Reshje të mëdha shiu në qytetin e Mekës/shpallet gjendje e jashtëzakonshme
(last modified Mon, 12 Dec 2022 14:34:19 GMT )
Dhjetor 12, 2022 15:34 Europe/Tirane
  • Reshje të mëdha shiu në qytetin e Mekës/shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Reshjet e mëdha dhe vërshimet në qytetin e Mekës janë bërë shkak që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mbyllin shkollat, ndërsa disa burime informative kanë thënë se situata po shkon drejt një krize të madhe në këtë qytet.   

Faqja informative Arabi 21 njoftoi se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetit të Mekës dhe autoritetet vendore kanë paralajmëruar për shpërthimin e një krize të ngjashme ne kriza të vërshimeve të mëdha në qytetin e Xhides që ndodhen në fund të muajit nëntor.

Si pasojë e këtyre reshjeve të mëdha të shiut që kanë shkaktuar vërshime nëpër rrugët e qytetit të Mekës, autoritetet sot kanë mbyllur shkollat tërësisht. Gjithashtu edhe shtabi i imamëve të xhamive të Mekës ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka kërkuar nga qytetarët që të mos shkojnë në xhami për namazin e agimit dhe duke marrë parasysh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, u kanë kërkuar atyre që të qëndrojnë në shtëpi.  

Qendra për administrimin e krizave në Meke me anë të një deklarate, ka thënë: "Për ta ruajtur shëndetin dhe jetën tuaj, u kërkojmë të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi derisa të përfundojnë reshjet e shiut dhe të vetëpërmbahen nga prania në zonat e rrezikuara".

Autoritetet e Mekës kanë thënë se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut është ndërprerë edhe energjia elektrike në nivel të qytetit.

Tags