Ebadi jep pëlqimin për shtimin e ndihmave ndaj të shpërngulurve irakianë në perëndim të Mosulit
(last modified Mon, 13 Mar 2017 13:44:04 GMT )
Mars 13, 2017 14:44 Europe/Tirane
  • Ebadi jep pëlqimin për shtimin e ndihmave ndaj të shpërngulurve irakianë në perëndim të Mosulit

Kryeministri i Irakut duke shqyrtuar procesin e operacioneve për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, ka dhënë pëlqimin për shtimin e ndihmave ofrimin e shërbimeve më të mëdha për të shpërngulurit në perëndim të Mosulit.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut dhe komandanti suprem i forcave të armatosura irakiane, në takim me anëtarët e këshillit të sigurisë kombëtare të këtij vendi, ka theksuar krijimin kushteve të duhura për arritjen e fitores finale dhe për mbështetjen ndaj luftërave dhe ndaj civilëve gjatë operacioneve për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit. Shtimi i numrit të vëzhguesve në grupin e mbikëqyrjes së sigurisë për të garantuar lehtësimin e procesit për organizimin dhe strehimin e të shpërngulurve, ishin prej porosive më kryesore të kryeministrit irakian në këtë takim. Njëkohësisht me këtë, forcat vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi" në përgjigje ndaj kërkesës së Ajetullah Sistani, autoritetit të lartë fetar të Irakut, për të ndihmuar të shpërngulurit, kanë formuar fushatën "Për shkak tuajin".

Tags