Vlerësimi i Stoltenberg për bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n
(last modified Tue, 07 Mar 2023 18:43:29 GMT )
Mars 07, 2023 19:43 Europe/Tirane
  • Vlerësimi i Stoltenberg për bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerësoi rolin e Shqipërisë në dislokimin e kësaj aleance ushtarake në disa vende evropiane.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, bëri të ditur se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ka një rëndësi strategjike për NATO-n. Në këtë takim, Stoltenberg vlerësoi Shqipërinë për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në dislokimin e NATO-s në vende të tjera si Letonia, Bullgaria, Kosova dhe Iraku, si dhe vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të ndihmuar Ukrainën. Këto ditë aleanca ushtarake e NATO-s është përballur me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, pasi një nga arsyet kryesore të kësaj lufte është përpjekja e kësaj aleance ushtarake për të zgjeruar kufijtë e saj drejt Rusisë.

 

Tags