Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (4)
(last modified Sat, 29 Aug 2020 16:15:54 GMT )
Gusht 29, 2020 18:15 Europe/Tirane
  • Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (4)

Në këtë edicion do të flasim rreth lirisë dhe fitimin e saj nga ana e Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në tragjedinë e Qerbelasë.

Miq të nderuar në kulturën e përkryer të Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s. një prej privilegjeve të dalluara të qenies së çdo njeriu është ngritja në majat e lirisë. Kjo është për arsye se me fitimin dhe manifestimin e lirisë, njeriu mund të jetojë me një barrë më të lehtë, të lëvizë dhe të ketë gjallëri më të madhe. Të fluturojë i lirë në hapësirën e spiritualitetit dhe virtyteve të larta njerëzore dhe në betejën e jetës të ngrehet në këmbë përball të gjitha atraksioneve dhe të mirave materiale të kësaj bote dhe ta lirojë e shpëtojë veten nga të gjitha varësitë dhe prangat e kësaj bote. Të qenit i lirë është kusht themelor i lëvizjeve dhe kryengritjeve. Në një vështrim parimor dhe fondamental, luftërat e ashpra janë zhvilluar nga ata njerëz të cilët kanë pasur qëndrime më të forta në përballje me dy rrugët e të vërtetë dhe rrugës së gabuar. Cili lider fetar ose politik i cili me edukim dhe rritje në mirëqenie të jetë bërë burim i ndryshimit në botë? Siç thotë një fjalë e urtë:

Ai i cili është rritur në mirëqenie e safa, nuk mund të arrijë deri te i dashuri,

Dashuria është rruga e njerëzve të vuajtur

Me padyshim se Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë ishin simbol i plotë dhe i përkryer i lirisë dhe kjo është një prej shkaqeve të tjera të qëndrueshmërisë të Kryengritjes së Ashurasë. Ata në vend që shisnin veten për të mirat materiale dhe luksin e kësaj bote, për ta ruajtur dinjitetin dhe vlerat e larta hyjnore dhe njerëzore të tyre dhe për të mos rënë në kurthin e poshtërimeve dhe robërimit dhe për të mos shitur pozitën e vet të lartë dhe me çmimin e ulët të të mirave të kësaj bote të përkohshme dhe ta konkretizuar lirinë e vet, kanë bërë tregti me Zotin i cili e ka krijuar njeriun, tregti të cilën Kur’ani i shenjtë e përshkruan në këtë mënyrë: “Me të vërtetë Zoti ka blerë jetën dhe pasurinë e besimtarëve me këtë çmim që parajsa të jetë e atyre. (Këta besimtarë) luftojnë në rrugën e Zotit, prandaj vrasin dhe vriten. (Premtimi i parajsës) ekziston në Teorat dhe Inxhil dhe në Kur’an dhe ky është një premtim (që zbatimi i tij) është nga ana e Zotit dhe kush është zbatuesi më i mirë i premtimit se sa Zoti. Prandaj, gëzojuni tregtisë që keni bërë. Dhe kjo është po ajo fitore dhe shpëtimi i madh”. (Surja Teobe, ajeti 110).

Imam Husejni (a.s.) për të treguar lirinë dhe jovarësinë e vet për të gjithë liridashësit e botës, në kohën kur vendosi të nisej në drejtim të Kufes, u takua me poetin e njohur arab të asaj kohe, Farzdakun. Poeti Farazdak i tha Imam Husejnit (a.s.): “O i biri i të Dërguarit të Zotit! Si mund t’i besosh banorëve të Kufes? Ata janë pikërisht ata njerëz të cilët kanë vrarë djalin e xhaxhait tënd Muslim bin Akil dhe shoqëruesit e tij”. Imam Husejni (a.s.) pasi e luti Zotin e madhëruar që ta mëshirojë dhe falë Muslim bin Akil, tha: “Ai ka shkuar drejt kënaqësisë së Zotit të madhëruar dhe ka kryer me përgjegjësi detyrën të cilën e ka marrë përsipër dhe atë detyrë të cilën ne e kemi marrë përsipër, i qëndrojmë besnik asaj”. Pastaj recitoi këto vargje poetike: “Nëse është kështu që bota e përkohshme konsiderohet kaq e bukur dhe e shtrenjtë, atëherë duhet ditur se bota e amshueshme që është botë e shpërblimit hyjnor, është shumë më e lartë dhe më e shtrenjtë. Dhe nëse përcaktimi hyjnor është në këtë mënyrë që njerëzit të jenë krijuar për të vdekur, atëherë duhet ditur se vrasje me shpatë në rrugën e Zotit të madhëruar është shumë më e lartë dhe më e çmuar dhe nëse është në këtë mënyrë që furnizimi i njerëzve është përcaktuar në masë të caktuar, atëherë duhet ta dimë se lakmia më e vogël është për furnizimin më të bukur dhe më të mirë. Dhe nëse rezultati i mbledhjes së pasurisë materiale është lënia e asaj pasurisë për pas vdekjes, atëherë ajo të cilën duhet ta lëmë dhe të shkojmë, çfarë vlere ka që njeriu të tregohet koprrac ndaj saj”. (Keshful-Ni’me, f. 184).

