Lutje pranë Zotit (23)
(last modified Sat, 16 May 2020 20:09:43 GMT )
May 16, 2020 22:09 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (23)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Xhabire el-adhmi el-kesir!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirëplotit

Narratori:

Do të vije një ditë kur trupi im do të vendoset nën çarçafin e bardhë dhe të pastër që katër qoshet e tij janë vendosur nën shtratin e spitalit dhe skaj meje do të kalojnë njerëzit të cilët janë të preokupuar shumë me të gjallët dhe të vdekurit.

Do të vije ai çast kur mjeku të thotë se truri im më nuk funksionon dhe për njëmijë arsye e shkaqe të ditura dhe të paditura, jeta ime ka marrë fund. Në një ditë të tillë, mos u mundoni që në mënyrë artificiale dhe duke shfrytëzuar aparatin, të ma ktheni mua jetën time dhe këto të mos e konsideroni shtrat të vdekjes. Më lejoni atë ta quaj shtrati i jetës time. Më lejoni që trupi im të ndihmojë të tjerët që të vazhdojnë jetën e vet.

Sytë e mi jepni atyre njerëzve të cilët kurrë nuk e kanë pa lindjen e diellit, fytyrën e një foshnje dhe madhërinë e dashurisë në sytë e një gruaje.

Zemrën time dhurojani atij i cili nga zemra e vet nuk ka asnjë kujtim tjetër, përveç kujtimeve të dhimbjeve të vazhdueshme dhe të mundimshme. Damarët e gjakut tim dhurojani një adoleshenti të cilit nga aksidenti i makinës i kanë nxjerr damarët nga trupi i tij dhe ndihmojeni atë që jetojë për shumë vite me radhë dhe në pleqëri të shikojë nipat e mesat e veta. Veshkat e mi dhurojani atij jeta e të cilit varet nga një aparat makine që për çdo javë pastron gjakun e tij.

Kockat e mi, muskujt e mi, çdo qelizë dhe çdo nerv timen merreni dhe gjejeni një rrugë që t’i lidhni ato në këmbët e një fëmije të paralizuar. Gjurmojeni çdo qoshe të trurit tim, nëse nevojitet, merrni qelizat e mia dhe lini që të vazhdojnë zhvillimin e vet në mënyrë që me ndihmën e tyre një fëmijë shurdhmemec në mënyrë që të thërrasë me zë të lartë dhe një vogëlushe e shurdhër të dëgjojë tingujt e shiut që troket në xhamat e dritares së dhomës së saj. Ajo çfarë mbetet nga unë, digjeni në zjarre dhe hirin e atij zjarri hidheni në erë në mënyrë që të çelin lulet.

Nëse do të duhej të varrosni diçka nga qenia ime, lejoni që të varrosen gabimet e mia, dobësitë dhe fanatizmat e mi ndaj llojit të njeriut. Shpirtin tim dorëzojani Zotit dhe nëse dëshironi, të më kujtoni mua, kryeni ndonjë veprim të mirë, ose ndihmojeni atë që ka nevojë për ju, të paktën duke i thënë një fjalë dashurie. Nëse do të kryeni të gjithë këto që thash, atëherë do të jem gjallë përherë...

O Zot! Ti je ai që nuk ke as shok dhe as vezir! Ti je ai që nuk ke homolog dhe askënd të ngjashëm!

Ky është testamenti im. Unë me të gjithë qenien, e dorëzoj veten te Ti. Zemra ma do që kur të përballem me ty, të jem me barrë të lehtë dhe të mos kujtoj asgjë. Çdo mirësi dhe falje tënde ta kthej nga toka në tokë dhe të jem vetëm një shpirt i pa peshë.

O Zot! Ti je krijuesi i diellit dhe i hënës që rrezon!  

Edhe unë se të gjithë robërit e tu, e dua jetën. Edhe më shumë se sa shumë prej tyre. Për arsye se ata gjatë gjithë jetës së tyre kanë harruar se vdekja herët apo vonë, do vjen, mirëpo unë e di. Për arsye se ata kanë harruar se me dashje ose padashje, duhet të dorëzohen dhe nuk mund të marrin me vete asgjë nga pasuria, mirëpo unë e di këtë. Nganjëherë nguli sytë në saksinë e vogël të lules skaj dritares. Më merr malli për atë, kur të them me vete se as këtë saksi me lule nuk mund ta marrë me vete. Nuk mund ta marrë as unazën të cilën e kam kujtim nga gjyshi im. Ah sikur të paktën do të ishte e mundur që të mos e nxjerrin këtë unazë nga gishti im. Ose ato këpucë të lëkurës me ngjyrë kafe të cilat i kam blerë së fundi. Mirëpo...nuk bënë. Nuk bënë dhe nuk bënë.

