Kurban Bajrami, festa e bindjes së besimtarëve tek Zoti
(last modified Sat, 01 Aug 2020 08:56:05 GMT )
Gusht 01, 2020 10:56 Europe/Tirane
  • Kurban Bajrami, festa e bindjes së besimtarëve tek Zoti

Festa e Kurban Bajramit është festa që rikujton hazretin Ibrahim dhe Ismail që janë simbol i bindjes së njeriut përballë urdhrit që perëndia ka lëshuar për besimtarët. Tradita në festën e Kurban Bajramit rikujton veprimin e hazretit Ibrahim (as) i cili duke iu bindur urdhrit hyjnor ishte i gatshëm të bënte kurban njeriun e tij më të shtrenjtë. Zoti pasi vuri re bindjen e atij hazreti, Ibrahimit(as) i shfaqi një dele për ta bërë kurban.

Festat islamike si festa e Fiter Bajramit, Mabathi, Ghadiri dhe Kurban Barjami janë festa që rikujtojnë ngjarje të rëndësishme dhe që në vetvete përmbajnë pika shumë dëmethënëse që janë udhëzuese dhe mësim për besimtarët. Festa në kuptimin e saj është ajo ditë kur për njerëzit zbresin bekimet dhe begatitë e Zotit. Në kulturën islame ajo ditë ku njeriu nuk kryhen mëkate dhe gabime ajo është një ditë feste. Eid në fjalor nënkupton rikthimin dhe rikujtimin dhe Kurbani nënkupton bërjen kurban të asaj që e afron besimtarin me Zotin. Në këtë mënyrë festa e Kurban Bajramit mund të quhet ndryshe festa e kthimit të njerëzve drejt perëndisë. Kjo ditë është një mundësi më shumë për tu përballur me epshet trupore, për të formuar vetvete dhe për të përfituar nga mundësitë. Pelegrinët e Shtëpisë së Zotit të cilët pasi kanë përballur privimet e shumta të kësaj bote, arrijnë njohurinë e fundit së bashku me njerëzit e tjerë që festën e Kurban Bajramit e konsiderojnë një ditë të shenjtë, bëjnë kurban. Në këtë ditë myslimanët për të rikujtuar kujtimin e hazretit Ibrahim dhe Ismail dhe për të mësuar nga vepra e tyre sakrifikuese, festojnë festën e Kurban Bajramit për të korrigjuar veten dhe për të lëvizur drejt rrugës së Krijuesit duke kontrolluar gjithmonë vetveten.

Festa e Kurban Bajramit përveçse rikujton kujtimin e hazretit Ibrahim dhe Ismail që janë simbol të dorëzimit përballë urdhrit të Zotit, ajo besimtarëve të vërtetë u mëson që jo vetëm me shprehje por edhe në veprime duhet të jenë të bashkuar dhe të ecin në rrugën e monoteizmit dhe në rrugën e profetit të Zotit dhe me të gjithë ekzistencën e tyre duhet të dorëzohen përballë urdhrave të Zotit. Hazreti Ali(as) është një udhëzues i madh i rrugës së drejtë në prej ditëve të festës së Kurban Bajramit, lidhur me ndërprerjen e varësive në këtë botë ka thënë: Të jeni të vetëdijshëm. Mënyra se si bota ka përfunduar dhe ka ikur. Të mirat kanë mbetur të panjohura dhe janë kaluar shumë shpejt. Banorët e saj shkojnë drejt shkatërrimit dhe fqinjët drejt vdekjes. O robër të Zotit. Do kaloni nga ajo pllajë fundi i së cilës është shkatërrimi. Mos kujtoni se do të keni një jetë të gjatë.  Festa e Kurbanit është festa e bindjes tek Zoti dhe kjo nënkupton se pa mbështetjen e Zotit asgjë varësi në këtë botë nuk të çon në rezultat. Kjo festë është festa e madhe e të gjithë juve që jeni të varur dhe që mbështeteni plotësisht tek Zoti i Madhërishëm dhe Fuqiplotë.

