Qasja agresore e Trump kundër institucioneve ndërkombëtare (1)
(last modified Sun, 28 Jun 2020 07:10:57 GMT )
Qershor 28, 2020 09:10 Europe/Tirane
  • Qasja agresore e Trump kundër institucioneve ndërkombëtare (1)

Që nga koha kur ka ardhur në pushtet Donald Trump si president i Amerikës në janar të vitit 2017, arena ndërkombëtare është përballur me tensione të shumta për shkak të politikave dhe veprimeve të tij. Një prej karakteristikave më të rëndësishme të udhëheqjes së Trump, është qasja negative e tij ndaj marrëveshjeve dhe traktateve rajonale dhe ndërkombëtare.

Trump deri më tani ka dal nga shumë marrëveshje dhe traktate ndërkombëtare. Qeveria e Trump deri më tani ka dal nga traktati për ndryshime klimatike i Parisit, nga marrëveshja bërthamore, nga traktati për tregti të lirë mes dy anëve të Oqeanit të Qetë (TPP) dhe duke kundërshtuar traktatin NAFTA, kërkon zhvillimin e negociatave të reja në lidhje me këtë traktat që në fund duke ushtruar presion mbi Kanadanë dhe Meksikën, ka arritur të nënshkruajë traktat të ri tregtar me këto dy vende. Trump ka urdhëruar ndërprerjen e negociatave mes Evropës dhe Amerikës në lidhje me traktatin për tregti të lirë mes dy anëve të Oqeanit Atlantik dhe gjithashtu në kuadër të politikës tregtare të tij dhe zhvillimit të luftës tregtare me disa ekonomi të mëdha të botës siç është Kina, ka kërcënuar se do të largojë Amerikën edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë. Qeveria e Trump ka vendosur në shënjestër edhe traktatin e armatimeve dhe tani ka përqendruar përpjekjet e veta për të dalë nga ky traktat dhe në këtë kuadër mund të përmendet dalja nga traktati i raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF) dhe dalja nga traktati për qiej të hapur. Robert Malley, ish-anëtari i Këshillit për Siguri Kombëtare të Amerikës, thotë: "Politika e njëanshme e Donald Trump, e ka izoluar vendin".

Trump njëkohësisht me mospërfilljen e institucioneve dhe normave ndërkombëtare, po ndjek një politikë agresive kundër institucioneve ndërkombëtare. Në realitet një prej karakteristikave më të rëndësishme të udhëheqjes së Trump është qasja negative e tij ndaj organizatave dhe institucioneve rajonale dhe ndërkombëtare. Themeli dhe esenca e kësaj qasje të bazuar në mospërfillje, kritikë, kërcënim dhe në fund dalje nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos ai grup i institucioneve të cilat po ndjekin një metodë të punës ose politike në kundërshtim me dëshirat dhe interesat e Amerikës dhe të aleateve të saj sidomos të regjimit sionist. Në këtë kuadër, Trump deri më tani ka dal nga UNESCO dhe nga Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-s dhe ka ndërprerë buxhetin financiar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe në fund deklaroi daljen e Amerikës nga ky institucion i rëndësishëm ndërkombëtar. Veprimi më i fundit i Trump në këtë drejtim, është sanksionimi i institucionit ndërkombëtar që është përgjegjës për hetimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, do të thotë Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës. Duke marrë parasysh këto raste, së pari do të shqyrtohen veprimet e qeverisë së Trump në rrafshin e daljes nga institucionet ndërkombëtare.

