Dimensione të reja të racizmit dhe dhunës kundër zezakëve në Amerikë (1)
Diskriminimi racor dhe racizmi sidomos kundër indianëve autokton dhe zezakëve gjithnjë ka qenë një prej karakteristikave të dalluara të shoqërisë së Amerikës.
Njerëzit me ngjyrë në historinë tre shekullore të Amerikës gjithnjë kanë qenë objektiv e sulmeve të sistemit të skllavërisë, keqshfrytëzimit në nivel të gjerë, vrasjeve dhe viktimë e dhunës së pakufishme. Pavarësisht faktit se lëvizje e të drejtave qytetare të zezakëve në vitet 1950, krijoi një valë protestash për realizimin e të drejtave të tyre dhe për mënjanimin e diskriminimit racor, mirëpo realiteti i shoqërisë aktuale të Amerikës është vazhdimi i diskriminimit racor në dimensione dhe përmasa të ndryshme. Gjatë mandatin presidencial të Donald Trump për shkak të qasjes raciste të tij, praktikisht janë shtuar presionet dhe sulmet mbi baza raciste ideve për superioritetin e racës së bardhë. Berengere Viennot, eksperte franceze për çështje politike, beson se: “Trump nuk është një person që sjell paqe dhe miqësi dhe është e qartë se dhuna në Amerikë nën mandatin e tij presidencial të Trump është shtuar në masë të dukshme. Unë besoj se ngjarjet e dhunshme dhe raciste në Charlottesville në gusht të vitit 2017, është simbol i shpërthimi të dhunës në këtë vend. Trump në atë kohë nuk ka dënuar në mënyrë të qartë dhe të hapur ato veprime të dhunshme dhe në vend të saj, ai vetëm pati deklaruar se urrejtja dhe dhuna ekziston në të gjitha anët dhe palët. Ai me një deklaratë të tillë në realitet vetëm ka mbështetur njerëzit që kryejnë veprime të dhunshme.
Informacionet e ofruar nga ana e Policisë Federale të Amerikës (FBI) tregojnë se që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, dhuna kundër minoriteteve dhe krimet e kryera mbi baza të urrejtjes, janë shtuar në masë dukshme. Në një farë mënyrë mund të thuhet se presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar valën e dytë të dhunës dhe krimeve mbi baza të urrejtjes pas 11 shtator 2001, në shoqërinë e Amerikës.

Aktualisht me përhapjen e virusit Korona në nivel shumë të gjerë në Amerikë që këtë vend e ka vendosur në krye të vendeve të botës me numrin më të madh të viktimave dhe personave të infektuar me virusin Korona, gjendja e qytetarëve zezakë është përkeqësuar në përmasa shumë më të gjera, sidomos kur merret parasysh fakti se numrin më të madh të viktimave të shkaktuar nga ky virus e përbëjnë njerëzit me ngjyrë dhe në veçanti zezakët. Në realitet kjo epidemi tregon se mospërfilljen e plotë të qeverisë së Trump ndaj fatit dhe gjendjes së minoritetit racor të zezakëve në Amerikë.
Diskriminimi racor dhe veprimet e dhunshme ndaj zezakëve në Amerikë që ka filluar njëkohësisht me sistemin e skllavërisë në shekullin 17, po vazhdon akoma deri në epokën bashkëkohore dhe gjithnjë është paraqitur si një çështjeje e rëndësishme në shoqërinë e Amerikës. Zezakët e Amerikës të cilët një fjalorin zyrtar quhet amerikano-afrikan, konsiderohen minoriteti racor i dytë më i madh në Amerikë, pas komunitetit të amerikano-latinëve. Me zgjedhjen e Barack Obama si president i parë zezak i Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, pritej se do të përmirësohen kushtet e zezakëve, mirëpo praktikisht gjendja e zezakëve nga aspekti ekonomik, shoqërore dhe politikë është përkeqësuar për çdo ditë e më shumë dhe në mandatin e presidencial të Trump, kjo krizë siç duket po arrin kulmin e vet.
