Trump i shpall luftë medias dhe rrjeteve sociale
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i97810-trump_i_shpall_luftë_medias_dhe_rrjeteve_sociale
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili dikur i shpalli botës vendimet e tij të papritura me ndihmën e Twitter, tani është i përfshirë në një luftë me këtë rrjet social.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 13, 2020 07:51 Europe/Tirane
  • Trump i shpall luftë medias dhe rrjeteve sociale

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili dikur i shpalli botës vendimet e tij të papritura me ndihmën e Twitter, tani është i përfshirë në një luftë me këtë rrjet social.

Me atë ku ai kishte rreth tetëdhjetë milion ndjekës. Në vazhdim, ne do të shikojmë ngjarjet që çuan në këtë luftë të Donald Trump me Twitter.

Në ditët e para të qershorit, Presidenti amerikan Donald Trump cicëroi se votimi me postë në zgjedhjet e ardhshme të SH.B.A.-së do të çonte në "manipulim të gjerë" dhe se "kutitë postare mund të vidhen". Pas publikimit të këtyre cicërimeve, Twitter postoi një etiketë në kohë reale nën të, duke lidhur përdoruesit nëse dëshirojnë me faqet e ndryshme të mediave të lajmeve dhe artikujve rreth votimit me postë në Shtetet e Bashkuara. Titulli që Twitter zgjodhi për etiketën “Truth and Test” ( Testi dhe e Vërteta) ishte: "Merrni faktet në lidhje me votimin me postë." Por masa e Twitter nuk ishte sipas dëshirës së presidentit amerikan, i cili është i interesuar që media të publikojë vetëm fjalët e tij pa asnjë kritikë. Ai akuzoi këtë media se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ata thonë se deklaratat e mia ... bazuar në faktet e mediave të rreme si CNN dhe Uashingtonit po testohen dhe nuk janë të sakta. Përplasja e Trump me Twitter nuk u ndal me kritikat ndaj mediave dhe më 7 qershor ai cicëroi me disa tweet-e duke thënë: "Republikanët mendojnë se platformat sociale po shuajnë plotësisht zërin e Konservatorëve. Para se të lejojmë që kjo të ndodhë, ne do t'i legalizojmë fuqimisht ato ose ne  do t'i mbyllim ato ".

Trump duke përmendur luftën kundër censurës në hapësirën në internet ka kërkuar anulimin e nenit 230 të Kodit Civil të SHBA. Në një cicërimë të postuar në faqen e tij personale, ai përmendi në mënyrë të përsëritur faktin se disa nga tweet-et e tij ishin kufizuar nga Twitter, vend ku ai njoftoi shumicën e vendimeve të rëndësishme të tij duke aplikuar pikëpamjet e veta personale.

Neni 230 është një nga ligjet e miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 1996, sipas të cilit rrjetet sociale dhe kompanitë e Internetit nuk janë përgjegjëse për veprimet dhe mendimet e përdoruesve. Mediat sociale gjithashtu kanë autoritetin gjyqësor të heqin përmbajtjen që është në kundërshtim me normat e shoqërisë ose që synojnë përhapjen e dhunës. Trump ka postuar në mënyrë të përsëritur tweet-e duke fyer individë të ndryshëm, duke promovuar të gjitha format e dhunës dhe tani personalisht ai dëshiron të shfuqizojë ligjin. Por përkrahësit e klauzolës nuk kanë heshtur mbi të, pasi kompani të tilla si Facebook, Twitter dhe Google janë bërë gjigantë të Internetit bazuar në përmbajtjen e krijuar nga përdoruesit. Tani, shumë vite pas miratimit të ligjit, çdo kompani e madhe e Internetit paraqet rregullat e saj standarde bazuar në një interpretim të nenit 230 dhe heq përmbajtjen e përdoruesve për arsye të panjohura. Në këtë mënyrë, ata shfrytëzuan faktin se nuk janë përgjegjës për komentet në këto rrjete sociale dhe mjaftohen vetëm me disa paralajmërime.

