Trump dy anët e monedhës (21)
(last modified Sat, 01 Aug 2020 09:03:25 GMT )
Gusht 01, 2020 11:03 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (21)

Narcizizmi dhe ambicia e Donald Trump janë në qendër të të gjitha polemikave dhe kritikave ndaj presidentit amerikan.

Donald Trump që nga koha e futjes në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kaluar qoftë edhe një moment pa qenë në krye të medias së shkruar dhe vizive për shkak të postimeve, deklaratave dhe qëndrimeve të tij polemike. Personaliteti dhe karakteristika e sjelljes së Trump, tregon se ai është një njeri i paparashikueshëm që vepron jashtë normave të moralit dhe politikës dhe kjo e ka bërë Donald Trump presidentin më të diskutuar në Amerikë. Libri zbulues i mbesës së Presidentit Donald Trump është shitur me gati një milion kopje në ditën e parë të botimit. Libri “është thënë shumë, por ende pa mjaftueshëm, si  krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë?";  Është shkruar nga Mary Trump, vajza e vëllait më të madh të Donald Trump. Botuesi i librit, Simon & Schuster, thotë se shitjet ishin një rekord për kompaninë. Libri “është thënë shumë, por ende pa mjaftueshëm, si  krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë?" e kritikon ashpër presidentin amerikane duke e quajtur atë si nakarmadh dhe thekson se babai i Donald Trump, Fred Trump, ishte një antisocialist. Për vite me radhë, sjellja e keqe e tij ka formuar karakterin dhe sjelljen aktuale të Donald Trump. Mary Trump në këtë libër shkruan: Situata patologjike e Donald është kaq komplekse dhe sjelljet e tij janë shpesh aq të pashpjegueshme, saqë diagnoza e saktë dhe gjithëpërfshirëse kërkon një seri testesh të hollësishme psikologjike dhe sociologjike që Donald Trump kurrë nuk ka qenë i gatshëm t'i kryejë.

 

Mary Trump është një psikologe dhe në këtë libër ajo ka shkruar shumë artikuj polemikë kundër xhaxhait të saj. Këto përfshijnë pretendimet se Donald Trump dhe motra e tij mashtruan vëllain e tij të madh dhe morën pronën e tij para se të vdiste. Mary Trump në këtë libër shkruan se Trump dhe motra e tij nuk lejuan që një pjesë e madhe e pasurisë së babait të shkonte tek fëmijët e tij. Ajo gjithashtu në një pjesë tjetër të librit të saj thotë se Donald Trump i ka paguar dikujt për të dhënë provimin e pranimit në universitet në vendin e tij. Ky provim që është një nga parakushtet që njerëzit të hyjnë në kolegj dhe universitet në Shtetet e Bashkuara. Në intervistat e fundit me media të ndryshme amerikane, Mary Trump ka thënë se Donald Trump ka përdorur vazhdimisht gjuhën raciste. Ajo gjithashtu thotë se nëse jeni pranë me Donald Trump, është shumë e zakonshme të dëgjoni fjalë dhe shprehje raciste nga ai.

Magjepsja dhe ambicia e Donald Trump nuk njohin kufij dhe ai do të bëjë çdo gjë për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë. Përhapja e koronës ka prishur të gjitha planet e fushatës së Trump. Presidenti i Shteteve të Bashkuara është ende duke u përpjekur të shfaqë gjendjen e shoqërisë amerikane si normale. CNN në një raport thotë se ajo që Presidenti i SHBA Donald Trump nuk po i kushton vëmendje është pandemia e virusit Korona. Duke skicuar një hartë të gjendjes së virusit në shtete të ndryshme të SH.B.A.-së, rrjeti thotë se javën e kaluar vetëm në katër shtete është parë një rënie e numri të të infektuarve  të rinj me koronavirus, pasi shumë shtete të tjera ishin akoma në të kuqe; Por edhe në këtë situatë, Trump nuk është i gatshëm t'i këshillojë njerëzit të veshin maska. Më parë, prezantuesi i Fox News Chris Wallace, iu referua një raporti nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ku thuhet se nëse të gjithë njerëzit mbanin maska ​​për katër deri në gjashtë javë, sëmundja mund të kontrollohej. Ai ka parashtruar një pyetje për Trump se pse nuk e ka detyruar vendosjen e maskës. "Jo, unë dua që njerëzit të kenë liri dhe nuk besoj në atë," tha Trump. "Të gjithë ne e mbajmë mend se në fillim të shpërthimit, kemi pasur mungesë maskash dhe maskat në dispozicion ishin të mjaftueshme vetëm për stafin mjekësor", vazhdoi korrespodenti i CNN, duke iu referuar deklaratave të Trumpit për maskën. Përveç kësaj, që atëherë kanë ndodhur shumë ndryshime dhe ne gjithashtu me kalimin e kohës kemi mësuar më shumë rreth virusit korona. Bazuar në këtë informacion, përdorimi i një maske tani është një nga mënyrat e pakta për të ndaluar këtë virus vdekjeprurës. Çfarë nënkupton saktësisht Trump me lirinë? A nuk është ajo që dikush të infektojë mësuesin ose fëmijën e vet? Vetëm në një shtet, 85 fëmijë janë testuar pozitiv me virusin e koronës. Ata nuk festuan as ditëlindjen e tyre të parë. Kjo do të thotë liri! Në fund të këtij raporti, CNN thotë se, ndërsa përhapja e koronës u intensifikua, në vend që të merrte masa për të menaxhuar situatën, Trump çfarë po bënte? Trump javën e kaluar foli për gjithçka, por jo për virusin Korona, i cili ka vrarë afro 140,000 amerikanë në më pak se gjashtë muaj. Ne e filluam këtë javë me rreth 136,000 të vdekur dhe tani po i afrohemi 140,000-ve. Gjatë atyre gjashtë muajve, Trump gjithashtu e quajti të parëndësishme dhunën e policisë kundër zezakëve.

