Trump dy anët e monedhës (16)
(last modified Sun, 28 Jun 2020 05:41:51 GMT )
Qershor 28, 2020 07:41 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (16)

Në këtë program do të flasim mbi pasojat e përhapjes së korona virusit dhe vazhdimit të demonstratave anti-racizëm në Shtetet e Bashkuara dhe kalimin e figurave të shquara republikane nga Donald Trump në pesë muajt e mbetur të zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Presidenti Donald Trump që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë nuk ka as edhe një javë pa shkaktuar polemika me tweet-et, komentet dhe vendimet e tij. Karakteri, sjellja dhe gjuha e paparashikueshme, imorale dhe anormale e Trump e kanë kthyer atë në numrin 1 mediatik si president i Shteteve të Bashkuara. Demonstratat anti-racizëm dhe numri në rritje i njerëzve të infektuar me virusin Koronavirus në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë zhvillimet më të rëndësishme dhe Donald Trump është futur në një zjarr kritikash si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët. Pabarazia dhe diskriminimi ndaj njerëzve me ngjyrë janë institucionalizuar në strukturat sociale dhe politike të Shteteve të Bashkuara dhe administrata e Donald Trump dhe aleatët e saj jo vetëm që nuk përgjigjen mirë, por gjithashtu kërkojnë të intensifikojnë ndasitë dhe polarizojnë shoqërinë amerikane. Retorika dhe politikat e Donald Trump kanë bërë që amerikanët zezakë të gjenden edhe një herë të rrethuar nga ide raciste që janë shoqëruar me dhunë dhe mbështetje zyrtare të qeverisë. Një shembull i qartë i këtij diskriminimi të pashkruar, por të dukshëm, ishte ndryshimi i madh në numrin e njerëzve që janë infektuar me sëmundjen e e virusit Korona dhe viktimat e saj midis dy racave bardh e zi, pasi numri i personave zezakë që humbën jetën nga sëmundja është dyfish më i lartë se i të bardhëve në Shtetet e Bashkuara.  Një sondazh i institutit Pew disa muaj më parë zbuloi se rreth 60 përqind e amerikanëve besojnë se që nga fillimi ngjyra e zezë e njerëzve në atë vend ka qenë një pikë negative në punësimin ose shoqërimin social të njerëzve. Për këta njerëz, kur ju jeni i bardhë, ju keni privilegjin të ndihmoheni që të ecni në rrugë të rëndësishme dhe të kapërceni pengesat. Para protestave të fundit anti-racizëm, Instituti Urban në një raport mbi ekzistencën e diskriminimit racor strukturor në Shtetet e Bashkuara tha se pabarazia etnike dhe racore është shumë e spikatur në shoqërinë amerikane. Ngjyra e fytyrës së njeriut është një pengesë strukturore për sigurinë, cilësinë e jetës, kujdesin shëndetësor, punësimin dhe arsimin. Pabarazitë raciale madje janë përhapur edhe në gjyqësorin amerikan, që është një simbol i drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

Racizmi në Amerikë

Sipas pikëpamjes së Institutit Brookings, përkrahësit e supremacisë së të qenit i bardhë janë të kënaqur me mënyrën se si policia trajton brutalisht trazirat. Rebelimet janë një faktor në përshpejtimin e bipolaritetit më të gjerë dhe të shpejtë të shoqërisë dhe dhënien e më shumë fuqie grupeve dhe institucioneve që mbështesin epërsinë e bardhë. Një proces i tillë mund të rrisë mbështetjen e të bardhëve për Trump, por që mund të rrisë shanset e humbjes së Trump në zgjedhjet e nëntorit. Por politikanët veteranë e dinë se nxitja e diskriminimit racor dhe pabarazisë racore dëmton bazën republikane dhe e bën shoqërinë amerikane më të brishtë dhe të prekshme. Kjo është arsyeja pse një numër i politikanëve dhe figura të shquara republikanë kanë bllokuar rrugën e Donald Trump në muajt përpara organizimit të zgjedhjeve presidenciale. Ish presidenti republikan George Ë. Bush dhe senatori republikan Mitt Romney janë shprehur se nuk kanë dëshirë që Trump të rizgjidhet, ndërsa Colin Poëell ka thënë se ai do të votojë për Biden dhe shumë zyrtarë republikanë kanë thënë po kështu. Sekretari i Shtetit i administratës së Bush, Colin Poëell, ka thënë se ai do të votojë Biden për shkak të gënjeshtrave të Trump. Ai i tha CNN se republikanët e Kongresit nuk e vënë në konsideratë Donald Trumpin. Anthony Gardner, ish ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, i tha kryeredaktorit të Politico në Londër se ai është i shqetësuar për gjuhën e përdorur nga Trump dhe karakterin e tij politik. "Unë kam qenë i shqetësuar për të përbashkëtat midis Donald Trump dhe Benito Mussolini për disa vjet," tha Gardner në këtë intervistë. Ai nga i cili paraardhësit e mi italianë në vitin 1938 u detyruan të shpërngulen. I pyetur në lidhje me protestat e fundit në Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar dhunën policore dhe racizmin, ish ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian tha: "Është shumë zhgënjyese dhe dekurajuese për Presidentin e Shteteve të Bashkuara që të jetë dikush që po nxit hapur ndasitë racore me qëllim për të forcuar votën e tij." Ai gjithashtu u shpreh pro kritikave të ish-zyrtarëve amerikanë ndaj Trump, të tilla si John Kelly, ish-shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, ose James Mattis, duke thënë se kritikat ishin "shumë të vogla dhe do të shtohen më vonë". Gardner tha: "Ju e dini se unë jam i lumtur që këta njerëz po flasin, sepse duke bërë kështu ju bën të dukeni të sinqertë, por jo diplomatik. Por nuk e mirëpres faktin se vetë ata i kanë shërbyer këtij presidenti. Për të qenë i sinqertë, ata janë bashkëpunëtorë. Kështu që edhe pse jam i kënaqur me ato çka ata thonë, mendoj se është vonë. "

