-
Përpjekjet e OKB-së për të ringjallur marrëveshjen e korridorit të grurit
Gusht 29, 2023 05:45Stephane Dujarric, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, njoftoi se organizata vazhdon të përpiqet që të ringjallë eksportet e drithit nëpërmjet Detit të Zi, e njohur si Marrëveshja e Korridorit të Grurit.
-
Polonia dhe vendeve baltike kërkesë Bjellorusisë: Dëboni ushtarët e Wagner
Gusht 29, 2023 05:44Polonia dhe vendet baltike i kërkuan Minskut të dëbojë grupin Wagner, ushtarët e të cilit janë vendosur në Bjellorusi pas grushtit të shtetit kundër Moskës.
-
Ukraina konfirmon takimet sekrete me komandantët e NATO-s
Gusht 28, 2023 08:34Këshilltari i presidentit ukrainas ka thënë se zyrtarët ushtarakë ukrainas takohen shpesh me komandantët e lartë të NATO-s dhe diskutojnë situatën për fushën e betejës në Ukrainë.
-
Konfirmohet vdekja e Prigozhin
Gusht 27, 2023 16:47Komiteti Hetimor i Rusisë deklaroi të dielën se kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka vdekur.
-
Zelensky pret më shumë ndihma për Ukrainën
Gusht 27, 2023 16:46Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pret “një shtator të fuqishëm për Ukrainën”, përfshirë edhe vendime kyçe nga aleatët perëndimorë sa i përket furnizimit të Kievit me armë dhe pajisje të rëndësishme.
-
Ministri i Jashtëm hungarez: Evropa po “shkatërron” veten duke mbështetur Ukrainën
Gusht 27, 2023 16:44Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë deklaroi se bota po qesh me politikat e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe tha se Evropa në fakt po “shkatërron veten” në emër të mbështetjes së Ukrainës.
-
Kievi e quan të papranueshme vazhdimin e ndalimit të importit të grurit ukrainas nga BE-ja
Gusht 27, 2023 07:22Të shtunën, Kievi protestoi kundër mundësisë së zgjatjes së ndalimit të Bashkimit Evropian për importet e grurit nga Ukraina, duke e quajtur atë të papranueshme.
-
Putin u drejtohet anëtarëve të Wagner: Betohuni për besnikëri ndaj Rusisë
Gusht 26, 2023 17:42Presidenti rus Vladimir Putin, pas vdekjes së Prigozhin, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të grupit Wagner që të betohen për besnikëri ndaj shtetit rus.
-
Rusia rrëzon tre dronë afër Moskës
Gusht 26, 2023 17:39Rusia ka rrëzuar tre dronë ukrainas në rrugën e tyre për të sulmuar kryeqytetin Moskë, ndërsa zjarri i artilerisë së forcave të Kievit plagosi gjashtë persona në një qytet kufitar.
-
Orban kritikon strategjinë e Perëndimit në Ukrainë
Gusht 26, 2023 17:38Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën në Ukrainë deri më tani dhe se gjëja më e rëndësishme është ndalimi i gjakderdhjes.