Virusi korona në Amerikë

Kur kishin kaluar më shumë se një muaj nga shpërthimi i virusit Korona, në qytete të ndryshme të SH.B.A.-së, u përhapën protestat kundër racizmit shkak për të cilin u bë vrasja e zezakut George Floyd nga policia amerikane. Në mbështetje të policisë amerikane, Trump i quajti protestuesit anti-racizëm si demonstrues vandalë dhe u përpoq të justifikojë shtypjen e demonstruesve, gjoja në një përpjekje për të vendosur ligjin dhe rendin. Por kjo përgjigja e Trump, ashtu sic ai u përpoq të quante normale shpërthimin e virusit Korona, u kundërshtua fuqishëm, duke e përballur presidentin me më shumë kritika nga media dhe opinioni publik. Donald Trump në një konferencë shtypi, në përgjigje të pyetjes nga gazetarja e CBS, Katherine Harridge në lidhje me vrasjen e George Floyd dhe zezakëve të tjerë nga forcat e rendit,  tha:  "Ishte e tmerrshme. E tmerrshme. Sigurisht, gjithashtu vriten të bardhët. Edhe të bardhët. Pse ata akoma vriten, është një pyetje shumë e vështirë. Numri i të vdekurve nga të bardhët është më i lartë. Të bardhët po vdesin më shumë." Statistikat e prezantuara nga presidenti amerikan në intervistën me gazetarin e CBS mbi numrin e madh të viktimave nga radhët e të bardhëve gjatë zbatimit të ligjit, u kundërshtuan nga përdoruesit e mediave sociale, ekspertët dhe mediat. Menjëherë pas përgjigjes së Trump, media sociale u mbushën me kritikat e njerëzve, duke thënë se pretendimet e presidentit se gjatë zbatimit të ligjit dhe rendit më shumë janë vrarë të bardhët, ishin të pavërteta. Hulumtimet e pavarura të mediave nga viti 2015 deri në 2016 tregojnë se numri i zezakëve të vrarë nga policia ishte të paktën dyfishi i të bardhëve. Në vitin 2016, zezakët midis moshës 15 dhe 34 vjeç që janë vranë nga policia në kohën e arrestimit, është nëntë herë më i lartë se amerikanët e tjerë dhe vdekshmëria tek të rinjtë zezakë në krahasim me të bardhë është katër herë më shumë. Washington Post kreu një studim të ngjashëm në vitin 2016 dhe zbuloi se afrikano-amerikanët kishin 2.5 herë më shumë të ngjarë të vriteshin nga policia sesa të bardhët. Një studim i bërë nga gazeta amerikane e Shëndetit Publik në vitin 2018 tregon se kjo shifër është të paktën 3.5 herë më shumë.  Bazuar në këto shifra, del se statistikat që Presidenti i Shteteve të Bashkuara i tha gazetarit të CBS për faktin se ka më shumë viktima tek të bardhët sesa zezakët, janë të pasakta.

Situata e zezakëve në Amerikë

Trump gënjen vazhdimisht për të justifikuar problemet e shoqërisë amerikane që vijnë nga politikat dhe vendimet e tij. Leo Hendry anëtari i Këshillit të Politikës së Jashtme në një artikull për Newsweek shkroi: Skema e Pagesave të Çeqeve (PPP) e propozuar nga administrata Trump për të mbështetur bizneset e vogla ishte një katastrofë që nga fillimi, sepse nën drejtimin e Trump dhe administratën e tij, shumica e kësaj ndihme të menjëhershme iu dhanë korporatave të mëdha dhe një buxheti i vogël mbeti për bizneset e vogla, të cilët u përballën me rregulla të paqarta dhe gjithnjë në ndryshim, të cilët më pas mbetën të hutuar dhe nuk mundën të përfitonin nga këto ndihma. Tani pas katër vitesh, kjo hipokrizi është bërë një shenjë dalluese e doktrinës ekonomike të Trump, ku ekonomia e tij miratohet në emër të vendit por në favor të gllabëruesit. "Liu Hindry" në Newsweek shkruan: Trump i portretizon politikat e tij ekonomike sikur dëshiron të ndihmojë më të dobëtit, por në realitet janë ata më të fortit që përfitojnë nga këto politika. Për shembull, nga politika e uljes së taksave të Trump nuk ka përfituar nga klasa e mesme, pasi përfitimet e bëra nga Wall Street nuk kanë lejuar të përfitojë Mini Wall Street e përbërë nga (pronarët e bizneseve të vogla) dhe shifrat e deklaruara mbi punësimin nuk kanë qenë kurrë në përputhje me shkallën reale të papunësisë dhe treguesit e tjerë të tregut të punës. Fakti që presidenti amerikan i ka thënë të gjitha këto gënjeshtra të egra gjatë krizës së koronavirusit dhe protestave civile, tregon Trump për mashtrimet e vetëdijshme nuk ka asnjë kufi. Kjo është pikërisht ajo që Trump ka bërë gjatë tre vjet e gjysmë në detyrë.