Politika shqiptare uron festën e Fiter Bajramit
(last modified Mon, 02 May 2022 06:52:39 GMT )
May 02, 2022 08:52 Europe/Tirane
  • Politika shqiptare uron festën e Fiter Bajramit

Disa prej politikanëve shqiptarë nisën urimet për besimtarët myslimanë pas një muaji sakrifice.

Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook uroi shqiptarët për një festën e Fiter Bajramit. Ai e nisi me disa fjalë nga libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani duke dhënë mesazh për shtimin e përpjekjeve të rindërtimit të Shqipërisë. Kurse kryeministri Edi Rama zgjodhi një postim të shkurtër në Instagram për të uruar të gjithë besimtarët festën e Bajramit. “NATA E BAJRAMIT është festa e madhe e atyre që e falënderojnë Zotin me një listë të gjatë të lutjeve të tyre”, shkruan Rama në postimin e tij. Urimi erdhi edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaka e cila bëri një postim në Twiter dhe për festën e Fiter Bajramit.

Tags