Shtator 05, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (25)

Ky program flet mbi me përhapjen e virusit Korona dhe të protestave anti-racizëm, që janë thembra e Akilit në fushatën elektorale të Trump.

Donald Trump që nga koha e futjes në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kaluar qoftë edhe një moment pa qenë në krye të medias së shkruar dhe vizive për shkak të postimeve, deklaratave dhe qëndrimeve të tij polemike. Personaliteti dhe karakteristika e sjelljes së Trump, tregon se ai është një njeri i paparashikueshëm që vepron jashtë normave të moralit dhe politikës dhe kjo e ka bërë Donald Trump presidentin më të diskutuar në Amerikë.

Këto ditë, të gjitha lajmet janë përqendruar në fushatën zgjedhore dhe ndikimin e saj në rrjedhën e këtyre zgjedhjeve, si dhe pozicionin e Biden dhe Trump. Javën e kaluar mbajtja e Asamblesë Kombëtare të Republikanëve dhe lajmet mbas këtij takimi ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme politike në Shtetet e Bashkuara. Asambleja Kombëtare e partive Demokratike dhe Republikane është një mundësi për të emëruar kandidatin zyrtar të partisë dhe për të tërhequr opinionin publik. Por sondazhet tregojnë se Donald Trump nuk arriti të përmirësojë pozicionin e tij në opinionin publik, në kundërshtim me pritjet e tij. Shumica e amerikanëve besojnë se administrata e tij ka performuar dobët kundrejt virusit Korona. Sipas një sondazhi të ABC News / Ipsus, ceremonia joshëse e Asamblesë Kombëtare Republikane nuk çoi në përmirësimin e nivelit të popullaritetit dhe të mbështetjes ndaj tij, madje edhe brenda bazës së tij, amerikanët vazhdojnë të jenë shumë kritikë ndaj performancës së Trump përballë krizës së krijuar nga virusi vdekjeprurës Korona. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në krye të botës për nga numri i lartë i të prekurve nga virusi Korona dhe për nga numri i viktimave të këtij virusi. Sipas statistikave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, me të paktën 47.153 raste të reja, numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me virusin korona në Shtetet e Bashkuara është rritur në 5.995.102. Shifrat tregojnë gjithashtu se kohët e fundit të paktën 961 njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga virusi Covid-19 dhe numri total i të vdekurve nga virusi i panjohur është rritur në 183,047. Përhapja e gjerë e virusit Korona dhe numri i lartë i të sëmurëve dhe vdekjeve e kanë shtyrë Donald Trump të përpiqet të mënjanojë veten nga përgjegjësia për joefikasitetin e politikave të tij kundër Korona. "Presidenti Donald Trump ka përdorur një komplot të ri për të justifikuar numrin e lartë të të vdekurve nga Korona në Shtetet e Bashkuara," raporton Washington Post. Trump në një Twitter mesazh shkroi duke pretenduar se nga 153,504 njerëz të raportuar si të vdekur nga virusi korona, vetëm 6% kishin vdekur për shkak të këtij virusi dhe se numri real i vdekjeve nga Korona është 9,210. Personi që publikoi këtë mesazh pretendoi se pjesa tjetër d.m.th. 94% kishin 2 ose 3 sëmundje të tjera të rënda dhe shumë prej tyre ishin shumë të moshuar.   

Korona ka shkaktuar më shumë viktima në Shtetet e Bashkuara

Në fund të Marsit, Trump e përshkroi politikën anti-Korona të administratës së tij si "të suksesshme" dhe tha se numri i të vdekurve do të ishte midis 100,000 dhe 200,000. "Kështu që ne mund ta mbajmë poshtë këtë numër, i cili është rreth 100,000 njerëz ... Pra, numri i të vdekurve do të jetë midis 100,000 dhe 200,000 njerëz dhe ne në përgjithësi kemi punuar shumë mirë," tha Trump. Sipas standardeve të vetë Trump, përgjigja e administratës së tij ndaj virusit Korona tani është larg "performancës shumë të mirë". Numri i të vdekurve nga korona tani është 180,000 dhe për shkak të vdekjes ditore të 900 njerëzve para zgjedhjeve, do të kalojë shifrën 200,000 njerëz. Washington Post shkruan se nëse reagimi i Trump mund të gjykohet, ai tani e tutje do të vërë në dyshim saktësinë e numrit të të vdekurve nga Korona. "Iluzioni i fundit i konspiracionit që ai ribotoi në Twitter është përpjekja e tij e fundit mashtruese për të hedhur dyshime mbi numrin e të vdekurve të Covid-19", shkroi gazeta. Problemi i madh me mesazhin e ribotuar nga Trump është se në të gjithë botën, nëse dikush vuan nga sëmundje të tjera themelore dhe vdes nga Covid-19, një nga shkaqet kryesore të vdekjes së tij është pikërisht kjo sëmundje e virusit. Trump po përpiqet të përdorë vaksinën Korona për fushatën e tij. Shtëpia e Bardhë, në një raport duke iu referuar përpjekjes së administratës së Donald Trump për të anashkaluar rregulloret për testimin e vaksinës së koronës, zbuloi se Shtëpia e Bardhë është në nxitim për të testuar vaksinën e koronës dhe kjo të bëhet përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 për ta shfrytëzuar atë në zgjedhje. Muajin e kaluar zyrtarë të lartë të administratës Trump u thanë anëtarëve të lartë të Kongresit se ata mund të autorizonin vaksinën para provave klinike të fazës 3 në Shtetet e Bashkuara. Për t'u licencuar për të prodhuar një ilaç, është e nevojshme të kalohet nëpër tre faza të përcaktuara. Hapi i tretë është të sigurohen efektet anësore dhe shkallën e efikasitetit të ilaçit. Sipas informacionit të lëshuar nga kompanitë farmaceutike, asnjë nga vaksinat e testuara kundër Korona nuk e ka kaluar plotësisht fazën e tretë. Por Trump dëshiron të shkurtojë rrugën e prodhimit të vaksinës Korona pa kaluar nëpër procesin e plotë të testimit të tij.

