Rriten tensionet në Maqedoninë e Veriut, opozita: Të mbahen zgjedhje të parakoshme
(last modified Fri, 06 Jan 2023 08:21:30 GMT )
Janar 06, 2023 09:21 Europe/Tirane
  • Rriten tensionet në Maqedoninë e Veriut, opozita: Të mbahen zgjedhje të parakoshme

Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski ka kerkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duke i konsideruar si “zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike”.

 Ai  tha se prioritet i partisë së tij është që zgjedhjet të mbahen në maj në datat 14 ose 21.  “Gjendja në vend është e padurueshme, por edhe brenda partive në pushtet, veçanërisht LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës. Kërkohet një rivendosje e sistemit. Është joreale ajo që thotë [Kryeministri] Dimitar Kovaçevski, për zgjedhjet e vitit 2024, fillimisht zgjedhjet presidenciale dhe më pas ato parlamentare”.   “Në një rast të tillë zgjedhjet presidenciale do të jenë të pasuksesshme dhe postin do ta mbajë kryetari i Kuvendit, ndërsa BDI-ja përveç pozitës së kryetarit do të ketë edhe kryeministër teknik sipas marrëveshjes që kanë me LSDM-në, që do të thotë monopol nga një parti politike”, deklaroi Mickoski.  Ai tha se opozita maqedonase nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicën bullgare në të, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen me Sofjen, ngase “nuk do t’i japin fund kërkesave bullgare për të rrënuar identitetin maqedonas”.  Me heret ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të intensifikohen konsultimet për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend, që janë të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase. Pa ndryshimet kushtetuese Maqedonia e veriut do ta kete te pamundur te avancoje ne negociatat per antarsim ne BE.

Tags