Veprimet e qeverisë së Trump për të dalë nga organizata ndërkombëtare sidomos në lidhje me çështjen e Palestinës, janë manifestuar në mënyrë të hapur. Trump për të mbështetur Izraelin dhe për t'u hakmarrë ndaj organizatave ndërkombëtare të cilat marrin qëndrime kundër regjimit sionist dhe në mbështetje ndaj Palestinës, deri më tani ka bërë veprime të shumta që një prej tyre mund të përmendet dalja e Amerikës nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB, ndërprerja e donacioneve të Amerikës për Agjencinë Humanitare UNRWA dhe Autoritetit Autonom të Palestinës dhe Rripit të Gazës, mbyllja e zyrës përfaqësuese të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe dëbimin e përfaqësuesit të Palestinës nga Amerika në vitin 2018. Amerika në mes të qershorit të vitit 2018, u largua nga anëtarësimi i Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB. Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-s është institucioni kryesor për shqyrtimin e gjendjes së të drejtave të njeriut që vepron nën mbikëqyrjen e organizatës më të madh botërore. Nikki Haley, përfaqësuesja e Amerikës në OKB në atë kohë, duke arsyetuar një veprim të tillë të Uashingtonit ndaj Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB, pretendoi se heshtja e këtij Këshilli ndaj asaj që ajo e quajti shkelje e të drejtave të njeriut në vende të tilla si Venezuela, e ka shtyrë Uashingtonin të marrë vendim për t'u larguar nga Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB. Sipas Nikki Haley, "kritikat e vazhdueshme të Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB-s ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e regjimit sionist kundër popullit palestinez, ishte arsye tjetër për marrjen e një vendimi të tillë në Uashington". Presidenti amerikan Trump në mënyrë të hapur është në shërbim të regjimit sionist dhe një vit para marrjes së këtij vendimi, kishte deklaruar se në rast të mos zbatimit të reformave në Këshillin për të Drejta të Njeriut të OKB, Amerika do të dalë nga ky institucion ndërkombëtar. Uashingtoni pretendon se Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-s po ndjek qasje "kronike" kundër Izraelit. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, gjithashtu është munduar ta arsyetojë këtë veprim të Uashingtonit. Ai në lidhje me këtë ka thënë: "Veprimi i Këshillit për të Drejta të Njeriut në mbrojtje të rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut ka qenë i pamjaftueshëm dhe i dobët. Këshilli po ndihmon vendet të cilat kanë shkelur të drejtat njeriut. Kritikat e Këshillit kundër Izraelit janë hipokrite". Kjo është në kohën kur Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-s po luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB ka 47 anëtarë. Selia e këtij institucioni ndërkombëtar ndodhet në Gjenevë. Natyrisht qeveria e Amerikës gjatë viteve të fundit shumë herë ka bërë përpjekje që animet dhe prirjet e veprimit të Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB ashtu si shumë institucione të tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, t'i drejtojë në kuadër të interesave të veta dhe ta shfrytëzojë këtë institucion ndërkombëtar si një mjet të politikës së jashtme për të inkurajuar aleatet dhe për të ndëshkuar kundërshtarët e Uashingtonit. Duke marrë parasysh dështimin e Uashingtonit në këtë drejtim dhe përpjekjet e Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB për të dënuar veprimet kriminale të regjimit sionist kundër popullit palestinez, qeveria e Trump në fund mori vendim për të dalë nga ky institucion ndërkombëtar i të drejtave të njeriut.

Nikki Haley, përfaqësuesja e Amerikës në OKB

Një tjetër veprime i Amerikës në këtë rrafsh është dalja nga organizata UNESCO me anë të një vendimi të marrë më 31 dhjetor të vitit 2018. Vendimi i SHBA-ve për daljen nga anëtarësimi në organizatën UNESCO ishte deklaruar në tetor të vitit 2017. Arsye e daljes përsëri të Amerikës nga UNESCO ishin mosmarrëveshjet në lidhje me çështjen e Palestinës. Edhe pse Amerika përsëri mbeti në UNESCO si një vend vëzhgues, por më nuk do të paguajë shpenzimet e anëtarësimit dhe në komitetin e trashëgimisë kulturore botërore nuk do të ketë të drejtën për të zgjedhur dhe as për t'u zgjedhur. Alexander Kuznetsov, përfaqësuesi i Rusisë në UNESCO, ka thënë: "Dalja e Amerikës nga UNESCO dëmton bashkëpunimet e shumanshme humanitare të kësaj organizate". Uashingtoni ka shumë kohë që është futur në probleme me organizatën UNESCO. Në vitin 1984, gjithashtu qeveria e ish-presidentit amerikan Reagan ishte larguar nga kjo organizatë dhe arsyen e këtij vendimi e kishte deklaruar anti-amerikanizmin e kësaj organizate. Mirëpo në vitin 2003, Amerika u rikthyer përsëri në organizatën UNESCO. Uashingtoni ka paraqitur disa pretekste në këtë fushë si për shembull ky që Amerika kërkon ndryshime fondamentale në OKB dhe në organet dhe institucionet ndërkombëtare që administrohen nën mbikëqyrjen e OKB-s siç është UNESCO dhe rishikimin në çështjen e buxhetit të kësaj organizate ndërkombëtare dhe shqyrtimin e borxheve në rritje e sipër të anëtarëve të kësaj organizate. Mirëpo kjo ishte vetëm pjesa e dukshme e çështjes ndërsa arsyeja e vërtetë e daljes së Amerikës nga UNESCO, ishte pakënaqësia e thellë e Uashingtonit nga qëndrimet dhe veprimet e UNESCO-s në mbështetje të popullit të Palestinës siç është pranimi i anëtarësimit të Palestinës në UNESCO dhe gjithashtu dënimi disa herë i veprimeve të regjimit sionist kundër Palestinës. Heather Nauert, ish-zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit, pati deklaruar: "Qëndrimet anti-izraelite për çdo ditë e më të mëdha të UNESCO-s, përbëjnë një çështjeje tjetër e cila ka shkaktuar shqetësime dhe konsiderohet një prej arsyeve të daljes së Amerikës nga UNESCO". Pavarësisht faktit se Amerikës mendon se gëzon një ndikim të madh në OKB, mirëpo kundërshtimi i prerë i shumicës së vendeve me rezolutat e propozuara nga Uashingtoni në mbështetje ndaj Izraelit siç është rasti në UNESCO, ka shkaktuar irritimin e madh të autoriteteve të qeverisë së Trump duke përfshirë edhe Nikki Haley, ish-përfaqësuesen e Amerikës në OKB.

