Nuk po mundëm të marrë frymë (1)
(last modified Sat, 01 Aug 2020 08:24:03 GMT )
Gusht 01, 2020 10:24 Europe/Tirane
  • Nuk po mundëm të marrë frymë (1)

Ky program është përgatitur me rastin e vrasjes së zezakut Georg Floyd nga polici racist dhe gjatë disa edicioneve, do të shqyrtojmë racizmin dhe gjendjen e personave me ngjyrë në Perëndim.

Një këmbë u vendos mbi një qafë. Një qafë u shtrëngua nën presion. U ngushtua një frymëmarrje dhe u shua një frymëmarrje.

Ky tregim edhe pse ishte i shkurt, mirëpo përfundimi i frymëmarrjeve të Georg Floy, nuk ishte përfundimi i ngjarjes. Shumë frymëmarrje të tjera me të dëgjuar këtë ngjarje ose me të shikuar këto pamje, kanë filluar të numërohen. Në kohën kur zezakut amerikan Georg Floyd për shkak të presionit të gjurit të një polici të bardhë mbi qafën e tij, i mbyllet rruga e frymëmarrjes dhe po e shikonte afër vdekjen, e thirri nënën e tij, mirëpo thirrjen e tij për ndihmë e dëgjuan shumë të tjerë dhe zhgënjimi i tij nga marrja e ndihmës ka lënduar ndjenjat e shumë njerëzve të tjerë. Shuarja e zërit të tij u bë fillim i shumë thirrjeve të tjera. Thirrjeve që u ngritën për shkak të dhunës dhe padrejtësisë.

Tregimi i padrejtësisë dhe dhunës është tregimi më i gjatë i jetës njerëzore, mirëpo ky tregim i përsëritur kurrë nuk u brumos me qenien njerëzore. Edhe zullumqarët nuk mund të durojnë padrejtësinë ndaj vetes. Padrejtësia në rrugën e gjatë të cilën e ka kaluar së bashku me njeriun deri më sot, kurrë nuk i ka lënë të gjete njerëzit me ngjyrë dhe sidomos zezakët. Pikërisht për këtë arsye edhe pse Georg Floyd u dërgua në gojën e vdekjes në dyshemenë e rrugës së qytetit Minneapolis të shtetit Minnesota të Amerikës në perëndim të Oqeanit Atlantik, mirëpo thirrjet duke protestuar kundër kësaj dhune dhe padrejtësie, kanë kapluar edhe rrugët e qyteteve të Anglisë në anën lindore të këtij oqeanit duke krijuar trazira të shumta.

Në shoqëritë perëndimore për një person me ngjyrë sidomos nëse ai është zezak, padrejtësia dhe dhuna sidomos në formën më të zakonshme të saj, do të thotë diskriminimin racor, është ngjyra e përhershme e jetës shoqërore. Çfarë mund të pritet tjetër nga një shoqëri e cila zhvillimin e vet e ka ndërtuar duke e konsideruar racën e bardhë më superiore ndaj racave të tjera? Grumbullimi i kapitalit që ka krijuara revolucioni industrial në perëndim dhe që ka rezultuar me zhvillimin e Evropës dhe Amerikës, nga aspekti i forcës njerëzore, ishte i mbështetur në sistemin e skllavërisë ndërsa nga aspekti financiar dhe material, ishte i mbështetur në plaçkitjen e kolonive ose me fjalë të tjera të vendeve dhe territoreve të popujve me ngjyrë.

Në të vërtetë fjalia "Unë nuk po mundem të marrë frymë" që në mendjen tonë është vendosur përkrah emrit të zezakut amerikan Georg Floyd, ishte gjuha e miliona zezakëve të cilët mbyteshin dhe ngulfateshin në fyte gjatë periudhës së skllavërisë zyrtare në atmosferën e dendur nën frone dhe në depo të anijeve të personave të bardhë evropianë dhe në mungesë të ajrit. Kjo është për arsye se ata vendoseshin në depo si mallrat e ndryshme dhe radhiteshin të ngjitur njëri me tjetrin. Me mijëra dhe me mijëra njerëz të cilët për shekuj me radhë janë hedhur në ujërat e Oqeanit Atlantik ose në ujërat e Detit Mesdhe, kanë qenë zezakët të cilët ishin mbytur nga mungesa e ajrit nën fronet e anijeve transportuese të skllevërve.

Jehona lënduese e zërit të Georg Floyd i cili duke u lutur e thërriste policin e bardh me fjalën zotëri "SIR", është po ajo thirrje e humbur e mijëra skllevërve zezakë të cilët për shumë dekada punonin në fushat bujqësore të Amerikës dhe rriheshin me kamxhik dhe keqtrajtoheshin fizikisht, por zotërinjtë ose kryepunëtorët e vet i thërrisnin me fjalën zotëri "SIR". Vrasja e Georg Floyd ka hapur përsëri një plagë të vjetër dhe përsëri padrejtësinë dhe dhunën në shoqëritë perëndimore e ka vendosur në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Floyd dhe vdekja e tij tragjike edhe një herë i ka kujtuar shoqërisë njerëzore se përhapja e padrejtësisë dhe dhunës nuk është me kuptimin e adoptimit ndaj padrejtësisë dhe diskriminimit racor.

