Trump dy anët e monedhës (23)
Në këtë program, do të flasim mbi qëndrimin e Trumpit për mosmarrëveshjen me demokratët mbi paketën e stimulit ekonomik dhe urdhrin ekzekutiv të Trump për të anashkaluar Kongresin.
Donald Trump që nga koha e futjes në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kaluar qoftë edhe një moment pa qenë në krye të medias së shkruar dhe vizive për shkak të postimeve, deklaratave dhe qëndrimeve të tij polemike. Personaliteti dhe karakteristika e sjelljes së Trump, tregon se ai është një njeri i paparashikueshëm që vepron jashtë normave të moralit dhe politikës dhe kjo e ka bërë Donald Trump presidentin më të diskutuar në Amerikë.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara përjetojnë mesatarisht rreth 65,000 raste të reja dhe 1.000 vdekje në ditë nga sëmundja e virusit korona, Trump thotë se situata e virusit korona në Shtetet e Bashkuara është nën kontroll. Të gjitha përpjekjet e Trump janë që të normalizojnë shpërthimin e koronavirusit dhe të kontrollojnë menaxhimin e pacientëve me sëmundjen e Covid-19, si dhe të parandalojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje. Por realiteti është në kundërshtim me idetë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Rrëfimet dhe kritikat e ish funksionarëve të Trump dhe disidentëve nga rrethi presidencial amerikan dhe fushata zgjedhore kanë zbuluar disa nga realitetet e shoqërisë amerikane. Ish-drejtori i komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, i është përgjigjur vërejtjeve të Trump në media. Në përgjigje të kritikave nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e përshkroi atë si një humbës, Scaramucci cicëroi se Trump ishte fajtori kryesor për papunësinë e 40 milion amerikanëve dhe vdekjen e 162,000 amerikanëve. Humbës je ti, 162 të vrarë dhe 40 milion amerikanë të papunë para syve tuaj. Jemi lodhur nga e gjithë kjo humbje. Ne kemi dashur që ju të keni sukses, por ju jeni një humbës i ulët. Për fat të mirë, kjo situatë përfundon në 3 nëntor. Amerika do të shërohet dhe do të ringrihet.

Trump më parë duke postuar një mesazh në Tëitter kishte reaguar ndaj fjalëve të Scaramucci, duke e përshkruar atë si një humbës që iu lut të kthehej në punën e tij të mëparshme në Shtëpinë e Bardhë pas shkarkimit të tij. Kritika ndaj Trump dhe politikat e tij nuk është e kufizuar vetëm në rrethin e funksionarëve të dikurshëm dhe të shkëputur nga Trump. Demokratët dhe mediat afër tyre po sfidojnë çdo ditë Trump dhe politikat e tij dhe po minimizojnë shanset e tij për të fituar zgjedhjet e 3 nëntorit. Planet e stimulimit ekonomik të Trump janë vënë rregullisht në pyetje nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve. Trump po përpiqet gjithashtu të përdorë fuqitë e veçanta të presidentit për të portretizuar veten si shpëtimtar të ekonomisë amerikane të krizës dhe demokratët si një pengesë për politikat e tij.