Përveç kësaj çështja e virusit  Korona, vazhdon të jetë akoma thembra më e rëndësishme e Akilit për Donald Trump, Presidenti i SHBA, i cili po përballet gjithashtu me protesta të përhapura anti-aparteid dhe anti-racizëm. Portland është qendra e trazirave dhe demonstratave anti-racizëm në Amerikë. Portland është qyteti më i madh në shtetin e Oregonit në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara. Qyteti është ende dëshmitar i përplasjeve midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të Donald Trump, gjatë të cilave një person u vra, sipas zyrtarëve të policisë amerikane. Përplasjet ngjallën tensione midis Trump dhe kryebashkiakut të Portland. Ata fajësojnë njëri-tjetrin për trazirat në këtë qytet.

Protestat në Portland vazhdojnë

Donald Trump në një cicërimë të tij shkroi: "Nëse kryebashkiaku i paaftë i Portland, Ted Wheeler, nuk mund të marrë kontrollin e qytetit dhe të ndalojë kaosin dhe plaçkitjet që rrezikojnë të huajt në këtë qytet, ne vetë do të kujdesemi për situatën, të cilën duhet ta kishim trajtuar njëqind ditë më parë. Wheeler gjithashtu iu përgjigj pretendimeve të Trump në një konferencë për shtyp, duke e fajësuar atë për situatën aktuale në Shtetet e Bashkuara. "Zoti President, na u desh të jetonim me ju për katër vjet dhe sulmin tuaj racist ndaj zezakëve", tha Ted Wheeler. Kryetari i bashkisë së Portland vazhdoi: Zoti President! A nuk jeni vërtet i befasuar kur keni parë një nivel të tillë dhune dhe trazirash që ka qenë i paprecedent në dekadat e fundit? Wheeler shtoi: "Jeni ju që keni shkaktuar neveri dhe përçarje (në Amerikë). Ai vazhdoi: "Ishe ti ai që supremacinë e bardhë e quajti "njerëz të mirë ". "Më shumë se çdo figurë tjetër (politike) në epokën e tanishme, ju keni shkaktuar polemika në Shtetet e Bashkuara," i tha kryetari i bashkisë së Portland presidentit amerikan Trump. "Tani ju doni që unë të ndaloj dhunën që ju po shkaktoni," tha Wheeler mbi trazirat në Portland të shtetit Wisconsin. Trump njoftoi gjithashtu vendimin e tij për të vizituar shtetin në fjalë. Guvernatori i Wisconsin Tony Evers i shkruajti një letër presidentit Donald Trump duke i kërkuar që të rishikojë udhëtimin e tij të planifikuar në qytetin e trazuar, Kenosha. "Unë jam i shqetësuar për atë që do të thotë prania juaj për Kenosha dhe shtetin tonë," i tha guvernatori i Wisconsin, presidentit Donald Trump. Shqetësohem se prania juaj vetëm do të pengojë përpjekjet tona për të qetësuar situatën. Jam i shqetësuar se prania juaj vetëm do të vonojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhe do ta çojë atë përpara. "Ne nuk jemi të sigurt në Shtetet e Bashkuara të Donald Trump dhe nën administratën e tij, ku përveç 180,000 vdekjeve për shkak të shpërthimit të virusit Korona, shkalla e krimit është rritur", thotë senatori Klobuchar i shtetit Minesota. Qyteti Mineapolis i shtetit Minesota është vendi ku lindi shkëndija e parë e demonstratave anti-racizëm me vrasjen e George Floyd tre muaj më parë nga policia amerikane. Nëse zhvillimet në SHBA vazhdojnë në të njëjtën rrjedhë, shanset që Donald Trump të fitojë zgjedhjet do të jenë më të ulëta. Votat negative kundër Trump po rriten dita ditës.

 

Tags