Kujtimi i jetës së skllevërve ndoshta është një prej pjesëve më të dhimbshme të memories së historisë njerëzore, mirëpo ajo nuk është shndërruar në një kujtim dhe po vazhdon akoma. Amerika edhe pse e kujton me respekt dokumentin e anulimit të sistemit të skllavërisë në këtë vend ashtu siç e kujton Kushtetutën e vet dhe krenohet me atë dokument, mirëpo konsiderimi i vetës superior nga ana e të bardhëve, nuk është anuluar me anë të asnjë dokumenti. Me siguri që shumica e amerikanëve krenohen me këtë që disa prej qytetarëve të këtij vendi kanë kërkuar nga Kongresi i Amerikës që ta shpallë terrorist grupin "Ku Klux Klan", mirëpo kjo do të thotë se në Amerikë akoma nuk ekziston një ligj special kundër një grupi i cili ashtu si në periudhën e skllavërisë akoma i përndjek, i torturon dhe i masakron dhe ekzekuton zezakët në forma më çnjerëzore. Në të vërtetë ligji në Amerikë po e trajton me tolerancë një grup i cili është simbol i terrorizmit shoqëror dhe ka strukturat e veta organizative dhe baza të forta ideologjike dhe raciste. Prandaj, tani më edhe pse lajmet e sulmeve të grupit Ku Klux Klan kundër zezakëve, nuk janë lajme ditore në Amerikë, mirëpo për personat me ngjyrë ushtrimi i mënyrave të tjera të dhunës sidomos nga ana e strukturave përkatëse me sistemin shoqëror si policia kundër personave me ngjyrë dhe sidomos zezakëve, konsiderohen lajme të përditshme të Amerikës.  

Pamje nga vrasja e një zezaku pa proces gjyqësor nga grupi racist "Ku Klux Klan"

Protestat e gjera të cilat janë zhvilluar kohë pas kohe pas publikimit të lajmeve për vrasjen e zezakëve nga ana e policisë së Amerikës, tregojnë se veprimet e dhunshme të strukturave të sigurisë kundër personave me ngjyrë dhe sidomos zezakëve në Amerikë, po merr përmasa gjithnjë e më të gjera dhe forma gjithnjë e më të ashpra. Mënyra tjetër e përsëritjes së këtyre protestave që në një kohë me sloganin "Jeta e zezakëve ka rëndësi" dhe në një kohë tjetër me sloganin "Nuk po mundem të marrë frymë", ka nxjerrë në rrugë turma të mëdha të protestuesve dhe kjo tregon se dhuna dhe padrejtësia kundër personave me ngjyrë tani ka kaluar edhe nivelin e tolerancës publike në shoqëritë perëndimore.

Georg Floyd në kohën kur po kalonte çastet e fundit të jetës së tij në dyshemenë e një rruge në qytetin Minneapolis të Amerikës, kurrë nuk mendonte se vrasja e tij do të nxjerrë jashtë nga historia emrin e shumë figurave të njohura të perëndimit dhe do t'i vendosë ata në pozitën e të akuzuarit në gjykatën e opinionit publik. Protestuesit të cilët mbanin në dorë pankartat me mbishkrimin e njohur "Unë nuk po mundem të marrë frymë" nëpër rrugët e Amerikës dhe Evropës, kanë sfiduar jo vetëm pushtetarët e sotshëm, por edhe atë grup të elitës politike dhe ekonomike të historisë së perëndimit emri i të cilëve është i lidhur me sistemin e skllavërisë si shembulli më i papranueshëm i racizmit. Statujat të cilat janë rrëzuar në rrugët e Amerikës dhe Evropës ose që janë hedhur në det ose që janë lyer me ngjyrë të kuqe në formë simbolike të lyera me gjak, janë krenari të një civilizimi të cilët nderoheshin për shkak të ruajtjes së supremcisë së të bardhëve. Sot jo vetëm personat me ngjyrë, por edhe personat e bardhë liridashës nuk marrin më fotografi me këto statuja, por marrin fotografi dhe filma nga ngjarjet e hedhjes së tyre në dete.

Dyanshmëria dhe hipokrizia e shoqërive perëndimore, do të thotë pretendimi për zhvillim njerëzor nga njëra anë dhe krijimi i lehtësimit dhe tolerancës praktike me supremacinë raciste nga ana tjetër, tani ka hyrë në periudhë të re kohore. Në këtë periudhë kohore jo vetëm sot por edhe dje shoqëritë perëndimore janë vendosur para gjykatës së opinionit publik. Amerika me eksperiencën e pazakonshme të presidencës së një zezaku për një periudhë tetë vjeçare të historisë së këtij vendi, nuk mund të shndërrohet në një ombrellë për të mbuluar padrejtësinë dhe dhunën e gjerë e cila kurrë nuk ka hequr hijen e vet nga jeta e përditshme e zezakëve në këtë vend.

 

Tags