Lutje pranë Zotit (17)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:40:50 GMT )
May 12, 2020 09:40 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (17)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Rab-bil-En’ari val-Ashxhari”!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Narratori:

Kur dëshirojnë të mallkojnë një person, thonë: o Zot, u bëfsh nevojtar për bukën e mbrëmjes!

Sikur netët tona...

Mirëpo askush nuk na ka mallkuar neve...

Do të thotë, sa do të po mendojmë, nuk po arrijmë në ndonjë përfundim e ta kujtojmë nëse i kemi dëshiruar të keqen dikujt ose t’i kemi bërë të keqe dikujt. Gjithnjë kështu ka qenë dhe është. Që nga koha kur kam lindur. Jam rritur dhe jam martuar. Kam mësuar! Mënyrën se si të fle i uritur, e kam mësuar nga nëna.

Nuk është punë e vështirë. E mbushi një tenxhere me plotë ujë dhe e vendosi mbi shporet që vlojë. Uji vlon dhe avullohet dhe avullohet. Fëmijët presin që gjella të zihet dhe me këtë shpresë, presin aq shumë sa që njërin pas tjetrit e zë gjumi.

O Zot! Ti je falësi më i madh i të dy botëve...

Deri kur sytë e fëmijëve të mi duhet të jenë të ngulitur në shporet? Çfarë bëhet me shpresën e tyre?

Ne nuk i kemi dëshiruar të keqen askujt, kush na ka dëshiruar të keqen neve që buka e darkës për ne të jetë një dëshirë kaq e largët...?

O Zot!

Unë nuk jam e arsimuar dhe nuk kam virtyte të larta, mirëpo e di se Ti më ke krijuar mua... në qenien time është diçka që për çdo net kur shikoj fytyrën e verdhë të fëmijëve të mi, me përulje e lutje drejtoj kokën drejt qiellit...

O Zot që je në qiej të larta...

O Zot që je në zemrën e tokës...

Që je pronari i bjeshkëve...

Fëmijët e mi janë të uritur...

Dhe gjithë kjo është dëshira ime për të cilën po ngreh duart e mia drejt qiellit tënd të gjerë aq kam mundësi... të më shikosh mua... dhe të më dëgjosh zërin tim...

O Zot! Ti je Perëndia i fëmijëve dhe i të rriturve!

Trego mëshirë ndaj fëmijëve tim!

Unë nuk dëshiroj që mënyrën e nënës time në periudhën e fëmijërisë t’ua mësoj edhe fëmijëve të mi. Një herë në mesnatë më doli gjumi nga uria dhe hapa kapakun e tenxheres që të ha gjellë. Nuk kishte asgjë... ishte bosh. Nuk kishte as ujë. Kishte vluar qa shumë sa që i gjithë ai ujë ishte avulluar. Më nuk isha e uritur.

Vendosa kokën në tokë dhe fjeta...

Tani... natën nuk më zë gjumi fare. Brengosem që të mos zgjohet njëri nga fëmijët dhe të shikojë shporetin e fikur. Të hapë kapakun e tenxheres dhe pastaj të mos jetë i uritur më.

O Zot! O Perëndi i kokrrave dhe i frutave! O Zot i lumenjve dhe i pemëve!

Fëmijët e mi nuk kanë zot tjetër, përveç Ty dhe Ti je Zoti i shtatë qiejve... Ti je Zoti i çdo fare që del nga zemra e tokës dhe që zhvillohet në thellësitë e deteve!

Nëna ime na tregonte tregime neve dhe ne dëshironim që të mos jetë përrallë. Të paktën një ditë ta jetojmë atë. Edhe nëse është përrallë, të paktën ne të jetonim një ditë në këtë përrallë.

Një ditë, një kohë, Zoti krijoi një burrë i cili i donte shumë fëmijët. Në mesnatë, ai dilte nga shtëpia dhe një nga një trokiste derën e shtëpive të të varfërve dhe para derës së tyre vendoste shporta me ushqim, mirëpo derisa pronari i shtëpisë e hapte derën, ai kishte shkuar nga aty. Banorët e asaj shtëpie mendonin se Zoti nga parajsa u ka dërguar atyre ushqim. Fëmijët kishin dëshirë që ta shikonin engjëllin që u kishte sjell atyre ushqim. Natën nuk flinin që të arrijë engjëlli dhe të trokasë në derë.

Edhe u kam treguar këtë tregim fëmijëve të mi dhe u kam dhënë shpresë atyre për ardhjen e këtij engjëlli. Aq shumë kemi pritur me veshët tanë që ta dëgjojmë zërin e trokitjes së derës derisa më në fund na u realizua kjo dëshirë.

O Zot! Ti je Perëndi i fushave dhe maleve! Ti je Perëndi i tokës dhe deteve!

Ti ke krijuar burra të cilët kanë ngjyrën dhe aromën e burrave të Zotit. Burra të cilët nganjëherë kanë qenë engjëll të këtij tregimi të vjetër. Në këtë periudhë dhe në këtë botë.

Pikërisht ata të cilët kur sipas zakonit të zotërisë së tyre Aliut (a.s.), trokisnin derën e shtëpisë tonë të varfër dhe shpëtonin fëmijët e mi nga pritja e shporetit të ndezur.

Pikërisht ata të cilët mua dhe fëmijët e mi na kanë futur në këtë tregim.

Pikërisht ata të cilët sjellin begatinë tënde mbi sofrat tona dhe shporeti ynë nuk ndezët më për të avulluar ujë, por për të lëshuar aromë të bukur të ushqimit.

O Zot i profetëve dhe i njerëzve të mirë!  O Zot i njerëzve të sinqertë dhe të mirë! O Zot i parajsës dhe ferrit! O Zot i fëmijëve dhe i të rriturve! O Zot i kokrrave dhe frutave! O Zot i lumenjve dhe pemëve!

O Zot i fushave dhe maleve! O Zot i tokës dhe tetëve! O Zot i natës dhe i ditës! O Zot i të zbuluarave dhe i të fshehurave...

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 54-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

 

یَا رَبَّ النَّبِیِّینَ وَ الْأَبْرَارِ یَا رَبَّ الصِّدِّیقِینَ وَ الْأَخْیَارِ

یَا رَبَّ الْجَنَّةِ وَ النَّارِ یَا رَبَّ الصِّغَارِ وَ الْکِبَارِ

یَا رَبَّ الْحُبُوبِ وَ الثِّمَارِ یَا رَبَّ الْأَنْهَارِ وَ الْأَشْجَارِ

یَا رَبَّ الصَّحَارِی وَ الْقِفَارِ یَا رَبَّ الْبَرَارِی وَ الْبِحَار

یَا رَبَّ اللَّیْلِ وَ النَّهَارِ یَا رَبَّ الْأَعْلانِ وَ الْأَسْرَارِ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

Tags