Lutje pranë Zotit (13)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:37:16 GMT )
May 12, 2020 09:37 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (13)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja hafidhen ghajre mahfudhin”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Gjithnjë shihja në ëndërr se jam në një dhomë e cila është me plotë shtretër dhe fëmijë dhe unë në njërin prej atyre shtretërve kisha fjetur. Shumë herë e kam parë kisha parë këtë ëndërr, mirëpo duke shikuar qendrën jetimore, e kuptova se ajo ëndërr ishte pjesë e të vërtetës së jetës time.

Unë dikur kisha nënë dhe baba. Ata më kishin mbështjell si një foshnje e vogël. Më kishin vendosur në një batanije të vogël prej leshi dhe më kishin lënë në një rrugë. Një djalë i bardhë dhe me buzë të mëdha. Nuk kam kurrfarë shenje ose ndonjë gjë tjetër përveç asaj batanije prej leshi.  

Unë deri në moshën gjashtë vjeçare, mendoja se të gjithë kanë kushte të tilla të jetës dhe nuk e dija fare se çfarë është domethënia e familjes. Kur isha në klasën e katërt të shkollës fillore, gradualisht fillova të bëhesha i ndjeshëm ndaj kushteve dhe rrethanave. Shkonim deri në supermarket për të blerë diçka dhe ktheheshim. Pastaj kur shikoja se një fëmijë kishte dalë me babanë dhe nënën e tij në rrugë dhe ata kishin kapur dorën e tij, e kuptova se mua më mungonte ky lloj i dashurisë. Në shkollë, çdo herë kur mbahej mbledhja e prindërve dhe edukatorëve, unë ndihesha i shqetësuar dhe i mërzitur për këtë se për çfarë arsye tani unë nuk duhet të kem pranë nënën e vërtetë. Kur shkoja në shtrat për të fjetur, kjo plagë më bëhej edhe më e madhe. Kjo dikush të ishte pranë meje dhe të më tregonte përralla për mua dhe të më përkëdhelte.  

Në shkollë kisha krijuar gënjeshtra për veten time. Në botën time imagjinare, unë kam baba dhe nënë dhe një motër më të vogël. Thosha se babai im punon në kompaninë e naftës dhe ka rrogë të lartë. Ndërsa nëna ime është magjistër e gjuhën dhe letërsisë dhe punon profesoreshë në një gjimnaz të vajzave. Shtëpia jonë ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit...

Njëherë u grinda me shokun tim më të mirë dhe kështu përfundoi lidhja jonë miqësore. Unë ndjeva se me humbjen e tij, nuk kam asnjë strehë në këtë botë. Një prej problemeve tona të fëmijëve të qendrës jetimore, është ky që për arsye se kemi mungesën e nënës dhe babait, varemi shumë nga të tjerët dhe kur të përfundon kjo lidhje, pësojmë një goditje shumë të rëndë.

Zot! O ngadhënjimtari i pathyeshëm! O Ndërtuesi i pandërtuar!

Ti më ke krijuar mua...dhe unë përveç teje, nuk kam askënd. Çdo herë kur të mërzitëm nga kjo që nuk kam askënd, Ti më zhytë mua në veten tënde. Pasi që unë kam lidh shpresat te të tjerët dhe të kam harruar Ty, kam turp të shikoj drejt qiellit.

Ti më ke krijuar mua... Ti dëshirove që unë të mbes gjallë dhe të rritem pa kujdesin e babait dhe të nënës. Unë jam i ngjashëm me një mrekulli, o Zot... mrekullia jote...

O Zot! O krijuesi i pakrijuar! Ti je pronari që nuk ka pronar!

