Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (10)
(last modified Mon, 31 Aug 2020 08:42:48 GMT )
Gusht 31, 2020 10:42 Europe/Tirane
  • Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (10)

Në edicionin e fundit të programit “Sekreti e qëndrueshmërisë së Ashurasë” duke shprehur ngushëllime me rastin e përvjetorit të Ashurasë Husejnite, iu ftojmë të na ndiqni në vazhdim.

Miq të nderuar shprehim ngushëllime me rastin e tragjedisë pikëlluese të ditës së Ashurasë Husejnit, ditës kur të eturit për pushtet dhe për pasuri që e kishin shitur fenë për të vërtetuar sundimin djallëzor dhe antinjerëzor të tyre, kryen krimin më të keq dhe vranë njeriun më të pastër mbi rruzullin tokësor në kohën e tij e nxinë faqen e historisë. Thuajse Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. e parashikonte një të ardhme të tillë kur ka thënë: “Do të arrijë një kohë kur pushteti nuk fitohet ndryshe përveç me vrasje dhe gjakderdhje, padrejtësi dhe dhunë kurse pasuria nuk fitohet përveçse me koprraci dhe dorën e shtrënguar ndërsa marrëdhëniet miqësore nuk vendosen përveçse duke dalë dhe duke hequr dorë nga feja dhe duke ndjekur dëshirat e egos...”.

Shumica e krerëve dhe komandantëve të ushtrisë emevite posedonin karakteristika të tilla dhe për të arritur deri te pushteti dhe për të fituar pasuri dhe për të ndjekur dëshirat e egos së tyre të shfrenuar, kryenin lloj-lloj krime. Në anën e kundërt të këtij grupi barbar dhe me natyrë të egër që nuk kishte kurrfarë virtyte morale dhe njerëzore, qëndronte Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë dhe fetarë që Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në përshkrimin e tyre ka thënë: “Ata në vend që të mundohet për të fituar pasuri të ndaluara dhe të paligjshme, pavarësisht se kanë mundësi dhe aftësi për ta bërë këtë, ata bëjnë durim dhe zgjedhin të ndjekin varfërinë dhe besnikërinë në vend të plaçkitjes së pasurive publike. Ata preferojnë të largohen nga marrëdhëniet miqësore të cilat janë në kundërshtim me bazat dhe vlerat fetare dhe të qëndrojnë në armiqësi ndaj kundërshtarëve të fesë dhe njerëzve të shfrenuar që adhurojnë botën materiale dhe pavarësisht se kanë mundësi dhe aftësi të arrijnë në pozita të larta të pushtetit dhe pasurisë së kësaj bote, ata mbyllin sytë dhe anashkalojnë këto të mira materiale dhe më lehtë pranojnë që të vendosen në pozita të nivelit të ulët të shoqërisë dhe e pranojnë me kënaqësi këtë në mënyrë që të ruajnë vlerat fetare dhe njerëzore të atyre dhe të mos dëmtohen”.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në vazhdim tha: “Zoti i madhëruar atyre të cilët i mbyllin sytë dhe anashkalojnë bukuritë mashtruese të kësaj bote materiale dhe ndjekin durimin, u jep shpërblim sa shpërblimi i 50 besimtarëve të cilët vërtetojnë profetësinë time”. (Usule Kafij 1690/12).

Xhorxh Xhaordak, shkrimtar i njohur i krishterë dhe autor i librit “Imam Aliu, zëri i drejtësisë dhe i humanizmit”, shumë bukur ka përshkruar dallimet themelore të frontit të së vërtetës dhe frontit të gabuar dhe shkruan: “Dallimi i Aliut me Muavije është ky që shokët e Muavijes ishin të mashtruar pas pozitës së pushtetit dhe pasurisë dhe privilegjeve të ndryshme, mirëpo shokët e Aliut ishin të dashuruar në parime morale dhe në virtyte dhe në fisnikërinë e tij. Shembull iu këtij dallimi mund të vërehet edhe të funksionarët e pushtetit të Jezidit dhe kur ai inkurajoi ata që ta vrasin Husejnin (a.s.) dhe lëshoi urdhrin për derdhjen e gjakut të tij, ata pyetën: “Çfarë shume parash dhe çfarë pasurie na jep që ta vrasim atë dhe shokët e tij?” Ndërkohë në anën e kundërt, shokët e Husejnit thanë: “Ne jemi me ty edhe nëse do të vritemi 70 herë, përsëri dëshirojmë të luftojmë krah për krah me ty dhe të vdesim””. (Husejni prijësi i njerëzve f. 46).