Të gjitha ceremonitë e haxhit që nga fillimi e deri në fund edhe pse pranohen në forma të tjera kanë një shpirt unik që transmeton jetën dhe bindjen duke ecur në rrugën e arritjes së Zotit. Festa e Kurban Bajramit e cila simbolizohet nëpërmjet bërjes kurban të kafshëve, është një festë që të rikujton kujtimin e veprimit të hazretit Ibrahim (as) i cili për të marrë pëlqimin e Zotit ishte i gatshëm të bënte kurban edhe njeriun e tij më të dashur. Zoti pasi pa bindjen e hazretit Ibrahim, atij i dërgoi një dele për ta bërë kurban.

Feja e shenjtë islame, nuk i konfirmon metodat e mëparshme të bërjes kurban që janë praktikuar në kombet e lashta mes tyre Finikët, egjiptianët, evropianët, ose djegien e turpit të njerëzve në disa kultura të kaluara dhe ka rekomanduar kryerjen e një kurbani në ditën e festës së Kurban Bajramit. Fakher Razi një prej komentuesve të mëdhenj të sunitëve thotë: Në epokën e injorancës mishi i kurbanit nuk hahej nga ai që bënte kurban pasi veten e konsideronte më të lartë sesa të varfrit. Për këtë arsye islami ka udhëzuar që mishi i kafshës që bëhet kurban të hahet nga të gjithë. Nga ana tjetër islami mbajtjen e agjërimit në këtë ditë e ka quajtur haram për arsye se të gjithë duhet hanë mishin e kafshës së bërë kurban. Në një transmetim nga profeti (savs), thuhet: Zoti kurbanin e ka caktuar për të ushqyer nevojtarët dhe njerëzit prandaj përdorni mishin e tij. Shumë jurisprudentë duke u mbështetur në ajetin 36 të sures Haxh janë të mendimit se mishi i bërë kurban mund të përdoret edhe nga jo myslimanët. Pra është e denjë që të varfrit e çdo feje dhe popullit të shfrytëzojnë mishin e kurbanit. Në librin “Ceremonia e Haxhit” imam Khomeini (ra) ka thënë: Është e mirë që kafsha e bërë kurban të ndahet në tre pjesë, njërën pjesë dhurojeni, një pjesë jepeni sadake dhe pjesën tjetër hajeni dhe jepjani besimtarëve dhe nëse të gjithë mishin ua jepni të varfërve jobesimtarë përsëri nuk ka problem. Islami për kryerjen e kurbanit ka përcaktuar direktiva të rëndësishme. Sipas transmetimeve të ndryshme nga suneti dhe jeta e profetit(savs) dhe të imamëve, përpara kryerjes së kurbanit atij i duhet dhënë ujë dhe është mirë që kurbani të bëhet gjatë ditës dhe jo gjatë natës. Gjithashtu në kohën e kryerjes së kurbanit duhet thënë fjalë Bismillah dhe në kohën e therjes së kafshës duhet përmendur emri i Zotit, ashtu sic thuhet në ajetin 119 të sures Enam:

«وَلَا تَأْکُلُوا مِمَّا لَمْ یُذْکَرِ اسْمُ اللَّهِ عَلَیْهِ وَإِنَّهُ لَفِسْقٌ وَإِنَّ الشَّیَاطِینَ لَیُوحُونَ إِلَى أَوْلِیَائِهِمْ لِیُجَادِلُوکُمْ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّکُمْ لَمُشْرِکُونَ»

119. ç’keni ju që të mos hani nga ajo për të cilën është përmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se çka është ndaluar për ju, përveç kur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall). Një shumicë (e mohusve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan t’i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miri për ata që i shkelin dispozitat. 

