-
Ngrin Amerika; Stuhia e dimrit në Amerikë vret 34 persona
Dhjetor 26, 2022 03:24Sipas agjencisë së lajmeve Fars, dimri kallkan në Shtetet e Bashkuara ka bërë që miliona njerëz në të gjithë vendin të përjetojnë acar dhe të ftohtë të tmerrshëm. 34 persona kanë vdekur deri më tani dhe thuhet se shumë shtëpi janë bllokuar nën borë ndërkohë që parashikohet se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, numri i viktimave do të rritet.
-
Në prag të festave të Vitit të Ri
Dhjetor 24, 2022 04:47Stuhia dimërore në Amerikë ka shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, anulime fluturimesh dhe 3 vdekje në Kentaki
-
Moti i acartë pushton Evropën
Dhjetor 14, 2022 15:44Moti i acartë ka shënuar një tjetër viktimë në Britaninë e Madhe. Mëngjesin e kësaj të mërkure trupi i një 20-vjeçari u gjet në afërsi të urës së Londrës në ujërat e akullta.
-
Reshje të mëdha shiu në qytetin e Mekës/shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Dhjetor 12, 2022 12:04Reshjet e mëdha dhe vërshimet në qytetin e Mekës janë bërë shkak që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mbyllin shkollat, ndërsa disa burime informative kanë thënë se situata po shkon drejt një krize të madhe në këtë qytet.
-
Guterres paralajmëron për kërcënimin e shkaktuar nga mbetjet plastike
Dhjetor 02, 2022 15:43Rritja e prodhimit të mbetjeve plastike në botë shkaktoi reagimin e Antonio Guterres, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i cili paralajmëroi për kërcënimin e ndotjes së mjedisit të shkaktuar nga plastika.
-
Vërshime, përmbytje dhe krizë në Arabinë Saudite
Nëntor 24, 2022 12:05Reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet e krijuara në Arabinë Saudite kanë shkaktuar shkatërrimin e infrastrukturave dhe krijimin e shumë problemeve për jetën e përditshme të qytetarëve.
-
Protesta për ndryshimet klimatike në Egjipt, Spanjë dhe Gjermani
Nëntor 13, 2022 04:30Qindra aktivistë mjedisorë që protestojnë për shkaqet dhe përhapjen e ndryshimeve klimatike u mblodhën në Sharm el-Sheikh dhe disa qytete evropiane për të kërkuar ndalimin e konsumit të lëndëve djegëse fosile.
-
15 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë
Nëntor 09, 2022 03:21Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, valët e njëpasnjëshme dhe të paprecedenta të të nxehtit në verën e vitit 2022 në kontinentin evropian morën më shumë se 15 mijë viktima.
-
Djali i Hosni Mubarak i kërkon pasuritë e babait Joe Biden
Nëntor 08, 2022 08:41Djali i ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak në reagim ndaj pranisë së përfaqësuesit të Amerikës në konferencën për klimën në Sharm Shejkh, me një ton cinik, ka kërkuar të dijë se çfarë u bë me pasuritë dhe paratë e bllokuara të babait të tij në Amerikë.
-
Samiti i klimës, kompensime nga vendet më të fuqishme!
Nëntor 07, 2022 13:16Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, paralajmëroi sot (e hënë) në takimin ndërkombëtar për ndryshimet klimatike në Egjipt se sot njerëzimi është në një "betejë për jetën".