Lutje pranë Zotit (2)
(last modified Sat, 25 Apr 2020 13:11:45 GMT )
Prill 25, 2020 15:11 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (2)

Përshëndetje miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Ghafirel-Khatij’at!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Nga ku të filloj? Në fakt nga ku u fillua?!

E gjithë kjo dhimbje dhe rënkim e vajtim që nuk arrin askund, nga filloi?

Pse erdhi puna deri këtu? Këtu ... kampi për largim nga narkomania.

Më ka marrë malli për shëndetin. Shëndeti i cili ishte në grushtin tim dhe vetë unë ia mora vetës atë. Me kokëfortësi dhe pa maturi. Si rezultat i problemeve të vështira të jetës time për një eksperiencë të disa çasteve të shkurta, vetën ia dorëzove narkomanisë dhe tani po ato sekondat e harresës, më kanë marrë frerin e jetës dhe shëndetit tim nga unë dhe më kanë shtyrë mua në durimin e të gjithë kësaj dhimbje dhe vuajtje.

O Zot! O pranuesi i pendimeve!

Nuk kam fytyrë të kthej sytë drejtë qiellit, që të lutem Ty të ma kthesh mua mirësinë e shëndetit tim.

Nëse të lutem ty..., me çfarë do të më përgjigjesh mua?

Këtu, të gjithë kanë gjendje të mirë dhe jo të mirë. Zemrat e të gjithëve janë të përmalluara. Për të dashurit e tyre. Prapa syve tanë qëndron një viktimizim për ta marrë shembull. Disa këtu e gjejnë pjesën e vet të humbur. Ata më shpejtë se të tjerët, shpëtojnë dhe lirohen. Sapo ta din se sa me sa je me veten tënde, më shpejtë arrish në përfundim... një përfundim i lirimit dhe shpëtimit. Element i nevojshëm për të shpëtuar dhe liruar nga këtu, është shpëtimi nga trupi. Shpëtimi nga mendimi.

Neve këtu na ka sjell robërimi për mendimin dhe pesimizmi. Sapo të rrezon një dritë shumë e vogël e shpresës në zemër për të jetuar më mirë, atëherë menjëherë hapet rruga e shpëtimit.

O Zot! O dëgjuesi i thirrjeve!

Mua më ka marrë malli për shëndetin. Mirësia për posedimin e të cilës kurrë nuk të kam falënderuar Ty. Frika nga ankthi, më ka larguar gjumin nga sytë e mi. Po më zë ankthi e po e shoh veten në ëndërr duke konsumuar lëndë narkotike dhe ...

Zgjohem papritmas nga gjumi duke kërcyer nga vendi. Hedh ujë të ftohtë mbi fytyrën e kokën time në mënyrë që më besohet se nuk kthehem në të kaluarën.

O Zot! O i njohësi i sekreteve!

Sapo mendoj se po kthehem në të kaluarën time..., Ti po më largohesh nga ekzistenca ime.

O Zot! O falësi i mëkateve!

Mos më kthe mua në të kaluarën...

Është koha e kaluar dhe unë jam lënë. Tani jam duke jetuar në zemrën e liruar. Ndoshta juve iu duket interesant dhe e pyetni veten: si dhe pse?

Pikërisht kjo thirrje rënkuese më ka liruar mua. Pikërisht kjo frika e ankthit ... pikërisht kjo që përsëri të mos të kem Ty.... frika nga kthimi në ditët e djeshme.

Dhe unë me të gjithë qenien me gjysmë shpirti, të kam thirrur Ty. Kam kërkuar falje nga Ti. Të kam premtuar Ty.

O Zot! O falësi i pozitave të larta!

Të kam premtuar që së bashku të fillojmë edhe një herë dhe unë të mos e kaloj asnjë sekondë pa Ty. Edhe Ti në respekt të miqësisë dhe fisnikërisë, të mos më kthesh mua në të kaluarën. Sepse të djeshmet e mia më ka çuar mua në ankth.

Në zemrën time ishin pikërisht ato thirrjet rënkuese dhe përulëse për të cilat Zoti më ka shpëtuar e liruar mua. Nëse nuk arrita te Ti, tani akoma e akoma do të isha në kamp. Secili që e njeh veten më shpejtë, do të lirohet e shpëtojë më shpejtë.

Secili që më shpejtë bënë pajtohet e bën paqe me Ty dhe bëhet mik me Ty, shpëtimi dhe lirimi tij ka garanci më të madhe.

Unë u ktheva në shtëpi. Në qytet...

I liruar e i lehtësuar nga barra e rëndë.

Iki nga çdo gjë që më largon mua nga Ti. Largohem nga çdo gjë që të largon Ty nga unë.

Të kem Ty, ia vlen për të gjitha sekondat e harresës.

E urrej çdo sekondë të harresës.

Po punoj. Puna është substanca e një burri dhe burri derisa të mos i thahet substanca, nuk bëhet rob i narkomanisë.

Kërkimi i punës për të vluar e buruar substanca e qenies time, ishte gjëja më e rëndësishme që kisha nevojë për atë pas lirimit e shpëtimit. Kam kërkuar aq shumë derisa e gjeta.

Edhe atë me mirësinë dhe mëshirën Tënde.

Nëna ime gjithnjë thotë: “Punën duhet ta krijojë Zoti...”

Ti e krijove o Zot! O burim i mirësive!

Ti e krijove...

Ti në fisnikëri je i pashoq.

Ndaj meje... një robi i cili një kohë nuk të kishte Ty dhe e kishte humbur të gjithë jetën e vet.

Kur po e shikoj veten në pasqyrë, qëndroj duke shikuar!

E dua veten më shumë se sa përgjatë gjithë jetës time. Pas këtyre rrudhave të fytyrës, po e shikoj njeriun më të ri, më të gjallë dhe më të sigurt.

Që e njoh shumë mirë. Po e shikoj veten në pasqyrë dhe po them: o Zot, falënderimi të takon Ty...

Që mua më ke shpëtuar e më ke liruar.

Tani me bindje në fisnikërinë Tënde, po buzëqeshi dhe po them:

Ti më nuk më kthen mua në të kaluarën, sepse unë më nuk jam ai njeri i mëparshëm.

Nëse kenë rënë në një shkatërrim dhe nuk mund të liroheni nga ai, fraza e dytë e duasë “Xhushane Kabir” është e shkëlqyeshme për t’u liruar nga shkatërrimi.

O zotëria i të gjithë zotërinjve! O realizuesi i lutjeve!

O falësi i pozitave të larta! O burim i mirësive!

O falësi i gabimeve e mëkateve! O realizuesi i dëshirave dhe lutjeve!

O pranuesi i pendimeve! O dëgjuesi i thirrjeve!

O njohësi i sekreteve! O larguesi i të këqijave!

Ti je pastër! Ty të lartësojmë, o Zot që nuk ka zotë tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri i ferrit! O Zoti im!

Transmetimi i frazës së dytë të duasë “Xhushane Kabir”:

یا سَیدَ السّاداتِ، یا مُجیبَ الدَّعَواتِ

یا رافِعَ الدَّرَجاتِ یا وَلِىَّ الْحَسَناتِ

یا غافِرَ الْخَطیئاَّتِ یا مُعْطِىَ الْمَسْئَلاتِ

یا قابِلَ التَّوْباتِ یا سامِعَ الاْصْواتِ

یا عالِمَ الْخَفِیاتِ یا دافِعَ الْبَلِیاتِ

 

Tags