیمُ

یا عَظیمُ یا قَدیمُ یا عَلیمُ یا حَلیمُ یا حَکیمُ

سُبْحانَکَ یا لا اِلهَ اِلاّ اَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنا مِنَ النّارِ یا رَبِّ

 

Tags