Imam Khomejni (ra), lideri i zemrave
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i97550-imam_khomejni_(ra)_lideri_i_zemrave
Lëvizja e Imam Khomejnit (ra), zanafillën e kishte në natyrën qenësore të njeriut. Natyrë qenësore kjo e cila nuk fillon vetëm me aspektin material dhe kënaqësinë e përkohshme të kësaj bote materiale, por ndjek një gjysmë tjetër me emrin “spiritualitet”. Imam Khomejni (ra) erdhi që këtë gjysmë tjetër të humbur ta fusë në jetën njerëzore dhe shoqërore dhe t’i tregojë të gjithë botës pasurinë e fesë së pastër Islame të përhapur nga Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s..
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 02, 2020 23:19 Europe/Tirane
  • Imam Khomejni (ra), lideri i zemrave

Lëvizja e Imam Khomejnit (ra), zanafillën e kishte në natyrën qenësore të njeriut. Natyrë qenësore kjo e cila nuk fillon vetëm me aspektin material dhe kënaqësinë e përkohshme të kësaj bote materiale, por ndjek një gjysmë tjetër me emrin “spiritualitet”. Imam Khomejni (ra) erdhi që këtë gjysmë tjetër të humbur ta fusë në jetën njerëzore dhe shoqërore dhe t’i tregojë të gjithë botës pasurinë e fesë së pastër Islame të përhapur nga Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s..

Data 14 khordad i vitit 1368 të kalendarit iranian që përkon me 4 qershor 1989, u publikua lajmi pikëllues për vdekjen e Imam Khomejnit (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit. Kjo ngjarje pikëlluese jo vetëm që lëndojë zemrën e një populli të tërë dhe futi në zi Iranin Islamik, por i pikëllojë edhe të gjithë njerëzit liridashës dhe ata që luftojnë padrejtësitë anë e mbanë botës.

Populli i Iranit i trazuar kishte dalë në rrugë dhe me lot e zimbajtje, vajtonte në pikëllimin për vdekjen e liderit të vet. Dashuria dhe pasioni i çuditshëm dhe i papërshkruar i popullit për Imam Khomejnin (ra), u bë shkak që të krijohet ceremonia më e madhe përcjelljes së kufomës dhe lamtumirës së fundit për një lider të një vendi në historinë bashkëkohore. Në një pjesë të kësaj ceremonie, kufoma e Imam Khomejnit (ra) ishte vendosur në një arkivol prej qelqi dhe qytetarët nga anë e mbanë Irani kishin ardhur në kryeqytet për t’i dhënë lamtumirën e fundit liderit të tyre të dashur dhe kështu krijuan pamjet e më të bukura të dashurisë dhe besnikërisë ndaj Imam Khomejnit (ra).

Ceremonia e përcjelljes së kufomës së Imam Khomejnit (ra) ka bërë jehonë të gjerë në gazetat dhe kanalet e ndryshme televizive të mbarë botës dhe kjo ngjarje për një kohë të gjatë qëndroi në krye të lajmeve agjencive dhe mediave të ndryshme të botës. Për shembull, agjencia e lajmeve AFP në atë ditë në një raport të saj kishte shkruar: “Edhe pse ka kaluara një ditë nga ceremonia e varrosjes së kufomës së Imam Khomejnit (ra), akoma me mijëra njerëz qëndrojnë rreth e rrotull varrit të tij në varrezat “Behesht Zahra” dhe po bëjnë lutjet dhe duatë e tyre dhe me të dy duart e veta po godasin kokën dhe gjoksin e vet dhe të gjithë janë bindur se ky vend do të shndërrohet në një prej vendeve të rëndësisë së lartë të botës islame”. Natyrisht se ceremonitë mortore të qytetarëve iranianë kanë vazhduar edhe për disa ditë pas varrosjes së kufomës së Imam Khomejnit (ra).

Gazeta amerikane “International Herald Trubune” në një prej numrave të saj në lidhje me Imam Khomejnin (ra), ka shkruar: “Ajetullah Khomejni (ra) ishte një personalitet revolucionar i palodhshëm dhe deri në çastet e fundit të jetës së tij, i ka qëndruar besnikë idealit të vet për themelimin e një shoqërie islame dhe të një shteti islamik në Iran. Ajetullah Khomejni nuk është ndalur as edhe për një çast nga puna për të realizuar atë që dëshironte për vendin e tij antik. Ai e konsideronte detyrë të tij që Iranin ta pastrojë nga ajo që e shikonte si korrupsion dhe dekadencë të perëndimit dhe të kthejë popullit iranian sinqeritetin dhe devotshmërinë islame”.

