-
Ruhani në bisedë me Putin dhe Erdogan: Mbështetja e Teheranit për Damaskun është e palëkundur
Korrik 01, 2020 22:13Presidenti iranian Hasan Ruhani i ka denoncuar si çnjerëzore sanksionet e SHBA kundër Sirisë, ndërsa premtoi mbështetjen e palëkundur të Teheranit për Damaskun.
-
Ruhani: Irani nuk duron goditjen politike ndaj marrëveshjes bërthamore
Korrik 01, 2020 13:44Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Teherani gjithnjë i ka qëndruar besnik zotimeve të veta politike, juridike dhe morale, theksoi: “Nëse amerikanët dëshirojnë di japin goditje politike marrëveshjes bërthamore, atëherë Republika Islamike e Iranit nuk do të durojë dhe do të kundërpërgjigjet me veprime të prera”.
-
Ruhani: Qeveria e Iranit nuk ka nevojë për huamarrje të jashtme ose të brendshme
Qershor 28, 2020 14:40Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke folur për efektin e virusit Korona mbi gjendjen aktuale të ekonomisë në vende të ndryshme të botës, tha: "Qeveria e Iranit pavarësisht sanksioneve, nuk ka nevojë për kurrfarë huamarrje të jashtme apo të brendshme".
-
Ruhani: Ata që vendosin sanksione nuk mund të pengojnë progresin e Iranit
Qershor 25, 2020 15:20Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se shtetet që vendosin sanksione nuk mund të pengojnë lëvizjen e popullit të Iranit në rrugën e progresit dhe zhvillimit të vendit.
-
Bashkëpunimi mes Iranit dhe ANEA vetëm në kuadër të ligjit
Qershor 25, 2020 08:17Irani vazhdon të jetë i gatshëm që të pranojë inspektorët e ANEA dhe të bashkëpunojë me këtë agjenci brenda kornizave të ligjit.
-
Ruhani: ANEA duhet ta ruajë pavarësinë e vet
Qershor 24, 2020 14:29Presidenti i Republikës Islamike të Iranit reagoi ndaj rezolutës së Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s kundër Iranit dhe deklaroi se ANEA duhet ta ruajë pavarësinë e vet dhe të mos devijojë rrugën e vet për shkak të presionit të Amerikës dhe regjimit sionist.
-
Ruhani: Thirrja e SHBA për bisedime me Iranin është thjesht gënjeshtër
Qershor 23, 2020 23:59Presidenti iranian Hasan Ruhani ka hedhur poshtë thirrjen e Shteteve të Bashkuara për bisedime me Iranin duke e cilësuar si një gënjeshtër të thjeshtë, duke theksuar edhe një herë se Teherani nuk do të dorëzohet kurrë nën sanksionet dhe presionin e Uashingtonit.
-
Irani do të reagojë nëse SHBA parandalon heqjen e embargos së armëve sipas marrëveshjes bërthamore
Qershor 15, 2020 00:56Presidenti i Iranit Hasan Ruhani deklaroi se Irani nuk do të mbetet indiferent dhe do të tregojë reagim të përshtatshëm nëse SHBA përpiqet të parandalojë heqjen e embargos së armëve kundër Republikës Islamike, e cila do të përfundojë këtë vit në përputhje me marrëveshjen bërthamore që Teherani nënshkroi me gjashtë fuqi botërore në vitin 2015.
-
Ruhani: Prodhimet e Iranit janë shtuar me 12%
Qershor 13, 2020 15:05Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi në dy muajt e kaluar prodhimet e Iranit në fushën e industrisë, bujqësisë dhe shërbimeve janë shtuar me 10 deri 12% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
-
Ruhani: Sanksionet nuk arritën të dobësojnë vullnetin e kombit iranian
Qershor 11, 2020 22:50Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se sanksionet e vendosura ndaj Iranit nga vendet perëndimore, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, nuk kanë arritur të dobësojnë vullnetin e kombit iranian dhe kjo është dëshmuar përmes inaugurimit të vazhdueshëm të projekteve të zhvillimit nën sanksionet më të vështira.