Me padyshim se prania në frontet e të vërtetës dhe rrugës së gabuar, anashkalimi i atraksioneve të pushtetit dhe pasurisë, mbrojtja e lirisë dhe vlerave, kërkimi i dinjitetit, mbrojtja e fisnikërisë njerëzore dhe lufta kundër padrejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe kërkimi i reformave, kanë nevojë për qëndresë dhe rezistencë. Kjo është rruga të cilën e kanë kaluar profetët e Zotit, ashtu siç thotë edhe Kur’ani i shenjtë: “Sa shumë profetë të Zotit kanë ekzistuar që së bashku me ata kanë luftuar edhe shumë burra të Zotit! Ata kurrë nuk janë dobësuar përball asaj çfarë u ndodhte në rrugën e Zotit dhe kurrë nuk janë dorëzuar. Zoti i do ata që bëjnë rezistencë”. Ali Imran: 146).

Imam Husejni dhe shokët e tij besnikë personifikonin udhëheqësit dhe burrat e Zotit. Ata pavarësisht se ishin shumë pak në numër përball ushtrisë së madhe të pushtetit Emevit, kurrë dhe asnjëherë nuk treguan dobësi dhe paaftësi nga vetja. Ata gjithashtu nuk kanë treguar as frikë dhe as shqetësim dhe me plotë trimëri dhe guxim kanë luftuar dhe nga të gjithë ato dëme dhe plagë që pësuan në luftë, nuk janë lëkundur as për një çast dhe qëndruan dhe rezistuan deri në frymëmarrjen e fundit dhe deri në pikën e fundit të gjakut të tyre të shenjtë. Gjithashtu, pavarësisht të gjitha kërcënimeve, ata nuk pranuan të dorëzohen dhe me dinjitet në mënyrë të ndershme vazhduan luftën kundër armiqve të së drejtës dhe të vërtetës dhe në këtë mënyrë ata kanë dëshmuar edhe në veprim se rezistenca dhe qëndresa në rrugën e realizimit të qëllimeve dhe idealeve të larta hyjnore dhe njerëzore, është një prej sekreteve të qëndrueshmërisë së Epopesë Husejnite. Imam Husejni (a.s.) gjatë mbajtjes së një ligjërate, tha: “O njerëz! Secili prej jush që posedon forcën për të duruar mprehtësinë e shpatës dhe goditjen e shtizave, le të qëndrojë me ne dhe përkrah neve. Përndryshe, le të kthehet që nga këtu”. (Nejabi’e Al-Muvede 2/163).

Muslim bin Akil ishte i deleguari i parë i Imam Husejnit (a.s.) dhe kur u arrestua nga ushtria e armikut, për të treguar rezistencën e vet në rrugën e bindjeve dhe besimit të vet në mënyrë që armiku të mos mendojë se ai është frikësuar përball kërcënimeve, këndoi disa vargje poetike me këtë kuptim: “Përball çfarëdo vështirësie e të keqe, bënë durim dhe vetëpërmbahu dhe trego qëndrueshmëri e rezistencë dhe dije se njeriu në këtë botë nuk mbetet i pavdekshëm. Kur të këqijat dhe vështirësitë ushtrojnë presion mbi zemrën tënde dhe ta mbushin shpirtin me pikëllim, kujtoji vuajtjet e familjes së Muhamedit s.a.v.s që duruar në rrugën e Zotit. Atëherë qëndro dhe rezisto ashtu sikur ata të shtrenjtët sepse këto vuajtje e vështirësi përfundojnë. Ndërsa të nesërmen në ditën e Kiametit do të zbardhet dhe zbulohet çdo gjë”. (Po ai burim: 2/160).

Sipas një transmetimi të njohur, në ditën e Ashurasë sa më shumë që shtoheshin kërcënimet dhe ngushtohej hallka e rrethimit dhe Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë për çdo çast i afroheshin më shumë martirizimit, ngjyra e fytyrës së tyre bëhet më e shkëlqyer dhe ata gëzonin qetësi dhe siguri më të madhe. Në këto çaste të ndjeshme dhe historike, Imam Husejni (a.s.) iu drejtua shokëve të tij besnik dhe i dha atyre shpirtin e qëndresës dhe rezistencës dhe tha: “O njerëz të mëdhenj, bëni durim dhe qëndresë sepse vdekja nuk është asgjë tjetër, përveçse një ure e cila iu liron juve nga vështirësitë dhe vuajtjet e kësaj bote dhe iu transferon juve në parajsën e gjerë ku do të gëzoni mirësitë e përhershme. Kush është ai i cili nuk dëshiron të çlirohet nga burgu dhe të transferohet në një pallat të madh? Mirëpo ajo çfarë do të fitojnë armiqtë tuaj, (përkundër juve) është transferimi nga pallati në burg. Me të vërtetë babai im ka transmetuar për mua një hadith të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: “Me padyshim se kjo botë materiale është burg për besimtarin dhe parajsë për jobesimtarin dhe vdekja për besimtarin është si një urë drejt parajsës dhe për jobesimtarët si një urë drejt ferrit””. (Meani el-Akhbar f. 288-289).