Ndërsa nënshkroi dekretin e tij të ri për kufizimet në media, Trump tha se një pjesë e vogël e kompanive të fuqishme dhe ekskluzive të mediave sociale kontrollojnë një pjesë të madhe të të gjitha komunikimeve private dhe publike në Shtetet e Bashkuara. Këto kompani kanë fuqi të pakufizuar për të censuruar, kufizuar, modifikuar, formatuar, fshehur ose ndryshuar pjesë të mëdha të komunikimeve.

Raportet e mediave amerikane thonë se qeveria shpreson se urdhri përfundimisht do të hapë rrugën për rregullore të reja dhe më shumë mbikëqyrje në performancën  e mediave, përfshirë Twitter dhe Facebook. Urdhri lejon që agjencitë rregullatorë të ndërmarrin veprime ligjore kundër kompanive të tilla si Facebook dhe Twitter për të monitoruar përmbajtjen në këto rrjete. Twitter e quajti urdhrin "një qasje të padrejtë dhe politike ndaj një ligji të rëndësishëm" dhe deklaroi se neni 230 "mbron inovacionin dhe lirinë e shprehjes në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetet në vlerat demokratike." Në përgjigje të urdhrit të Trump, Google, i cili zotëron YouTube, tha se ndryshimi në nenin 230 të ligjit "do të dëmtojë ekonominë e SHBA dhe udhëheqjen e saj globale në fushën e lirisë së internetit". Në një intervistë për Fox News, Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg tha, "Censurimi i një rrjeti social nuk është veprimi i duhur nga një qeveri që shqetësohet për censurimin".  

Washington Post raporton se rrjetet kryesore sociale në Shtetet e Bashkuara janë ankuar për urdhrin ekzekutiv të Donald Trump, duke e quajtur urdhrin e tij ekzekutiv mbi mediat sociale një shkelje të lirisë së shprehjes. Por çfarë synon urdhri i Trumpit? Në uebfaqe thuhet se nëse një faqe në internet kufizon qasjen në përmbajtjen e të tjerëve për një qëllim të papërshtatshëm dhe gjithashtu i heq ato, duhet të konsiderohet një botues në vend të një platforme neutrale, gjë e cila lejon që ndaj tyre të ngrihet padi. Nëse dëshira e Trump kthehet në ligj, atëherë për platformat do të bëhet shumë e vështirë sepse ata do të jenë përgjegjës për përmbajtjet dashakeqe që përdoruesit publikojnë. Për shembull, nëse një person është fyer ose mbi të është shpifur nga një përdorues në Twitter, ata mund të padisin rrjetin social në vend të palës tjetër.

Sidoqoftë, shumica e këtyre padive ka të ngjarë të bllokohen, pasi gjykata së pari duhet të vendosë nëse media sociale ka qenë e angazhuar sa duhet në çështjet editoriale për të mbrojtur imunitetin e saj. Rezultati i kësaj padie mund të mos jetë në dëm të mediave sociale, por procesi i gjatë gjyqësor, si dhe kostot që mund të shkaktojë, ka të ngjarë të dekurajojnë platformat nga rishikimi dhe filtrimi i përmbajtjes së materialeve të publikuara. Dekreti i bën thirrje Komisionit Federativ të Komunikimit (FCC) të hartojë rregullore që rrjetet sociale dhe kompanitë të humbin imunitetin e tyre nëse ata kufizojnë qasje në përmbajtje të cilat i kufizojnë për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme. Sigurisht, Komisioni Federal i Komunikimit është një agjenci e pavarur mbi të cilin Trump nuk ka kontroll dhe anëtarët e tij janë tre republikanë dhe dy demokratë. Pra, mbase presidenti i Shteteve të Bashkuara në këtë çështje do të fitojë. Ekspertët theksojnë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk mund të ndryshojë ligjin e Kongresit vetëm me një urdhër ekzekutiv, dhe se ky urdhër ka pak vlerë juridike. Në fakt, me një urdhër të tillë ekzekutiv, Trump dëshiron të parandalojë që tweet-et e tij të etiketohen në Twitter. Presidenti amerikan u tha gazetarëve se etiketa e verifikimit në Twitter ishte një veprimtari politike, por nuk sqaroi në mënyrë të qartë se si do ta zbatonte urdhrin.