Shokët besnikë të Imam Husejnit (a.s.) duke marrë shembull Imam Husejnin (a.s.), ua kthyen shpinën të gjitha varësive të veta të kësaj bote materiale dhe plotësisht të lehtësuar, me të gjithë qenien e vet dhe nga thellësia e zemrës, iu përgjigjen thirrjen për ndihmë të Imam Husejnit (a.s.) dhe një prej tyre ishte Zuhejri i cili në atë kohë ishte duke u kthyer nga udhëtimi i Hxhit në drejtim të Kufës dhe rastësisht Karvani i Imam Husejnit (a.s.) ishte ndalur dhe kishte zbarkuar afër vendit në të cilin kishte vendosur tendën edhe Zuhejri. Ai me një grup të të afërmve dhe shoqëruesve të tij ishte ulur në sofër kur papritur arriti i dërguari i Imam husejnit pranë tendës së tij dhe e ftoi atë për t’u takuar me Imam Husejnin (a.s.). Zuhejri i cili mundohej ta mbante veten larg nga karvani i Imam Husejnit, u befasua nga kjo ftesë e Imam Husejnit (a.s.). Gruaja e tij me vigjilencë, i tha: “Qoftë i lartësuar Zoti! I biri i të Dërguarit të Zotit ka dërguar përfaqësuesin e vet për të ftuar ty, mirëpo ti dëshiron që ta lësh ata pa përgjigje?! Ngrehu dhe mos u vono e shko dhe shiko se nipi i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. çfarë kërkon nga tij!”. Zuhejri menjëherë u ngrit dhe shkoi pranë Imam Husejnit (a.s.). Nuk vonoi shumë derisa Zuhejri u kthyer shpejtë dhe me fytyrë të shkëlqyer dhe i gëzuar pranë familjes dhe shoqëruesve të tij dhe urdhëroi që ta mbledhin tendën dhe ta transferojnë atë në karvanin e Imam Husejnit (a.s.) dhe ta vendosin atë pranë tendës së Imam Husejnit (a.s.). Pastaj iu drejtuar gruas së tij duke i thënë: “Ti mund të shkosh dhe të kthehesh te familja jote sepse nuk dua që ti për shkak timin të pësosh dëme dhe unë kërkoj vetëm të mirën tënde”. Pastaj iu drejtua shoqëruesve të tij dhe tha: “Secili prej juve që dëshiron të vjen në ndihmë të birit të të Dërguarit të Zotit, le të përgatitet. Dhe ky është takimi ynë i fundit”. (Ershad 2/72/).

Zuhejri i cili kishte zgjedhur rrugën e vet me plotë liri, vetëdije dhe vigjilencë, në të gjitha baticat dhe zbaticat e Epopesë Husejnit, ka luajtur rol të rëndësishëm. Çdo herë kur paraqitej kërcënimi i armikut, ai ngrihej në këmbë dhe nganjëherë me fjalët e tij të zjarrta dhe nganjëherë me anë të luftës së armatosur, përballej dhe vepronte për ta mënjanuar rrezikun e armikut. Në mëngjesin e ditës së Ashurasë, Zuhejri kur vërejti pozicionimin e radhëve të ushtrisë së armikut që bëhej gati për të sulmuar, doli në fushëbetejën e luftës dhe duke iu drejtuar atyre me një fjalim të zjarrtë, tha: “O banorë të Kufës! Unë u paralajmëroj juve nga dënimi i ashpër i Zotit. Natyrisht se detyrë e një myslimani ndaj vëllait të vet mysliman është kjo që ta këshillojë atë dhe të vetëdijësojë. Ne tani jemi vëllezër me njëri-tjetrin dhe qëndrojmë në besimin e një feje, natyrisht deri në kohën kur mes neve dhe juve të mos vendoset shpata dhe derisa ju të mos vazhdoni me armiqësinë tuaj të verbër, ju e meritoni këshillën, mirëpo në kohën kur shpatat ngrehen dhe ulën për të luftuar në frontin tonë të drejtë dhe në frontin tuaj të gabuar, atëherë më nuk do të ekzistojë asnjë kufi dhe privatësi mes neve...