Një prej shembujve më të qartë të kësaj gjendje që gjatë viteve të fundit është bërë shumë i dukshëm, janë veprimet e dhunshme të racistëve amerikanë dhe gjithashtu dhuna e pakufishme dhe e pakontrolluar e policisë së Amerikës kundër komunitetit të zezakëve. Gjithashtu ligjet e diskriminimit racor në Amerikës kundër zezakëve gjithnjë janë përballur me protesta dhe kundërshtimin e grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në përgjithësi edhe pse rreth 13% të popullsisë së Amerikës e përbëjnë zezakët, mirëpo ato nuk kanë kushte dhe gjendje të mirë dhe as pjesëmarrje të lartë në pasuri, arsimim dhe mirëqenien e shoqërisë së Amerikës, veçanërisht në zonat periferike të qyteteve të mëdha. Më e rëndësishme se të gjitha këto është fakti se shumica e viktimave të dhunës së policisë së Amerikës janë personat me ngjyrë dhe sidomos zezakët dhe pikërisht kjo çështjeje është një prej arsyeve më kryesore të protestave dhe rebelimeve që kohë pas kohe shpërthejnë dhe ndodhin në një prej qyteteve të Amerikës. Dëshmitë dhe faktet tregojnë se diskriminimi racor në arsim, në punësim, në sfera shoqërore dhe gjithashtu ushtrimi i dhunës kundër zezakëve në një vend i cili pretendon se është përhapës i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut në botë, është shndërruar në një metodë e zakonshme. Gjithashtu mbulimi medial në Amerikë në lidhje me informacionet shqetësuese dhe problemet e amerikano-afrikanë të këtij vendi, nuk është i mjaftueshëm ose në shumë raste mediat po paraqesin një imazh të devijuar dhe jo të vërtetë nga zezakët.
Pavarësisht të gjitha këtyre mungesave ndaj zezakëve, përsëri po vërejmë shtimin e presioneve kundër zezakëve në shoqërinë e Amerikës. Në realitet, shtimi i dhunës kundër zezakëve në formave të ndryshme të saj, tregon presionin për çdo ditë e më të madh ndaj këtij minoriteti racor dhe pjesëtarët e këtij komuniteti përveçse duhet të përballojnë pabarazitë, diskriminimet racore dhe poshtërimet e përditshme, kohë pas kohe po vërejmë edhe veprime të dhunshme kundër zezakëve që kryesisht kryhen nga ana e policisë. Megjithëkëtë, nuk ekziston kurrfarë perspektive shpresëdhënëse për të ndryshuar këtë gjendje jashtë normave në shoqërinë e Amerikës, çështjeje kjo të cilën e ka pohuar në mënyrë indirekte edhe ish-presidenti amerikan Barak Obama i cili ka folur për ekzistimin e gjenit të diskriminimit racor në gjakun e amerikanëve. Obama në qershor të vitit 2015, duk vë në dukje ushtrimin e lloj-lloj diskriminimeve racore dhe veprimeve të dhunshme kundër zezakëve, ka thënë: “Pavarësisht përmirësimit të pikëpamjeve në lidhje me racat e ndryshme në Amerikë, por trashëgimi i sistemit të skllavërisë ka ushtruar ndikim të madh mbi shoqërinë e Amerikës dhe për fat të keq kjo trashëgimi akoma është pjesë e DNA-së së amerikanëve.

Dëshmitë dhe faktet tregojnë se dhunë e pamëshirshme e policisë së Amerikës kundër grave dhe burrave zezakë anë e mbanë Amerikës, është shndërruar në një fenomen epidemik dhe gjithëpërfshirës. Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut besojnë se mundësia për veprime të dhunshme dhe diskriminuese të policisë ndaj zezakëve gjithnjë është shumë më e madhe dhe zezakët dyfish më tepër kanë mundësi që në gjykatat amerikane të shpallen fajtor. Gjithashtu, sipas disa hulumtimeve, mësohet se zezakët në Amerikës 30% më shumë se sa të bardhët përballen me rrezikun e qëllimit me armë të nxehta nga ana e policisë dhe të tjerëve. Sipas statistikave të publikuara në gazetën amerikane “Washington Post”, zezakët e Amerikës më shumë se të tjetër janë qëlluar me armë zjarri dhe janë vrarë nga ana e policisë amerikane dhe hulumtimi i një organizata joqeveritare në lidhje me dhunën e policisë së Amerikë tregon se mundësia e vrasjes së zezakëve nga ana e policisë së Amerikës është tre herë më shumë se sa vrasja e të bardhëve.