Sondazhet sugjerojnë se shumica e popullit amerikan nuk do e votojnë Trumpin.

Nuk janë vetëm politikanët dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë amerikane që janë duke pritur fundin presidencës së Donald Trump. Jashtë Shteteve të Bashkuara dhe mes aleatëve të saj evropianë, Trump shihet si një kërcënim për aleatët në të dy anët e Atlantikut. Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan: "Javët e fundit, ka pasur shumë diskutime se si kriza e virusit Korona do të ndryshojë politikën ndërkombëtare dhe nëse ajo do të jetë një impuls i ri për bashkëpunimin global". Shumica e parashikimeve në këtë çështje janë pesimiste. Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, janë ende konfrontuese. Gjithashtu në marrëdhëniet midis dy anëve të Atlantikut, temperaturat politike janë matur gjatë kësaj periudhe. Pyetja është, se si do të ndryshojnë marrëdhëniet midis dy anëve të Atlantikut dhe si do të duket epoka e pas-koronës? Nuk është për t'u habitur, por parashikimet në këtë drejtim janë kryesisht të errëta. Luigi Scaziris në një artikull për Qendrën për Reformën Evropiane në Londër shkroi se reagimi i Trump ndaj sëmundjes Korona do të thellonte përçarjet midis dy anëve të Atlantikut. Eric Bratberg nga instituti Carnegie Endowment for Peace International gjithashtu beson se sëmundja ngjitëse Covid-19 po helmon marrëdhëniet në të dy anët e Atlantikut. Frankfurter Allgemeine Zeitung vuri në dukje se analiza e dy shkrimtarëve perëndimorë i parapriu protestave të gjera në Shtetet e Bashkuara kundër vrasjes së George Floyd dhe reagimeve të Trump ndaj tij dhe thotë: Nëse të dy autorët do të kishin shkruar analizat e tyre në fillim të kësaj jave, ata do të kishin vlerësuar boshllëqet midis dy anëve të Atlantikut me parashikime edhe më të thella. Në reagim ndaj vrasjes së Floydit, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borel tha se Evropianët janë tmerruar dhe shtangur nga vdekja e Floyd. Ai gjithashtu shprehu mbështetje për protestat e ligjshme kundër abuzimit me pushtetin dhe dhunës policore në Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass gjithashtu ka bërë një deklaratë të ngjashme.

Vrasja e George Floyd

Autori i artikullit të "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkroi se Trump promovon gjithashtu ndasi dhe përçarje në shoqërinë amerikane dhe thotë: Nëse Trump votohet edhe një herë, duke pasur parasysh pasojat e rënda të krizës së virusit Korona dhe me perspektivën e errët ekonomike dhe me trazirat qeveritare, atëherë elementët ndëshkues nuk do të kenë asnjë mungesë. Në atë rast, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës mund të shkatërroheshin me të vërtetë. Trump akuzon evropianët se janë të padobishëm dhe kokëfortë, dhe kjo shkatërron plotësisht besimin ndaj Amerikës së Donald Trump. Luigi Scaziris beson se raundi i dytë i presidencës së Donald Trump paraqet një rrezik edhe më të madh të dëmtimit të marrëdhënieve në dy anët e Atlantikut dhe dobëson Perëndimin. Pra, në këtë situatë, kush dhe çfarë mund ta ndalojë këtë proces, ose të paktën ta dobësojë atë dhe natyrisht përgjigja është e qartë: Një ndryshim i stafit në Shtëpinë e Bardhë.

 

Tags