 

Ndoshta kuptimi i këtij urdhri është që në kohën e kryerjes së kurbanit ne duam të marrim jetën një kafshe të gjallë dhe kjo është një formë shfrytëzimi i krijesave të Zotit. Prandaj është urdhëruar që në kohën e kryerjes së kurbanit duhet përmendur emri i Zotit me qëllim që të rikujtohet fakti se jeta e kësaj kafshe merret me urdhrin dhe lejen e dhënë nga krijuesi i gjithësisë. Përveç kësaj kjo të rikujton se personi që kryen kurbanin të mos kthehet në një kriminel. Rregullat e kurbanit janë edhe për të rikujtuar traditën e mëkatarëve arabë të cilët në kohën e kryerjes së kurbanit përmendnin emrat e idhujtarëve të tyre si Lat dhe Aza. Për këtë arsye Islami në kohën e kryerjes së kurbanit ka dhënë urdhër që përpara të përmendet emri i Zotit në mënyrë që të hiqet kjo traditë e keqe.

Njeriu duke bërë kurban për pëlqimin e Zotit përfiton shpirtin e sakrificës dhe qëndresës. Në fjalë të tjera kuptimi i kryerjes së kurbanit është afrimi i njerëzve me Zotin dhe forcimi i besimit. Bërja kurban është një veprim që kënaq Zotin dhe që ngre njeriun. Kurani në lidhje me këtë thotë se mishi dhe gjaku i kafshës së bërë kurban nuk i sjell asnjë përfitim Zotit por ajo që i dërgon atij është besimi dhe sakrifica. Kurani në ajetin 36 të sures Haxh, kurbanin e përshkruan burim të mirësisë dhe begatisë ndërsa në ajetin 37 të po kësaj sureje, kuranin e cilëson mjet për forcimin e besimit dhe sakrificës dhe thotë:

«وَ الْبُدْنَ جَعَلْناها لَکُمْ مِنْ شَعائِرِ اللَّهِ لَکُمْ فیها خَیْرٌ ... »

36. E devetë (therjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendi emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t’u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës. 

«لَنْ یَنالَ اللَّهَ لُحُومُها وَ لا دِماؤُها وَ لکِنْ یَنالُهُ التَّقْوی‏ مِنْکُمْ کَذلِکَ سَخَّرَها لَکُمْ لِتُکَبِّرُوا اللَّهَ عَلی‏ ما هَداکُمْ وَ بَشِّرِ الْمُحْسِنینَ»،

37. te All-llahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arin bindja e juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahu për udhëzimet që ua bëri. Bamirëseve merru myzhde. 

Në bazë të këtyre ajeteve ajo çka ka rëndësi është spiritualiteti dhe besimi në Zot të cilën njeriu e përfiton duke kryer kurban dhe duke hedhur hapa në rrugën e afrimit të tij me Zotin. Në fakt duke u bazuar në ajetet e kuranit është fakt se qëllimi i pranimit të kryerjes së një  veprimi është besimi në Zotit dhe ajetet në fund thonë se ai Zot që juve ju ka udhëzuar për në rrugën e drejtë këta kafshë të mëdha i ka bërë të bindur përballë jush me qëllim që ato t’i përdorni duke i bërë kurban në rrugën e bindjes tek Zoti dhe për t’i shfrytëzuar në të mirë për jetën tuaj. Në fund ajetet japin lajmin se këto begati hyjnore mund të shfrytëzohen duke u bindur tek Zoti dhe duke ecur në rrugën e Zotit.

Sakrifica dhe sprova e Ibrahimit, Haxherit dhe Ismailit janë të gjitha metoda për të treguar bindjen ndaj Zotit. Në çështjen e Ibrahimit, ai të gjitha shpresat e tij i vari tek kryerja e kurbanit dhe arriti të vërtetën në këtë rrugë. Haxhir gjithashtu shumë e provoi frikën dhe shpresën dhe duke u mbështetur tek Zoti arriti të përfitojë durimi. Kurbani i madh, d.m.th. Ismaili, gjithashtu dha pëlqimin e tij dhe u dorëzua. Kënaqësia e Ibrahimit, durimi i Haxherit dhe dorëzimi i Ibrahimit, secila janë një mësim për njerëzit dhe shembull i shpirtit njerëzor dhe mësim i përjetshëm në botë.