Trump dy anët e monedhës (24)
(last modified Sun, 30 Aug 2020 10:06:37 GMT )
Gusht 30, 2020 12:06 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (24)

Ky program do të shqyrtojë faktet e zbuluara së fundmi nga një anëtar tjetër i familjes Trump dhe akuzat e Trump kundër demokratëve se po mundohen të manipulojnë zgjedhjet përmes votimit postar.

Donald Trump që nga koha e futjes në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kaluar qoftë edhe një moment pa qenë në krye të medias së shkruar dhe vizive për shkak të postimeve, deklaratave dhe qëndrimeve të tij polemike. Personaliteti dhe karakteristika e sjelljes së Trump, tregon se ai është një njeri i paparashikueshëm që vepron jashtë normave të moralit dhe politikës dhe kjo e ka bërë Donald Trump presidentin më të diskutuar në Amerikë. Zbulimi i fundit kundër Trump është ai i motrës së Donald Trump, Maryanne Trump. Një audio-regjistrim i fshehtë është publikuar duke treguar se motra e Donald Trump nuk ka një mendim të mirë për vëllain e saj. Sipas audio-regjistrimit, motra e Donald Trump Maryanne Trump Barry e përshkroi atë si një gënjeshtar dhe një tiran të cilit nuk mund t’i besohej sepse nuk besonte në parime të caktuara. Zëri i motrës së Trump në audio-regjistrim tregon se ajo është e indinjuar nga politikat e emigracionit të vëllait të saj, veçanërisht ndarja e fëmijëve emigrantë nga familjet e tyre. Në audio-regjistrimin, e botuar për herë të parë nga Washington Post, Marian Trump thekson se vëllai i saj "është i interesuar vetëm për interesat e tij dhe nuk është i angazhuar për asgjë; Beson vetëm në Tweet dhe gënjeshtrat e tij; Oh Zoti im". Shprehja e Maryanne Trump u regjistrua në fshehtësi nga Mary Trump, mbesa e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Mary Trump së fundmi publikoi një libër kundër xhaxhait të saj. Në një pjesë të këtij libri të quajtur "Shumë është thënë, por ende nuk është e mjaftueshme: Si e krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë?", ajo ka thënë; Donald Trump me mashtrim arriti të studionte në Universitetin e Pensilvanisë. Një deklaratë nga Maryanne Trump konfirmoi gjithashtu këto akuza. Motra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara ka thënë: "Ai shkoi në Universitetin e Pensilvania, por dikush tjetër e bëri provimin në vend të tij". Maryanne Trump ka thënë se ajo ende e mban mend emrin e personit që ajo tha se dha provimin e pranimit në universitet në vend të Donald Trump. Libri i Mary Trump ka qenë një nga librat më të shitur në Shtetet e Bashkuara gjatë javëve të fundit.

Maryanne Trump Barry

Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve presidenciale, Trump po mundohet të përmirësojë pozicionin e tij të brishtë duke projektuar dhe akuzuar dhe poshtëruar rivalët e tij demokratë. Pavarësisht pakënaqësisë së zyrtarëve amerikanë dhe qytetarëve ndaj punës së qeverisë në përballje me virusin Korona, Donald Trump pretendoi në llogarinë e tij në Twitter se "qeveria e fshehur" kishte bllokuar prodhimin e vaksinës Korona. Trump gjithashtu pretendoi: "Padyshim se qëllimi i këtij veprimi është që të vonojë përcaktimin e përgjigjes dhe rezultatit të testit të vaksinës deri pas zgjedhjeve, më 3 nëntor." Sondazhet tregojnë se amerikanët janë të pakënaqur me menaxhimin dhe performancën e tij gjatë pandemisë Korona. Raporti i fundit nga drejtori i Institutit Botëror të Shëndetit në Harvard thotë: Shtetet e Bashkuara kanë pasur qasjen më të keqe në përballje me shpërthimin e koronavirusit në krahasim me çdo vend tjetër të botës. Sipas statistikave zyrtare, Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën e vendeve më të infektuara me 5.796.727 njerëz të infektuar. Numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara është rritur në 180,000. Trump përdor çdo subjekt për të goditur Joe Biden dhe zëvendësin e tij, Harris. Një nga subjektet kryesore të përdorur nga Trump gjatë ditëve të fundit është zgjedhja postare në Shtetet e Bashkuara për shkak të kushteve të pandemisë Korona. Presidenti amerikan pretendon se demokratët me këtë mënyrë janë duke kërkuar të bëjnë manipulime në zgjedhje. Rrjeti Amerikan i Lajmeve CBS për këtë raportoi;  Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo ka thënë se Donald Trump tashmë ka filluar të nxjerrë justifikime për humbjen e votave në rezultatet e zgjedhjeve dhe duke nxjerrë si ide "teorinë manipulimit të votave". The Guardian në një raport të saj shkruan: "Ekipi i fushatës elektorale të Donald Trump nuk ka siguruar asnjë dëshmi për manipulim të zgjedhjeve dhe pretendimi se do të ketë manipulim të përhapur në shtetin e Pensilvania, sipas fakteve të gjetura në këtë botim, nuk ka asnjë provë bindëse." CNN raporton se Dhoma e Përfaqësuesve të SH.B.A., përballë këtij komploti të thurur nga Donald Trump dhe ekipi i fushatës së tij, në një lëvizje të paparë anuloi pushimet e verës në gusht dhe duke marrë pjesë në një takim urgjent, miratoi një plan shpëtimi prej 25 milion dollarë për shërbimin federal Postar të SH.B.A. Sipas planit, zbatimi i ndryshimeve strukturore dhe operative për të ulur kostot e zyrës postare të ndërmarra nga “Louis D. Joey », drejtori republikan i Postës Amerikane, është e ndaluar në prag të zgjedhjeve të këtij viti. Kryetarja e  Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në një konferencë shtypi para votimit për buxhetin e Shërbimit Postar të SHBA, tha: Mos i kushtoni vëmendje asaj që thotë presidenti, sepse e gjithë kjo është për të shtypur votat.