Unë gjatë këtyre viteve, unë jam rritur shumë. Shumë herë fëmijët ulen dhe qajnë. Ata kanë të paktën dajë ose hallë që të shkojnë dhe të vizitojnë ata. Por, unë nuk kam askënd. Unë po e harroj zemrën time të përvuajtur dhe u jap zemër atyre dhe i ndihmoj ata. Tani pasi që nuk ke nënë dhe baba, mund të qëndrosh në këmbët tua dhe ta ndërtosh jetën tënde, mirëpo ata thonë se askush kurrë nuk e plotëson vendin e zbrazur të babait dhe nënës në jetën e tyre. Plotësisht po e thonë të vërtetën. Ndoshta edhe unë iu jap shpresë të kotë atyre.

O Zot! Ti je ngadhënjimtari i pamposhtur! Ti je i lartësuari pa konkurrent!

Ti na jep qetësi neve! Ti bëhu babai dhe nëna jonë! Ti bëhu strehë dhe miku ynë! Ashtu siç ke qenë deri më tani...

O Zot! Ti je ruajtësi i atij që nuk ka ruajtës! Ti je ndihmësi i atij që nuk është ndihmuar!

Unë çdo herë kur flas me Ty për dhimbjen e zemrës time, ndjej se jam shtrirë mbi këmbët e nënës dhe ajo po më përkëdhel me dorën e saj mbi kokën time. Po ndjej se babai im po qëndron mbi kokën time, ka shtrirë dorën drejt meje dhe po më kërkon mua që të çohem nga vendi dhe të largoj të gjithë pikëllimin që më është mbledhur në zemër.

O Zot! Ti je dëshmitari që je i pranishëm përherë! Ti je i afërmi që nuk largohet kurrë!

Ti je babai im... Ti je nëna ime...

Mësuesi ynë njëherë na tregonte: në një transmetim thuhet se Hazreti Musai a.s. në një rast i thotë Zotit: “A je Ti larg meje që kur të thërras, të bërtas apo je afër që të lutem më zë të ulët pranë teje?”

Zoti u përgjigj: “Unë jam pranë ati që më kujton...”

Nëse je në kujtimin tim, edhe unë jam mik pranë teje dhe nëse nuk më kujton mua, distanca është e madhe.

Një i pa zemër në të gjitha gjendjet e kishte pranë Zotin

Ai nuk e shikonte dhe nga largësia thoshte o Zot...

O Zot! Ti je dëshmitari gjithnjë i pranishëm! Ti je i afërmi që nuk largohet kurrë!

Ti je nëna ime! Ti je babai im dhe ndihmësi im i përhershëm...në lutjet e mia me zë të ulët dhe në pikëllimet e mia, Ti më qetëson dhe më ngushëllon mua...

Zot! O ngadhënjimtari i pathyeshëm! O Ndërtuesi i pandërtuar!

O Zot! O krijuesi i pakrijuar! Ti je pronari që nuk ka pronar!

O Zot! Ti je ngadhënjimtari i pamposhtur! Ti je i lartësuari pa konkurrent!

O Zot! Ti je ruajtësi i atij që nuk ka ruajtës! Ti je ndihmësi i atij që nuk është ndihmuar!

O Zot! Ti je dëshmitari që je i pranishëm përherë! Ti je i afërmi që nuk largohet kurrë!

O Zot! Ti je dëshmitari gjithnjë i pranishëm! Ti je i afërmi që nuk largohet kurrë!

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 46-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

یَا غَالِبا غَیْرَ مَغْلُوبٍ یَا صَانِعا غَیْرَ مَصْنُوعٍ

یَا خَالِقا غَیْرَ مَخْلُوقٍ یَا مَالِکاً غَیْرَ مَمْلُوکٍ

یَا قَاهِراً غَیْرَ مَقْهُورٍ یَا رَافِعاً غَیْرَ مَرْفُوعٍ

یَا حَافِظاً غَیْرَ مَحْفُوظٍ یَا نَاصِراً غَیْرَ مَنْصُورٍ

یَا شَاهِداً غَیْرَ غَائِبٍ یَا قَرِیباً غَیْرَ بَعِیدٍ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

Tags