Lutje pranë Zotit (6)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:30:10 GMT )
May 12, 2020 09:30 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (6)

Përshëndetje miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Sahibi inde ghurbetij”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Narratori:

Nuk e kishim marrëveshjen kështu... Ky degëzim i rrugës... Kjo rrugë e pafund... Kjo që nuk e di se çfarë duhet të bëj...

Nuk e kishim marrëveshjen kështu.

Unë me thes mbi shpinë dhe i vetëm... ky isha që nga fillimi. Vetëm me Ty... sepse ai që të ka Ty, çfarë mungese ka dhe ai që nuk të ka Ty, çfarë ka? I vetëm, me thes në shpinë, një valixhe në dorë, së bashku me Ty, në rrugën e pambarim.

Mua, çfarë më mungon? Asgjë...

Kur Ti të jesh..., mua nuk më mungon asgjë.

Atëherë, pse po e ndjej vetminë? Vetmia sikur kthetrat e dorës hakmarrëse më ka kap për qafe dhe gradualisht po më ngulfat?! Atëherë pse pafundësia e kësaj rruge të errët dhe të heshtur më ka marrë sigurinë time?!... Ne kemi ardhur që të arrijmë. Të shkojmë dhe të arrijmë. Nuk ishim marrë veshë për gjithë këtë udhëtim... gjithë këtë shkuarje... dhe frikë nga mosarritja. Udhëtimi është pjesë e jetës. O Zot! Unë nuk dua të jem udhëtar përgjatë gjithë jetës time. Përgjatë gjithë jetës time...

O Zot! O mbështetësi im në vështirësi dhe o shpresa ime në ngjarje të hidhura!

O Zot që je së bashku me mua edhe gjatë udhëtimit edhe gjatë qëndrimeve. Unë e di që Ti je i qëndrueshëm dhe i amshueshëm. Mua nuk më ke krijuar për një jetë të papërfundim. Çdo tregim ka një përfundim. Dhe çdo udhëtar një ditë arrin në destinacion. Por... Unë kam frikë. Kohëve të fundit më ka kapluar zemrën një frikë e cila është e llojit të djallit. Nuk dua që djalli të depërtojë në mua. Për këtë arsye kam ardhur që të flas me Ty dhe Ti të ma tregosh rrugën mua.  

O Zot! Ti që më shoqëron në frikë dhe tmerr dhe Ti që më shoqëron në kurbet!

Udhëtimet e mia të gjata dhe të paqëllim, më kanë lodhur dhe kjo lodhje më ka shlyer nga mendja se për çfarë arsye e kam filluar udhëtimin. Prandaj, kjo që kam harruar se për çfarë qëllimi dhe për çfarë destinacioni e kam vendosur këmbën në këtë vetmi dhe në këtë kurbet, mua më frikëson...

O Zot! O mbikëqyrësi im në mirësi dhe o ndihmësi im në vështirësi!

Kurbeti...e bënë njeriun bonjak. E bënë të heshtur. E bënë të pazëshëm. Kurbeti e bënë njeriun të harrojë...njeriu kur të adaptohen me kurbetin, harron që kishte vendosur që të arrijë në një destinacion dhe në një qëllim. Gradualisht mësohem me kurbet dhe kjo çështjeje më frikëson mua... kjo që të më besohet se jam vetëm.

Ku është shtëpia e familjes time? Ku është nëna ime? Në valixhen time çfarë gjëra kam sjell me vete? Tani është koha e gjumit ose e zgjimit? E nesërmja çfarë dallimi do të ketë me të nesërmen? Më ka marrë malli për pemën e shegës në oborrin e shtëpisë. Unë në një kohë i përkisja një vendi. Tani, unë i cilit vend jam?

O Zot! O udhëzuesi im në huti e humbje!

Kjo largësi me mijëra kilometra larg nga shtëpia, mua më ka futur në një huti dhe humbje...Ti ke ardhur me mua në këtë vetmi. Unë me Ty kam kaluar nën Kur’anin e shenjtë. Nën Kur’anin të cilin e mbante nëna në dorë dhe më ka përcjell mua në heshtje. Edhe ajo ishte e heshtur edhe unë... preferuam që të përshëndetemi në heshtje sepse e dinim që sapo të themi një fjalë, do të na shpërthejë mërzimi e vaji. O Zot! Nëna më ka dorëzuar mua në duart tua dhe unë duke u mbështetur te Ti, e kam filluar udhëtimin...

Mirëpo ky udhëtim u bë i gjatë dhe unë jam i hutuar e i humbur... më ka marrë malli për shtëpinë time dhe zemra më dëshiron që të përfundojë ky kurbet dhe unë të kthehem në shtëpi.

O Zot! O i pasuri im në varfërinë time!