Po me të vërtetë Zoti i madhëruar nga ka sprovuar neve dhe juve me familjen e pastër të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në mënyrë që ta shikoj se si po sillemi ne ndaj kësaj familje profetike”. (Tarikhel-Umem va el-Muluk 5/426).

Këshillat dhe udhëzimet e Zuhejrit i cili e kishte liruar vetën nga të gjitha varësitë e kësaj bote materiale, jo vetëm që nuk ushtroi kurrfarë ndikimi mbi mercenarët e pushtetit Emevit të cilët me kërcënim ose me premtime parash kishin dal në skenën e luftës, por ambiciozët për pushtet dhe pasuri filluan edhe ta shajnë dhe ofendojnë atë, ndërsa skllavërinë dhe nënshtrimin e vet e treguan duke lavdëruar sunduesit kriminel dhe armiqtë e fesë Islame të pushtetit Emevit. Zuhejri i cili u zemërua nga gjithë kjo injorancë dhe skllavëri e ushtrisë së armikut, në fund me lejen e Imam Husejnit (a.s.), hyri në fushëbetejën e luftës dhe para martirizimit dhe duke luftuar në rrugën e Zotit, recitoi këto vargje poetike: “Unë jam Zuhejri i biri i Ghajn. Me shpatën time e mbroj familjen e Husejnit. Husejni është njëri prej dy nipave të të Dërguarit të Zotit – nga familja e cila mirësinë dhe devotshmërinë e kishte bukuri të veten dhe ai është i dërguari i pastër i Zotit nga loza profetike – dhe unë po luftoj me ju dhe krenohem për këtë vepër”. Maktal el-Husejn, Kharezmi 2/20).

Një tjetër figurë prej figurave që ka manifestuar në mënyrë konkrete lirinë (do të thotë lirimin nga të gjitha varësitë e robërisë dhe barrës e cila nuk e lejojnë njeriut të ngjitet në majat e larta të lumturisë dhe përkryerjes në këtë botë dhe në botën tjetër), është Hurr bin Jezid Rijahi. Ai ishte një prej komandantëve të lartë të ushtrisë së Ubejdullahut, guvernatorit të Kufës i cili e kishte ndalë karvanin e Imam Husejnit (a.s.) dhe e kishte mbajtur në atë pozitë në të cilën kishte arritur në rrugëtimin drejt Kufës. Hurri me njëmijë ushtarë ishte pozicionuar përball Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë. Imam Husejni (a.s.) urdhëroi që t’i japin ujë ushtrisë së Hurrit dhe kuajve të tyre. Kishte ardhur koha e faljes së namazit. Pas kryerjes së ceremonisë së Namazit gjatë të cilës edhe Hurri me shoqëruesit të tij falën namaz nën drejtimin e Imam Husejnit (a.s.), Imam Husejni (a.s.) dha urdhër për t’u nisur. Hurri në këtë kohë tha: “Ne kemi urdhër që juve t’u dërgojmë pranë Ubejdullah bin Zijadit”. Mirëpo kjo kërkesë e tij u përball me kundërshtimin e Imam Husejnit (a.s.).

Hurri më në fund u kthyer në kampin e ushtrisë së Ubejdullah bin Zijad, por nuk kishte qetësi as për një çast dhe i gjeti veten të humbur përball dy rrugëve përcaktuese. Në fund mori vendimin e vet dhe u lirua nga prangat e bukurive materiale të përkohshme të pushtetit dhe pasurisë së kësaj bote. Sidomos në kohën kur dëgjoi thirrjen për ndihmë të Imam Husejnit (a.s.), ai shkoi pranë Omar bin Sa’d dhe e pyeti: “A dëshiron ti të luftosh me Husejnin?”. Omar tha: “Po. Betohem në Zot, se do të kemi luftë me atë gjatë të cilët do të priten kokat dhe do të ndahen duart nga trupat”. Hurri që tani përballej edhe me thirrjen e ndërgjegjes së tij të zgjuar, në fund mori vendimin që e përcaktoi fatin e tij dhe u nis në drejtim të kampit të karvanit të Imam Husejnit (a.s.).  