Imam Khomejni (ra) me mbështetjen e pashembullte të popullit të Iranit në vitin 1979, e çoi në fitore Revolucionin Islamik në Iran i cili prishi të gjitha ekuacionet e botës perëndimore. Imam Khomejni (ra) kryengritjen dhe revolucionin e vet e filloi me qëllim ripërtëritjen e mendimit politik të Islamit. Një prej dallimeve themelore të lëvizjes revolucionare të Imam Khomejnit (ra) në krahasim me kryengritjet dhe revolucionet e shekujve të fundit të botës, është tregimi dhe manifestimi i karakteristikave dhe potencialeve të Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Në një botë në të cilën humanizmi vazhdon rrugën pakurrfarë kufiri ndërsa spiritualiteti ishte mbyllur dhe izoluar vetëm në faltore dhe nuk luante kurrfarë roli në jetën shoqërore të njerëzve, një revolucion që buroi nga mësimet islame ushtroi ndikim të madh në të gjithë botën. Imam Khomejni (ra) i cili ishte një njeri fetar, një gnostik, një besimtar i devotshëm dhe një njeri me vizion të largët dhe të thellë politik dhe shoqëror, ka prezantuar në mënyrën më të lartë mësimet e fesë së pastër të Islamit dhe e ka lidhur jetën njerëzore me jetën sipirituale dhe shpirtërore.

Lëvizja e Imam Khomejnit (ra) zanafillën e kishte në natyrën qenësore të njeriut. Natyrë qenësore kjo e cila nuk fillon vetëm me aspektin material dhe kënaqësinë e përkohshme të kësaj bote materiale, por ndjek një gjysmë tjetër me emrin “spiritualitet”. Imam Khomejni (ra) erdhi që këtë gjysmë tjetër të humbur ta fusë në jetën njerëzore dhe shoqërore dhe t’i tregojë të gjithë botës pasurinë e fesë së pastër Islame të përhapur nga Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s.. Feja Islame është një fe e cila nuk e mbyll spiritualitetin në faltore e në xhami, por e fut atë në çdo çast të jetës së njerëzore në mënyrë që t’i japë qëllim jetës materiale dhe të ndërtojë një njeri të ngritur dhe të dalluar. Njerëzit me të dëgjuar fjalët e Imam Khomejnit (ra) thuajse dëgjonin zërin e natyrës së vet qenësore që u thoshte atyre: “Kthehuni në mësimet hyjnore dhe mos e pranoni padrejtësinë, korrupsionin dhe diskriminimin dhe të ngrehuni në këmbë për të ripërtërirë fenë qiellore Islame!

Imam Khomejni (ra) me vendimet e tij politike me kohë, me fjalimet e tij efikase dhe entuziazmuese me deklaratat e mirëllogaritura dhe me shumë ndikim, ka treguar se është një lider i zgjuar. Ai me përcaktimin e saktë të rrethanave politike dhe shoqërore dhe me njohjen e saktë të moralit, nevojave dhe problemeve shoqërore, politike dhe kulturore të popullit të Iranit, krijoi një ndryshim të madh dhe arriti t’i japë një shpirt të freskët vendit antik të Iranit dhe ta vendosë atë në rrugën e zhvillimit dhe progresit të madh.

Nancer, profesor austriak, në lidhje me Imam Khomejnin (ra), themeluesin e Republikës Islamike të Iranit, thotë: “Ai hapi një kapitull të ri në afrimin e njeriut me Zotin, ndërsa me mbështetjen e popullit, e ço në fitore Revolucionin Islamik i cili konsiderohet një kthesë e rëndësishme në historinë e shekullit 21”.

Spikeri...

Qëllimi kryesor i kryengritjes së Imam Khomejnit (ra) kundër dhunës, padrejtësisë dhe korrupsionit të ish-regjimit mbretëror nuk ishte asgjë tjetër, përveç arritjes së kënaqësisë së Zotit dhe ripërtëritjes së mësimeve të fesë së pastër të Islamit. Ai edhe në jetën e tij individuale ka zbatuar dhe respektuar plotësisht këto mësime, siç është fakti se ai ka jetuar një jetë shumë të thjeshtë dhe asketike dhe plotësisht larg jetës borgjeze dhe luksoze. Imam Khomejnit (ra) të gjitha kushtet dhe mundësitë e jetës i shfrytëzonte vetëm në masë të nevojave të domosdoshme. Ai edhe pse ishte në krye të udhëheqjes dhe pushtetit, ka jetuar një jetë plotësisht modeste. Ushqimi, veshmbathja dhe banimi i tij ishte shumë më i thjeshtë se sa i qytetarëve të thjeshtë dhe ai insistonte në masë të madhe për një jetë asketike dhe të kënaqshme, mirëpo ai nuk ishte një individ i izoluar dhe gjithnjë ishte i informuar në lidhje me kushtet dhe gjendjen e shoqërisë së vetë dhe të shoqërive të tjera. Imam Khomejni (ra) gjithnjë mendonte shtresat e varfra dhe të privuara dhe gjithnjë lëndohej dhe shprehte shqetësim për problemet që krijonin fuqitë arrogante të botës ndaj popujve të shtypur dhe të privuar anë e mbanë botës.

