Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (9)
Në këtë edicion do të flasim rreth pozitës dhe rolit të luftës në kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.).
Miq të nderuar sot është dita e Tasuasë. Në këtë ditë lëvizjet e ushtrisë së Ubejdulla bin Zijad tregonin këtë se armiku dëshiron të fillojë luftën dhe Imam Husejnin 9a.s.) dhe shokët e tij besnikë ose t’i detyrojë të dorëzohen dhe të bëjnë kompromis ose me një sulm dhe agresion të egër, të gjithë t’i vrasin në mënyrë masive dhe nëse Imam Husejni (a.s.) nuk do të dërgonte përfaqësuesin e vet që t’i japin atyre afat edhe një natë tjetër që të përkushtohen në namaz, këndim të Kur’anit të shenjtë dhe këndimin e lutjeve dhe duave pranë Fronit Hyjnor, ushtria e armikut do ta zbatonte në veprim vendimin e vet përfundimtar. Mirëpo pasi Imam Husejni 9a.s.) kërkoi afat vetëm një ditë, tragjedia tronditëse e Ashurasë u shty edhe për një ditë ndërsa madhëria shpirtërore dhe e pashembullt e Ashurasë Husejnite nuk ushtroi as edhe më të voglin ndikim mbi zemrat dhe qëndrimet e verbuara të ushtrisë së Jezidit, sepse dashuria për pushtet dhe pasuri u bë shkak që ata të kryejnë çfarëdo lloj krimi.
Imam Aliu (a.s.) ka thënë: “O njerëz, largohuni nga dashuria dhe pasioni ndaj kësaj bote materiale sepse kjo është fillimi i të gjitha gabimeve dhe porta hyrëse në të gjitha mëkatet, është shkaktar i krijimit të komploteve dhe trazirave dhe i çon njerëzit drejt vuajtjes dhe dëmit të madh”. (Tahaf el-Ukul f. 215)
Qëllimi i kësaj parathënie është ky që të tregojmë se përgjatë gjithë historisë gjithmonë ka ekzistuar një betejë e pakompromis mes frontit të së vërtetës dhe frontit të gabuar. Një prej karakteristikave të shkollës dinamike së Islamit që krijon dinjitet për njeriun është kjo që feja Islame kërkon nga ndjekësit e vetë të vërtetë të mos jenë indiferentë përball frontit të gabuar, por të pozicionohen përball këtij fronit të gabuar dhe të hyjnë në fushëbetejën e luftës për fitoren e frontit të së vërtetës dhe sipas Kur’anit të shenjtë dhe udhëzimeve të udhëheqësve hyjnorë, të bëjnë xhihad dhe të luftojnë në rrugën e Zotit që në kulturën Islame kjo luftë është me kuptimin e përpjekjes dhe veprimtarisë dhe pranisë efikase dhe të vetëdijshme në të gjitha fushat dhe aspektet shoqërore, kulturore dhe politike në rrugën e Zotit.
Vlen të theksohet ta dimë se burim i xhihadit është urdhri i Zotit të urtë i cili më shumë se çdo kush tjetër e dinë se çfarë është më e mira dhe më e dobishmja për ne. Zoti i madhëruar urdhëron kështu: “(Të gjithë) Nisuni (në drejtim të fushëbetejës së luftës), të jeni me barrë të lehtë apo me barrë të rëndë! Dhe me pasuritë dhe me jetën tuaj luftoni në rrugën e Zotit. Kjo është më e mira për ju, nëse e dini!”. (Teobe: 41)
Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili që nga fillimi i shpalljes hyjnore e deri në fund të jetës së begatshme të tij, ishte shëmbëlltyrë dhe model i gjithanshëm i luftës në rrugën e Zotit, në lidhje me pozitën e lartë dhe më të mirë të xhihadit dhe luftëtarëve të rrugës së Zotit, ka thënë: “Veprat e të gjithë robërve pranë Fronit Hyjnor (në krahasim) me veprën e luftëtarëve të rrugës së Zotit, janë sikur puna e dallëndyshes e cila me sqepin e vet merr një sasi të vogël uji nga uji i detit”. (Mustedrek El-Vesajel 11/24/12293).
Imam Aliu (a.s.) gjithashtu në lidhje me rëndësinë dhe rolin e luftës në rrugën e Zotit, ka thënë: “Xhihadi është një prej portave të parajsës të cilën Zoti i madhëruar e hap vetëm për të dashurit dhe miqtë e tij të veçantë dhe petk i devotshmërisë dhe vetëpërmbajtjes dhe një armor i fortë hyjnor dhe një mburojë e fuqishme”.