Sidoqoftë, raportet thonë se qeveria amerikane ka kohë që synuar mediat sociale dhe një draft paraprak i urdhrit ekzekutiv të Trump ishte shkruar më herët. Përveç dekretit, presidenti amerikan ka konsideruar programe të tjera për rrjetet sociale që mund të krijojnë probleme për ta në të ardhmen. Donald Trump, nga drejtori i secilit sektor ekzekutive dhe të agjencive, ka kërkuar një raport që përshkruan koston e reklamave në platformat online. Qëllimi ka të ngjarë të jetë ndalimi i marketingut në këto platforma me buxhetet e taksapaguesve, të cilat do të ndikojnë negativisht në të ardhurat e këtyre sajteve.

Një tjetër objektiv që  synon Trump është redaktimi ose fshirja e përmbajtjes në mediat sociale bazuar në udhëzime të qarta. Sidoqoftë, ekspertët thonë se shumica e kompanive të Internetit kanë një seksion për kushtet e shërbimit që përdoruesi pranon dhe u jep licenca kompanisë. Për shembull, Twitter ka njoftuar se rrjeti social është i autorizuar të përdorë, kopjojë, riprodhojë, përpunojë, modifikojë, përpunojë, publikojë, transferojë, shfaqë dhe shpërndajë përmbajtje dhe është i autorizuar nga përdoruesi që ta bëjë këtë.

Përfundimisht, ne mund të hasim në disa parashikime ku kompanitë nuk do të përdorin më përmbajtjen e përdoruesit ose të zbatojnë politika korrigjuese për të mos humbur imunitetin e tyre. Por beteja midis Twitter dhe Trump nuk ka më shumë se dy pasoja: Ose Twitter dhe në fakt, të gjitha rrjetet sociale do humbasin imunitetin e tyre të nenit 230 dhe në këtë rast ndaj tyre do të ushtrohet presion për të filtruar përmbajtjen dhe kjo mund të përfundojnë në kurriz të rrjeteve sociale, ose do të ketë një kompromis midis Trump dhe pronarëve të këtyre rrjeteve dhe lojërat politike do të ndryshojnë situatën në një mënyrë tjetër.

Ndoshta kjo është arsyeja pse Zuckerberg ndërhyri shpejt dhe duke qëndruar pranë Trump u përpoq të ruante nenin 230. Zuckerberg në një postim në Facebook shkroi se megjithëse ai personalisht nuk ishte dakord me përmbajtjen e mesazheve të Trump, vendimi i kompanisë ishte që ndërgjegjësimi i publikut për përmbajtjen e mesazheve të Trump ishte i domosdoshëm dhe prandaj nuk i hoqi ato. Ky mendim është kritikuar nga shumë aktivistë të mediave sociale.

Ata përmendin shembullin e fundit në të cilin një qytetar zezak amerikan u mbyt për vdekje nga policia amerikane gjë e cila shkaktoi trazira në Shtetet e Bashkuara. Në llogarinë e tij në Twitter, presidenti amerikan kërcënoi protestuesit me një konfrontim serioz dhe shkroi: Përgjigja është zjarr me zjarr. Kjo deklaratë është një shembull i qartë i nxitjes së dhunës dhe tregon se ajo po rrotullohet në të njëjtën thembër. Trump është i panjohur me rregullat e jetës në mesin e njerëzve, dhe këtë ai shumë herë e ka vërtetuar përmes retorikës së tij raciste dhe antinjerëzore.