-
Amerika pretendon se ka pezulluar dërgesat e armëve në Izrael
May 09, 2024 15:40Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pohoi të mërkurën në Senat se dërgesa e armëve në Izrael është ndalur për shkak të operacionit ushtarak në Rafah dhe se nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për fatin e kësaj dërgese.
-
Biden: Nuk do t'i japim armë Izraelit në rast të një sulmi masiv në Rafah
May 09, 2024 07:55Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëron një sulm masiv në Rafah në Rripin e Gazës, ai do të ndalojë transferimin e armëve amerikane në këtë regjim.
-
Zëdhënësi i kabinetit të Netanyahut: Nuk do të pajtohemi me një armëpushim që do të çojë në mbajtjen e Hamasit në pushtet
May 08, 2024 17:18Zëdhënësi i kabinetit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu theksoi sot (e mërkurë) se Izraeli nuk do të pranojë një armëpushim që do të çojë në mbajtjen e Hamasit në pushtet.
-
Bashkimi Evropian i përshkroi operacionet tokësore në Rafah si katastrofike
May 08, 2024 08:00Zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian e ka konsideruar operacionin tokësor në Rafah se do të ketë pasoja katastrofike njerëzore.
-
Avokatë holandezë kërkojnë lëshimin e një urdhër-arresti për Netanyahun
May 08, 2024 07:59Një grup avokatësh holandezë kërkuan lëshimin e një urdhër-arresti për Benjamin Netanyahun, kryeministrin e regjimit sionist, për shkak të krimeve që ai ka kryer në Gaza.
-
Wall Street Journal: Amerika ndalon dërgimin e municioneve për Izraelin
May 08, 2024 07:56Gazeta amerikane "Wall Street Journal" shkroi në një raport se Amerika ka ndaluar procesin e dërgimit të municioneve dhe mijëra armëve që drejtohen me precizion për regjimin sionist, në përputhje me kundërshtimin e saj ndaj vendimit të Izraelit për të sulmuar Rafahun.
-
Anëtari i Hamasit: Izraeli nuk ka rënë dakord për asnjë propozim dhe ne nuk kemi rënë dakord ende për asgjë
May 08, 2024 07:55Një nga liderët e lëvizjes Hamas, duke deklaruar se regjimi sionist nuk ka rënë dakord me asnjë propozim nga ndërmjetësuesit e armëpushimit në Gaza, bëri të ditur se ende nuk është arritur një marrëveshje.
-
Thirrja “Jo gjenocidit në Rafah!” tronditi zemrën e Londrës
May 08, 2024 07:45Njëkohësisht me pushtimin e qytetit kufitar të Rafahut nga ushtria e regjimit sionist, mijëra mbështetës palestinezë u mblodhën para zyrës së kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe brohoritën parulla duke kërkuar t'u jepet fund krimeve barbare të këtij regjimi kundër palestinezëve të shtypur dhe të njerëzve të pambrojtur.
-
Hamasi paralajmëron se pushtimi i Rafahut e shtyn rajonin drejt katastrofës
May 07, 2024 16:47Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas deklaroi se sulmi izraelit në Rafah në Gazën jugore do të përkeqësojë katastrofën humanitare në të gjithë territorin e rrethuar.
-
Shefi i OKB-së i kërkon Izraelit të ndalë përshkallëzimin
May 07, 2024 16:46Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka shprehur shqetësim të thellë për sulmin ushtarak të Izraelit në qytetin jugor të Rafahut në Rripin e Gazës, duke i kërkuar regjimit pushtues sionist të ndalë përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të angazhohet në bisedimet e vazhdueshme për armëpushim.