Një veprim tjetër i Amerikës në fushën e daljes nga institucionet ndërkombëtare të cilat nuk ecin dhe nuk veprojnë sipas interesave dhe dëshirave të Uashingtonit, është qëndrimi i ashpër i Trump kundër Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe dalja e Uashingtonit nga kjo organizatë. Përhapja universale e epidemisë Covid-19 në Amerikë që e shndërroi atë në vendin e parë në botë sa i përket numrit të personave të infektuar dhe viktimave të shkaktuara nga ky virus, ka ngjallur kritika të gjera dhe të ashpra kundër qeverisë së Trump për shkak të paaftësisë dhe veprimit shumë të dobët dhe keqadministrimit në kontrollin e virusit Korona. Trump në reagim ndaj kësaj çështjeje, ka filluar të spekulojë dhe është munduar që ta fajësojë OBSH-në dhe Kinën për gjendjen kritike dhe tragjike aktuale në Amerikë. Në këtë mënyrë pas shfaqjes dhe shtimit të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve gojore mes qeverisë së Trump dhe OBSH, Trump me pretekstin se OBSH po mbështet Kinën, në prill të vitit 2020, nënshkroi urdhrin për ndërprerjen e ndihmave financiare për këtë organizatë ndërkombëtare. Kjo çështjeje ngjalli kritika të ashpra dhe të papara të brendshme dhe të jashtme ndaj qeverisë së Trump. Sipas Nancy Pelosi, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës: "Vendimi i Trump për ndërprerjen e ndihmave financiare ndaj OBSH, është i rrezikshëm dhe i paligjshëm dhe rrezikon jetën e qytetarëve amerikanë dhe qytetarëve në të gjithë botën". Mirëpo çështjeje me rëndësi është kjo që në kritikë dhe kundërshtim me këtë veprim të Trump, janë bashkuar njëzëri edhe partnerët edhe rivalet e kundërshtarët e Amerikës në nivel botëror. Të gjithë ata besojnë se në rrethana emergjente dhe shumë të rrezikshme aktuale, veprimi i Uashingtonit është plotësisht në kundërshtim me zotimet e tij për të ndihmuar institucionet ndërkombëtare dhe njëkohësisht dëmton shumë përpjekjet botërore për ta luftuar epideminë Covid-19. Trump në hapin tjetër, më 29 maj 2020, me pretekstin se OBSH si agjenci e OKB është nën ndikimin e plotë të Kinës, ndërpreu tërësisht marrëdhëniet e Amerikës me këtë organizatë. Presidenti i Amerikës dhjetë ditë para këtij veprimi, me anë të një letre dërguar OKB, ka kritikuar ashpër veprimin dhe punën e OBSH dhe ka kërcënuar me ndërprerjen e marrëdhënieve. Trump duke i dhënë ultimatum 30 ditor OBSH, kishte deklaruar se kjo organizatë ose bënë ndryshime themelore ose Amerika do të ndërprerë buxhetin e vet për këtë organizatë në mënyrë të përhershme dhe do të rishikojë anëtarësimin e vetë në këtë institucion ndërkombëtar. Amerika ka qenë mbështetësi financiar më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mirëpo tani ndihmat financiare të veta do t'i përqendrojë në organizata botërore që veprojnë në fushën e shëndetësisë. Jens Spahn, ministri i shëndetësisë së Gjermanisë, duke kritikuar vendimin e Amerikës për ndërprerjen e marrëdhënieve me OBSH-n, këtë veprim e ka quajtur zhgënjyes dhe prapambetje për OBSH-n.

Në këtë mënyrë, Trump edhe në vitin e fundit të mandatit të tij presidencial ka vazhduar procesin e daljes nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, por edhe sanksionimin e tyre.