Unë jam në varfëri dhe në problemet të cilat po i përballoj i vetëm. Problemet të cilat janë produkt i këtij kurbeti, më kanë kapluar mua. Këtu nuk është qyteti im... Ky nuk është vendi im. Frymëmarrjet e mia nuk janë mësuar me këtë tokë e më këtë ujë dhe me këtë erë. Më liro mua nga gjithë kjo largësi në të cilën kam rënë! Më lehtëso problemet e mia sepse Ti je Zot i lehtësimit!

“O Zot! Më lehtëso çështjet dhe mos më vështirëso!”... ishte lutja ime mëngjes e mbrëmje. O Zot më trajto me lehtësi dhe jo me ashpërsi...! Në këtë qytet të huaj, më ngroh zemrën time njohje! Më liro mua nga kjo pyetje e përsëritshme dhe pa përgjigje! Nga kjo se çfarë duhet të bëj? I vetëm të përballësh me problemet, e mplak edhe zemrën e luanit. Një burrë i lodhur... dalë ngadalë gjunjëzohet.

O Zot! O strehuesi im kur jam në gjendje të humbur!

Më kap dorën time dhe më liro mua nga kjo ndjenjë e vetmisë!

Gjithnjë në rrugën time më ke vendosur njerëz të llojit tënd në mënyrë që të më lehtësohet barra e kësaj jete, mirëpo përsëri u përballa me arritjen në përfundim dhe përsëri me vetminë dhe me ndjenjën se nuk kam askënd. Dalë ngadalë po filloj të mos e pëlqej këtë qytet që dikur ishte qyteti i ëndrrave të mia. Çmimi që pagova për realizimin e ëndrrave të mia, ishte shumë i lartë... vetmia si kthetrat e dorës hakmarrëse më ka kapur për qafe dhe gradualisht po më ngulfat.

O Zot! Ti më ndihmon mua kur jam i trazuar...

Më prano lutjen time...

Më shto një rob nga lloji yt në jetën time që të ma mbytë kurbetin mua! Vetëm Ti je, Një dhe i pashoq...

Në këtë kurbet dhe vetmi, për çdo mëngjes duhet t’ia kujtoj vetes time se për çfarë arsye filloi ky udhëtim dhe unë çfarë kam sjell me vete?! Tani çfarë kam me vete? Nëse dëshiroj të kthehem në shtëpinë time, çfarë do t’i çoj nënës time... o Zot! Thesin tim ma mbush me gëzim e zgjidhje për jetën! Lutja e nënës time më shoqëron në këtë udhëtim. Për nder të lutjes dhe duasë së nënës time, më siguro mua dhe më dërgo në një përfundim të mirë! Siç thotë nëna ime, më jep mua një përfundim të mirë... mua dhe të gjithë udhëtarët e botës...!

Këtë poezi të Sohrab Sepehri e lexonim në librin e persishtes dhe nënvizonim fjalët e rëndësishme të saj. Çdo varg që nuk e kuptonim, e pyesnim mësuesin tonë dhe ai bënte të gjithë përpjekjet e tij për ta shpjeguar kuptimin e saj dhe të na bëjë të qartë neve. Edhe ne e mësonim atë...

Dhe ky nuk ishte asgjë, veç një iluzion! Që të mos vendosësh këmbën në rrugë... një rrugë e heshtur, e errët dhe e pafund, nuk kuptohet asnjë kuptim. Kuptime që për përkufizimin e tyre fjalët ishin të paafta.

Rruga do të thotë kurbet... era, melodia, udhëtari dhe pak dëshirë për të fjetur...dega e lakuar dhe arritja dhe oborri...unë dhe zemra e përmalluar dhe ky qelq i lagur... .

O Zot! O mbështetësi im në vështirësi dhe o shpresa ime në ngjarje të hidhura! O Zot! Ti që më shoqëron në frikë dhe tmerr dhe Ti që më shoqëron në kurbet!

O Zot! O mbikëqyrësi im në mirësi dhe o ndihmësi im në vështirësi! O Zot! O udhëzuesi im në huti e humbje!

O Zot! O i pasuri im në varfërinë time! O Zot! O strehuesi im kur jam në gjendje të humbur!

O Zot! Ti më ndihmon mua kur jam i trazuar...

Ti je i pastër nga çdo e metë, Ty të lartësojmë, o Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së dhjetë të duasë “Xhushane Kabir”:

یَا عُدَّتِی عِنْدَ شِدَّتِی یَا رَجَائِی عِنْدَ مُصِیبَتِی

یَا مُونِسِی عِنْدَ وَحْشَتِی یَا صَاحِبِی عِنْدَ غُرْبَتِی

یَا وَلِیِّی عِنْدَ نِعْمَتِی یَا غِیَاثِی عِنْدَ کُرْبَتِی

یَا دَلِیلِی عِنْدَ حَیْرَتِی یَا غَنَائِی عِنْدَ افْتِقَارِی

یَا مَلْجَئِی عِنْدَ ضْطِرَارِی یَا مُعِینِی عِنْدَ مَفْزَعِی

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

Tags