Patronazhistët, Gjykata e Lartë u jep të drejtë gazetarëve
(last modified Sat, 25 Dec 2021 08:21:28 GMT )
Dhjetor 25, 2021 09:21 Europe/Tirane
  • Patronazhistët, Gjykata e Lartë u jep të drejtë gazetarëve

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar serververat e portalit “Lapsi.al”, të gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Kërkesa e SPAK lidhet me skandalin e “Patronazhistëve”, ku në mars të këtij viti u publikua një databazë me të dhënat e rreth 920 mijë votuesve. Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë të drejtë SPAK-ut duke theksuar se për sekuestrimin e sendeve që lidhen me veprën penale, “duhet të arsyetohet edhe se këto sende janë të domosdoshme për vërtetimin e fakteve”. Në vendim thuhet se “gjykata duhet të tregojë kujdes për mos cenim të marrëdhënies së gazetarit me burimin e informacionit, duke shmangur zbulimin e këtij burimi kur vërtetësia e të dhënave mund të verifikohet në një mënyrë tjetër”. “Lapsi.al” publikoi listën e votuesve për Qarkun e Tiranës ku patronazhistë të Partisë Socialiste kishin lënë shënime mbi prirjen e votës së qytetarëve. PS pranoi se dispononte në listë tillë, por theksoi se në databazën e publikuar janë bërë ndërhyrje të tjera duke shtuar aty numrin personal të identifikimit.

Tags