Korona dhe etapa e re (1)
(last modified Sat, 22 Aug 2020 06:44:42 GMT )
Gusht 22, 2020 08:44 Europe/Tirane
  • Korona dhe etapa e re (1)

Shoqëria njerëzore aktualisht po përjeton një prej ngjarjeve më të dhimbshme të historisë bashkëkohore dhe elementi më themelor i njerëzimit do të thotë marrëdhëniet shoqërore po përballet me fenomenin “distancimi social”.

Në këtë etapë të re, arti dhe kultura në çfarë kushte ndodhet dhe si e ka trajtuar këtë pandemi të shëmtuar? A do të futet arti në një sferë të re dhe do të kalojë eksperienca të reja? Në kuadër të disa edicioneve do të flasim rreth kësaj sfide.

Ndoshta kjo pozitë në të cilin ndodhemi ne dhe ju, nuk është përjetuar në asnjë periudhë të historisë së njerëzimit. Historia e cila ka përjetuar luftëra disa vjeçare dhe fatkeqësi të shumta, mirëpo asnjëra prej tyre nuk ka qenë globale në këtë mënyrë dhe me këto përmasa. Ne këtyre ditëve po përballemi me një sprovë më të madhe se të gjitha sprovat e tjera me të cilat është përballur njeriu deri më tani. Një fatkeqësi e cila është më e çuditshme se sa thatësira, vërshimet e përmbytjet, tërmeti, lufta dhe murtaja e cila nuk kurohet as me reshjet e shit dhe nuk thahet as me rrezet e diellit dhe nuk ndalet as me paqe dhe nuk zhduket as me medikamente. Një fatkeqësi e cila na ka njohur neve me padituritë tona.

Këtyre ditëve përhapja e virusit Korona është bërë shkak për mbylljen e të gjitha aktiviteteve dhe qarqeve dhe tubimeve njerëzore. Edhe artet nuk mbeten të paprekura nga kjo pandemi dhe me siguri mund të thuhet se të gjitha artet kanë pësuar dëme të mëdha. Shumë kinema kanë ndërprerë prodhimin dhe zinxhirin e shpërndarjes dhe të vetmen shpresë e kanë sistemin e transmetimit online që ndoshta mund të krijojë një lëkundje të vogël në ekonominë e kinemasë. Edhe teatri është përballur me po të njëjtin problem i cili e ka vendosur kinemanë në prag të krizës më të madhe ekonomike në historinë 100 e ca vite të saj. Gjithashtu edhe muzika e cila realizimin e drejtpërdrejtë së bashku me publikun tani po e shikon si një ëndërr shumë të largët, është përballur me dëme të konsiderueshme ekonomike. Mbyllja e shumë qendrave të ofrimit të librave (do të thotë qendra të shitjes së librave dhe bibliotekave) si dhe galerive artistike dhe muzeve, e kanë bërë situatën edhe më të vështirë dhe më të komplikuar. Për këtë sektor. Edhe shumë argëtime të tjera si udhëtimet turistike tani i janë mohuar njeriut dhe industria e turizmit po shkon drejt një falimentimi të plotë.

Së bashku t’i hedhim një vështrim mbi reagimin e artit dhe artistëve dhe autoriteteve të çështjeve kulturore ndaj rrethanave të reja dhe periudhës së virusit Korona.

Në rrethanat e karantinës që po sundojnë tani në të gjithë botën, hashtagu “#muzeu në shtëpi” është bërë një prej trendëve më të dukshme në sferën virtuale gjatë disa muajve të fundit. Ky është një hashtag i cili mund të konsiderohet edhe si një reagim i arteve vizuale ndaj mbylljes së muzeve, ekspozitave artistike, galerive dhe qendrave të tjera artistike që pas tronditjes së parë që pësuan me mbylljen, tani po mundohen ta adoptojnë veten me atmosferën e karantinës dhe po mundohen që vendin e zbrazët të shikuesve të vërtetë me shikuesit nga sfera virtuale. Motorët e kërkimit në këtë drejtim tani i kanë dalë në ndihmë muzeve dhe galerive dhe aktualisht shumë muze nëpër botë si muzeu Guggenheim (me shkallët e tij të njohura), muzeu kombëtar i arteve moderne dhe bashkëkohore të Kores Jugore, Galeria Kombëtare e Afrikës Jugore, muzeu i arteve të Sao Paulo të Brazilit dhe mbi 100 muze dhe galeri të tjerë kanë vendosur vizitë virtuale në dispozicione të publikut dhe dashamirësve të arteve.