O Zot! Ti je ai që mënjanon nevojat e atij që është nevojtar! Ti je ai që furnizon fëmijën e vogël dhe Ti je ai që trajton me dashuri të rinjtë e të moshuarit!

Kur trupi im shkatërrohet nën dhe, mbi tokë nuk do të mbetet asgjë nga unë, përveç kujtimeve të paqarta dhe fotografitë që kanë humbur ngjyrën e vet në albumin familjar? Çfarë vlere kanë këto? Dhe çfarë ndihme më japin mua? Asgjë...asgjë.

Mirëpo kur mund ta heqë stresin nga qenia e një njeriut, shpirti im fluturon nga gëzimi. Sapo të mendoj që trupi im nuk do të jetë i pavlerë dhe kam mundësi që në shkëmbim të të gjithë këtyre mirësive tua, të bëjë diçka që të lehtësohet barra e mëkateve dhe e gabimeve.

Pikëllohem dhe kur të mendoj për frymëmarrjet e këputura të një të sëmuri i cili nuk ka askënd, përveç Zotit. Nga pikëllimi i frymëmarrjeve të cilat kanë filluar të numërohen dhe i fytyrës së një nëne e cila është e lodhur... dhe po e shikon fëmijën e vet që edhe pse nuk është i vogël më, mirëpo ka mbetur në një qoshe i paaftë më shumë se sa të djeshmet e kaluara dhe tani po merr frymët e fundit.

Unë mund të bëj diçka...mund të jem ai që ndihmoj dikë. Edhe atë me diçka që më nuk do të jetë e imja. Një trup i pashpirt dhe i pajetë. Në vend se të bëhet edhe më i shkatërruar në zemrën e dheut, u jep shpirt jetëve të të tjerëve. Kjo është një garë me fitore në të dy anët. Humbja dhe dështimi në këtë lojë nuk ka vend.

Unë jam i dashuruar në jetën tim dhe e ndjej jetën me të gjithë qenien time dhe pas vdekjes do të jem gjallë përsëri. Zemra ime akoma po rrah dhe sytë e mi po shikojnë akoma. Në muret e shkollës tonë ishte shkruar: “Ne vdesim me të gjithë qenien tonë, pse të mos jetojmë me të gjithë qenien?!

O Zot! Ti je ai që i mgjet kockat e thyera!

Dhe atëherë kur Ibrahimi tha: “O Zot! Më trego mua se si i ringjallë të vdekurit?” Zoti tha: “Pse, a nuk ke besim?” Ibrahimi a.s. tha: “Po, kam besim, por dëshiroj që të më qetësohet zemra”.

Të besoj Ty dhe më qetësohet zemra...

O Zot! Ti je ai që nuk ke as shok dhe as vezir! Ti je ai që nuk ke homolog dhe askënd të ngjashëm! O Zot! Ti je krijuesi i diellit dhe i hënës që rrezon! O Zot! Ti je ai që mënjanon nevojat e atij që është nevojtar! Ti je ai që furnizon fëmijën e vogël dhe Ti je ai që trajton me dashuri të rinjtë e të moshuarit! O Zot! Ti je ai që ngjet kockat e thyera! Ti je ai që strehohen ata që kanë frikë! Ti je ai që di dhe shikon robërit e tu! Ti je ai që ke fuqi mbi të gjithë!

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 79-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

 

یَا مَنْ لا شَرِیکَ لَهُ وَ لا وَزِیرَ یَا مَنْ لا شَبِیهَ [شِبْهَ ] لَهُ وَ لا نَظِیرَ

یَا خَالِقَ الشَّمْسِ وَ الْقَمَرِ الْمُنِیرِ یَا مُغْنِیَ الْبَائِسِ الْفَقِیرِ

یَا رَازِقَ الطِّفْلِ الصَّغِیرِ یَا رَاحِمَ الشَّیْخِ الْکَبِیرِ

یَا جَابِرَ الْعَظْمِ الْکَسِیرِ یَا عِصْمَةَ الْخَائِفِ الْمُسْتَجِیرِ

یَا مَنْ هُوَ بِعِبَادِهِ خَبِیرٌ بَصِیرٌ یَا مَنْ هُوَ عَلَى کُلِّ شَیْ ءٍ قَدِیرٌ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

Tags