8 Shahrivari, “ Dita kombëtare e luftës kundër terrorizmit” (2)
(last modified Wed, 26 Aug 2020 06:40:02 GMT )
Gusht 26, 2020 08:40 Europe/Tirane
  • 8 Shahrivari, “ Dita kombëtare e luftës kundër terrorizmit” (2)

Vendet perëndimore pretendojnë se janë të shqetësuar për përhapjen e terrorizmit në botë, ndërsa numri i viktimave të terrorizmit të sponsorizuar nga perëndimi po rritet për çdo ditë. Arsyeja për këtë dyfaqësi janë qëllimet që Perëndimi ndjek në prapaskenë të luftës kundër terrorizmit .

Vendosmëria globale për të luftuar terrorizmin ka pasur shumë luhatje. Për të rilexuar këtë përpjekje, duhet të shikoni të kaluarën. Më 10 dhjetor 1934, Këshilli i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë duke theksuar se të gjitha kombet duhet të bëjnë çmos për të parandaluar veprimet terroriste dhe për të bashkëpunuar me kombet e tjera në këtë drejtim. Puna e këtij komiteti u hartua në formën e një konvente të titulluar "Traktati për Ndalimin dhe Ndëshkimin e Terrorizmit" që u miratua më 16 nëntor 1937. Kjo rezolutë përmblodhi terrorizmin në një format të përgjithshëm. Sipas Marrëveshjes së Gjenevës të 1937; Koncepti i terrorizmit u përcaktua vetëm në kontekstin e veprimeve individuale kundër një vendi ose qeverie. Karakteristika e vetme e kësaj marrëveshje ishte se ajo përcaktoi në formë specifike krimet për t'u identifikuar si terrorizëm.

Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, këto përpjekje u lanë nën hije nga kushtet e luftës dhe nuk arritën në një përfundim të caktuar. Pas themelimit të Kombeve të Bashkuara, çështja e terrorizmit u ngrit përsëri në Komisionin e Drejtësisë Ndërkombëtare. Komisioni lëshoi ​​një deklaratë për të drejtat dhe detyrat e qeverive. Kështu, nga viti 1947 deri në vitin 1955, këto përpjekje arritën kulmin me miratimin e Rezolutës 1186 të Asamblesë së Përgjithshme të KB, e cila merret me agresion dhe terrorizëm. Sidoqoftë, terrorizmi u përhap përsëri dhe mori dimensione të reja. Zhvillimet e bashkësisë ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë u ndikuan nga ndërhyrjet e fuqive të ndryshme të mëdha dhe fitimtarët e luftës dhe bashkësia ndërkombëtare u përball me probleme të reja, ndërsa përpjekja e KB për të identifikuar aktet terroriste u bë e paefektshme. Këto çështje u intensifikuan edhe më shumë gjatë ndarjes së disa pjesëve të Azisë Perëndimore, përfshirë pushtimin e  Palestinës nga sionistët.  Në këtë periudhë bota u bë dëshmitare e asaj se si mizoria dhe terrori u përdor për të detyruar mijëra palestinezë që të zhvendosen, duke i dhënë kështu terrorizmit një formë të re, i cili është shfrytëzuar për të arritur qëllimet e këqija kolonialiste dhe të pushtimit. Grupet sioniste u përpoqën të përhapnin tmerr dhe frikë tek palestinezët dhe grupet kriminale si Stern dhe Hagana kryen vrasje të tmerrshme, përfshirë masakrën e famshme të Deir Yassin. Pas krijimit të regjimit sionist, terrorizmi më qartësisht u vu në shërbim të qëllimeve të Izraelit. Në këtë mënyrë sionistët vepruan duke kryer të gjitha llojet e akteve terroriste, sulme të armatosura dhe masakra kundër njerëzimit. Këto lëvizje u kryen në një kohë kur rezolutat dhe konventat e OKB kundër terrorizmit nuk mund të dënonin akte të tilla si akte terrorizmi. Hapi i vetëm i rëndësishëm në këtë drejtim u bë në fund të viteve 90 që ishte një rezolutë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme në 11 Shtator 1995. Rezoluta theksoi nevojën që Këshilli i Sigurisë të luajë një rol në luftën kundër terrorizmit, nëse kërcënohet paqja dhe siguria ndërkombëtare. Sidoqoftë, deri në vitin 1999, Këshilli i Sigurimit i OKB vazhdoi të dënojë terrorizmin rast pas rasti. Këtë vit, për herë të parë, Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë që fliste mbi terrorizmin. Por ngjarjet e 11 shtatorit 2001, ofruan një mundësi tjetër për Shtetet e Bashkuara që të përdorin të ashtuquajturin veprime parandalues ​​ ​​nën maskën e luftimit të terrorizmit. Hapi i parë në këtë drejtim u mor me pushtimin Afganistanit nga SHBA. Por nuk kaloi shumë kohë kur politika e dyfishtë e Perëndimit ndaj grupeve terroriste u bë më e dukshme dhe me shfaqjen e fenomeneve të reja të terrorizmit të quajtur al-Kaeda dhe ISIS, u bë e qartë se Perëndimi nuk kishte vullnet për të luftuar terrorizmin. Këto tendenca e kanë bërë terrorizmin një problem global dhe një kërcënim të përhapur dhe shkatërrues për rendin dhe sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në fakt, qasja e dyfishtë e Perëndimit ndaj terrorizmit ka hapur rrugën për përhapjen e terrorizmit dhe vrasjeve në të gjithë botën, deri në atë pikë saqë terrorizmi tani është bërë një kërcënim për botën dhe sigurinë e të gjitha kombeve. Në vend që të luftojnë terrorizmin, Shtetet e Bashkuara maskojnë mbështetjen e tyre për terroristët duke akuzuar vendet e tjera se gjoja mbështesin terrorizmin. Ndërkohë që burimi i pasigurisë në rajon dhe në botë është terrorizmi i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij rajonalë.  Kjo është arsyeja pse lufta kundër terrorizmit ka nevojë për një angazhim global. 8 Shahrivari, e cila është e shënuar në kalendarin iranian si “Dita Kombëtare e luftës kundër terrorizmit”, është një mundësi në këtë fushë që duhet parë nga ky këndvështrim.

Tags