Ankesa e Libanit kundër regjimit sionist në Këshillin e Sigurimit
Kryeministri i Libanit njoftoi se në përgjigje të agresioneve të fundit të regjimit sionist në Liban, ky vend do të ankohet në Këshillin e Sigurimit.
Najib Mikati tha se ky vend do të paraqesë ankesën e tij të menjëhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas agresionit të fundit të regjimit sionist në Liban. Mikati dënoi ashpër sulmin e regjimit sionist në jug të Libanit dhe masakrën e re ndaj qytetarëve libanezë, veçanërisht atë që ndodhi mbrëmë në Nabatieh, gjatë së cilës ranë dëshmorë shtatë anëtarë të së njëjtës familje. Nga ana tjetër, “Mohammed Raad”, kreu i fraksionit besnik të rezistencës në parlamentin libanez, deklaroi: regjimi pushtues është në prag të shuarjes, sepse dita ditës aparteidi dhe papajtueshmëria e tij me njerëzimin po bëhen gjithnjë e më shumë të dukshme.