Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (7)
(last modified Sun, 30 Aug 2020 10:13:20 GMT )
Gusht 30, 2020 12:13 Europe/Tirane
  • Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (7)

Në këtë edicion do të flasim rreth pozitës dhe rolit të urdhërimit të veprave të mira dhe ndalimit të veprave të këqija si një prej sekreteve të tjera të qëndrueshmërisë së kryengritjes së Ashurasë.  

Në edicionin e kaluar kemi folur në lidhje me motivet reformiste të epopesë husejnite dhe kemi paraqitur një analizë të shkurt duke kujtuar se lufta kundër korrupsionin është parakusht i zbatimit të çfarëdo lloj reformave dhe për realizimin e këtij qëllimi nevojit që njerëzit të mos i nënshtrohen pushtetarëve të korruptuar. Gjithashtu shtjelluam edhe këtë çështjeje themelore se hapi më i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të reformave në çfarëdo lloj sistemi shtetëror dhe në çfarëdo shoqërie, është reformimi i vizioneve dhe pikëpamjeve, mirëpo përveç aspektit teorik, për zbatimin e reformave nevojitet edhe ripërtëritja e vlerave dhe lufta kundër anti-vlerave që në kulturën dhe fjalorin funksional të Islamit, kjo çështje quhet me termin “Urdhërimi i veprave të mira” dhe secili prej anëtarëve të shoqërisë islame duhet të ndjejë përgjegjësi për realizimin e këtij qëllimi, edhe pse misioni i liderëve fetarë në këtë drejtim është shumë më i madh se sa ai misioni i personave të tjerë.

Imam Husejni (a.s.) në shpjegimin e filozofisë së kryengritjes së vet, ka thënë: “Unë dëshiroj kryerjen e vlerave dhe ndalimin e anti-vlerave”. Më pas Imam Husejni (a.s.) për të treguar rëndësinë e çështjes dhe për të përcaktuar rrugën e veprimit të tij, ka shtuar: “Unë në këtë drejtim e ndjek rrugën dhe metodën e gjyshit tim Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe të babait tim Ali ibn Abu Talib”. (Maktal El-Husejn Kharezmi 1/9-188).

Për të bërë sa më të qartë përputhjen e kryengritjes së Imam Husejit (a.s.) me jetën dhe veprën e Hazretit Muhamed s.a.v.s., po ua tërheqim vëmendjen juve në një udhëzim të Hazretit Muhamed s.a.v.s. i cili ka thënë: “Umeti im gjithnjë do të jetë në mirësi dhe begati, në rast se urdhëron kryerjen e veprave të mira dhe të pëlqyera dhe largohet nga veprat e këqija dhe nga devijuara bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në bazë të vlerave fetare dhe njerëzore, ndërsa nëse nuk zbatojnë përgjegjësinë e madhe që kanë në këtë drejtim, atëherë do t’iu largohen begatitë hyjnore dhe do të krijohen rrethanat për sundimin e një grupi mbi grupin tjetër dhe në një rast të tillë as në tokë dhe as në qiell nuk do të gjendet askush që i ndihmon ata”. (Vesajel 11/398/18)

Me padyshim nëse Umeti Islam do t’i kushtonte vëmendje këtij udhëzimi vetëdijësues dhe nëse myslimanët do të rezistonin që nga ajo kohë pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. përball themeluesve të Sakife-s dhe do të protestonin kundër atyre dhe Imam Aliu (a.s.) do ta merrte pozitën e Imametit dhe udhëheqësit të Shtetit Islam, atëherë me siguri që sipas fjalëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., do të jetonin në një botë me të gjitha të mirat, do të kishin qetësi dhe siguri dhe më nuk do të krijoheshin rrethanat që një grup të sundonte mbi një grup tjetër në shoqërinë islame. Gjithashtu edhe begatia dhe mirësia e pafund e Zotit nuk do të ndërpritej nga Umeti Islam.  

Shkaku i neglizhencave dhe indiferencës së myslimanëve të dekadave të para të Islamit duhet kërkuar në këtë thënie të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: “Me të vërtetë Zoti i madhëruar është shumë i hidhëruar me njeriun besimtar i cili nuk ka fe”. Të gjithë me plotë çudi pyetën: “O i Dërguar i Zotit! Kush është njeriu besimtar që nuk ka fe?”. Hazreti Muhamed s.a.v.s. u përgjigj: “Ai person i cili nuk ndalon veprat e këqija dhe nuk ndalon devijimit”. (Kafi 5/59/15).