Një prej forcave të pranishme në skenë i cili e kuptoi se Hurri dëshiron të largohet nga kampi i ushtrisë së Ubejdullah bin Zijad, e pyeti atë: “Pse dëshiron të bësh një zgjedhje të tillë?”. Hurri iu përgjigj: “Me të vërtetë po e shikoj veten mes parajsës dhe ferrit. Betohem në Zot se nuk do të zgjedh tjetër, përveçse parajsës”. Hurri për shkak takimit që kishte zhvilluar me Imam Husejnin (a.s.) dhe me shokët e tij besnikë dhe i kishte lënë ata në një vend pa ujë dhe pa kurrfarë bime, në kohën kur ndjehej i turpëruar, u afrua pranë kampit të Imam Husejnit (a.s.) dhe tha: “Unë u ktheve dhe jam i penduar. A ma pranoni pendimin tim?”. Imam Husejni (a.s.) tha: “Zoti ta pranon pendimin tënd”. Hurri u gëzuar dhe ashtu si çdo njeri i lirë, ndjente se është liruar nga një barrë e tepërt. Ai pas një kohe të shkurt u nis drejt betejës së luftës së pabarabartë kundër mercenarëve të nënshtruar të pushtetit të Jezidit dhe në kohën kur u martirizuar dhe trupin e tij të pastër e sollën pranë tendës së dëshmorëve të Qerbelasë, Imam Husejni (a.s.) tha: “Martirizimi i tij është sikur martirizimi i profetëve dhe familjes së profetëve”.

Sipas një transmetimi tjetër, Hurr para sa t’ia dorëzojë shpirtin Krijuesit të vet, Imam Husejni (a.s.) i hodhi një shikim atij dhe tha: “Ti je i lirë ashtu siç të ka emëruar nëna jote me emrin “I Liruar” dhe ti në këtë botë dhe në botën tjetër je i lirë”. (Buhar, 10/117; Maktal el-Husejn Mukarrem, s. 303).

Një shembull tjetër e lirisë së Imam Husejnit (a.s.) dhe e shokëve të tij besnikë është familja e Vehab-it që gruaja dhe nëna e tij kanë luajtur rol në Qerbela. Vehab në kulmin e rinisë së tij hyri në betejën e luftës me ushtrinë e Jezidit dhe pasi vrau një numër të madh të ushtarëve të armikut, në fund i këputen duart e tij. Bashkëshortja e tij që mbante një shtizë në dorë, shkoi pranë trupit të tij të shtrirë për toke dhe sa do të Vehabi insistoi që të kthehej në kamp, ajo tha: “Do të qëndroj pranë teje dhe do të luftoj me armikun derisa të martirizohem”. Imam Husejni (a.s.) i tha asaj: “Të shpërbleftë Zoti me të mirat e familjes time. Zoti të mëshiroftë ty o Vehab. Ajo le të kthehet te grat!”. Në një çast të tillë një prej mercenarëve të Ubejdulla bin Zijad i këputi kokën Vehabit dhe e hodhi atë në drejtim të kampit të Imam Husejnit (a.s.) Nëna e Vehabit kapi kokën e djalit të tij dhe i fshiju gjakun nga fytyra e tij dhe ngriti duart lart dhe iu lut Zotit: “Falënderimi i takon vetëm Zotit i cili ma ndriti fytyrën dhe më ndriçoi sytë me martirizimin e djalit tim”. Pastaj, ajo mori kokën e djalit të vet dhe e hodhi në drejtim të kampit të ushtrisë së Ubejdulla bin Zijadit dhe koka e Vehabit e goditi një ushtar të armikut dhe ai u vra. Shërbëtori i Shamr bin Dhilxhushan, pasi e pa këtë skenë, e sulmoi nënën e Vehabit dhe e martirizoi atë”. (Maktel el-Husejn Kharezmi 2/15; Buhar:45/17).

Tags