Çështja e dhunës së policisë së Amerikës kundër zezakëve sidomos gjatë mandatit presidencial të Barack Obama, presidentit zezak të SHBA, mori një rëndësi shumë fish më të madhe për arsye se shumë njerëz mendonin se Obama do të marrë masa ligjore për të ndaluara përhapjen e dhunës së policëve të Amerikës, mirëpo praktikisht as ai nuk bëri ndonjë veprim efikas në këtë drejtim. Trajtimi i papërshtatshëm dhe joprofesional i policisë së Amerikës ndaj zezakëve që në shumë raste të konsiderueshme këto veprime të dhunshme kanë rezultuar me vrasjen e zezakëve, ka një historik të gjatë dhe është bërë shkak për krijimin e lëvizjeve të ndryshme qytetare kundër dhunës policore që një prej tyre është edhe lëvizja “Jeta e Zezakëve ka Rëndësi” (Black Lives Matter). Megjithëkëtë vazhdimisht bëhesh shumë veprime për ta zhvlerësuar këtë lëvizje që një prej shembujve të tilla janë edhe deklaratat e Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut. Sipas pretendimit të Giulianit, kjo lëvizje është bërë shkak për krijimin e një fenomeni të cilin të tjetër e quajnë “Ndikimi i Fergusen” me këtë kuptim që protestat janë bërë shkak për shtimin e mbikëqyrjes dhe masave më të ashpra në lidhje me punën e policisë dhe si rezultat, shtimin e statistikave të vrasjeve në qytetet e mëdha të Amerikës.
Duke marrë parasysh shtimin e popullsisë me ngjyrë në shoqërinë e Amerikës që sipas parashikimeve deri në vitin 2050, zezakët do ta përbëjnë mbi 50% të popullsisë së Amerikës, çështja e dhunës së policisë së Amerikës ndaj zezakëve po shtohet për çdo ditë e më shumë, për arsye se këtë shtim të popullsisë edhe veprimet e dhunshme të policisë kundër zezakëve do të vazhdojnë të shtohen për çdo herë e më shumë. Këto veprime të dhunshme janë shtuar edhe përgjatë krizës së përhapjes së virusit Korona. Komuniteti i zezakëve të Amerikës nga njëra anë është nën ndikimin e përhapjes së virusit Korona dhe ka pësuar humbje të konsiderueshme, ndërsa nga ana tjetër, komuniteti i zezakëve po përballet me veprimet e dhunshme dhe të pamëshirshme të policisë. Çështja e vrasjes së zezakëve nga ana e policëve të Amerikës është bërë shkak për krijimin e një cikli në të cilin për shkak të vrasjes së zezakëve, protestuesit dalin në rrugë dhe rebelohen dhe gjatë këtij kaosi me shtypjen e policisë, vritet një individ ose vriten disa individë të tjerë dhe në fund edhe pse protestuesit kthehen në shtëpitë e tyre, mirëpo vrasje e egër dhe barbare e zezakëve e një zezaku të tjerë nga ana e policisë bëhet shkak që ata përsëri të dalin nëpër rrugë dhe të protestojnë nëpër qytete të tjerë.

Pavarësisht se këto protesta të cilat përsëriten kohë pas kohe, Qeveria Federale ose Kongresi i Amerikës nuk merr masa dhe nuk bënë ndonjë veprim efikas për të parandaluar veprimet e dhunshme të policisë kundër zezakëve dhe trajtimi i gjyqësor i këtyre krimeve në të shumtën e rasteve rezulton me shpalljen e pafajshme të policit që ka kryer krime kundër zezakëve dhe kështu përfundojnë rastet e krimeve të policisë amerikane pa u dënuar fare. Vetë kjo çështjeje ka shtuar pesimizmin dhe zhgënjimin ekzistues në mesin e zezakëve të Amerikës dhe është bërë shkak që të formohen lëvizjet protestuese më të mëdha dhe më të gjera në mesin e zezakëve. Shembulli më i ri i kësaj çështjeje janë protestat dhe rebelimet e gjera në qytetin Mineapolis në shtetin Minesota që kanë shpërthyer kundër vrasjes së pamëshirshme të një burri zezak nga ana e një polici të bardh, ngjarje kjo që ka bërë jehonë të gjerë brenda në Amerika dhe jashtë kufijve të Amerikës në nivel botëror.