Me të vërtetë si është e mundur që një njeri të ketë besim në Zot dhe të pretendojë se është fetar, ndërsa pastaj të qëndrojë indiferent ndaj kaosit shoqëror dhe politik, kulturor dhe ekonomik dhe të mos hapë gojën për të protestuar ose për të këshilluar dhe udhëzuar?!

Imam Aliu (a.s.) që edhe Imam Husejni (a.s.) është vazhdues i rrugës së tij, ka thënë: “Njeriu i cili të paktën me gjuhën dhe zemrën e vet nuk proteston kundër anti-vlerave dhe veprave të këqija dhe tregon kurrfarë reagimi ndaj këtyre fenomeneve, atëherë ai është sikur një i vdekur që lëviz dhe ec në mes njerëzve të gjallë”. (El-Tehdhib 6/181/374).

Në vazhdim të kësaj teme të rëndësishme dhe përcaktuese, po ua tërheqim vëmendjen në një hadith tjetër të Hazretit Muhamed s.a.v.s. që Imam Husejni (a.s.) e dinte veten vazhdues të rrugës së tij. Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka thënë: “Ekzistojnë dy grupe njerëzish në Umetin tim që nëse ato dy grupe korrigjohen dhe përmirësohen, do të korrigjohet dhe përmirësohet edhe Umeti im. Ndërsa nëse ato dy grupe prishen dhe zhytën në korrupsion, atëherë edhe Umeti im do të përfshihet nga korrupsioni dhe e keqja”. E pyetën Hazretin Muhamed s.a.v.s.: “Cilët janë ato dy grupe?”. Ai u përgjigj: “Dijetarët fetarë dhe udhëheqësit shtetëror”. (Khesal 37/12).

Nga kjo thënie e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. bëhet e qartë shumë mirë që roli i udhëheqësve fetarë në administrimin e shoqërisë është më i madh se sa roli i udhëheqësve shtetëror e politikë. Kjo është për arsye se ata me qëndrimet e tyre për vetëdijesimin e njerëzve dhe për qartësimin e opinionit publik, mund të parandalojnë ardhjen në pushtet të udhëheqësve shtetërorë tiranë dhe antifetarë. Kur’ani i shenjtë në lidhje me këtë çështjeje vë në dukje udhëheqësit fetarë të disa shoqërive të cilët me heshtjen dhe ambiciet për qetësie e rehati të vete, kanë krijuar rrethanat për paraqitjen e disa prej devijimeve dhe shtrembërimeve në shoqërinë e tyre. Kur’ani i shenjtë këto udhëheqës fetar të atyre shoqërive i qorton ashpër dhe thotë: “Pse dijetarët dhe mendimtarët e tyre nuk po i ndalojnë ata fjalët e gabuara dhe ngrënien e mallit të ndaluar? Me të vërtetë sa e papëlqyeshme dhe e keqe është sjellja që tregojnë ata (dhe nuk hapin gojën për të protestuar)”. (Maide: 63).

Imam Husejni (a.s.) duke u inspiruar nga fjalët e shpalljes, në një takim që u zhvillua në Mina dy vjet para vdekjes së Muavije, në mesin e 200 shokëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe të rreth 500 personave prej “tabiinëve”, ka mbajtur një ligjëratë të gjatë dhe këtu ne po sjellim disa fraza nga ajo ligjëratë.

Imam Husejni (a.s.) në kuadër të metodës hyjnore, ka kritikuar ashpër sahabët dhe tabi’inët të cilët konsideroheshin dijetarët e kohës së tyre dhe duke u mbështetur në disa ajete të cilët i kemi cituar më parë, iu drejtuar atyre dhe tha: “Pse nuk po merrni mësim e këshillë nga fjala hyjnore? Pse jeni bërë si dijetarët fetarë të krishterë dhe hebrenj dhe nga frika për jetën tuaj nuk po protestoni e nuk po kundërshtoni asgjë përball devijimeve dhe risive që po bëhen përkundër jetës dhe metodës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.?”. Më pas Imam Husejni (a.s.) fjalën e tij e vazhdoi në këtë mënyrë duke thënë: “Ju i njihni urdhëresat dhe ndalesat hyjnore, ju nën hijen e mirësisë së Zotit të madhëruar, keni krijuar pozitë dhe respekt në mesin e popullit të thjeshtë dhe shtresave të ngritura të shoqërisë, atëherë pse keni mbyllur gojën dhe nuk po merrni kurrfarë masash dhe nuk po bëni kurrfarë veprimi kundër sundimit të padrejtë të pushtetit Emevit? A po mendoni se me këtë mënyrë të veprimit pasiv dhe që kërkoni vetëm qetësinë dhe interesin tuaj, mund të shkoni në parajsë dhe të uleni në shoqërim të Profetit të nderuar të Islamit? Çfarë imagjinimi i gabuar dhe çfarë ëndrre e pabazë dhe e pavërtetë!” (Tahaf el-Ukul f. 168).