Në vazhdim të kësaj fraze e cila është në koordinim dhe harmoni të plotë me shpalljen hyjnore dhe tregon pozitën e lartë të luftës dhe luftëtarëve në rrugën e Zotit pranë Fronit Hyjnor, Imam Aliu (a.s.) shpjegon ndikimet negative dhe kundër vlerave të atyre personave të cilët ikin nga skenat e luftës dhe ia kthejnë shpinën luftës vetëm që të jetojnë edhe disa ditë më shumë. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë thotë: “Pra, çdo person i cili me dëshirën e vet largohet nga fushëbeteja e luftës, Zoti do t’i veshë atij petkun e poshtërimit dhe nënçmimit dhe petkun e problemeve dhe sprovave e vështirësive të ndryshme dhe në këtë mënyrë ai poshtërohet dhe nënçmohet nga çdo aspekt. Përveç kësaj, Zoti i madhëruar e heq shikimin e mëshirshëm ndaj tij dhe ai përballet me pamençuri dhe privohet nga drejtësia dhe barazia”. (Nahxhul-belagha ligjërata 27).
Imam Husejni (a.s.) i cili ishte rritur dhe edukuar në shkollën alevite dhe profetike dhe gjatë periudhës së udhëheqjes së Imam Aliut (a.s.) ka luajtur rol aktiv në skena të ndryshme të luftës në rrugën e Zotit, në lidhje me pozitën e luftës në rrugën e Zotit dhe ndikimit material dhe moral të saj, ka thënë: “Zoti i lartëmadhëruar e ka bërë obligim luftën në rrugën e Zotit dhe e ka vlerësuar të lartë dhe të çmuar këtë vepër dhe e ka bërë atë për të ndihmuar njerëzit. Prandaj, betohem në Zot, bota dhe feja nuk korrigjohet ndryshe, përveçse me xhihad në rrugën e Zotit”. (Vesajel Al-Shi’atu 11/9; Kafij 5/18).
Në bazë të saj, në një vështrim të përgjithshëm mbi mësimet e shpalljes hyjnore dhe udhëzimeve që kanë dalë nga ajo në jetën dhe veprën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe në veprën e Imam Aliut (a.s.) e kuptojmë se lufta në rrugën e Zotit bëhet për të mbrojtur fenë dhe për ta mbrojtur dinjitetin dhe madhërinë e njerëzve, për t’i mbrojtur vlerat dhe për të luftuar kundër anti-vlerave dhe për të ngadhënjimin përfundimtar të së vërtetës ndaj të pavërtetës, drejtësisë ndaj padrejtësisë, arsimimit ndaj injorancës dhe dritës ndaj errësirës. Në këtë mënyrë pas informimit të opinionit publik dhe vetëdijesimit të shoqërisë, nuk ka rrugë tjetër përveç luftës në rrugën e Zotit dhe sipas fjalëve të Imam Husejnit (a.s.), reformimi dhe korrigjimi i botës dhe fesë tonë varët nga lufta në rrugën e Zotit, mirëpo në këtë drejtim shtrohet një pyetje shumë e rëndësishme dhe ajo është kjo që nga cila pikë nga cila qendër duhet filluar lufta në rrugën e Zotit?
Duke i kushtuar vëmendje me të saktë rrugës së përcaktuar hyjnore në Kur’anin e shenjtë, mund t’i japim përgjigje kësaj pyetje themelore në këtë mënyrë që veprimtarinë e luftës në rrugën e Zotit duhet filluar kundër udhëheqësve despotik. Kjo është për arsye se ata me politikat e tyre, ushtrojnë ndikimin më të madh mbi stilin e jetës dhe mbi opinionin publik të shoqërisë dhe pikërisht për këtë arsye, Kur’ani i shenjtë thotë: “Pra, luftoni kundër udhëheqësve dhe liderëve që ndjekin mosbesimin!”. (Teobe: 12)
Në bazë të kësaj, gjithashtu misioni i parë që Zoti i madhëruar i jep Hazretit Musa a.s. është ky: “Shko te Faraoni sepse ai po sillet me tirani, po bënë dhunë dhe agresion!” (Ta Ha: 24).
Në këtë kuadër, edhe Hazreti Ibrahim a.s. ngritët në këmbë kundër sistemit idhujtarist të mbretit Namrud. Hazreti Isai a.s. bënë luftë dhe veprimtari kundër Cezarit të Romës. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s gjithashtu thotë: “Lufta më e dashur në pranë Fronit Hyjnor është fjala e vërtetë që i thuhet liderit dhe udhëheqësit tiran dhe të padrejtë”. (Kenzul-Amel H. 5510).
Imam Husejni (a.s.) duke u inspiruar pikërisht nga kjo linjë e vullnetit hyjnor, ka filluar kryengritjen e vet, mirëpo një dallim i madh që kishte kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) me vargun e kryengritjeve të profetëve, ishte ky që profetët kanë zhvilluar veprimtarinë dhe luftën e tyre kundër udhëheqësve tiranë të cilët kishin natyrë arrogante dhe ishin idhujtar dhe kjo ishte e qartë, mirëpo Imam Husejni (a.s.) u ngrit në luftë kundër familjes dhe dinastisë Emevite e cila e kishte fshehur natyrën e vet të idhujtarisë dhe duke u shtirur si ndjekëse e Islamit, ishte ulur në fronin e pushtetit dhe sunduesit e kësaj dinastie e quanin veten “Emirul-Mu’minin”, ndërsa me programet dhe politikat e tyre djallëzore dhe anti-islame, e çuan punën deri në atë nivel sa që kur Imam Aliu (a.s.) i lindur në Qabe gjatë kohës kur ishte në xhami dhe duke u falur në mihrab, u martirizua me shpatën e injorancës së grupit Havarixh, një grup i myslimanëve thanë: “Pse, a thua Aliu falte namaz?!”. Jezid bin Muavije gjithashtu me propagandën e tij të gjerë e kishte njollosur aq shumë imazhin e personalitetit të Imam Husejnit (a.s.) sa që e kishte krijuar këtë mendim të devijuar në shoqërinë islame se Husejni (a.s.) ka dal nga feja Islame dhe ka bërë kryengritje kundër “Emirul-Mu’minin” Jezidit!
Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili në periudhën e jetës së tij ishte njohur shumë mirë me hipokritët e shtirë si besimtarë të fesë Islame të cilët e kishin rrethuar atë dhe ai vetë kishte pësuar dëme shumë të rënda nga ata, ka shprehur shqetësimet më të mëdha për rrezikun që i kanoset Umetit Islam në të ardhmen nga ana këtyre hipokritëve të shtirë besimtarë dhe ka thënë: “Unë nuk kam frikë nga rreziku i njeriut besimtar dhe njeriut idhujtar për Umetin tim, sepse Zoti i madhëruar rrezikun e njeriut besimtar e mënjanon me anë të besimit të tij dhe njeriun idhujtar Zoti e shkatërron për shkak të idhujtarisë së tij, mirëpo të vetmit njerëz që kam frikë nga rreziku i tyre për ju, janë njerëzit hipokritë. Hipokritët të cilët kanë gjuhë të ëmbël dhe në brendësinë e vet ndjekin një qëllim tjetër. Fjalët e tyre janë atraktive dhe të bukura, mirëpo në vepër ata janë të ndotur me vepra të këqija”. (Nahxhul-Balaga, letra 27).
Nga realitetet e hidhura të historisë së Islamit bëhet shumë e qartë se frika dhe shqetësimi i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ishte me vend nga çdo aspekt. Disa prej myslimanëve që ishin shumë të hidhëruar me emërimin e Imam Aliut (a.s.) me urdhrin hyjnor në pozitën e Imametit dhe Vilajetit e zëvendësit të Hazretit Muhamed s.a.v.s., me një veprim hipokrizie bërën bej’at dhe besëlidhje me Imam Aliun (a.s.) dhe e uruan atë zotëri për këtë emërim. Mirëpo pikërisht ata persona në Këshillin e Sakifes u koordinuan me njëri-tjetrin dhe e larguan Imam Alin (a.s.) nga cikli i khelafetit dhe më pas për të realizuar qëllimet e veta dhe për të vazhduar politikat e tyre, Muavije ibn Abu Sufjan në Sahm e ulën në fronin e pushtetit në mënyrë që në vend të Islamit burimor të Hazretit Muhamed, të zbatohet “islami emevit” dhe të hiqet edhe emri i Hazretit Muhamed nga bota Islame. (Sharhe Nahxhul-Balagha Ibn Abi Al-Hadid 1/463; Ibn Ethir 9/49). Kjo është në kohën kur Muavije atëherë kur Abu Sufjani u detyruar të pranojë fenë Islame duke mos pasur zgjidhje tjetër, i tha kishte thënë babait të tij: “As për një çast mos trego prirje ndaj Islamit sepse do të na vendosësh barrën e turpit mbi supet tona”. (Sharhe Nahxhul-Balagha Ibn Abi Al-Hadid 2/102).
Edhe pse Muavije deri në një masë të madhe ka arritur t’i realizojë qëllimet e tij kundër Islamit dhe anti-njerëzore, mirëpo për t’i plotësuar politikat e tij anti-islame nga çdo aspekt, emëroi djalin e tij Jezidin i cili nuk kishte as bindjen më të vogël në fenë Islame, si trashëgimtar të vetin. Në rrethana të tilla Imam Husejni (a.s.) për ta ruajtur Islamin dhe për t’i neutralizuar komplotet dhe planet djallëzore të pushtetit Emevit, opsionin më efikas e konsideronte luftën në rrugën e Zotit, një xhihad i cili më shumë se çdo gjë tjetër kishte nevojë për sakrificë dhe flijim. Pikërisht për këtë arsye, në kohën kur u nis në drejtim të Qerbelasë, Imam Husejni (a.s.) vetëm nga ata të cilët ishin të gatshëm për t’u martirizuar, kërkoi që të nisen dhe ta shoqërojnë atë, ndërkohë që tha: “Ai i cili është i gatshëm ta sakrifikojë jetën e vet dhe të derdhë gjakun e zemrës së tij (në rrugën e Zotit dhe të mbrojtjes së Islamit), le të niset me ne sepse unë nesër në mëngjes do të nisem me ndihmën e Zotit”. (Nefsul-Ma’mum 100; Maktal Kharezmi 2/5).