Alexander Monroe, ekspert artistik i në muzeun Guggenheim, këtë udhëtim turistik e ka quajtur një periudhë testuese dhe thotë: “Në rrethanat kritike, prodhimi kulturor dhe artistik duke ndihmuar përshkrimin dhe përjetimin përsëri të eksperiencave kolektive tona, mund të forcojë ndjenjën e solidaritetit dhe unitetit shoqëror të shoqërive njerëzore”. Patricia M. Lambert, profesorë universiteti në degën e politikës kulturore dhe administrimin artistik, gjithashtu beson se: “Këto ditë e krizës së pandemisë në mënyrë të vazhdueshme na kujtojnë neve se artet deri në çfarë mase janë të qëndrueshme dhe novatore dhe aktualisht çfarë raste të mira kanë krijuar artet për zhvillimin e biznesit. Për shembull, gjatë ditëve të karantinës u përballem me një valë të madhe të artistëve të cilët shumë shpejtë kanë krijuar profesione të reja të punës që nga mesi i tyre mund të përmendim dhënien e mësimit online në lidhje me artet vizuale dhe muzikën”.

Realiteti është ky që hyrja në sferën virtuale aq sa është e dobishme për institucionet e ndryshme dhe është bërë shkak që ato të vazhdojnë të kenë qasje në publikun e tyre, është e rëndësishme edhe për vetë publikun. Në këto ditë dhe natyrisht përgjatë gjithë historisë, janë bërë shumë studime dhe hulumtime që të gjitha ato theksojnë në një çështjeje. Ajo çështjeje e artë është kjo që shikimi i veprave historike e redukton stresin dhe bëhet shkak që të shtohet dhe forcohet ndjenja e solidaritetit në mesin e publikut.

Vizita virtuale në muzeun Guggenheim

Aspekti shpresëdhënës i situatës qëndron këtu se siç duket grupet dhe institucionet artistike janë duke filluar përpjekjet për ta përmirësuar situatën që nga ky mes mund të përmenden ndihmat dhe kreditë e shoqatave të ndryshme artistike që kanë ofruar për artistët. Gjithashtu disa qeveri kanë paraparë edhe pagimin e subvencioneve për mediat, institucionet dhe kompanitë kulturore dhe artistike, gjë që në rrethanat aktuale të krizës mund të parandalohet shkatërrimi i tyre. Ndoshta pikërisht për këtë arsye znj. Patricia M. Lambert qëndron fuqishëm në këtë bindje se: “Në periudhën afatgjate, kjo eksperiencë ndoshta mund të krijojë edhe raste më të çmuara për pjesëmarrjen ekonomike në art dhe të paktën të ndryshojë mënyrën e të menduarit të shoqërive në lidhje me pjesëmarrjen në art”.

Ai shton: “Situata e ekonomisë në sektorin e kulturës dhe artit në Amerikës dhe në përgjithësi në të gjithë botën, është katastrofale. Në më pak se një muaj që nga fillimi i karantinës, dëmet financiare që pësuan qendrat artistike private ka qenë mbi 3.6 miliardë dollarë. Tani nëse në këtë llogari i fusim edhe artet të cilat kanë një ekonomi më prodhuese, do ta kuptojmë se situata është edhe më e keqe. Kjo nuk mund të mbahet fshehur që dëmet ekonomike të pandemisë Korona për artin, industrinë e argëtimit dhe natyrisht për turizmin kulturor, kanë qenë dhe janë i paparamenduara”.

Kjo profesore universiteti thotë: “Në rrethanat aktuale, gjendja e jetës së artistëve është tepër shqetësuese. Shumica e artistëve i përkasin shtresës së mesme të shoqërisë. Mirëpo nuk duhet harruar se kjo çështjeje është për këtë arsye se aktiviteti i këtyre artistëve nuk kufizohet vetëm me degën e artit të tyre dhe kanë edhe profesione apo punë të tjera. Do të thotë përveç të ardhurave përkatëse me aktivitetin e tyre artistik, artistët kanë të ardhura edhe nga profesionet e tjera përkatëse me artin si mësimdhënia ose dizajni i grafikës etj.. Tani në kohën e përhapjes së pandemisë Korona të gjitha këto aktivitete janë vendosur nën ndikim të kësaj situate. Ndikimi ekonomik i kësaj tragjedie do të bëhet edhe më i qartë gjatë disa muajve të ardhshëm”.

Tani kanë kaluar mbi pesë muaj që nga fillimi i përhapjes së virusit Korona në Iran dhe shumë prej qendrave kulturore, artistike dhe aktiviteteve të artistëve që janë mbyllur që nga ditët e para, akoma vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe dëmet e shkaktuara si pasojë e përhapjes së virusit Korona në këtë sektor, janë shumë të mëdha. Në sektorin e muzikës 4000 grupe muzikore, 80 sallone teatri vetëm në Teheran, 300 galeri për ekspozimin e arteve vizuale, shtëpi të modës dhe rrobave, 26 mijë qendra arsimore të arteve etj., që vepronin në Iran, gjatë kësaj periudhe për shkak të përhapjes së virusit Korona kanë pësuar dëme të mëdha.   

Virusi Korona në shumicën e vendeve të botës është bërë shkak për mbylljen e qendrave dhe institucioneve kulturore, galerive artistike, koncerteve, muzeve, kinemave etj., ndërkohë që të gjitha këto konsiderohen prej simboleve të qarta të identitetit kulturor të një vendi. Deri më sot mbi 90% e vendeve të botës kanë mbyllur tërësisht ose pjesërisht qendrat e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ndërsa 128 vende të botës kanë mbyllur edhe institucionet kulturore të tyre.

