-
900 funksionarë të DASH nënshkruajnë deklaratë kundër Trump
Shkurt 01, 2017 04:18Rreth 900 funksionarë të Departamentit Amerikan të Shtetit të martën kanë nënshkruar një deklaratë në të cilën është kritikuar ashpër urdhri i Donald Trump për ndalimin e lëshimit të vizave për shtetasit e shtatë vendeve myslimane. Një funksionar i lartë amerikan ka thënë se kjo deklaratë i është dorëzuar drejtuesve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
-
Mbi një milion njerëz nënshkruajnë peticionin për anulimin e vizitës së Trump në Angli
Shkurt 01, 2017 04:11Numri i nënshkruesve të peticionit internetiv për anulimin e vizitës së presidentit të Amerikës në Angli deri në fund të ditës së martë ka shkuar mbi 1.730.000 persona.
-
Psikologët: Trump tregon shenja të "narcizmit malinje"
Janar 31, 2017 19:54Ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se presidenti amerikan Donald Trump është duke treguar shenja "klasike" të sëmundjeve mendore, duke përfshirë "narcizmin malinje".
-
Trump shkarkon kryeprokuroren
Janar 31, 2017 14:41Donald Trump shkarkoi Prokuroren e Përgjithshme në detyrë, Sally Yates, sepse refuzoi të zbatonte urdhrin e tij ekzekutiv mbi emigracionin dhe refugjatët.Yates, e caktuar gjatë kohës kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte ende Barack Obama, i urdhëroi juristët e Departamentit amerikan të Drejtësisë të mos e vinin në jetë urdhrin, që ka shkaktuar kaos e pështjellim.
-
Europa të ngrejë zërin kundër kërcënimit të Trump
Janar 31, 2017 14:40Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk i ka kërkuar liderëve europianë të bashkojnë zërat kundër kërcënimit të ri të përfaqësuar nga Donald Trump.
-
Ministri i jashtëm i Francës i shqetësuar me politikat e Trump kundër migracionit
Janar 31, 2017 13:31Ministri i jashtëm francez është shprehur i shqetësuar në lidhje me veprimin e Donald Trump, president i SHBA për ndalimin e hyrjes së shtetasve të shtatë vendeve myslimane në Amerikë.
-
Iraku kritikon Amerikën për vendimin e Trump
Janar 31, 2017 02:44Ministri i jashtëm i Irakut në takimin me ambasadorin amerikan në Bagdad, dënoi dhe kritikoi vendimin e Donald Trump për të penguar dhe ndaluar futjen e shtetasve irakianë në Amerikë dhe kërkoi anulimin e këtij vendimi.
-
Vazhdojnë reagimet ndaj vendimit të Trump
Janar 31, 2017 02:44Bota ka reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump mbi refugjatët dhe shtetasit e huaj që synojnë të shkojnë në Amerikë. Një numër i madh diplomatësh nga e gjithë bota pritet të formulojnë një kritikë zyrtare ndaj kufizimeve për refugjatët të presidentit Donald Trump.
-
Biseda Trump – Putin nuk kishte “moralizime”
Janar 30, 2017 18:23Ministri i jashtëm rus ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka ngritur çështjen e të drejtave të njeriut gjatë bisedes telefonike të 28 janarit me presidentin rus, Vladimir Putin.
-
Uashingtoni dhe Seuli do të shtojnë forcën ushtarake përballë Penianit
Janar 30, 2017 16:37Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Donald Trump dhe presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn janë zotuar për të fuqizuar mbrojtjen e përbashkët kundër rivalit verior të Seulit, gjatë një bisede telefonike.