Bllokada që ka hasur Shtëpia e Bardhë në negociatat me Demokratët në krye të Dhomës së Përfaqësuesve mbi një paketë të re stimuluese, e detyroi presidentin amerikan Donald Trump të nënshkruaj një dekret ekzekutiv dhe të anashkaloj Kongresin për të zbatuar katër programe mbështetëse për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës ekonomike të shkaktuar nga shpërthimi i virusit Korona. Sipas një prej programeve, amerikanët me të ardhura të ulëta dhe ata që janë të papunë pritet të marrin 400 dollarë në javë deri vitin e ardhshëm. Kjo ndihmë është përveç ndihmës shtetërore që të papunët kanë marrë deri më tani. Plani i dytë ekzekutiv që u nënshkruan nga Donald Trump është ulja e taksave për ata që fitojnë më pak se 100,000 dollarë në vit. Urdhri i tretë ekzekutiv për "ndihmën e pronarëve dhe qiramarrësve" dhe urdhri i katërt është ai i shtyrjes së kredisë studentore. Problemi kryesor me urdhrat ekzekutiv të Trump është se qeveria federale paguan vetëm 75 përqind të asaj në formë subvencioni dhe secili shtet duhet të paguajë 25 përqindëshin e mbetur të buxhetit të tij dmth100 dollarë për të papunët nëse pajtohet me planin. Një numër i zyrtarëve të shtetit kanë thënë se ata nuk mund ta përballojnë atë për shkak të krizës aktuale ekonomike. Kundërshtarët e urdhrave ekzekutiv të Trump thonë se shuma, së bashku me shtesat e tjera për të papunët, do të jenë dy të tretat më shumë sesa të ardhurat nga puna e tyre, duke i bërë ata pa asnjë nxitje për të rifilluar punën. "Na vjen keq për të parë që Presidenti ka ndjekur një politikë të dobët, joefikase dhe jopraktike në vend që të zgjidhë problemin e njerëzve ", thanë në një deklaratë Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe Chuck Schumer, drejtuesi i pakicës së Senatit. "Kostot e papunësisë, për të cilat kanë nevojë miliona njerëz do të shkatërrohen dhe mirëqenia dhe siguria shoqërore e të moshuarve do të rrezikohen." "Fakti është se të kuptuarit se këto veprime janë të ligjshme apo jo, duhet kohë", tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në programin e CNN "Shteti i Kombit", në përgjigje të një pyetje nëse ajo do të ndiqte veprime ligjore për të bllokuar veprimet ekzekutive të Trump.. Unë i bashkoj vërejtjet e mia me vërejtjet e senatorit Ben Sass, i cili i konsideron këto veprime jokushtetuese. Tani për tani ne duam të plotësojmë nevojat e popullit amerikan. Siç thonë këshilltarët e mi juridikë, këto veprime janë absurd të paligjshme. Ish Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i tha SNBC: "Urdhrat ekzekutiv të Trump në paketën e shpëtimit të virusit Corona janë mashtruese dhe të paligjshme dhe kjo është një sjellje devijuese jashtë negociatave me Kongresin". Ish zonja e parë shtoi: "Veprimet e tij, siç kanë thënë edhe senatorët republikanë, ka të ngjarë të jenë jokushtetuese, duke anashkaluar Kongresin dhe një përpjekje për të shpenzuar para që ai nuk ka autoritetin të bëjë."

Trump ka krijuar një ndasi të thellë politike në shoqërinë amerikane. Kjo ndasi politike ka ekzistuar më parë, por tani ai është kthyer në ndasi identiteti dhe ka arritur në atë pikë sa që edhe disa republikanë radikalë kanë paralajmëruar kundër rizgjedhjes së Trump. Një nga figurat e shquara që ka analizuar thellësisht pasojat e rizgjedhjes së Trump është Francis Fukuyama, i cili ka teorinë e fundit të historisë. Fukuyama tre dekada pas rënies së Bashkimit Sovjetik foli për fundin e historisë dhe sundimin e liberalizmit mbi botën. Fukuyama tani e sheh fitoren e Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016 si një shenjë të rënies së liberalizmit. Ai adreson këtë çështje në veprën e tij të re, Identiteti. Në këtë libër, Francis Fukuyama studion formimin e idesë së identitetit nga Platoni tek Locke dhe Ruso tek feminizmi dhe politika moderne e gjinisë. Ai udhëton në thellësinë e kësaj historie për të dhënë një paralajmërim të rreptë se nëse nuk krijojmë një kuptim të përgjithshëm të dinjitetit njerëzor, jemi të dënuar të durojmë konflikte të vazhdueshme. "Nëse Trump nuk do të kishte qenë President i Shteteve të Bashkuara në nëntor 2016, ky libër nuk do të ishte shkruar," tha Fukuyama. Si shumë amerikanë, unë u befasova nga rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe u shqetësova për pasojat e mëpasshme për Shtetet e Bashkuara dhe botën. "Zgjedhja e Trump ishte surpriza e dytë e zgjedhjeve të vitit 2016, pas tërheqjes së papritur të Britanisë nga BE në qershor." Programin e sotëm po e përfundojmë me një deklaratë të John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të Trump dhe një republikan i rrymës radikale. Duke komentuar politikën e jashtme të Trump dhe zvogëlimin e trupave amerikane në Gjermani, ai tha: "Kur Trump merret me sigurinë kombëtare, ai nuk ndjek asnjë filozofi politike apo mendim strategjik". Rezultati tani është që kemi më pak siguri sot sesa kemi pasur para epokës së Trump. "Kjo është arsyeja pse për herë të parë në jetën time, unë nuk dua të votoj kandidatin republikan presidencial," tha Bolton.