Profesori francez Monty në lidhje me jetën e thjeshtë dhe modeste të Imam Khomejnit (ra) gjatë kohës kur ai qëndronte në Neauphle-le-Château në afërsi të Parisit, thotë: “Më shumë se çdo gjë tjetër, mua më ka përshtypje jeta e thjeshtë dhe shumë modeste e Imam Khomejnit, Ai në Paris jetonte në një shtëpi të vogël e cila kishte vetëm dy dhoma. Një prej dhomave, ishte dhomë e gjumit dhe dhoma tjetër ishte dhomë pune dhe e takimeve të tij me njerëz të ndryshme. Në jetën e tij nuk vëreheshin gjëra të shtrenjta dhe luksoze”.  

Modestia e jetës së Imam Khomejni (ra)

Imam Khomejni (ra) i cili ishte filozof, gnostik, politikan i vetëdijshëm dhe një njeri i devotshëm në besimin fetar, në periudhën e udhëheqjes së shtetit, ai nuk ishte vetëm një lider politik, por ishte edhe një asket dhe një gnostik i madh i cili udhëhiqte edhe zemrat e njerëzve. Ajetullah Khamenei, pasuesi i tij në postin e liderit, në lidhje me këtë çështjeje thotë: “Kombinimi i këtyre dy elementëve së bashku, do të thotë të qenit lider dhe të qenit asket, është prej atyre veprimeve dhe karakteristikave të cilat nuk mund të gjenden te njerëzit e thjeshtë, përveç te profetët, si për shembull, profetët Davud dhe Solejman e profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s.”.

Në realiteti edukimi i një njeriu të tillë është produkt i një edukimi islamik dhe Kur’anore. Imam Khomejni (ra) gjithashtu e pranonte sistemin islam për edukimin e njerëzve të tillë të mëdhenj, ashtu siç ishte vet ai një shëmbëlltyrë e lartë në këtë drejtim. Një njeri besimtar, me rezistencë e qëndrueshmëri dhe luftues i padrejtësisë i cili zemrën e vet e ka peng pranë Zotit të madhëruar dhe mbështetet te Zoti dhe forcën e vet e merr nga Zoti. Ajetullah Khamenei i cili vet është nxënës i shkollës së Imam Khomejnit, në lidhje me këtë karakteristikë të Imam Khomejnit (ra), thotë: “Në fytyrën e një sundues, të një udhëheqësi dhe të një lideri, Imam Khomejni ishte një burrë i zgjuar, me guxim, me maturi, me iniciativë dhe zemër shumë të gjerë. Nuk ekzistonte asnjë ngjarje e rëndë e cila do ta thyente atë dhe ta detyrojë atë të përulet përpara asaj ngjarje. Në të gjitha ngjarjet e hidhura dhe të vështira të cilat kanë ndodhur gjatë udhëheqjes dhjetë vjeçare të tij, Imam Khomejni ishte më i madh se të gjitha ato ngjarje. Asnjëra prej këtyre ngjarjeve, as ajo luftë tetëvjeçare, as ai sulm i Amerikës, as ai komplot për grusht shtet, as ato vrasje terroriste të çuditshme, as ajo bllokadë ekonomike dhe as ato të gjitha veprimet e ndryshme të armiqve që bëheshin në forma të ndryshme, asnjëra nuk mund të bëheshin shkak që ky burrë të ndjejë dobësi dhe të mposhtet. Ai ishte më i fortë dhe më i madh se të gjitha ato”.

Imam Khomejni ishte një njeri që e donte shumë popullin dhe besonte fuqishëm në vullnetin e popullit. Opinioni, zgjedhje dhe dëshira e popullit ishin shumë të rëndësishëm për atë dhe ai kishte respekt shumë të madh ndaj tyre. Imam Khomejni (ra) kishte modesti shumë të madhe përball popullit dhe e quante vetën shërbëtor të popullit. Ai duke iu drejtuar funksionarëve të institucioneve të ndryshme shtetërore, theksonte se ata duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’i shërbyer popullit dhe për ta ruajtur pozitën e tyre. Imam Khomejni (ra) në një thënie të njohur, ka thënë: “Kur populli nuk e dëshiron një shërbyes të vetin, ai duhet të largohet”. Imam Khomejni theksonte dhe u thoshte funksionarëve të institucioneve shtetërore që të trajtojnë çështjet e qytetarëve dhe kurrë të mos anashkalojnë popullin. Ai në një rast ka thënë: “Shërbejini këtij populli të përvuajtur. Është populli që u ka sjell juve deri në këtë pozitë... Duhet t’i shërbejmë popullit, secili në bazë të mundësive dhe aftësive që kemi”.

Imam Khomejni (ra) mendonte edhe për detyrën njerëzore dhe islame, por edhe për shpëtimin e popujve të tjerë. Ai në një fjalim, ka thënë: “Shpresojmë dhe urojmë që ky Revolucion të rezultojë me paraqitjen e Imam Mahdijut (a.xh.) dhe shpresojmë që ky revolucion të bëhet shembull dhe të përhapet në të gjithë botën dhe për të gjithë popujt e shtypur në mënyrë që t’i çlirojë ata nga dhuna dhe padrejtësia. Ashtu sikur që ju keni ngadhënjyer kundër armikut të Islamit dhe armikut të popullit, edhe popujt e shtypur të ngadhënjejnë kundër fuqive arrogante dhe hegjemoniste”.