Shtator 19, 2016 13:58
Duke u bazuar në një vizitë pesë ditore në Kosovë dhe Serbi, një ekspert i të drejtave të njeriut nga Kombet e Bashkuara ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje urgjente dhe të qëndrueshme për qytetarët që janë shpërngulur gjatë luftës, para 17 vjetëve.