Projekt-ligji i miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve nuk do të bëhet ligj sepse mazhoranca republikane në Senat e kundërshton atë dhe Donald Trump ka kërcënuar se do ta vendosë veton e tij. Por pa dyshim, kjo histori tregon se sa është intensifikuar gjendja e dyshimit dhe dilemës mes dy palëve. Një taktikë tjetër që fushata e Trump po ndjek është çështja e vjedhjes së votave të votuesve amerikanë, të cilët ekspertët i referohen si shtypje të votuesve, një mënyrë për të ushtruar presion ndaj votuesve amerikanë. Në një analizë në Washington Post, Paul Waldman shkruan: Kërcënimet e fundit tregojnë se Trump po mundohet ta krijojë kaos deri në ditën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Analisti i Washington Post beson se: Në ditën e zgjedhjeve presidenciale në të kaluarën, për shkak të pranisë së miliona votuesve amerikanë në kutinë e votimit, radhët e gjata, prishja e sistemeve të votimit dhe siguria gjithmonë kanë krijuar një situatë shqetësuese, por zgjedhjet e vitit 2020 janë më sfidueset  në historinë e zgjedhjeve amerikane sepse Trump dëshiron të sigurohet që ajo të jetë një ditë kaotike. Zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA do të jenë të pashembullt në historinë e saj. Të dy partitë kryesore kanë politika dhe programe plotësisht kontradiktore. Të dy palët paralajmërojnë se nëse pala tjetër fiton zgjedhjet, ajo do të shkatërrojë vendin. Në fjalën e tij, Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në një udhëkryq midis dritës dhe errësirës. Trump nuk i përmbahet asnjë rregulli moral, ligjor ose humanitar, kjo është arsyeja pse ai u ka dhënë më shumë shkas rivalëve dhe mediave kritike që të ngrihen kundër tij, sesa president ose kandidat tjetër presidencial. Në ditët kur Trump vazhdimisht nxjerr polemika, duke krijuar një krizë brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara për të tërhequr vëmendjen e publikut, sjellja imorale e Trump me njoftimin e një vendimi gjyqësor kundër presidentit ka dalë edhe një herë në krye të mediave. Një gjykatës i Gjykatës së Lartë në Kaliforni ka urdhëruar Presidentin Donald Trump që të paguajë 44.100 dollarë për yllin e filmave porno Stormy Daniels për shpenzimet e padisë së saj kundër Trump. Stormy Daniels më parë kishte thënë se ajo kishte një marrëdhënie imorale me Donald Trump nga viti 2006 deri në 2007, por nën presionin për të mos e zbuluar, ajo nënshkroi një marrëveshje prej 130,000 dollarësh me Michael Cohen, ish avokatin personal të Trump në këmbim të heshtjes. Ylli i filmave porno e paditi Trumpin në vitin 2018 dhe ngriti një padi kundër presidentit Trump për të hequr qafe marrëveshjen e saj me Cohen, avokatin e Trump, në lidhje me marrëdhëniet e saj me presidentin amerikan. Daniels dëshironte të botonte në një revistë një histori për marrëdhënien e saj me Trump, por Trump, përmes Cohen, e inkurajoi atë që të ndalet kundrejt një shume parash.