Me padyshim se përgjegjësia për urdhërimin e veprave të mira do të thotë ndjekja e të mirave dhe vlerave dhe ndalimi i veprave të këqija, është mbi supe të të gjithë anëtarëve të shoqërisë. Ata duke ndjekur prijësit dhe dijetarët fetarë të zotuar dhe të vetëdijesuar, duhet të ngrehen në këmbë përball udhëheqësve shtetëror të paaftë dhe despotikë dhe të protestojnë, përndryshe nëse qëndrojnë të heshtur dhe indiferencë, atëherë ata do të jenë përgjegjës pranë Fronit Hyjnor dhe ashtu si udhëheqësit fetarë që bëjnë kompromis me tiranët, do ta meritojnë qortimin dhe dënimin. Ashtu sikur që Zoti i madhëruar në lidhje me popullin Beni Israil thotë: “Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremës. Kshtu veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar”. (Maide: 78-79).

Në fund mund të thuhet se rruga për të dalë çdo sistem duke përfshirë edhe shoqërinë islame nga të gjitha devijimet dhe shtrembërimet ideologjike dhe vepruese, është ripërtëritja e vlerave njerëzore dhe islame dhe përballja me korrupsionin moral, shoqëror, politik, kulturor dhe ekonomik. Prandaj, pikërisht për këtë arsye Kur’ani i shenjtë thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zekatin, i nënshtrohen urdhrave të All-llahut dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë”. (Teobe / 71).

Imam Husejni (a.s.) gjithashtu për këtë arsye thotë: “Në kohën kur zbatohet parimi i urdhërimit të veprave të mira dhe ndalimit të veprave të këqija, zbatohet të gjitha detyrat dhe çështjet për të cilat ka urdhëruar Zoti i madhëruar, për arsye se parimi i urdhërimit të veprave të mira dhe ndalimit të veprave të këqija, është thirrje për ripërtëritjen e Islamit në të gjitha aspektet dhe fushat dhe nën dritën e tij, zhduket çfarëdo lloj padrejtësie, luftohet kundër çdo tirani, të ardhurat dhe pasuria publike ndahet në mënyrë të drejtë mes qytetarëve, mblidhet zekati dhe të ardhurat e tjera nga obligimet fetare dhe shpenzohen në vendin kryesor dhe të duhur të shoqërisë”. (Tahaf el-Ukul / 168).

Në kohën kur i dërguari i Imam Husejnit (a.s.), Muslim bin Akil u përball me tradhtinë dhe shkeljen e besës së popullit të Kufës dhe u zu në kthetrat e Ubejdullah ibn Zijad i cili u mundua ta prezantojë ndryshe dhe tërësisht mbrapsht kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.) dhe përkundër interesave të Umetit Islam, Muslimi me guximin e plotë dhe në mënyrë të qartë, natyrën e kryengritjes dhe luftës në shkollën husejnite e përshkroi në këtë mënyrë: “Ju ishit ata të cilët kryenin vepra të këqija në mënyrë të hapur dhe zhduket kryerjen e veprave të mira dhe të pëlqyera dhe me kërcënim dhe ryshfet imponuat sundimin hegjemonist tuajin mbi popullin dhe vendoset pushtetin tuaj në kundërshtim të plotë me urdhrat dhe dispozitat hyjnore dhe morët në pushtetin dhe ashtu sikur Cezari i Romës silleshit me popullin. Ndërkohë që ne kemi ardhur me ftesën dhe thirrjen e këtij populli në mënyrë që në mesin e këtyre njerëzve të ripërtërijmë veprat e mira dhe vlerat e larta dhe t’i ndalojmë veprat e ndaluara dhe anti-vlerat dhe t’i ftojmë njerëzit në zbatimin e dispozitave dhe urdhrave të Zotit dhe sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ashtu siç ka thënë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s.: ne jemi ata që kemi merita për ta kryer këtë punë”. (Lehuf /122).

Në përmbledhjen e fundit mund të arrijmë në këtë konkludim se mbrojtja e veprave të mira dhe lufta kundër veprave të këqija si parim që është në përputhje të plotë me natyrën qenësore të pastër dhe monoteiste të të gjithë njerëzve, është një tjetër prej sekreteve të epopesë husejnite që mund të bëhet inspirim për shoqërinë njerëzore dhe për ata të cilët janë të pasionuar me virtytet e larta dhe dinjitetin e njeriut.

Tags