Kontrolli i qarkullimit të njerëzve ose veprimet dhe masat parandaluese që janë vendosur nga ana e shumë shteteve për ta vendosur nën kontroll pandeminë Korona, kanë kufizuar qasjen në aktivitete kulturore dhe kanë shkaktuar dobësimin e ekosistemit të kulturës. Mbyllja e qendrave të trashëgimisë kulturore dhe e institucioneve përkatëse kulturore, anulimi ose shtyrja e organizimeve të ngjarjeve dhe krimi i problemeve të ndryshme në prodhimet kulturore, ka pasur pasoja të konsiderueshme ekonomike dhe sociale për industritë kulturore dhe artistike. Ndikimi i krizës së virusit Korona ka dobësuar më shumë kushtet profesionale, sociale dhe ekonomike të artistëve dhe ekspertëve kulturor dhe të mediave dhe në shumë rajone të botës, qasja e pabarabartë në teknologji, ka shtuar edhe më shumë privimet kulturore.

Në bazë të kësaj, duhet të presim dimensione dhe përmasa të reja të këtij problemi global dhe të rezultateve të përhapjes së virusit Korona në botë, për arsye se sa më shumë kohë që të kalojë, gjurmët dhe pasojat e kësaj pandemie bëhen më të gjera dhe analistët duhet të flasin më shumë në lidhje me efektet e kësaj krize mbi sistemin social, kulturor, ekonomik dhe politikë të botës dhe të gjejnë kurim për këtë krizë. Gjithashtu përveç efekteve ekonomike, kjo krizë do të ketë edhe ndikime përmbajtësore mbi veprat artistike.   

Kambiz Sabri, artist skulptor iranian, në lidhje me ditët e karantinës dhe përhapjes së virusit Korona dhe ndikimin e kësaj pandemie mbi punën artistike të tij, thotë: “Virusi Korona nuk ka ushtruar ndikim praktik mbi punën time, do të thotë që puna ime nuk është ndërprerë ose dobësuar gjatë periudhës së karantinës, mirëpo këto rrethana me patjetër kanë ndikim konceptual mbi punën time. Unë mendoj se këto rrethana mund t’i japin zhvillim njeriut. Edhe pse rrethanat aktuale janë shumë të hidhura, mirëpo njëkohësisht me këtë, ato kanë krijuar eksperiencë unike dhe të veçantë. Përgjatë shumë dekadave, njerëzit lindin dhe kalojnë nga kjo jetë, mirëpo shumë rrallë ndodhë që ata ta përjetojnë një eksperiencë të tillë. Njëkohësisht, këto ngjarje janë një paralajmërim për të ardhmen. Kjo është për arsye se njerëzit shumë çështje të cilat paraqiten në lidhje me tokën siç është ngrohja e tokës, nuk i trajtojnë me seriozitet. Mirëpo pikërisht këto çështje në vitet e ardhshme mund t’i kushtojnë njerëzve shumë edhe me jetën e njeriut”.

Ai duke thënë se këto rrethana mund të krijojnë sfida të reja për një artist, shtoi: “Eksperienca e këtyre rrethanave të vështira bëhet shkak që të solidarizohemi me ata artistë të cilët të cilët më parë kanë jetuar dhe vepruar në kushte edhe më të vështira. Për shembull, artistët të cilët gjatë luftërave botërore kanë përjetuar situata dhe çështje sociale dhe ekonomike shumë më të vështira. Duke marrë parasysh humbjen e miliona njerëzve dhe përjetimin e kushteve dhe rrethanave shumë të vështira, ata kanë kryer punën e vet dhe nuk janë ndal në asnjë mënyrë. Unë besoj se të qenit artist nuk është vetëm për ditët dhe kohërat e mira, por për të gjitha periudhat e jetës dhe njeriu nuk duhet të ndalë eksperiencën e vet”.

Sido qoftë dhe me gjithë të gjitha problemeve aktuale, nuk duhet harrojmë se pikërisht nëpërmjet kulturës krijohet rezistenca dhe qëndrueshmëria kolektive. Kërcënimi i kulturës është një kërcënim për të ardhmen e njerëzimit dhe kultura si një produkt themelor, përmban rezistencën, zhvillimin njerëzor, social dhe ekonomik. Arti mund të regjistrojë për çdo çast përpjekjet e bëra në rrethanat aktuale dhe të mbajë përsëri të ndezur dritën e kulturës. Prandaj, në preokupimin me këto probleme dhe theksimin për respektimin e distancës sociale dhe përdorimin e maskës dhe pastrimin e duarve, duhet të mendojmë edhe për shtimin e rezistencës morale dhe mendore dhe për të ndihmuar mbetjen gjallë të aspekteve të bukura të shpirtit njerëzor dhe artin e shoqërisë njerëzore.

Tags