Një prej mësimeve të rëndësishme që mund të nxirren nga ky udhëzim inspirues është ky që për të arritur deri te fitorja dhe për deri në parajsën e përhershme hyjnore, nevojitet rezistenca dhe qëndresa në rrugën e besimit dhe durimi i vuajtjeve dhe dëmeve. Kur’ani i shenjtë në lidhje me këtë thotë: “Me padyshim se ata të cilët kanë thënë perëndia ynë është Zoti dhe pastaj (në fushëveprim përballë vështirësive dhe vuajtjeve) kanë rezistuar, engjëjt zbresin mbi ata dhe u japin shpresë dhe lajme të mira atyre duke u thënë se mos u frikësoni dhe mos u pikëlloheni dhe u përgëzojmë juve me atë parajsën e cila u është premtuar juve”. (Fusilet: 30).

Ngjashëm me po këtë ajet thuhet edhe në ajetin 13 dhe 14 të sures Ahkaf, Zoti në lidhje me ata të cilët tregojnë qëndresë dhe rezistencë në rrugën e Zotit dhe bindjeve hyjnore të veta, u jep atyre premtimin e parajsës dhe qëndrimin e përhershëm në atë.

Prijësit fetar dhe imamët e vërtetë hyjor gjithashtu duke u inspiruar nga Kur’ani i shenjtë. Kanë theksuar në këtë realitet se parajsa (fitorja) dhe hyrja në parajsën e përhershme hyjnore nuk arrihet me pretekste dhe duke kërkuar rehati dhe qetësi, por ajo ka një çmim të cilin duhet ta paguajë njeriu besimtar. Imam Bagher (a.s.) në lidhje me këtë çështjeje ka thënë: “Parajsa është e fshehur në mes të vështirësive dhe durimit. Pra, secili që në këtë botë duron përball dhimbjeve dhe vuajtjeve dhe tregon rezistencë të palëkundur, ai hyjnë në parajsë”. (Kafi 1685/7).

Imam Khomejni, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit i cili duke u inspiruar nga kultura e Ashurasë Husejnite, ka qëndruar me forcë dhe i palëkundur përball pushtetit të jezidëve të kohës së vet, në një frazë të fjalimit të tij me rastin e përvjetorit të vrasjes së përgjakur të myslimanëve të pambrojtur gjatë ceremonisë së Haxhit në korrik të vitit 1987, ka deklaruar: “Nëse do të mi ndajnë kockat në copa-copa, nëse do të ma varrin kokën në litar dhe nëse do të më djegin për së gjalli në flakët e zjarrit, nëse gruan dhe fëmijët tanë do t’i robërojnë dhe plaçkitin para syve tanë, kurrë nuk do ta nënshkruajë garancinë e sigurisë së jobesimtarëve dhe idhujtarëve”. (Sahife Nur v. 20, f. 243).

Me ndihmën e Zotit, manifestimi i kulturës së rezistencës përball arrogancës botërore dhe sionizmit ndërkombëtar sot mund të vërehet në rezistencën e lavdëruar të popullit heroik të Palestinës dhe të popujve heroik të Jemenit, Sirisë, Irakut, Bahrejnit, Afganistanit, Nigerisë, Hezbullahut të Libanit dhe Iranit Islamik dhe zanafilla e kësaj kulture përveç Kur’anit të shenjtë, është epopeja gjithnjë e gjallë e Ashurasë së Imam Husejnit (a.s.) që në përputhje me këtë kulturë, Imam Husejni (a.s.) në çastet e fundit të betejës së përgjakshme në vendin e sakrificës dhe dashurisë, ngrehi duart lartë dhe iu lut Zotit të madhëruar duke thënë: “O Zot! Nuk ka zot tjetër përveç Teje. Përball përcaktimit dhe vullnetit tënd, po ndjek durimin. O Ndihmuesi i atyre që kërkojnë ndihmë, nuk ka zot tjetër përveç Teje. Dorëzohem dhe i nënshtrohem tërësisht urdhrit dhe përcaktimit tënd dhe bëj durim. O ndihmuesi i atij që nuk ka ndihmues fare!”. (Nejabi’e El-Muvade 2/174).

Në fund po hedhim një shikim kalimthi mbi titujt e sekreteve të qëndrueshmërisë së Ashurasë së Imam Husejnit (a.s.) të cilët janë: besimi në një Zot, islamizmi, shtimi i vigjilencës, liria, krijimi i dinjitetit, kundërshtimi i poshtërimit, kërkimi i të drejtës, reformizmi, mbrojtja e vlerave dhe lufta kundër antivlerave, morali i martirizimit, lufta kundër hipokrizisë dhe hipokritëve, qëndresa dhe rezistenca dhe mospranimi i kompromisit. E lusim Zotin e madhëruar që me besim të palëkundur dhe me vullnet të pastër, ashtu siç ka thënë Imam Husejni (a.s.), “Unë jam shëmbëlltyra juaj”, të jemi vazhdues të rrugës së Imam Husejnit (a.s.) duke qenë të pranishëm në frontin e rezistencës i cili aktualisht ka krijuar shumë vështirësi për frontin e mosbesimit dhe nuk heq dorë nga lufta dhe rezistenca!

Tags